Vite mërgimesh në Irlandë, qëndrime në Spanjë dhe tani shumë artistë të famshëm si Depardiei po largohen nga Franca dhe nga taksat e saj, ndërsa Michel Houellebecq po kthehet në Paris. Sigurisht –thotë ai- jo për të dhënë një ndihmë patriotike për politikën. Motivi është personal : kisha dëshirë të flisja frëngjisht në jetën e çdo dite, pasi arrita një nivel të mjaftueshëm të gjuhës angleze. Po kthehem jo për militantizëm. Poeti 56 vjeçar po rifillon nga e para në vendlindjen e tij, në Francë dhe me dashurinë e tij të parë, poezinë. Libri im i ardhshëm do të dalë në pranverë dhe do të jetë një përmbledhje me vargje. Është gati në të mbaruar, me rreth një qind faqe. Që prej dhjetë vjetësh që nuk botoja poezi –vazhdon ai. Një lamtumirë tjetër për gjininë e romanin pas Rothit? Jo, asgjë përfundimtare, nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen. Dikur J.M. Coetzee tha një gjë shumë të drejtë: që të shkruash një roman i ngjan një atlasi që mban mbi shpatulla botën. Është 72 vjet dhe ndoshta nuk ka më forcë. Ndoshta edhe Rothi ndjen të njëjtën gjë. Ka gjasa që të më ndodhë edhe mua, por romani nuk ka vdekur. Thjesht duhet të kesh energji të madhe për të shkruar. Pas veprave Letra dhe Territori ishte zhdukur, një largim prej botës disi shqetësues kur një vit më parë nuk u paraqit në takimin e promovimit të romanit në Hagë, Amsterdam dhe Bruksel. E prisnin, por nuk erdhi. Panik në Paris, zëra për rrëmbim, më pas se alarmi ishte fals. Ishte mirë, pa telefon, as email, në jug të Spanjës. Çfarë bëri në këto muaj? Udhëtova, fotografova, shkrova-përgjigjet. Jashtëtokësor i ulur në letërsinë franceze 20 vjet më parë, një lloj shkrimtari rokstar, prandaj ishte i dashur dhe i urryer, një rast kurioz i një foleje që bëhet i njohur që shet deri dhe një milionë kopje në të gjithë botën. Pak poezi zjgënjyese, kështu i përcakton ai vargjet më të fundit. Përballem me temat e mia të zakonshme, vuajtja dhe vetmia. Disa janë poezi të shkruara kohë më parë të pabotuara, sepse nuk ishin të përshtatshme në përmbledhjet e mëparshme. Por motivi që vendosa t’i botoja është se pjesa më e madhe janë krijime të reja. Vargje më të shkurtëra sesa zakonisht, të shkruara kudo në Paris gjatë udhëtimit të gjata me makinë në Francë apo Irlandë. Kërkojnë më pak punë sesa romani, por kështu ndryshon edhe gjini. Nuk ka një rend të përcaktuar. Manifesti poetik i tij përmblidhet në vargjet Në Kërkim të lumturisë të shkruara në debutimet e tij, urrjetje për të tjerët, përbuzje për vetveten dhe përzjerrje e gjithçkaje, sinteza, si të bëhesh poet dhe të çmësohesh të jetosh. Por tash poeti duket se e ka mësuar zanatin e jetës. Doli nga frazat e tij të fundit të mbylljes, po kthehet në atdheun e vet, në një shtëpi që sheh çatitë dhe qiellin e Parisit, i trajton me dashuri bashkëbiseduesit. Për autorin që ka shkruar se Bota është një vuajtje e shpalosur apo Zbrazëtia dridhet nga dhimbja deri tek të jesh në një parosizmi të pështirë, Micheli është sot një burrë që buzëqesh shpesh. E ka kuptuar dhe themeluesja e Art Pressit Caterinë Millet dhe shkrimtare intensive e bestsellerëve që në dhjetë vjet ka shitur 2 milionë kopje të librit Jeta seksuale që paraqet një anteprima të një filmi prej 10 minutash me skenar të shkrimtarit Houellebecq dhe i nxjerrë nga vargjet e veprës Në kërkim të lumturisë, me dëshmi të shumë përsonave që thonë se mbijetojnë sesa jetojnë. Shkrimtares Millet i duket njeri me dhembshuri, larg famës si njeri i lig. Joshoqëror, por jo i lig – saktëson ai. Dhembshuria më bën të shkruaj dhe që do të më kishte bërë një psikiatër të mirë. Njerëzit ndajnë shumë biseda me mua, kanë ndjesinë se më flasin pa i gjykuar. Jam lexues i Shopenhauerit dhe mendoj se dhembshuria është e vetmja përgjigje. Pra mizantropi Houellebecq nuk u përgjigjet mesazheve, por bisedon me shumë prej tyre që ndihen në limite dhe që i dërgojnë tekste, fragmente dhe vepra vizuale si fotografi. Nuk kam frikë të mbetem i mbërthyer në lidhje të vështira, këta persona janë të kënaqur nga vëmendja që u kushtoj, për faktin se i lexoj apo i shoh gjërat e tyre dhe më pas u përgjigjem. Vargjet e mia kanë një sukses të madh në spitalet psiqike. E ndiej se ka një marrëdhënie me të braktisurit. (vazhdon)
Houellebecq : Unë tashmë i kam lexuar të gjitha ose gati të gjitha
Disa prej librave të tij janë bërë dhe po bëhen skenarë për filma në Europë dhe ai më i fundit nga një treshe hollandeze. Sigurisht është një shfaqje disi dëshpëruese, shpresoj të gjej financuesit – thotë Houellebecq, si gjithmonë me ironi. Nëse vargjet e vjetra dalin nga fillesa e origjinës, ka vuajtje, poezitë e reja nuk flasin më për urrjetje ndaj të tjerëve dhe përbuzje për veten, sepse dhembshuria ndërkohë është bërë rrugë, por problemi është po ai i çudisë që gjendesh në këtë botë. Në disa vargje të tij lexojmë : Vdiq më i pastri, çdo gëzim u gjymtua, gjoksi është si i zbrazët, mjaftojnë disa sekonda që të zhdukësh botën. Libri i ri premton të nxjerrë jehonën e autorit në origjinë, ai që shkroi mrekullisht për Lovecraftin dhe vizionin e përbashkët të një universi të reduktuar në “grumbull dinak të qelizave bazë” .
Një figurë tranzicioni drejt kaosit i destinuar që të triumfojë. Do ta ndiejmë mungesën e fytyrës tjetër të Mishelit, atë të vëzhguesit të shoqërisë. Midis miteve të tij është Balzaku që i përdori romanet për të përshkruar botën bashkëkohore dhe ndonjëherë si profet t’i paraprinte së ardhmes: shtrirje e logjikës kapitaliste dhe liberale në raportet seksuale dhe sentimentale, kapërcimin e njeriut në sajë të gjenetikës, terrorizmin islamik, refuzimin e pleqërisë, klonimin deri tek përshkrimi i Francës si një hibrid i çuditshëm me galeritë e artit dhe parqe lojrash për turistë të pasur të vendeve që tashmë janë afirmuar.
Në Bibliotekën kombëtare, Art Press-i ekspozon disa fotografi të bëra nga vetë shkrimtari : Nuk kam pretendime të mëdha, por fotografia luan një rol në jetën time. P.sh kur shkruaj një roman, ulem përballë murit dhe vendos para meje imazhet e vendeve në të cilat ambientohet historia: është një mjet që më ndihmon. Disa syresh i bëra verën e kaluar në Bulonjë sur Mer dhe janë një zgjerim i vepërs Letra dhe Territori. Flasin për transformimin e Francës në një lloj muzeu nga njëra anë dhe dominimi i fushave nga ana tjetër. Më pas foto diodash në autostrada deri tek imazhet tipike të autorit mes shtëpive dhe pemëve, apo markete me parkim etj. Mishelit i pëlqen vendi ku vendosi të kthehet, duhet marrë në konsideratë se tre vjet më parë i paraprinte rënies, duke e parë si një park lojrash. Çfarë efekti të ngjall? Më duket se Franca këmbëngul që ta refuzojë fatin e vet, edhe pse unë besoj se s’ka më shpëtim. Prodhimi botëror po organizohet dhe fatmirësisht vendet e pasura joshen nga ajo që u ofrojmë si artizanati, turizmi, kuzhina. Italia ndodhet në të njëjtën situatë. Unë nuk kam preference, por ndoshta duhet pranuar realiteti dhe ta braktis idenë se vetëm industria është veprimtari fisnike dhe vendimtare për të ardhmen e një vendi. Për qeverinë dhe presidentin më popullor në Francë se në atdhe, shkrimtari është disi skeptik. Nuk ka besim tek presidenti, denoncon paradoksin e një vendi gjithmonë e më djathtas që ka një president të majtë. Unë nuk votoj në zgjedhje, vetëm në referendume, e kam si parim, por çudia e situatës është e dukshme. Nuk pajtohet edhe me arsyet e betejave ndaj Google dhe Amazonit me anë të ministrit të Kulturës. Cili është problemi? Mbijetesa e botuesve tradicionalë? Nuk më duken të kërcënuar. Libri dixhital në Francë është një dështim total, askush nuk e ble lexuesin e ebook-ut. Një tekno-entuziast si ju nuk e ka një Kindle? Jo, versioni tablet është një produkt i neveritshëm, nuk krahasohet me librin në letër. Nuk lexohet mirë, jam një klient i Amazonit. Po e gjithë retorika romantike mbi libraritë e vogla që nuk duhet të zhduken? Nuk e di, kufizohem të vërej se për lexues të fortë si mua, Amamzoni është i pazëvendësueshëm. Unë tashmë i kam lexuar të gjitha ose gati të gjitha, kur shkoj në një librari tradicionale nuk më tërheq më asgjë dhe nuk gjej atë që kërkoj. Supermerkatot e mëdha të kulturës do të sillnin homologimin përmes bestsellerësve? E kundërta. Në Amazon gjej gjërat e rralla. Ai vëren rreziqet e abuzimit të shkeljeve të syrit, referimeve, ironisë dhe shkallën e dytë në shfaqjet artistike dhe në komunikimin mes personave : gjithçka zhvillohet si shprehje e drejtpërdrejtë e një ndjenje, emocioni, ideje se është e pamundur, sepse është shumë vulgare. Gjithçka duhet të kalojë përmes filtrit deformues të ironisë dhe ndarjes. Sipas Mishelit nuk kuptohet asgjë dhe humori i qëndrueshëm del si heshtje tragjike. Prandaj si patrioti më pak i tillë ndaj shkrimtarëve të tjerë francezë, mund të flaës gjatë për poezinë, dhembshurinë, psikiatrinë, Francën, presidentin dhe supërmerkatet. Me të njëjtën çiltërsi dhe zero ironi.
Përgatiti Arjan Th. Kallço