• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTAR NE NEW YORK PERCOLLI ME NDERIME TE NDIERIN MILTIADH NASTI

April 10, 2015 by dgreca

NEW YORK : Më 3 Prill 2015 mbylli sytë përgjithmonë në spitalin Beth Israel në Nju Jork, intelektuali dhe veprimtari i nderuar i Diasporës z. Miltiadh Nasti. Z. Miltiadh Nasti u lind në Lukovë të Himarës në 20 Shtator 1942. Ai ishte djali patriotit shqiptaro-amerikan Lasko Nasti, ish themelues i Federates Panshqiptare VATRA dhe njëkohësisht shpallës i pavarësisë nga Perandoria Osmane për Zonën e Bregut.
Milto, sic e thërrisnin të gjithë, u rrit në një ambjent ku i ati e mësoi me respektin për punën, kulturën, të qënit i ndershëm, si dhe me dashurinë për vendin e tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse me një aktivitet të njohur patriotik dhe në perhapjen e arsimit, familja Nasti u përball me shpronësime dhe persekutime të pafundme gjatë periudhës komuniste, rezultat i së cilës ishte edhe privimi nga studimet dhe puna e merituar.
Por, gjithë kalvarin e vuajtjeve të panumërta nën diktaturë, Milto Nasti diti ta kaloje me qetësi e maturi, duke ditur të ruajë personalitetin e tij dhe emrin e familjes. Ardhja e demokracisë e mbushi jetën e Miltos, ashtu si e tërë shqiptarëve me një kolorit të gjerë lirie. Që në fillimet e saj, Milto iu përkushtua ngritjes së strukturave të Partisë Demokratike në Zonën e Bregut, duke qenë kryetar i parë i saj, dhe në vazhdimësi fi gurë qëndrore dhe e respektuar.
Gjatë tërë punës së tij si anëtar i Këshillit të Rrethit Sarandë, e në detyra të tjera administrative në Zonën e Bregut, Milto ka treguar ndershmëri dhe një luftë të pakompromis ndaj cdo shfaqjeje apo elementi abuziv.
Vitet e fundit të jetës ai i kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku iu bashkangjit menjëherë veprimtarive të diasporës.
Fillimisht në Washington DC e më pas në Nju Jork, z. Milto Nasti pati mundësinë të takohej me kongresmenë e senatorë, anëtarë të klubeve të kulturës e letërsisë, duke ditur të shpalosë vlerat e mirëfi llta të intelektualit shqiptar. Pjesëmarrja e tij në aktivitetet e shkollës shqipe, festivalet e këngës e kulturës,
diskutimet për mbarëvatjen dhe përsosjen e aktiviteteve ishte e vlefshme dhe gjithmonë e mirëpritur.
Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta tronditi tërë komunitetin tonë në SHBA.
Shqiptarë nga mbare Amerika: Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikati, Bostoni, Filadelfi a, Uashington DC, Meriland, Virxhinia, Florida, Cikago, Micigani erdhën t’I jepnin lamtumirën e fundit mikut, shokut dhe njeriut të mirë. Drejtuesit e lartë të shoqatave më të njohura: Federata Panshqiptare VATRA, Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane, TV Alba Life, Shkolla Shqipe, Shoqata e Shkrimtarëve, TV Kultura Shqiptare, etj si edhe personalitete të spikatur, profesorë, diplomate, gazetarë, artistë, intelektualë, etj zhvilluan homazhe në nderim të jetës dhe aktivitetit të tij.
Komuniteti shqiptar në SHBA do ta ndjejë gjatë mungesën e mikut të mirë Milto Nasti. Por, të gjithë ndjehemi krenar për emrin e tij të mirë, familjen e nderuar dhe fëmijët e shkëlqyeshëm.
Ceremonia e varritit të trupit të të ndjerit Milto Nasti do të zhvillohet në vendlindjen e tij, Lukovë, Sarandë, Ditën e Shtunë, Dt. 11 Prill 2015 në orën 10.00 am.
Më poshtë po paraqesim poezinë e shkrimtarit të njohur shqiptaro – amerikan Petraq Pali kushtuar mikut
të tij të vjetër: Miltos !
Shpesh here për vite e dakada ndaloja
Tek e Milto Nastit, shtëpi
Ai ishte bir Bregu nga LUKOVA
Mik i gushtë imi qysh në fëmijëri.
*
Në konvikt në Ujë të ftotë
Vite kaluam bashkë
Ai, gjimnazist, e unë
Pedagogjikas
I “mbrapshtë” !
*
Problematik isha unë
Një “arakat” nxanës i pa “bindur”
Dhe Miltua i urtë i butë
Më këshillonte shpesh
Për Tu (RI) lindur. !
*
Dashmirësia e Tij
E një fi sniku të vërtetë
Nxanës MODEL
Sedërtar në shkollë
Dhe në jetë.
Me kongresmenin Eljot Engel
*
Lufta e klasave
Mbi të rrëndë kish vepruar
Sa nisi Universitetin
Spiunët e ndaluan…!
*
Gjithsesi Ai, diti të menaxhojë
Me sjelljen e Tij Korrekte
E dashuroi një krahinë
Një Lukovë.
E tërë, plot derte !
*
Dhe i tkurur i ndrydhur,
I ndrojtur
E priti erën e Lirisë,
Me shumë dashuri.
U lidh pazgjidhshmërisht
Me Fitoren e
Demokracisë.
Në Shqipëri !
*
Kur u rëzuan diktatorët
Ai reformën e ndryshimeve
Përqafoi,
Njeriu model
Vlerat dhe super vlerat e TIJ
Tregoi.
*
Krijoi një familje
Me plot vlera qytetari
Të katër femijët e Miltos
Janë Etalon në shoqëri.
Model
Unikë,Intelektualë
Fisnikë.
*
Të shkolluar
Të edukuar
Se nga fis që pikon kanërrjedhë,
Në traditat e prindëve
Qëndrojnë
Kurdoherë.
*
Miltua , vonë e rahu mërgimin
I detyruar e sforcuar
Shkoi mbas Fëmijëve.
Të gëzojë
Nipat e mbesat…
si prind e gjysh
Perfekt.
*
Dhe ja, sot Miltua
Fatkeqësisht pa pritur ndahet nga Ata,
Të cilët me mundim I riti I shkolloi,
Në zëmër të New YORKUT….
Mbaroi,
Dha Jetë,
Aty ku Fryma e Lirisë
Mbi Globin,
Ishte mbjellë.
*
I pa haruar kujtimi tij
Do të mbesë.
Ne Foto: I nderi Nasti me Kongresistin amerikan Eliot Engel, mik i shqiptareve
(Kortezi:Beqir SINA)

Filed Under: Komunitet Tagged With: komuniteti shqiptar, me nderim, Miltiadh Nasti, percolli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT