Nga Gaspër Marku/-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në cilësinë e kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh mbrëmë, gjatë një takimi me gratë e kësaj strukture në qytetin e Shkodrës, se përmes forcimit të LGI-së synojmë të promovojmë gratë në Shkodër dhe në të gjithë vendin.Duke vlerësuar punën e bërë nga strukturat e LSI-së, përfshirë edhe atë të gruas, në qytetin verior, si dhe rezultatet e arritura në zgjedhje, Gjosha tha se “LSI do të vijojë të forcohet jo vetëm për arsye partiake dhe vote, kur është momenti, por edhe për të zhvilluar gruan, ta emancipojë dhe ta forcojë atë si strukturë dhe nëpërmjet saj, të arrijmë të promovojmë gjithë gratë e Shkodrës dhe të Shqipërisë”.
E pranishme në takim, zv/ministrja e Arsimit dhe anëtare e LGI-së, Nora Malaj, tha se në programin e LSI-së, I rëndësishëm është edhe riorganizimi, duke i dhënë gruas disa prioritete për zhvillimin e mëtejshëm të saj. “Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, është një prioritet i madh i vete Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Malaj.
Pas takimit, gratë dhe vajzat shkodrane të LGI-së, morën pjesë në një mbrëmje argëtuese në Grand Hotel Europa, në qytetin e Shkodrës