VATRA, DARKË ME MINISTREN E JASHTME TË KOSOVËS NË RESTORANTIN”ALLORA”, PRONË E BASHKATDHETARIT ELIO AHMETAJ (ELIO ALBANESE)- Vatra ka një traditë të kahershme, të trashëguar nga paraardhësit Vatranë- për mysafirët e nderuar , pas takimeve në selinë e Federatës, me buajrinë e saj shtron drekë ose darkë sipas kohës së vizitës. Kështu u veprua edhe me Ministren e Jashtme e të Diasporës të qeverisë të Republikës së Kosovës, zonjën Meliza Haradinaj-Stublla. Pas një bashkëbisedimi të sinqertë në Vatër, pas debatit pyetje-përgjigje, pas fotografive në mjediset e Vatrës, nga ora 6 e mbrëmjes deri në 7,zonja ministre së bashku me ambasadoren Vlora Çitaku dhe ekipin e Konsullatës së Përgjithshme në New York, u ftuan nga Kryetari Elmi Berisha, për një darkë pune.Nder mysafiret e nderit edhe ata qe ksihin udhetuar nga Detroiti ne New York, per 13 ore me makine;Alfons Grishaj,nenkryetar i Vatres, Mondi Rakaj-Kryetar i deges se Michiganit dhe anetar i kryesise, Kolonel Dritan Demoraj, pjese e Keshillit te Vatres….
Për t’i nderuar mysafirët ishte zgjedhur restoranti ALLORA me pronar bashkatdhetarin Elio Ahmetaj(i njohur si Elio Albanese) në Manhattan.
Allora ndodhet në 47 Street, ndërmjet Lexinton Ave & 3rd Ave. Një pozicion i mrekullueshëm.Pronari Ahmetaj kishte zgjedhur për ne taracën e ndërtesës në katin 22. Një pamje magjike në lartësi,që nuk e prishi as rrebeshi i shiut që nisi nga mesi i darkës.Pronari dhe personeli i kamerierëve ishte përherë i gatshëm duke na shërbyer me kulturë e mirësjellje.Ishte një darkë për të mos e harruar.Menyja e pasur, ushqimet të freskëta e të shijshme,pijet e zgjedhura, gjithçka perfekte.Bisedat vazhduan deri në mesnatë. Në fund ambasadorja Vlora Çitaku, falenderoi Vatrën për bujarinë e saj tradicionale dhe mikpritjen vatrane. Një mbrëmje e paharruar.
*Fotografite i gjeni ne Facebook