*In memoriam 12 vjet më parë/
“Skënderbeu, asht fatosi i lirisë dhe i pamvarėsis sė kombeve, tue qenë që dëshira e lirisë qe ajo që ma s’pari e shtyni at burrë të përmendun me rrok armët pėr Shqipnin. Prandaj të gjith shqiptarët e vërtet, pa ndërlikim partie a besimi, do ta nderojnë Skënderbeun, si nji fatos të kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skënderbeu, asht ideali i liris e i pamvarsis së Shqipnis.” At Gjergj Fishta O.F.M. (1870-1940)
Klajd Kapinova*/
Ky vit është shpallur me të drejtë nga shteti amë shqiptar dhe Qeveria e Tiranës si Viti i Gjergj Gjon Kastriotit. Mbas 12 vjetëve po ofroi për publikun mbarëshqiptarë dhe komunitetin tonë shqiptaro-amerikanë një shkrim-raport në dorëshkrim shumë vite më parë. Është e rëndësishme që bota shqiptare të dijnë se komuniteti ynë asnjëherë nuk e ka harruar kryetrimin e Arbërisë, i cili më të drejtë është përfshirë ndër 4 (katër) strategët më të mëdhenj ushtarakë të të gjithë kohërave në historinë e njerëzimit dhe se prej dekadash, në akademitë ushtarake amerikanë mësohet arti i luftës së tij me ushtri të vogla dhe shumë praktike, duke i rezistuar Perandorisë Islame Otomane, e cila kishte shpallur zyrtarisht përmes sulltanit (e njëjtë me postin e perandorit) kalifatin (xhihadin) kundër shteteve të krishtera të Ballkanit dhe më gjërë…
NEW ROCHELLE, New York. Buzë brigjeve të oqeanit, në restorantin “Greentree Country Club” në – New Rochelle, New York, të dielën, më 25 shtator 2005 u zhvillua akademia me darke solemne përkujtimore në nderim të 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot.
Një bust i madh i Gjergj Kastriotit, punuar në fibër glass, krijim artistik i skuptorit të talentuar Kristaq Kapidani, hijeshtonte ambientin shqiptar, të cilët, ndiheshin krenar për Kryetrimin e njohur të trojeve të Arbërisë. Ndër miqtë special të ftuar ishte Mr. Andy Spano Yonkers County Executive, don Pjetër Popaj, don Nikolin Pergjini, i cili, bekoi darkën, don Viktori, aktivisti Marjan Cubi kryetar i këshillit të kishës Zoja e Shkodrës, Fran Shkreli, Drejtor Ekzekutiv i KKShA, Prof. Robert C. Austrin nga Universiteti Toronto – s (Canada), shkrimtari e publicisti Agim Shehu me bashkëshorten të ardhur nga Zvicra etj.
Organizatori ftoj muzikantin Fran Shala me të bijën Lizen dhe Ylli Isufaj, për të këndur hymnet nacionale të ShBA dhe Shqipërisë. Lutja fetare u bë nga Dom Nikolin Pergjini ndihmësfamullitar në kishën Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York. Famullitari ikKishës don Pjetër Popaj përshëndeti tubimin kulturor dhe darken solemne. Për shumë orë grupi muzikor i Fran Vulaj dhe Bashkimi Kombëtar, luajtën pjesë muzikore vallëzimi dhe këngë tradicionale popullore. Sokol Muhadri recitoi krijimin e vet poetik Rruga jote është më e mira. Me veshje popullore plot ngjyra interpretoi disa këngë popullore vogëlushi M. Stanaj, që shoqërohej me çifteli dhe fyell nga pjesëtarët e orkestrës popullore.
Kisha katolike Zoja e Shkodrës – besëlidhje e vlerave etnike arbërore në SHBA
Gjatë viteve të fundit istitucionet kulturore të kishës katolike shqiptare në New York, janë bërë epiqendra në përkujtimin e fytyrave të ndritshme të pushkës (liri) dhe pendës (dituri). Krahu i djathtë i meshtarëve don Pjetër Popaj e don Nikolin Përgjini, aktivisti i Kishës katolike Zoja e Shkodrës dhe editor i revistës fetaro – kulturore Jeta Katolike, moderatori Mark K. Shkreli, është bërë bashkideatori i shumë paraqitjeve me kulturë të personaliteteve më të shquara të krenarisë së nacionit tonë.
Në fjalën hyrëse Mark K. Shkreli, falënderoj klerikët, muzafirët e nderuar për pjesëmarrjen në tubim, i cili, në një mënyrë modeste tentoi të shënojë një datë të rëndësishme të historisë të nacionit shqiptar 600 – vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit.
Ai theksoi, se “Kjo figurë legjendare, Gjergj Kastrioti, i cili në shekullin XV, me mjeshtri i bashkoi principatat shqiptare dhe fiset e ndryshme të trojeve tona, edhe sot e kësaj dite është fuqia qendrore e katalizatori, që vazhdon të na mbajë të bashkuar rreth flamurit të tij, ngjyrë të kuqe me shqiponjën e zezë dykrenare në mes. Me flamurin në ballë të luftëtarëve dhe me shpatën në dorën e tij të fortë, Kryeprijësi e mundi fuqinë më të madhe të asaj kohe, Perandorinë Osmane. Ishte pikërisht ai, që i ndaloi hovin dhe u bë mur mbrojtës, jo vetëm i trojeve shqiptare por i tërë Europës, heroizmin e së cilës e vlerësoi edhe Selia e Shenjtë në Vatikan, e quajtur me tituj: Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Krishterimit dhe Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë.”
Më pas editori i revistës, duke ndjekur nga afër shtypin e huaj mbi keqpërdorimin e jetës e veprës së Kryeprijësit Gjergj Kastriotit, me një frymë kritike analizoi dukuritë e çuditshme, në lëmin e propagandës që kërkojnë të përvetësojnë arbërorin e gjakut ilir.
Më poshtë ai tha: “Një gjë shumë e çduditshme, kur fqinjët tanë, që nga Grekët e deri tek kroatët, me propagandën e tyre, përpiqën ta përvetësojnë Gjergj Kastriotin, disa individë, që e quajnë vetën shqiptarë, po bëjnë ç’është e mundur ta anatemojnë atë, duke e quajtur renegat dhe tradhëtarë. Atyre u dhemb zemra për njëzetepesë vitet vonesë të pushtimit otoman – të çlirimit – siç thonë ata. Kjo edhe nuk do të ishte një gjë e madhe sikur të mos ndodhte, që nga e vona, këta persona janë duke gjetë përkrahjen edhe tek disa organizata, madje edhe nga disa klerikë. Nuk deshiroj që t’ju jap kënaqësinë, duke u përmendë emrat, sepse ai edhe është qellimi i tyre: të hapin debate dhe të fitojnë prominencë. Injorimi, ose heshtja, është armë e fortë e komunikimit. Besoj se edhe desertacionet e tyre do të mbarojnë në oblivion, që e meritojnë. Sidoqoftë, ne jemi më se të sigurtë se shqiptarët e vërtetë kurrë nuk do da mohojnë Gjergj Kastriotin…”
Kryetrimi i Kastriotëve shkoj pas mendjes së trimave arbëror e ata mbas tij
Vera A. Gjata – Lindur më 1972 në Fier, e martuar me dy femijë, jeton në Boston, Mass. Edhe pse bashkëshorte dhe nënë, Vera gjenë kohën të jetë business woman, aktiviste e artit, kulturës dhe kauzës çame. Ka ndjekur Universitetin Ekonomik Tiranë, dega Ekonomi Finance, Universitetin Juridik Elbasan, ka përfunduar Universitetin Clark, Boston Mass. për kompjuter (programim). Është bashkëthemeluese, Sekretare e Përgjithshme dhe Financiere e Shoqatës “Çamëria për të Drejtat e Njeriut” në Amerikë.
E para ligjëroi zj. V. Gjata: Historia e jetës dhe veprave të Skenderbeut, Princit të epirotëve. Ajo mbasi përgëzoj inisiativën e kishës Zoja e Shkodres si dhe organizatorëve të tubimit shkencor, për punën e madhe që bejnë për ruajtjen e vlerave tona nacionale e historike siç është edhe rasti i heroit legjendar Gjergj Kastrioti.
Ajo përcolli mesazhin e urimit të Shoqatës për të Drejtat e Njeriut Çamëria, urimet prej kryetarit zoti Ahmet Giaffo.
Zonja Vera, tregoi për vizitën e fundit në Shqiperi, ku kishte blerë ribotimin e veprës së atë Marin Barletit (1460-1513) mbi Historine e Skenderbeut, shqipëruar nga Stefan Prifti (Tiranë, 2005), rreth së cilës e kishte ndërtuar kumtesën e saj.
Në hyrje ribotimi, pas portretit të Gjergj Kastriotit në gravure (nxjerrë me botimin e parë të atë Marin Barletit), gjendet kopja e kopertinës së botimit në latinisht botuar në të njejtën kohë 1508-1510 me titull: Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të epirotëve.
Kumtuesja Gjata, tha se mbase këtu e kanë zanafillën pretendimet e disa qarqeve të caktuara shoviniste greke, që kërkojnë me ngulm të fallsifikojnë historinë tonë, duke e quajtur atë mbretin e tyre. Për vetë kohën e kushtet kur jetoi dhe luftoi legjendari ynë, ka disa pasaktësira dhe here mbas here kemi dëgjuar variante të ndryshme për prejardhjen e tij, por një gjë është e sigurtë, që “Gjergji kishte gjak të pastër shqiptar.”
Folësja citoi autorë të ndryshëm si Fransua Pukevill, studiues freng e konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës, në librin e tij (botuar 1820) skicon tabllonë e fizikut dhe të moralit të shqiptarit, shkruan: “Shqiptari ndryshon nga greku… shtati i tij është mbi pesë kembë e katër puse, (pra mbi 1 metër e shtatedhjetë centimetër), janë të muskuluar, faqet me ngjyre, syri i shkëlqyer, qafën e gjatë, kraharorin e gjerë e të mbuluar me pak qime, shtatin e kanë të bukur, janë të shpejt e të shkathët, kërcinjtë të hollë etj., pra karakteristika, që i shohim fare qartë në përshkrimet që bëjnë Barleti, Bardhi si dhe studiues të tjerë të kohës. Gjithashtu autori flet, për dashurinë e pavarësisë, që kanë shqiptarët e sa vështirë do të jetë të hyjnë nën një sundim të huaj ky popull, të cilin, nuk e tremb kurrgjë ditën që mbron lirinë e tij.”
Shqiptarët, të cilët e kanë lexuar kryeveprën e atw Marin Barletit, nuk harrojnë për asnjë çast cilësitë e paraardhësve të tyre arbëror, ku, midis të cilëve veçohet zgjuarsia e talenti për gjuhët e huaja, Gjergj Kastrioti është mendjelartë dhe mendjehollë me shpirt të madh e të fortë. Përshtypje të lënë letrat, që i dërgon sulltan Muratit e Mehmetit për maturinë dhe forcën e përmbajtjes. Specifik është karakteri i tij i dashur e popullor. Kur ndonjë nga ushtarët e tij plagosej, ai u shkonte tek koka dhe kujdesej vetë për ta si ndonjë shok i thjeshtë i tyre. Ai nuk bente asgje pa u këshilluar me ta. “Unë s’jam nga ata – u thotë ai ushtareve – që të tërheq njerëzit në rreziqe, pa ditur se ç’bëjnë”. Më pas vazhdon: “Dua të di më parë mendimin dhe vullnetin e gjithsecilit, kështu që ose unë do të vij mbas mendjes tuaj ose ju mbas simës”.
Merita kryesore i takon për faktin se në një periudhë shumë të shkurtër mbas mbërritjes në Krujë, arriti të mbledhë të gjithë shqiptarët sëbashku për t’i bere ballë një fuqie të tillë si Perandoria Islame Osmane për mbi 25 vjet, e që mbuloi me lavdi vendin e tij, na bën të ndihemi krenar, që jemi bijtë e nënës Shqipëri, përfundoi kumtesën historike folësja nga Bostoni aktivistja e komunitetit Vera Gjata.
Let me start by saying that national heroes are extremely important for people
(Heronjt nacional janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për popujt)
Robert Austin – teaches at the Centre for European, Russian and Eurasian Studies at the Munk Centre for International Studies at the University of Toronto. He received his PhD specializing in East Central and Southeastern European history with a special focus on tëentieth century Albania. In the past, Austin was a Tirana-based journalist for Radio Free Europe Radio Liberty, a correspondent for the Economist Group of Publications in Slovakia and a writer for the Canadian Broadcasting Corporation in Toronto. He is a frequent visitor to Albania and Kosova. He ëas very happy to fly all the ëay from Toronto to be ëith us tonight. Robert C. Austin: referoi temen: “Skenderbeg and the Albanian National Identity”.
Në diskutimin e tij profesor Robert C. Austin, falënderoi nga zemra don Pjetër Popën dhe aktivistët Marjan Cubi, Sejdi Bytyçi (Sergio Bitici), prof. Nicholas Pano, dr. Elez Biberaj, të cilët, e kanë ndihmuar bujarisht për historinë e popullit shqiptar.
Më poshtë referuesi, që me sa duket kishte vizituar Shqipërinë (kështjellën e Petrelës në Tiranë) dhe Kosovën (monumentin e Gjergj Kastriotit në Prishtinë) kishte vënë re, se trashigimia e Gjergjit të Madh është e pranishme. Ai përkufizoi në anglisht, se heronjtë janë shumë të rëndësishëm për popujt.
Profesori Austin, shtoi se: “New, let’s devote some time to George Kastriot, the fitting national hero to Albanians wherever they reside. Let me start by saying that national heroes are extremely important for people. When you visit Albania or Kosova, you are confronted at all times with the legacy of Skanderbeg. His statue dominates Tirana’s center and you can visit any of his famous castles to reflect on his heroic battles in the 15th Century. My favorite castle is the one at Petrela, not so far from Tirana. I appreciate its serenity now. My preferred monument is the one we can now find in doëntown Prishtina.”
Sipas studiuesit të huaj shqiptarët zgjodhën pikërisht Gjergj Kastriotin si heroin e tyre nacional. Kalimi i tij në amshim bëri që Kryetrimi të mbesë thellë i ngulitur në kujtesë, si pikë referimi për të ringjallur ndjenjën nacionale arbërore. Ndërsa më poshtë argumentoi: “Gjergj Kastrioti, u tregon shqiptarëve si askohe edhe tashti se janë të aftë të bëjnë punë të mëdha dhe se bashkimi është i mundur edhe kur larushia është e pasur. … Tek Gjergj Kastrioti, mishërohet trimëria, besnikëria dhe bujaria…”
Atlet i Krishtit – DOMINIUS ALBANIAE
Bardhyl Ukcamaj – Ka kryer studimet në fakultetin e filologjisë në Universitetin e Tiranës. Eshtë specializuar në shkencat politike në Universitetin Thomas Valley në Londër. Merr pjesë aktive në drejtimin e lëvizjes studentore të dhejtorit të viteve ’90. Ishte Kryetar i degës së universiteteve të PD – së e anëtar i Këshillit Kombëtar. Më 1992 dekorohet nga Presidenti i Republikës Dr. Sali Berisha me titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ish – President i Rinisë së Shqipërisë. Autor i librit: “Qytetërimi kundër Terrorizmit”.
Zoti Ukcamaj mbajti temën: Gjergj Kastrioti – Atlet Krishtit – DOMINIUS ALBANIAE ai kujtoi se sonte ne përkujtojme Atin e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriotin, rreth të cilit shekuj më parë shqiptarėt, për here të parë u bashkuan në emër të lirisë, tė krishterë latinë, tė krishterë bizantinë, pravosllavë dhe unitë apo edhe ajo pakice e vogël e sapokthyer nė islamë.
Referuesi e nisi diskutimin e tij me një vlerësim të atë Gjergj Fishtës, me rastin e 450-vjetorit të përkujtimit të heroit. Ndërsa më poshtë kërkon nga krerėt e bashkėsive fetare shqiptare pėrkrah njėri-tjetrit duhet tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe, Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve dhe do te duhej te ftohen, siç janë ftuar sonte dhe të jenë sëbashku në aktivitete.
Gjergji, ishte princ i shqiptarëve të shekullit XV-të, atëkohe të krishterë e sot me përkatësi të ndryshme fetare, po pasardhës të të njëtit gjak, bij e bija të të njëjtit komb.
Ukcamaj, përshkroi histori të jetës e veprës së heroit nacional, duke cituar, se: “Gjon Kastrioti dhe gruaja Vojsava nga Tribalda e Pollogut, kishin 9 fëmijë, katër djem (Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza. Gjergj Kastrioti, ishte djali i katërt i Gjonit dhe lindi në Mat ne vitin 1405, simbas atë M. Barletit, i cili u muar peng në moshë të vogël (gjashtë vjec, po sipas At Barletit), u stërvit e luftoi në ushtrinë e sulltanit, duke arritur të merrte gradën e gjeneralit. Në kohën kur të krishterët e perëndimit dhe lindjes (katoliket dhe ortodoksit) krijuan frontin e përbashkët kundërislam, Gjergj Kastrioti, kthehet në Krujë, për të shënuar në historinë e shqiptarëve faqen më të ndritur, ndërsa në historinë e qytetërimit europian, kontributin më të vlerësueshëm të këtij kombi. Pasi merr Keshtjedhen nisë përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme kundërosmane të shqiptarëve.
Shqiptarët do t’i bashkoheshin frontit të krishterë, sëpari duke krijuar besëlidhjen mes tyre jo rastësisht në katedralen katolike.
Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e shën Nikollës të qytetit të Lezhës, qe ishte në zotërimin e Venedikut, u mbajt i Pari Kuvend Kombëtar i Princërve dhe i Fisnikëve Shqiptarë të shek. XV-të.
Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Gjergj Kastriotit, tė gjitha principatat e viseve tė lira shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare.
Me krijimin dhe drejtimin për 25-vjet të këtij shteti, Gjergj Kastrioti mbeti Ati i Kombit Shqipëtar DOMINIUS ALBANIAE.
Në pjesën e pasme të kumtesës studiuesi dhe publicisti bashkëkohor Ukcamaj foli për Testamentin e Madh të Kastriotëve, që ishte Aleancë me Përëndimin.
Studiuesi ynë shqiptaro-amerikan, citoi shprehje të historianit Tajar Zavalani, marrë nga libri “Historia e Shqipnis”, dhe autorë shqiptarë e të huaj, si: Fan S. Noli, A.Galanti: (L’Albania. Notizie geografiche, etnografiche e storiche, Roma 1901), poeti amerikan i shekullit XIX, Longfelloë, poeti francez, Ronsard, F. Kayser, A.Theiner (Monumenta Slavorum…), Antonio Vivaldi kompozoi operėn Scanderbeg, baroni danez Ludvig Holberg (1684 –1754) shkroi librin “Historia e heronjve” etj.
Referuesi trajtoi edhe marrëdhëniet e mira që ekzistonin mdis Papatit në Vatikan dhe Gjergj Kastriotit dhe kontributin e tyre në dobi të luftës së popullit arbëror, duke e trajtuar ndryshe me sa i ka trajtuar historia komuniste këto marrëdhënie. Theksojmë se ishte Papati ndërhyri edhe në shuarjen e konflikteve të brendshme mes princëve shqiptare sidomos mes Gjergj Kastriotit dhe Nikollë e Pal Dukagjinit etj.
Epoka e Gjergj Kastriotit, pėrfaqėson njė nga elementėt kyesore qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Kjo është edhe arsyeja qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, edhe në kohën kur shqiptarët për të ruajtuar ekzistëncën e tyre në kushtet e pushtimit, në një masë të konsiderueshme ndërruan fe.
Një gjë e tillë u ridëshmua sidomos gjatë Rilindjes Shqiptare, kur ridel në drite heroi dhe testamenti i tij u bë lëvizja udhëheqëse e Rilindjes sonë Kombetare.
Një pikë interesante e kumtesës së Ukcamaj ishte periudha e kobshme mbas kalimit në amshim të heroit nacional për të mbetur tek shqiptaret, përjetesisht hero kombetar, simboli i shtetit te tyre.
Princi i shqiptareve dhe epirioteve u varros në Katedralën katolike të qytetit të Lezhës. Leke Dukagjini i pari i principates se Dukagjinaseve do të shkulte flokët nga dhimja dhe do të vajtonte me gjame burrash (një traditë e mbetur që nga ajo ditë në disa treva veriore të Shqipërisë së sotme) vdekjen e heroit, i cili, u ngrit në vetëdijën e shqiptarëve në cilësinë e Shejtit të tyre mbrojtës.
Me vdekjen e Gjergj Kastriotit, pas vitesh lufte, Shqipëria ra nën sundimin islamik aziatik. Turmat otomane me thirrjet xhihadiste, nën famurin e gjysmëhenës së bashku me shkaterrimin e kështjellave, vrasjet e meshkujve, fëmijëve në djep, dhunimin e grave dhe vajzave minorene, shkatërrimin e pjesës kryesore te trazhgimnise sonë kombëtare dhe islamizimin e tyre, shkatërrimin e objektëve të kultit të krishterë, që shqiptarët kishin ngritur në epokën ilire nga koha e apostujve…, tentuan të zhduknin edhe endrrën e lirisë së bashku me eshtrat e heroit të pavdekshëm legjendar.
-“Nuk pret shpata që është një hekur i dheut, Por dorë e fuqishme e Skenderbeut”-Naim Frashëri/
Naum Prifti, shkrimtar me aktivitet të pasur artistik. Ai referoi temen: “Jehona e Skënderbeut matanë Atlantikut”, duke e përshkruar Gjergj Kastriotin, si shqiptarin më të famshëm në botë.
Ai sot figuron në enciklopeditë serioze të çdo shteti, për veprën e tij madhështore, ndalimin e vërshimit Osman islam drejt Europës për 25 vjet me radhë. Kryetrimi me luftëtarët e tij u bë ledhi mbrojtës i qytetërimit europian, duke lartësuar emrin e tij dhe Arbërinë, vendit që i përkiste.
Shkrimtari Prifti, vuri në dukje se: Gjergj Kastrioti e pasuroi artin luftarak me gjenialitetin e tij, aq sa taktika e tij mbrojtëse studiohet edhe sot nëpër akademitë ushtarake.
Ai mrekulloi botën me fitoret, që arriti me ushtrinë e tij të vogël, kundrejt armatave osmane dhjetrafish më të mëdha në numër, prandaj për të janë shkruar me qindra vepra nga dijetarë, historianë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, poetë, dramaturgë, kompozitorë, libretistë.
Bibliografia e tij rivalizon me atë të personaliteteve më të shquar të botës si nga numri, po ashtu edhe nga larmia e gjinive. Turqit nuk gabuan duke e mbiquajtur Aleksandër, (Isqender) në kujtim të Aleksandrit të Madh, sepse ai përtëriti pas 18 shekujsh lavdinë luftarake të gjeneralit të famshëm. Gjithsesi ka një ndryshim, Aleksandri Madh pushtoi botën nga Egjypti, Persia (Iran), Afganistani e deri në Indi, ndërsa Gjergj Kastrioti mbrojti me dinjitet lirinë e tokën së vet arbërore nga furia islame osmane, forca më e madhe dhe më e organizuar ushtarake e Mesjetës, prandaj ne përkulemi me përkushtim në 600 vjetorin e lindjes së tij.
Pseudodijetarët sllavë e grekë u munduan t’ia mohojnë kombësinë shqiptare Gjergj Kastriotit ashtu sikurse Nënë Terezës sot. Këto përpjekje të pandershme janë të kuptueshme, mbasi njerëzit e lavdishëm i lakmon kushdo. Njihet fakti se dhjetë qytete të Greqisë pretendonin të ishin vendlindja e Homerit.
Një nga shkrimtarët e hershëm shqiptarë, prelati Frang Bardhi me veprën madhore Georgius Castriotes Epirensis, vulgo Scanderbeg, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictivimus (Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur përgjithësisht Skenderbeg, princ shumë trim e i pathyeshëm i shqiptarëve) botuar në Venedik më 1636, mbrojti nderin e kombit duke hedhur poshtë me argumente pretendimet e një peshkopi bosnjak që i mohonte Gjergjit prejardhjen shqiptare. Emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit, ka rrezatuar prej shek XV në katër kontinente Europë, Azi, Afrikë dhe Amerikë.
Sot të befasuar vëmë re Skënderbeu erdhi në Amerikë gjysmë shekulli përpara se të vinte shqiptari i parë Kolë Kristofori.
Merita i takon poetit Clement C. Moore, i cili botoi më 1850 një biografi të plotë me titull George Castriot Surnamed Scanderbeg, King of Albania, (Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqiptarëve).
Vitet ’50 të shek XIX shënojnë një përkim fatlum me Rilindjen shqiptare që nis me pararendësin Naum Veqilharxhi. Kush ishte Clement Moore? Ai lindi në New York më 1799 në një familje pastorësh anglikanë, u gradua në Columbia dhe më vonë dha mësime për letërsinë orientale dhe greke. Njihet si autori i poemit klasik për fëmijë “A visit from St. Nicholas” që nis me vargun “Tëas the night before Christmas,” këngë të cilat edhe sot emetohen në vigjilje të Krishtlindjes.
Nga përmbajtja e librit supozohet se ai e ka njohur veprën e Barletit në origjinal, latinisht, ose të përkthyer. Shenojmë se vepra e Barletit: “Historia e Skenderbeut”, ishte përkthyer e ribotuar në gjuhët kryesore europiane.
I mrekulluar nga heroizmat e Kryetrimit, autori i derdhi mendimet në letër, që t’ua bënte të njohur figurën bashkatdhetarëve e anglishtfolësve anë e mbanë botës.
Ai tregoi cilësitë e karakterit të Gjergj Kastriotit, duke pohuar, se gjithë jeta e tij ishte shembull guximi heroik dhe pathyeshmërie. Moore përmend betejën e Shkodrës, që u zhvillua teksa Skenderbeu ishte në shtratin e vdekjes. Të 15,000 ushtarët turq, që ishin në fushim pranë Shkodrës, sapo panë luftëtarët shqiptarë që po vinin drejt tyre, duke pandehur se u printe Gjergj Kastrioti, ikën nga mundën, duke braktisur fushimin dhe pajisjet e tyre.
Moore përmend se Skenderbeu u varros në katedralen e Shën Nikollës (Shënkollit) në Lezhë, dhe sapo turqit kapën qytetin, zbuluan me ceremoni varrin e Gjergj Kastriotit.
Kushdo e quante veten fatlum të merrte një copë sado të vogël nga eshtrat e Gjergj Kastriotit, të cilat i mbështillnin me argjend e flori dhe i mbanin si hajmali, në trupin e tyre, me besim se ato i mbronin dhe u jepnin guxim, theksoi shkrimtari Naum Prifti.