• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRISHTINA, MONOGRAFI UNIKE

March 22, 2017 by dgreca

PRISHTINA, MONOGRAFI UNIKE, shqip/anglisht, libri më i ri nga Sanije Gashi/
1 Sanije Gashi
Gazetarja dhe publicistja prishtinase Sanije Gashi sjell librin ekskluziv, tejet reprezentativ dedikuar kryeqytetit kosovar. Libri Monografi Unike për Prishtinën, është libër luksi, një vulë e veçantë për kryeqytetin, ngase autorja në të zbulon Prishtinëm nga një aspekt tërësisht të panjohur. Në këtë libër unik ngërthehen në mënyrë të shkëlqyer ngjarjet, njerëzit, jeta e dikurshme prishtinase, monumentet e rëndësishme kulturore dhe historike,  atraksionet e pathëna deri më tani nga personalitetet dhe njerëzit e zakonshëm prishtinas, ngjarje të kryeqytetit tonë të paraqitura nga një prespektivë unike.
Ky libër është botim i dytë i plotësuar në gjuhën shqipe –  ndërsa i pari në gjuhën angleze, me parathënie nga shkrimtarja / publicistja Miranda Haxhia.
 Nga librat që kam lexuar, ky është i veçantë për mua, shkruan studiuesi i etnologjisë, MSc. Shefki Stublla. Sepse ky libër është një tregim i sinqertë për qytetin e lindjes, është një studim i gjerë dhe i hollsishëm shkencor që trajton jetën dhe rritën e autores bashkë me qytetin, është një kontribut memorial për historinë dhe ngjarjet të cilat duhet të shënohen që të mos harrohen. Libri mbetet një testament i një publicisteje të merituar, i cili do të jetë i mirëpritur edhe nga lexuesit e gjuhës angleze.
 Ndërsa politikologu Luz Thaqi, këtë libër e vlerëson si kryevepër, i cili do të lexohet gjithnjë dhe do t’i qëndrojë kohërave. U impresionova me përmbajtjen, me bashkëbiseduesit, fotot, kronologjinë e shtrirjes në kohë e vite dhe mësova aq shumë për Prishtinën, të cilën nuk e kisha njohur. Pra, e përgëzoj nga zemra Sanije Gashin, për punën e bërë në këtë vepër unike, që pasqyron tërësinë e saj – historinë, kulturën dhe qytetërimin e kryeqendrës sonë nëpër vite e dekada.
 Libri Monografi Unike për Prishtinën, është një dhuratë ideale për të gjithë adhuruesit e kryeqytetit kosovar. Ndërkaq, në Panairin e 16-të të librit në Prishtinë, nga Shoqata e Botuesve të Kosovës mori ÇMIMIN PËR VEPËR KAPITALE.

Filed Under: Kulture Tagged With: MONOGRAFI UNIKE, Prishtina, Sanije Gashi

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT