• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mungon kujdesi për objektet e kultit !

March 3, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/.-Rreth 1 vit më parë, persona të panjohur vodhën Kishën e Gjithë Shenjtorëve në Himarë, një objekt kulti me një histori rreth 300 vjeçare, ndër më të ruajturit dhe të mirëmbajturit në shkallë vendi.Kisha e Gjithëshenjtorëve, që ndodhet në Himarë Fshat, disa dhjetra metra larg rrugës kombëtare dhe pranë Kështjellës, ka qenë disa herë objekt i tentativave për grabitje. Vetëm gjatë vitit 2012, është tentuar vjedhja e saj edhe në dy raste të tjera. Këtë rradhë, objekt i vjedhjes ishin 9 kolona të ikonostasit që mendohet se i përket shekullit XVIII. Ky ikonostas, është ndër të paktët e këtij lloji origjinalë në shkallë vendi, çka i jep atij vlerra të veçanta e të jashtëzakonshme. Ai ishte bërë pjesë e një restaurimi, së bashku me vetë kishën, në vitet 1999-2000, sipas një projekti të Kishës Ortodokse Autoqefale. Kjo ngjarje, shtron nevojën e ruajtjes dhe rivlerësimit të objekteve të kultit në rrethin e Vlorës, të cilat cilësohen si resurse të jashtëzakonshme në funksion të turizmit religjioz, që po njeh zhvillime të jashtëzakonshme sot. Aq më tepër që, rajoni i Vlorës, numëron dhjetra objekte të tilla, disa prej të cilave unikale. Specialisti Gentian Stratobërdha, thotë për ATSH-në se, objektet e vjetra të kultit, si pjesë e “arkivës” së monumenteve historike në rrethin e Vlorës, përbëjnë vlera të veçanta për zhvillimin e turizmit religjioz në këtë zonë. Sipas studiuesve, kjo kategori e turizmit po shtrihet me mjaft intensitet por, për zhvillimin e saj kërkohen investime për mirëmbajtjen apo restaurimin e objekteve respektive.

-Objektet e kultit, emrat e piktorëve të shquar shqiptarë-

Monumentet e kultit dhe ato historike flasin  për madhështinë e arkitekturës, afreskat dhe ikonat, punimet e gurit, punimet e drurit etj. “Në secilin prej këtyre objekteve, gjatë periudhave të ndryshme kanë punuar piktorë dhe mjeshtra, që kanë përjetësuar artin e kohës kur kanë jetuar”, thotë prof.dr.Bardhosh Gaçe. Ai përmend dy nga piktorët e shquar europianë, Mikelin e Vlorës që ka lënë disa nga pikturat e rralla në kishat e Napolit dhe të Venecias, si dhe David Selenicasin, që, siç shkruhet në afreskat e malit Athos në Greqi, ishte me origjinë nga Vlora. Sipas tij, piktori i madh shqiptar Onufri, në shek. XVI ndërtoi dy kisha në Jonufër, në njërën prej të cilave ai grumbulloi 9 piktorë të vegjël, të cilët, si nxënës të tij prodhonin ikona dhe mësonin në fushën e pikturës murale.

 

Nga ana tjetër, arkeologu i njohur italian Pietro Marcone, që në vitin 1929 ka bërë gërmime në zona të ndryshme të Vlorës, ka shkruar mes të tjerash se, “Veprat e artit që ruhen në Shqipëri kanë një rëndësi të madhe… por ato kanë një vlerë të madhe edhe për historinë botërore të arteve, ato do të plotësojnë boshllëqet në zinxhirin e zhvillimit të artit mesjetar në Shqipëri”.

Aktuaisht, në zonën e Himarës, gjenden mjaft kisha, një pjesë e madhe e të cilave rrezikojnë të shemben, për shkak të mungesës së investimeve për riparimin e tyre.

Specialistët ngrenë shqetësimin e mungesës së investimeve në këto objekte, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen duke shytur në harresë vlera të jashtëzakonshme të krijuara në shekuj.

“Këto kisha që evokojnë një histori shumëshekullore, përfaqësojnë vlera të mëdha për zhvillimin e turizmit religjioz, që është mjaft i përhapur sot dhe ku ne mund të konkurrojmë me sukses me vende të tjera të rajonit”, thotë specialistja Mirela Koçi. Sipas saj, objektet e kultit që u përkasin periudhave të hershme qindravjeçare, veçanërisht kishat dhe manastiret, duhet të shndërrohen në një potencial real për këtë kategori turizmi. Aktualisht, ka një shembull shumë kuptimplotë; manastiri i Zvërnecit dhe kisha e Shën Mërisë në këtë objekt, apo Kisha e Vasiliqisë në Porto Palermo(Himarë), që janë shndërruar në destinacione turistike dhe përfshihen në paketat që ofrojnë agjensitë për turistët e huaj

Vlora është e pasur me vlera të tilla, çka premton për një perspektivë optimiste të turizmit. Kjo reflektohet edhe në faktin se, mjaft prej tyre me vlera të spikatura arkeologjike e etnokulturore, kanë përftuar statusin e veçantë nga shteti shqiptar si Monumente Natyrore apo Monumente Kulture. Në rajonin turistik të Vlorës në këtë listë objektesh përfshihen 77 të cilat përfaqësojnë vlera të rralla shkencore, estetike, kulturore, historike, didaktike, kulti dhe turistike.(Ne Foto: Kisha e Shen Merise se Athalit ne Himare Foto Harilla Koçi)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Harilla Koci !, Mungon kujdesi. për objektet e kultit

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT