“EDHE MURET KANË VESHË” I KRISTALE IVEZAJ RAMA, PROJEKT NË FOKUSIN DHE PËRKUJDESJEN E VATRËS/
– Mbledhja e dëshmive për krimet e komunizmit,- një shërbim dhe homazh dinjitoz për ata që humbën jetën dhe u persekutuan padrejtësisht.Në Shqipëri duhet të ketë një ditë zyrtare si ditë e përkujtimit shtetror për të nderuar sakrificat sublime dhe qëndresën antikomuniste.
Kronika u përgatit nga Sokol PAJA/ DIELLI*
Në vijim të veprimtarive të saj në kohën e Koronavirusit, Kryesia e Vatrës organizoi një tjetër veprimtari në fundjavën që lamë pas. ZoomKonfernca: “Edhe muret kanë veshë” u organizua të shtunën me 20 Qershor në mesditë, nën drejtimin e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” zotit Elmi Berisha, e përgatitur dhe e moderuar nga nën/kryetari i Vatrës Ervin Dine.
ZoomKonferencën: “Edhe muret kanë veshë” e hapi moderatori, Nënkryetari i Vatrës z.Ervin Dine i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit ia dha fjalën Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, z.Elmi Berisha duke i shprehur vlerësim dhe konsideratën për mundësinë që këto aktivitete të zhvillohen nën frymën dhe përkujdesjen e veçantë të Vatrës dhe kryetarit të saj.
Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha tha në fillim të përshëndetjes së tij: “ Ju jam mirënjohës për punën që po bëni të gjithë. Siç edhe e kam premtuar e deklaruar më herët, kjo epokë do jetë epoka dhe fryma e gjeneratave të reja në Vatër. Këtë projekt dhe të gjitha projektet e tjera në dobi tëçështjes shqiptare do mbështeten fuqimisht prej Vatrës dhe meje personalisht me qëllim që të dalin në dritë të vërtetat e kombit tonë. Falenderim të veçantë zonjës Kristale Ivezaj Rama dhe ekipi të saj për trajtimin e kësaj teme delikate dhe sensitive për shqiptarët që kanë jetuar dhe vuajtur në sistemin monist. E drejta dhe e vërteta duhet të dalin kurdoherë në shesh. Projekte të tilla do të kenë mbështetjen time si kryetar dhe si Vatër që të kemi samë shumë projekte të tilla kaq serioze qësynojnë zbardhjen e krimeve të komunizmit në Shqipëri”.
Nënkryetari i Vatrës z.Pashko Camaj deklaroi: “Jam i gëzuar që po marr pjesë në këtë takim dhe organizime të tilla me punime me të rinjtë do na çojnë përpara në ballafaqimet e historisë me shekullin e 21-të. Kristale Ivezaj është mbesa e Pjetër Ivezaj njëpatriot shqiptar i spikatur në vitet 80. Këto bashkëpunime do jenë edhe në vazhdim”.
Lek Mirakaj Anëtar i Këshillit të Vatrës, ndër të tjera tha:“Projekti juaj tregon terorrin që ka pas në Shqipëri përgjatë diktaturës. “Muret kanë veshë’ ishte për të krijuar psikozën e frikës, terrorit dhe të ankthit. Historia në klasat shqipe dhe nëshoqërinë shqiptare ende s’ka fillu debat për krimet e komunizmit. Debat të vërtetë s’ka ende.Debati i historianëve si Xhufi, Milo etj krimet në komunizëm i i justifikojnë se ashtu ishte koha por në të vërtetë ajo kohë ishte koha e maskarenjve e batakçinjve e të pabesëve e mafjozëve. Komunistët kanë vepruar si mafjozë. Kanë vepruar me njerëz të pafajshëm si gra e fëmi për të frikësuar e diskreditur njerëz të tjerë. Urime dhe Vatrës për këtë projekt. Në Shqipëri mungon të dëshmohet ajo se çfarë kemi kaluar. Shqiptarët nuk e njohin të shkuarën”.
Mark Mrnaçaj Anëtar i Kryesisë së Vatrës u shpreh: “Faleminderit të gjithëve për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe në veçanti Kristales për këtë punëtë shkëlqyer të cilën unë personalisht e vlerësoj shumë. Jam krenar për punën që po bëni. Komunizmi në shqipëri ka qenë si ISIS në lindjen e mesme. Ashtu shkatërruan Shqipërinëkomunistët siç terroristët shkatërrojnë botën sot. Komunistët vranë e prenë, përdhunuan e skallavëruar njerëzit e tyre popullin e tyre për asgjë. Kanë skllavëru një popull të tërë. Komunizmi ka qenë tejmase i egër. Komunizmi në Shqipëri shkoi në ekstrem. Vetëm ajri në Shqipëri nuk ishte me tollon, gjithçka tjetër po”.
Sokol Paja gazetar, anëtar i Këshillit të Vatrës: “Ky projekt është një punë e shkëlqyer në zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe ruajtjen e dëshmisë së gjallë tëpersekutimit dhe terrorit komunist. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ne dhe familjet tona kanë kaluar. S’duhet ta harrojmë kurrë kalvarin e persekutimit komunist mbi popullsinë e pafajshme. Duhet të luftojmë trashëgiminë komuniste në shoqërinë shqiptare dhe në institucione. Mbledhja e dëshmive është një shërbim dhe homazh dinjitoz për ata që humbën jetën dhe u persekutuan padrejtësisht. Në Shqipëri duhet të kemi një festë zyrtare shtetërore si ditë përkujtimi zyrtar për të nderuar sakrificën sublime të atyre që humbën jetën padrejtësisht në regjimin komunist. Nxjerrja e këtyre dëshmive është diçka e jashtëzakonshme. Këto histori dhe kjo literaturë duhet të futet në programet mësimore nga fillorja deri në nivel doktoral. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ka ndodhur në atdheun tonë. Ne kemi nevojë nëçdo kohë për të vërtetën tonë të madhe”.
Presidenti i Nderit Agim Rexhaj: “ E përgëzoj iniciativën dhe punën e jashtëzakonshme qëështë duke bërë zonja Rama dhe stafi isaj. Për 30 vjet nuk është bërë asgjë në zbardhjen e krimeve të komunizmit as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Krimet kanë qenë aq të mëdha saqë edhe pas 30 vitesh ndjehen pasojat. Në vitet ‘90 Komunitetin shqiptar në SHBA, e vizitoi grupi i pajtimit të gjaqeve me në krye Anton Çetën, Mark Krasniqin, Ramiz Kelmendin, Dom Lush Gjergjin etj dhe në një takim në Bronxnë lokalin atëherë në pronësinë time, me shqiptarët u pyet nga diaspora se pse nuk e keni treguar të vërtetën reale të Shqipërisë komuniste? Ramiz Kelmendi u tha bashkëbiseduesve: Ne e pamë se nëçfarë gjendje të tmerrshme ishte Shqipëria por e kishim shumë të vështirë me ardhë nga Shqipëria në Kosovëe me u thanë e kemi nanën lavire.
Z. rexhaj tha se duhet të dënohen krimet e komunizmit dhe të debatohet qëndrimet e intelektualëve kosovarë se pse nuk pasqyruan realitetin komunist shqiptar. Është e tmerrshme sesi sot edhe pas 30 vitesh demokraci, endenë pushtet janëtë ulur këmbëkryq, komunistat. Ne duhet tëpunojmë më shumë që këto krime, të evdientohen e të publikohen, ndërsa plagët e shkaktuara tek shtresa e të përndjekurëve politik, të shërohen realisht.Kombi duhet të clirohet nga krimet e komunizmit, përfundoji z. Rexhaj.
Nazo Veliu Sekretare e Vatrës tha se: “Kristale Ivezajn dhe ekipin e saj e përshëndes dhe e përgëzoj për punën e madhe që po bëjnë. Të përndjekurit e diktaturës komuniste duhen përgëzuar sepse edhe pse u vranë e persekutuan ata asnjëherë nuk u përkulën dhe nuk u bënë vegla të komunistëve por qëndruan me dinjitet përballë sketerrës komuniste. Historitë e dhimbjes e vuajtjes së të persekutuarve duhet të bëhen libra e filma. Ne duhet ta dimë të vërtetën në komunizëm. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë. Me shpirt i përshëndes kolegët e Vatrës për të pasyruar jetën e vështirë të vëllëzërve e motrave tona që vuajtën padrejtësisht. Klasa politike shqiptare në këto 30 vite ka bërë gabime me okë në mbështtje të klasës shoqërore të të persekutuarve të regjimit komunist. Të përndjekurit e regjimit komunist meritojnë respekt e vlerësim të veçantë pasi nuk shkelën kurrë mbi dinjitein dhe gjakun e të parëve të vet. Ky projekt duhet të vazhdohet edhe me popullsinëçame e cila u persekutua dhe nga Greqia dhe nga komunistët shqiptarë. Komunizmi ishte një skëterrë e tmerrshme. Faleminderit familjeve shqiptare që nuk e humben kurrë dinjitetin përballë vuajtjeve të jashtëzakonshme në komunizëm.
Valentin Lumaj, anëtar i Këshillit të Vatrës theksoi rëndësinë e projektit dhe vuri theksin te e veçanta e mbështetjes së Vatrës e cila në thelb ka nacionalistët, patriotë dhe të mbijetuar nga krimet e komunizmit. Z.Lumaj riktheu në vëmëndje një personazh humori në Malësi Cur Gjeloshi i cili u arrestua prej komunistëve se kishte debatuar me gomarin e tij dhe sigurimi i shtetit e kishtepërndjekur atë ditë e natë deri në bisedat me kafshët. Përndjekja e komunistëve ishte e rëndë. Mbledhja e dëshmive të krimeve të komunizmit është diçka shumë e rëndësishme. Perskutorët po mundohen edhe sot ti zhdukin këto dëshmi. Vatra ështënjë zë shumë i fuqishëm për të zbardhur krimet e komunistëve. Z.Lumaj e pyeti zonjën Ivezaj për inspirimin dhe frymëzimin në shkrimin e këtyre dëshmive dhe për mbështetjen financiare të projektit prej komunitetit të bashkatdhetarëve.
Paulin Marku, studjues, Anëtar i Këshillit të Vatrës e vlerësoi për punën e bërë z.Ivezaj Ramaj dhe theksoi rëndësinë e këtyre dëshmive dhe konsultimin me dokumentet arkivore: “Një iniciativë e jashtëzakonshme dhe delikate për shkak të tematikës që trajton dhe pasqyron. Komunizmi ishte kudo iashpër, por në Shqipëri ka qenë në nivel ekstrem. Më i ashpri dhe më i egri ishte në Shqipëri. Muret nëShqipëri ende janë të larë me gjak nga vuajtjet e komunistëve dhe persekutimin e shqiptarëve. Është një iniciativë e sukseshme. Nëpërmjet dëshmive dhe guzimit për tu përballur me komunizmin, ne do ta mundim dhe zhdukimin trashëgiminë komuniste në Shqipëri”.
Agustin Mirakaj, anëtar i Kryesisë së Vatrës: “Kjo është një iniciativë shumë e mirë. Ne do ta kërkojmë gjithmonë të vërtetën tonë. Komunizmi ka qenë dhe vazhdon edhe sot. Komunizmi s’ka qenë asgjë tjetër veçse një terrorizëm. Ata na burgosën, pushkatuan, na internuan familjarisht. Unë kam lindur në internim dhe jam rritur deri në moshën 13 vjeç. Gjykimi im për komunistët është se ata janë terrorista. Puna dhe fjala jote daltë në pah. Ne do të mbështesim, rinia duhet ta kuptojë që e vërteta duhet të zbulohet. Ne duhet ta ngrejmë zërin ta tregojmë të vërtetën. Ne nuk do tërhiqemi kurrë… më kujtohet si sot, kur kam takuar babën tim për herë të parë në burg. Isha me mamanë time dhe vëllain tim.Befas dëgjuam krisma dhe fjalë: ndal… ndal!… dhe gryken e automatikut na e drejtuan sikur ishim kriminelë. Ne ishim fëmijë qëkishim mall për babain tonë, ne s’ishim kriminelë”.
Në mbyllje të takimit Kryetari i Vatrës Elmi Berisha deklaroi: “Faleminderit për bashkëbisedim. Disa herë kisha lot në sytë e mi. Jeni frymëzim bashkë me dy vajzatqë po punoni. Jam i befasur për punën që po bëni. Ju jeni kristale diamanti për këtë punë fantastike që po bëni. Vatra do t’ju ofrojëçdo bashkëpunim të mundshëm.Do jetë në nderin tonë anëtarësimi juaj në Vatër dhe bashkëpunimi në vazhdim”.
*Kronikën e plotë, përfshirë diskutimet në gjuhën anglisht, është duke e përgatitur editorja e gjuhës angleze Rafaela Prifti.