• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOKUMENTE ARKIVORE NGA HAUS UND HOF STAATSARCHIV WIEN PËR SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

November 27, 2023 by s p

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest/

Njëri mdër Arkivat më të rëndësishem për periudhën e Shpalljes së Pavarësisë dhe asaj pas shpalljes së Pavarësisë, është Arkivi i Vjenës (Haus und hof Staatsarchiv Wien) së bashku me atë të Budapestit, ku ruhen dokumente te pa botuara, të botuara si fragmente ose të botuara si tërsi, të cilat hedhin dritë mbi rrethanat e ndryshme, dinamikën e zhvillimeve dhe përpjekjet e patriotëve shqiptar për të Shpallur shtetin e Pavarur Shqiptar, dhe më vonë të të ruajtur Pavarësinë e këtij Shteti me çdo kusht.

Kësaj radhe sjellim një dokument nga Arkivi i Vjenës, të shoqëruara me transliterimin në gjuhën gjermane dhe me faksimilet e tij. Ky dokument është kopje e origjinalit që është dërguar nga konsulli Austro-Hungarez në Vlorë, Lejhanec.

Ne kemi shfrytëzuar dokumentin origjinal që është i shkruar me dorë nga konsulli Lejhanec, me një bukurshkrim admirues, që ishte praktikë e kohës, sipas të gjitha rregullave diplomatike dhe paleografike të fillim shekulli XX. Por, njëherësh kemi shfrytëzuar edhe kopjen e daktiloshkruar të këtij dokumenti, faksimilet e të cilit i botojmë këtu.

Dokumenti në vete ka një rëndësi të veçantë dhe është jashtëzakonisht i vlershëm për momentet kulmore të Shpalljes së Pavarësisë. Së bashku me raportin përmbledhës, informues dhe shumë zyrtar, dokumentit i është bashkangjitur edhe lista përkatëse e delegatëve që morën pjesë dhe atyre që duhej të merrnin pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Duke qenë burim i panshëm, besueshmëria dhe saktësia relative e informacioneve si dhe emrave në listën e bashkangjitur, njëherë e mirë, saktësojnë çështje të diskutueshme për pjesmarrjen e ndonjë personaliteti të kohës në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë me 28 nëntor 1912.

Studiuesit, historianët dhe të interesuarit e tjerë kanë mundësi që të analizojnë e studiojnë dokumentin, duke nxjerrur përfundime konkrete, përkatësisht duke bërë saktësime dhe vlerësime shkencore për çështjet e diskutueshme.

Ne nuk do lëshohemi në një stumin analitik, diplomatik, paleografik apo faktografik, duke lënë që specialistët e fushës përkatëse të merren me këtë çështje, sepse dokumenti është ai që flet vetë më së miri, në këtë rast.

Ne me rastin e këtij botimi, kemi ndjekur kriteret shkencore bashkëkohore të botimeve të burimeve dokumentare të kësaj natyre, duke ruajtur besnikërisht përmbajtjen e origjinalit pa bërë ndërhyrje, por duke dhënë sqarime në referenca (fusnota) aty ku e kemi shikuar të domosdoshme.

Dokumenti në gjermanishtDokumenti i përkthyer në shqip
Valona, am 29. November 1912No. 70 vertraulich Hochgeborener Graf!Mit Rücksicht auf die Dringlichkeit der Lage entschloss sich Ismail Kemal Bey, welcher hier am 26. D. M. abends aus Fjeri mit zirka 27 Delegierten verschiedener albanischer Städte eingetroffen war, das Eintreffen der restlichen Delegierten nicht abzuwarten, sondern unverzüglich, noch im Laufe des 28. D. M., zur Proklamieriung der Unabhängigkeit Albaniens zu schreiten. Die ausserordentliche Nationalversammlung trat gestern um 2 Uhr nachmittags im Hause des Exbürgermeisters Djemil Bej Vlora zusammen und beschloss, nachdem die Mandate der erschienenen (An Seine Exzellenz den Hochgeborenen Herrn Leopold Grafen Berchtold von und zu Ungarschitz etz. etz. etz. Wien.)[1] (4132 XII/350)[2] (29v) Delegierten geprüft und anerkannt wurden, auf Vorschlag Ismail Kemal Bey’s, welcher die Lage kurz schilderte und die Notwendigkeit einer raschen Entscheidung zur Wahrung der Landesinteressen hervorhob, einstimmig, die volle Selbständigkeit ganz Albaniens zu proklamieren und letztere unverzüglich sowohl den Grossmächten als den Kriegsführenden zu notifizieren. Gleichzeitig wurde Ismail Kemal Bey zum Präsidenten der provisorischen albanischen Regierung gew-ählt und mit der Zusammenstellung des Kabinetts, beziehungsweise Exekutivkomit-ees, betraut. Auf Antrag des Veli Effendi aus Argyrokastro wurde Monsignore Kaciorri, der Pfarrer von Durazzo, welcher neben Ismail Kemal Bey der Nationalversammlung präsidi-erte, zu dessen Stellvertreter per acclamati-onen gewählt.Hierauf wurde, ungefähr um 4 Uhr nachmittags die nationale Fahne – ein schwarzer, zweiköpfiger Adler in rotem Felde – am Thore des Hauses Djemil Bey’s gehisst und die Proklamation der Unabhängigkeit Albaniens den draussen harrenden Volke bekanntgegeben, welches diese Nachricht mit Freude und Begeisterung aufnahm. Eine Menschenmenge durchzog sodann unter Gesang und Freudenrufen die Strassen der Stadt. Sie machte zuerst vor unseren Konsulate halt und brach in stürmische Rufe: “Rroft Shqypënija, Rroft Austrija” (“Es lebe Albanien”, … “Es lebe (30r) Oesterreich”) aus, welche Rufe mit Händeklatschen begleitet wurden. Ich dankte den Zuge aus dem Fenster durch Hutschwenken und den Ruf “Rroft Shqypenija”. Hierauf begab sich der Zug vor das italienische Konsulat, wo eine ähnliche Sympathierkundgebung stattfand. Herr Defacendis erschien ebenfalls am Fenster und dankte mit einem dreimaligen Ruf: “Evviva l’Albania”.   Vor den russischen Vizekonsulate wurde keine Kundgebung veranstaltet: bloss einzelne Rufe “Rroft drejtsija” (“Es lebe die Gerechtigkeit”) sollen vernommen worden sein. Ismail Kemal Bey, der gleich am Tage nach seiner Ankunft in hiesigen k. und k. Konsulate und im italienischen Konsulate Besuche abgestattet hatte, unterliess es bis heute, dem russischen Honorarvizekonsul, Herrn Tschicas, einen einheimischen orthodoxen Albanesen, trotztdem er ihn privat kennt, die gleiche Aufmerksamkeit zu erweisen, weshalb zwischen beiden bis heute kein Verkehr stattgefunden hat. Am Abend des 28. d. M. begab ich mich, ebenso wie mein italienischer Kollege, über Einladung Ismail Kemal Bey’s in seine Wohnung (im Hause des Grosskaufmannes Hassan Schara), wo er uns den Hergang der Beratungen der Nationalversammlung schilderte und das vorläufige Ergebnis mit der (30v) Bitte mitteilte, unsere Regierungen hievon zu verständigen und ihre wohlwollende Unterstützung für das junge albanische Staatsvesen zu erbitten. Bei dieser Gelegenheit erwähnte er auch seine Sorgen bezüglich des weiteren Vormarsches der serbischen Truppen, welche ungeachtet der ihnen mittgeteilten Proklamation der Unabhängigkeit Albaniens albanische Städte, wie: Tirana, Durazzo, Elbassan u. a. besetzen. Er lobte hingegen die Griechen in Himara, welche angeblich sofort bei Ansichtigwerden der albaniaschen Fahne das Feuer einstellten und den albanischen Parlamentär, welcher ihnen eine schriftliche Verständigung von der Proklamierung der Selbständigkeit Albaniens überbrachte, empfingen und sodann vom Kampfe definitiv abliessen. Eine weitere Sorge dürfte der neunen albanischen Regierung aus dem Umstande erwachsen, dass grössere Kontingente geschlagener türkischer Truppen, angeblich in einem äusserest desolaten Zustande, in den Sandschak Berat – nach Berat und nach Lushnja – hereinströmen. Die Frage ihrer Verköstigung dürfte grosse Schwierigkeiten bereiten. Heute früh wurde die Nationalflagge auch am Regierungsgebäude, am Bürgermeisteramt und am Zollamt im Hafen gehisst.  Zum Schlusse erlaube ich mir Euerer Exzellenz anruhend eine Liste der Delegier- (31r) – (ad In Valona, 29. XI. 12. 70)[3] der albanischen Delegierten, welche an der Nationalversammlung zu Valona, am 28. November 1912 teilgenommen haben.           


Für Valona: Ismail Kemal Bey Vlora, zugleich als Vorsitzender der Versammlung: Ekrem Bey Vlora (abwesend, in Himara). Kjazim Kokoschi, Zihni Nuri Effendi Kanina, Lehrer Johann Minga, Aristidi Rutsi;


für Argyrokastro: Veli Effendi, Elmas Effendi und Aziz Effendi; für Premet: Veli Bey Premeti (abwesend), provisorisch: Sureya Bey Vlora (abwesend), Midhat Bey Frasheri:für Tepelen: Soiduliah Effendi (abwesend) 
für Kortscha: provisorisch: Dimitri Zografi und Pandeli Tsale, beide aus Bukarest, jedoch aus Kortscha gebürtig;für Berat: Aziz Pascha Vrioni (abwesend), Elias Bey Vrioni, Georg Karbonara, Haireddin Bey Tsakrani (abwesend); für Fjeri: Sami Bey Vrioni (abwesend), Kemal Bey Vrioni (abwesend);
für Lushnja: Kemal Bey, Ferid Bey, Nebi Effendi;für Schjak: Omer Bey, Djemal Bey;für Durazzo: Abbas Effendi, Mustafa Ibrahim Effendi, Jahja Effendi, Monsignore Nikolo Kaciorri, als Delegierter des Erzbischofs Monsignore Bianchi; 
für Kruja: Mustafa Assim Effendi;für Tirana: Abdi Bey Toptan, Murad Bey Toptan;für Elbassan: Schefket Daji, Kemal Bey, Lef Notsi, Dervisch Bey (abwesend)[4]   für Ohrida und Struga: Nuri Effendi Bakali, Dr. Murteza Effendi, Zuhdi Bey (31v) für Dibra: der Mufti;für Skutari: provisorisch Luigi Guracucchi (Sekretär Ismail Kemal Bey’s);für Vilajet Kossovo: Salih Djuka, Bedri Bey, Redjeb Bey, Midhat Bey Frasheri, Issa Boletini (abwesend), Riza Bey Djakova (abwesend), Ali Bey Draga (abwesend), Mehmed Pascha Kalkandelen (abwesend)[5] für die Gesellschaft “Bashkimi” in Bukarest; Dimitri Zografi, Pandeli Tsale, Christo Meksi, Dimitri Mboria, Pandeli Mboria, Dimitri Berati    
Vlorë, më 29 nëntor 1912. .[6]Nr. 70 sekret Shumë i nderuari Kont!Ismail Qemail beu, që më 26 të këtij muaji ka ardhur këtu nga Fieri së bashku me 27 delegatë nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë, duke marrë parasysh situatën urgjente të krijuar, vendosi që të mos presë ardhjen e delegatëve të tjerë, por pa humbur kohë bëri shpalljen e Pavarësinë së Shqipërisë, me 28 të këtij muaji.  
Kuvendi i jashtëzakonshëm Kombëtar u mblodh dje në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë, Xhemil bej Vlora. Pas verifikimit dhe pranimit të mandateve të delegatëve, Kuvendi dëgjoi Ismail Qemal beun, i cili duke përshkruar shkurt situatën, theksoj nevojën e marrjes së një vendimi të shpejtë për ruajtjen e interesave të vendit. Kuvendi vendosi me unanimitet shpalljen e Pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese. Njëkohësisht, Ismail Qemal beu u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohëshme dhe u ngarkua me formimin e kabinetit, respektivisht të Komitetit Ekzekutiv. Sipas propozimit të Veli Efendiut[7] nga Gjirokastra, imzot Kaçorri famullitar i Durrësit, i cili kryesonte Asamblenë Kombëtare në krah të Ismal Qemalit, u miratua si zëvëndës i tij, me brohoritje.       Më pas, aty afër 4 pasdreke, te dera e shtëpisë së Xhemil beut, u ngrit Flamuri Kombëtar, një shkabë dy krenare e zezë brenda në fushë të kuqe. Proklamimi i Pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe entuziazëm. Pastaj një turmë njerzisht përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Turma qëndroi para Konsullatës sonë dhe shpërtheu në brohoritje të stuhishme duke thirrur “Rroftë Shqipëria! Rroftë Austria”, thirrje të cilat u shoqëruan me duartrokitje. Unë falënderova nga dritarja kolonën, duke tundur kapelën dhe thirrur “Rroftë Shqipëria!”.  
Pastaj kolona shkoi para konsullatës italiane ku u bënë manifestime të njëjta. Zoti De Facendis[8] u duk gjithashtu në Dritare dhe falënderoi duke thirrur tri herë “E viva l’Albania”.[9]  Para Nënkonsullatës ruse nuk u bë asnjë manifestim. Flitet se u dëgjuan vetëm disa thirrje të izoliara “Rroftë drejtësia”.   Ismail Qemal beu, i cili ditën e mbërritjes së tij, i kishte bërë vizitë Konsullatës së këtushme Perandorake dhe Mbertërore dhe Kosnullatës italiane, nuk i ka rezervuar deri me sot të njëjtat konsiderata nënkonsullit rus të nderit, zotit Çika, një shqiptar ortodoks vendas, të cilin e njeh privatisht. Deri më sot nuk ka ndodhur asnjë komunikim midis tyre. 

Sipas ftesës së Ismail Qemal beut, mbrëmjën e datës 28 të këtij muaji, unë dhe kolegu im italian shkuam në banesën e tij (në shtëpinë e tregtarit të madh Hasan Sharra). Aty ai na përshkroi zhvillimin e bisedimeve në Kuvendin Kombëtar si dhe rezultatin e përkohshëm të tyre. Ai na u lut për të vënë në dijeni qeveritë tona dhe për të kërkuar përkrahjen dashamirëse të tyre, për shtetin e ri shqiptar.

Me këtë rast ai përmendi edhe shqetësimin e tij për përparimin e trupave serbe, në drejtim të Tiranës, të Durrësit, të Elbansanit, pa marrë parasysh njoftimin për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, ai lavdëroi grekët në Himarë, të cilët me të parë flamurin shqiptar, kinse paskan pushuar zjarrin dhe paskan pritur ndërmjetësit shqiptarë të cilët u kanë dërguar një lajmërim me shkrim të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më pas luftimet kanë pushuar përfundimisht.



Një tjetër shqetësim për Qeverinë Shqiptare ka mundësi të krijohet prej lajmit se në Berat dhe në Lushnjë janë duke hyrë kontigjente trupash turke të mundura dhe në gjendje të shkatërruar. Çështja e furnizimit të tyre ka mundësi që të krioj vështërsi të mëdha.



Sot në mëngjes, flamuri kombëtar u ngrit edhe në godinën qeveritare, në ndërtesën e Nënprefekturës, atë Bashkisë dhe zyrën e doganës, në Skelë.
Më në fund, kam nderin të bashkangjis për Shkelqësinë Tuaj dhe një listë të delegatëve që morën pjesë në bisedimet e djeshme të Kuvendit Kombëtar. Delegatëve që nuk ishin të pranishëm, ju njoh e drejta të miratojnë më vonë vendimin dhe të hedhin nënshkrimin e tyre mbi protokoll.



Sot pasdreke pritet ardhja këtu e Isa Boletinit, së bashku me njerëzit e tij, dhe e delegatëve të tjerë që kanë mbërritur dje në Fier.Në mënyrë të njëjtë po raportoj në Stamboll, nën numrin 64 dhe në Durrës nën numrin 60.Pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e respektit tim më të thellë.Lejhanec.[10][Së bashku me raportin e Konsullit Lejhanec nga Vlora, ndodhet edhe lista delegatëve shqiptarë që më 28 nëntor 1912 kanë marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës. Kjo listë i dërgohet Shkëlqesisë së Tij, Kontit Leopold Graf Berchtold, Ministër i Punëve të Jashtme në Monarkinë e Austrohungarisë, Vienë.] (m.a.)Në vijim sjellim, sipas origjinalit, listën e delegatëve, që morën pjesë në bisedimet e djeshme të Kuvendit Kombëtar. Delegatëve që nuk ishin të pranishëm, ju njoh e drejta të miratojnë më vonë vendimin dhe të hedhin nënshkrimin e tyre mbi protokoll][11]1.       Pë Vlorën: Ismail Qemal beu,[12] njëkohësisht kryetar i Kuvendit; Eqrem bej Vlora (nuk ishte i pranishëm, ndodhej në Himarë), Qazim Kokoshi,[13] Zihni Nuri efendi Kanina,[14] mësuesi Jani Minga,[15] Aristidh Ruçi.[16]2.      Për Gjirokastrën: Veli Efendiu,[17] Elmas Efendiu[18] dhe Azis Efendiu.[19]3.      Për Përmetin: Veli bej Përmeti (jo i pranishëm), përkohësisht Syrja bej Vlora (jo i pranishëm), Mid’hat bej Frashëri.[20]4.     Për Tepelenën: Sadullah Efendiu (jo i pranishëm).5.      Për Korçën: përkohësisht Dhimitër Zografi[21] dhe Pandeli Cali,[22] të dy nga Bukureshi por të lindur në Korçë.6.      Për Beratin: Azis pashë Vrioni (jo i pranishëm), Iljaz bej Vrioni,[23] Gjergj Karbunara,[24] Hajredin bej Cakrani (jo i pranishëm).7.      Për Fierin: Sami bej Vrioni (jo i pranishëm), Qemal bej Vrioni (jo i pranishëm).8.      Për Lushnjën: Qemail beu,[25] Ferid beu,[26] Nebi Efendiu.[27]9.      Për Shijakun: Ymer beu.[28]10.   Për Durrësin: Abaz efendiu,[29] Mustafa Ibrahim efendiu,[30] Jahja efendiu,[31] imzot Nikollë Kaçorri[32] (si i deleguar i kryeipeshkvit imzot Bianki).[33]11.    Për Krujën: Mustafa Asim efendiu.[34]12.   Për Tiranën: Abdi bej Toptani,[35] Murat bej Toptani.[36]13.    Për Elbasanin: Shefqet Daiu,[37] Qemal beu,[38]Lef Nosi,[39] Dervish beu,[40] (jo i pranishëm).14.   Për Ohrin dhe Strugën: Nuri efendi Bakalli,[41] dr. Myrteza efendiu,[42] Zyhdi beu.[43]15.   Për Dibrën: Myftiu.[44]16.   Për Shkodrën:  përkohësisht Luigj Gurakuqi,[45] sekretar i Ismail Qemal beut.17.    Për vilajtein e Kosovës: Salih Gjuka,[46] Bedri beu,[47] Rexhep beu,[48] Mid’hat bej Frashëri,[49] Isa Boletini (jo i pranishëm), Riza bej Gjakova (jo i prnaishëm), Ali bej Draga[50] (jo i pranishëm), Mehmet pashë Kalkandeleni (jo i pranishëm).[51]18.   Për shoqërinë “Bashkimi” në Bukuresht: Dhimitër Zografi,[52] Pandeli Cali,[53] Kristo Meksi, Dhimitër Mborja,[54] Dhimitër Berati.[55] 

*************

REFERENCAT:


[1] Teksti i vendosur në kllapa është shkruar në fund të faqes në katër rreshta me ngjyrë të zezë që dallon nga teksti tjetër i shtypur që është me ngjyrë vishje.

[2] Ky tekst është shkruar në fund të faqes, majtas, me dorë, me pend.

[3] Ky tekst është i shkruar në fillim të faqes lartë, me laps plumbi.

[4] Është shkruar me dorë, në margjiën e djathtë.

[5] Është shkruar me dorë në vijim të tekstit të daktiloshkruar.

[6] Haus und Hof Staatsarchiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien – Ministria e Punëve të Jashtme, Albanien, XV /22/ 859, (në vijim: HHStA. Albanien, XV.); L. Dushku, [Ed.]. Shqipëria në dokumentet Austro – Hungareze (1912). Vëll. VI (nëntor – dhjetor).  Tiranë, nr. 330, f. 376-380.

[7] Është fjala për Veli Haraçin.

[8] Është fjala për nënkonsullin e Italisë në Vlorë, përkatësisht nga Vilajeti i Janinës.

[9] Rroftë Shqipëria.

[10] Së bashku me raportin e Konsullit Lejhanec nga Vlora, ndodhet edhe lista delegatëve shqiptarë që më 28 nëntor 1912 kanë marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës, por edhe atyre që duhej të merrnin pjesë dhe nuk kanë mund të marrin, për arsye të ndryshme. Kjo listë i dërgohet Shkëlqesisë së Tij, Kontit Leopold Graf Berchtold, Ministër i Punëve të Jashtme në Monarkinë e Austrohungarisë, Vienë.

[11] Teksti në italic dhe i vendosur në kllapa katrore nuk është te dokumenti i daktiloshkruar. Ndodhet vetem te dokumenti origjinal, si dorëshkrim që është shkruar e dërguar nga konsulli Austro-Hungarez në Vlorë, Lejhanec.

[12] Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919). Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë shkruhej : “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z. Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e sovrane”. Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeministër Qeverisë së Përkohshme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.

[13] Qazim Kokoshi (1882-1945). Zgjidhet delegat i Vlorës në Kuvendin e Gërçes në vitin 1911. Merr pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Në vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut të Vlorës në Këshillin Kombëtar. U arrestua dhe vdiq në burg pas 1944-s.

[14] Është fjala për Zihni Abaz Kaninën. Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në Kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmosi në Aktin e Pavarësisë me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah Mit’hat Frashërit. Në vitin 1951 u arrestua dhe u burgos. Vdiq, më 1957.

[15] Jani Minga (1872-1947). Ishte ndër nismëtarët e hapjes së klubit patriotik “Labëria” dhe të shkollës së parë shqipe në Vlorë (1908). Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Minga”.

[16] Aristidh Ruci (1875-1950). Merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Ishte delegat i Vlorës në Kuvendin që shpalli pavarësinë dhe firmosi Aktin me siglën “A. Ruci”. U zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937.

[17] Veli Harçi (1850-1914), ishte veprimtar i klubit patriotik të qytetit, ai përfaqësoi Gjirokastrën në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Veli Harçi”.

[18] Elmas Boce (1850-1925). Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1880. Ndihmoi hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Elmas Boce”.

[19] Azis Gjirokastra.

[20] Mit’hat Frashëri (1880-1949). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria bashkë me gjermanët. Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949.

[21] Dimitër Zografi (1878-1945). U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë. Kundërshtoi vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.

[22] Pandeli Cale (1879-1923). Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Zgjidhet anëtar i qeverisë së parë shqiptare. Merr pjesë aktive në lëvizjen patriotike që çoi në Kongresin e Lushnjes më 1920. Po atë vit ishte Prefekt i Korçës, ndërsa në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar.

[23] Iljaz Vrioni (1882-1932). Në nëntor të vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”. Në vitin 1920, zgjidhet delegat i Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Katër herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris.

[24] Është fjala për Jorgji Karbunara, më shumë i njohur si Bab Dud Karbunara. Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917), ishte përfaqësues i Beratit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Në këtë Kuvend, ai u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Njihej për hapjen e shkollave shqipe në Berat.

[25] Qemal Mullaj (1881-1966). Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës dhe firmosi Aktin e shpalljes së Pavarësisë me siglën “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës i Botërore u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Deputet në parlamentin e parë shqiptar.

[26] Ferit Vokopola (1887-1967). Teolog dhe ekonomist. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjes në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”. Ferid Vokopola ishte përfaqësues i Beratit, në Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Ministër i Bujqësisë në kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).

[27] Nebi Sefa (1861-1942). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës ku nënshkroi Aktin e Pavarësisë me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane.

[28] Ymer Deliallisi (1873-1944). Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ymer”. Në vitin 1920, përfaqëson nënprefekturën e Shijakut në Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.

[29] Abas Dilaveri (Çelkupa) (1850 – 1926). Gjatë viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkëpunoi me Dom Nikoll Kaçorrin. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mori pjesë në mbledhjen e parë Kuvendit të Vlorës. Delegat i Durrësit, Deklaratën e Pavarësisë, e firmosi me siglën “Abas Dilaver”.

[30] Mustafa Ibrahim Hanxhiu.

[31] Jahja Balhysa.

[32] Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917). Gjatë kryengritjes së Kurbinit 1905-1907, hyri si ndërmjetës midis popullsisë dhe administratës osmane. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Elbasanit (1909). Përfaqësues i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh nënkryetar i qeverisë së përkohshme. Firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Kaçorri”.

[33] Sipas një dokumenti të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të 104-vjetorin të shpalljes së Pavarësisë nga koleksionisti Shpëtim Sala, imzot Primo Bianki i dërgon me datën 19 nëntor 1912, dom Nikollë Kaçorrit në Durrës, një letër – autorizim – ku i jep të “drejtën” për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës. Teksti i dokumentin është në gjuhën shqipe si vijon: “I nderuar dom Nikoll Kaçorri. Në këtë shkrim po të emërojmë si delegatin tonë në kongres, që do të mbahet për të rrahun çashtjen e nevojave të atdheut tonë, në këtë çast kaq kritik për të gjithë shqiptarët. Tuj u lut Perëndisë që puna për të sillen, po të dërgoj të dalë mirë dhe po bi në të dashtun atdheun tonë po të japim me gjithë zemër bekimin shejtë. Delbnisht, 19 vjeshtë e tretë 1912. Primo Bianki Argjipeshkëv i Durrësit”. Fatmira Nikolli, 28 Nëntori, ekspozohet letra e rrallë për Dom Nikollë Kaçorrin. Në: Gazeta Shqiptare. Tiranë, 29 nëntor 2016.

[34] Mustafa Merlika Kruja (1887-1958). Si delegat i Krujës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i Qeverisë së I. Qemalit. Më 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921. Pas ardhjes së komunizmit u detyrua të arratisej. Mustafa Kruja vdiq në SHBA më 27 dhjetor 1958, në moshën 71-vjeçare.

[35] Abdi Toptani (1864-1942). Në vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit kundër administratës osmane. Në Kuvendin e Vlorës ai firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Abdi”. U zgjodh ministër i Financave në Qeverinë e parë shqiptare.

[36] Murad Toptani (1867-1918). Poet, publicist. Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912 si delegat i Tiranës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani (kushëri i tij), i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj si: libra, korrespondencën, antikuarë.

[37] Shefqet Dajiu (1882-1946). Në nëntor të vitit 1912, zgjidhet si përfaqësues i Elbasanit në Kuvendin historik të Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Në vitet 1920-1923 është deputet i Elbasanit në parlamentin shqiptar. U arrestua dhe vdiq në burg në vitin 1946.

[38] Qemal Karaosmani – Elbasani (1875-1949). Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe u caktua të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë. Firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Mbështeti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist.

[39] Lef Nosi (1873-1946). Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Në qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet në detyrën e ministrit. Anëtar i delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Në vitin 1945 u burgos dhe dënua me vdekje. U pushkatua në vitin 1946.

[40] Dervish Biçaku.

[41] Nuri Sojliu (1870-1940). Mbështeti Kongresin e Elbasanit dhe atë Manastirit, ku mbështeti alfabetin latin të gjuhës shqipe. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Nuri”.

[42] Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937). Në nëntor të vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, së bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhën delegatë të Ohrit e Strugës për në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Dr. H. Myrteza Aliu”. Përsëri si përfaqësues i Ohrit e Strugës ishte delegat në Kongresin e Lushnjës më 1920.

[43] Zyhdi Ohri (1872-1938). Në vitet 1898-1900 u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Në nëntor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Zuhdi Ohri”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Në janar 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës.

[44] Raportuesi, konsulli Lejhanec, në origjinal nuk ka shënuar emrin e plotë të delegati, por është fjala për Vehbi Agollin – Dibrën. Vehbi Agolli – Dibra (1867-1937). Mori pjesë në vitin 1909 në Kongresin e Dibrës, mbështeti alfabetin me shkronja latine të Kongresit të Manastirit. Më 28 nëntor 1912 në krye të delegatëve të Dibrës, merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh kryetar i Pleqësisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në organizmin e kryengritjes shqiptare të vitit 1913 kundër pushtimit serb në zonën e Dibrës.

[45] Luigj Gurakuqi (1879-1925). Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesëmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkë hartues me I. Qemalin i Memorandumit të Greçës. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën “Luz Gurakuqi”. Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit. U vra në Bari në 2 mars 1925.

[46] Sali Gjuka (1876-1925). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë. Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit.

[47] Bedri Pejani (1885-1946). Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924). Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftës u arrestua dhe vdiq sapo doli nga burgu, në 1946.

[48] Rexhep Mitrovica (1888-1960). Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe ishte njeri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Një nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. U zgjodh senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes.

[49] Mid’hat Frashëri. Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor – 22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe vjen në Shqipëri. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.

[50] Është fjala për Hajdin Dragën.

[51] Mehmet pashë Derralla – Tetova.

[52] Dhimitër Zografi (1878 – 1947). Lindur në Korçë. Në fund të shekullit XIX së bashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. Aty theksoi se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut”. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Në dhjetor 1912, bashkë me Dhimitër Emanoilin, shkon në Brindisi e prej andej kthehet në Korçë nga ku largohet më 1917. Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Vdiq në Bukuresht rreth vitit 1947.

[53] Pandeli Cali (1879 – 1923). Lindur në Korçë. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Iindustrisë dhe Tregëtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.

[54] Dhimitër Mborja – Emanoil (1884-1945). Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit.

[55] Dhimitër Berati (1888-1970). Firmosi Aktin e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912, nën siglën “D. Beratti”, si delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Berati u emërua sekretar i kryetarit të Qeverisë, anëtar i Pleqësisë si dhe u caktua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës. Në Konferencën e Paqes më 1919 ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

Krijim artistik i arbëreshit Zef Skiroi kushtuar Ismail Qemalit

November 25, 2023 by s p

Përgatiti për botim: prof. dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest

Giuseppe SCHIRÒ

KËNGA E PLÀKUT T’MÀTH TË SHKJYPËRIËS

O shkjyponja, që pushoni

për mbi krèpe, çë kërkoni,

çë kërkoni në kjiell tênë

prap nga mjegullat të zênë?

Atà sy të mpréhtë è t’zesë

véhtes s’vetë s’i zên besë,

s’din ku t’ngulen si mê pàra,

è më kot te t’lartat àra

atà rràhin, kurr pa u mbétur,

dritësorin për të gjetur;

atê zot è t’dritës krua

prej tsilit hòf ju u shtua;

çë s’u mèk për vjetë aspak;

çë s’u mblak me gjith se plak;

po kjëndroi si u duk, kur dolli

nga Janina è nga Stambolli;

kur të çohej Shàmi e pa

lart akjë sa mê nuk ka;

si kur Tripulli e përiti

me dëshir, si edhè Gjiriti;

ndonse t’mirën nuk e patën

kjë t’i ndzirte atyre natën.

Thà sulltani i kukj në tèrr:

isa e ‘tij mua syt më mèrr!

Për t’u fikur e dre më mbush;

è lè t’prishet Shkjypëria,

kjë të ket fitim Turkia!

S’munt t’e lê t’e zêrë mòti,

mos të ngjallet Kastrioti!

…Moj ti bishë, o bishë e plirë,

t’iku thonjsh trimi i mirë,

è ndëshkim mê t’math nga ai

prej së largut do t’kesh tì;

përsé gjen mendimi shtìgje

ndëpër male é ndëpër brigje.

Pòrsa u ndès, nuk shuhet mê,

s’e ndalon në rrugë asgjê,

é gjithkundi véte é shkòn,

si shkreptima fluturòn;

mê të ftohtin shpejt e ndzéh,

mê të rênit shpyrtin ngréh,

ê si dàshësin e prîn,

kë i kjëndron ashtú e përshîn.

Kohë e shkueme n’dhé të húaj,

ku Ismaili, edhé se vúaj,

fén s’e humbi më t’përitur,

edhè rroi, túk’endërritur,

pa dyshim se me t’vonuar

s’kishte vàll me u vërtetuar

dëshirimi i ‘tij ndo hérë

të përtrîhej tòka e mjerë,

t’ishte i lúm i shkreti vënt

çë po i rrinte n’zëmbrë é n’mënt,

é t’kish bota atê liri

çë njeriun e bên njeri!

Kóhë e t’vúajturit e gjatë,

po në sgjim é ditë é natë

e kaluame è në durim,

si n’harésë é në pertim,

kjofshme e lúme ngjer çë malet

do të çohen për mbi valet,

je për tyj pát’lêngun drûri

ç’ishte i that é pemët prûri,

pemët t’bukura é të shishme,

çë do t’mbéten të paprishme,

përsé gjithë i pokji stina,

s’i dògj’afshi, às mardhi tsina!

Kot e rrahu drûn rrëpira,

sè kjendresë i dhò e vështira.

Pràn se ajo kjëndrak e bêri,

a përhàp i trimit zêri;

è kur erdhi dita e preme,

nuk u dúkën mê të rreme a

tò fjalë çë Shkjuptarit

zêmbrë i dhanë te të kjarit:

“Ka t’agónjë dita e jote,

sé s’a fllikje é sé s’u ndote,

si Thersiti, çë s’ka ndér,

ás si Shkjáhu (t’mós ísh lér!).

U gdhi dita é ret u tretën,

dolli díelli é shkrepi jétën;

mori é u nís ahíerna trimi

ndëpër dejt nga perëndimi.

Fátin ka te syt é n’dorë

e ka flámurin… O Vlorë,

námi i jyt nuk munt t’harrónei,

é me motin do të shtonet,

se si n’Krûjë, prap e zonja,

tek tí çerdhen bê shkjyponja;

práp e zonja e dheut é e bregut,

si në kohë t’Skanderbegut:

zonjë n’fushë edhè te mali….

Pást lëvdí Ismail Kjemali!

Lëvdí pást po si dragói

çë nga armiku na shpëtói;

si i Vjosívës djali i kjuam,

ç’ás një hérë kje i pushtuam!

Të dy’shpyrtërat e tyre

me ne t’jen në çëdó zyre,

si te lufta, ashtú në pakje,

sa të kemi t’bardhë fakje,

é po t’rrójëm si na thanë,

për shëndet, të vjetrit t’anë;

bota t’díe se kush fisnik

s’munt të bênet kurr i lik.

Me t’vërtetë i punës bír

êsht aí çë rron i lír;

si edhè kush u nda nga t’shumë

me mundime edhè pa gjúmë,

një t’shpërblyeme për të prékur,

çë s’u prâ é s’u lóth tu’e ndjekur,

é ç’e zû kúr gjithkúsh rréhej

se e të marrit ísh të shprehej.

Por aí çë ka t’dukúam

prej burimi të kulluam,

me të drejte t’plotë é t’mbarë

gàs munt t’ket nga atà të parë

çë për jetë é mót do t’rrojën,

sé të gjallët s’i harrojnën.

Pran në nà do t’kemi híe

nga ajó rrjedhë lartësie,

dúhet t’njihemi të zótë,

jó me fjalë é lavde t’kotë,

po me ndér edhè me punë

mós t’na sjellë armiku dhunë,

é të thet aí, tue kjeshur:

“Ish me pëndë t’húaja i veshur

lakurikji vetlëvdonjës,

çë po shpallej si i shkjyponjës!”

Néve tí këtó mësove,

Ismail, é ndónse shkove,

do t’na ngásnjë e larta fjalë

burra t’fárës për me dílë,

sót é néstër è për jétë,

si Shkjyptarë të vërtetë.

Tek ai i lëvdoshmi várr

te ku ndodhet shëjti zjárr,

zjárri i máth çë po héth rréze

é çë tì, Ismaíl, na ndéze,

burra é párësë edhe krenje,

me të végjij’ é t’mëdhenjë,

do të víjën për këshíll,

si po kush te i bardhi uvíll

syt i mban, të mós humbasnjë

rrugën kurr edhè të ngasnjë

atê brég te ku, ndëvónë,

ka me u prêjtur për gjíthmónë.

*************

Giuseppe Schirò (Zef Skiroi), shkrimtari italo-shqiptar, ka lindur më 10 gusht 1865 në Piana degli Albanesi, vdiq në Napoli më 17 shkurt 1927. Zef Skiroi ishte një albanolog, poet, gjuhëtar, publicist dhe historian i shquar italian i etnisë arbëreshe/shqiptare, ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes kulturore dhe letrare shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ishte profesori i parë universitar në Itali i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Institutin Oriental të Napolit.

Ai botoi ende i ri vargje në italisht dhe shqip dhe shumë shpejt filloi të bashkëpunonte me shkrime letrare e politike në revista të ndryshme periodike. Në vitin 1887 themeloi revistën Arbri i ri (Shqipëria e re), e cila u pasua nga Arkivi Shqiptar më 1890 dhe Flamuri Shqiptar më 1904. Rapsoditë Shqiptare (1887) e bënë të njohur për albanologët dhe patriotët shqiptarë. Një përmbledhje himnesh patriotike Kënkat e luftës doli në Palermo më 1897; nga viti 1900 janë poemat Tee dheu i huaj (Në tokë të huaj) dhe botimi i dytë i idilit Mili dhe Haidhia, i një mjedisi sicilian-shqiptar (me shënime për traditat, legjendat, zakonet dhe zakonet e Piana dei Grecit); të vitit 1901 Këngët Popullore të Shqipërisë. Ndërkohë ai kishte hedhur themelet e një “Shoqërie Kombëtare Shqiptare” për të interesuar opinionin publik për pavarësinë e Shqipërisë, dhe vepra e tij Shqiptarët dhe çështja ballkanike (Napoli 1904) synonte të njëjtin synim. Në vitin 1900 emërohet profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Institutin Oriental të Napolit.

Studimet e tij të preferuara janë të lidhura me Këngët e Shenjta të Kolonive Shqiptare të Sicilisë (1907) dhe koleksionin e madh dhe të rëndësishëm të Këngëve Tradicionale dhe Ese të tjera të Kolonive Shqiptare të Sicilisë (Napoli 1923). Ky vëllim përmban edhe një poezi të shkurtër dhe disa poezi kushtuar kujtimit të djalit të tij Minos. Canti del Littorio (1926) ishin botimet e fundit të poezisë së Skiroit.

Zef Skiroi është përfaqësuesi më i madh i traditës kulturore e letrare shqiptare të Siçilisë, një nga mjeshtrit më të rafinuar të stilit në letërsinë shqipe, i cili la një prodhim të gjerë letrar. Ndër nismëtarët e një letërsie të përtërirë shqipe, i ndjeshëm ndaj modeleve letrare të kulturuara, ai ishte një frymëzues autoritar i intelektualëve të kohës së tij dhe pati një rol të rëndësishëm në lëvizjen e Rilindjes Shqiptare dhe në pavarësinë e Shqipërisë, ku mori pjesë aktive, së bashku me elitat intelektualë shqiptarë.

Rëndësi të veçantë kanë studimet e tij në fushën e filologjisë letrare dhe dialektologjisë dhe vitet e kaluara në Napoli mbeten krejtësisht të jashtëzakonshme, ku dha mësim nga viti 1900 deri në vdekjen. Në këtë cilësi, ai rifilloi idenë kombëtare shqiptare në qarqet kulturore dhe politike italiane dhe promovoi nisma editoriale-publiçistike.

Vepra e Skiroit shquhet për një qëndrim aktual dhe real të tij, për t’i vënë në spikamë plagët dhe të metat e arbëreshëve, të cilat, do të kushtëzonin humbjen e shenjave të identitetit të tyre. Në këtë aspekt , ajo ka ndikuar në ruajtjen e vetëdijes dhe të qenies shpirtërore të tyre në tërësi.

Gjuha e Skiroit përbën një force të veçantë kreative. Ajo shpreh në thellësi mendimet, ndjenjat dhe përfytyrimet e tij poetike. Është gjuhë e pasur me shprehje emblematike dhe të figurshme. Figurat më të shpeshta të tij, që e bëjnë aq të nuancuar qenësinë estetike të veprës janë: krahasimi, metafora, simboli, hiperbola, apostrofimi, epiteti, kontrasti, perifraza etj.

Krijimin poetik që sjellim pëe lexusin e “Diellit”, është nxjerrë nga: “Kuvêndi,” nr. 9, f. 7, datë 31 Mars 1919, shih edhe: “Rilindasi” suplement javor i gazetës, “Shqiptarja.com”, redaktore: Admirina Peçi. Tiranë, 27 nëntor 2011, nr. 1, f. 19 (7).

Ky krijim i mrekullueshëm: “Kënga e Plàkut t’Màth të Shkjypëriës“ që i kushtohet Ismail Qemalit, është ndër krijimet më të bukura, me një arritje të lartë artisktike, duke ruajtur frymën e dashurisë për Shqipërinë që vërrehet pothuajse në të gjitha krijimet e Skiroit. Ne kemi bërë përshkrimin besnik nga origjinali duke ruajtur gjuhën arbëreshe që ka shkruar Zef Skiroi.

Ne nuk kemi bërë një transliterim në shqipen standarte tëkëtij krijimi të Skiroit, ngase mendojmë se është mjaft i kutpueshëm për lexuesin dhe në vetëvete ruan një thesar të çmuar të arbërishtes shekullore që është shkruar të paktën që nga Lekë Matranga (1592) e deri në ditët e sotme.

Filed Under: Kulture Tagged With: Musa Ahmeti

NJË PORTRET ORIGJINAL I GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT NGA VITI 5 NËNTORI I VITIT 1465

May 3, 2023 by s p

Në dorëshkrimin e Kodikut Mss. T. 496 me titull “De Romanorum Magistratibus” i 5 nëntorit 1465 janë dy ilustrime cilësore dhe tepër të rëndësishme për historinë e mesjetës shqiptare në përgjithësi dhe për Gj. K. Skenderbeun në veçanti. Sipas një studiuesi shqiptar këto “dy ilustrime mjaft domethënëse me tematikë arbërore” gjenden në faqen parë të Kodikut 1r dhe në faqen e fundit f. 32r, të cilat janë të punuara me mjeshtri dhe profesinalizëm të lartë. Është mëse e dukshme që autori, e ka parë me sytë e tij Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe ne mendojmë se nuk qëndron pohimi se “portreti i Skendeebut është kopje nga një dorëshkrim tjetër!” Miniatura në f. 1r siç e vëren një studiues shqiptar është e “një prifti dominikan që i dhuron” dorëshkrimin e kodikut “një princi shqiptar” që ne mendojmë se ky pohim nuk qëndron nëse shikojmë me kujdes miniaturën, duke studiuar veshjen e pranuesit të dorëshkrimit të Kdoikut. Duke ndjekur ngjarjet historike dhe duke analizuar faktet e datat rreth këtij dorëshkrimi, ne arrijmë në përfundim se në miniaturë është Gherardo di Giovanni Maffei nga Volterra (1398–1466) dhe jo “një e një princ shqiptar!”

Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies
Budapest

Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skënderbeut, në arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme vazhdojnë të japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme të historiografisë. Jo vetëm me fitoret e tij për mbrojtjen e krishtërimit nga perandoria osmane, por edhe me personalitetin e tij, Skënderbeu ka vulosur jo vetëm kulturën dhe historiografinë e kohës së tij, por edhe atë të periudhave pasardhëse, gjë që vërehet në larminë dhe pasurinë e padefinuar akoma të dokumenteve, dorëshkrimeve dhe veprave të shkruara për të anembanë Evropës e më gjërë. Jeta dhe vepra e Skënderbeut është përdorur kryesisht si shembull frymëzues për shumë popuj të tjerë, të cilët të ndodhur në robëri, qoftë nën sundimin turk apo edhe nën sundime të tjera, luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. Duke pasur pothuajse gjithmonë një mision të tillë, sigurisht që me kalimin e kohës, figura e Skënderbeut ka pësuar edhe transformime në përputhje me politikat e caktuara të promovuesve të figurës së tij. Si rezultat miti i krijuar për Skënderbeun në raste të caktuara është kaq i larmishëm saqë të duket sikur figura e Skënderbeut jeton diku midis ëndrrës për liri dhe imagjinatës. Nga një këndvështrim i tillë, dokumentet më të hershme që janë më afër realitetit kohor, kanë një vlerë tepër të rëndësishme dhe të veçnatë për historiografinë, sepse ato na sjellin më afër të vërtetën, duke na larguar nga pasaktësitë, shtrembërimet dhe idealizimet e tepruara që në raste të caktuara shkojnë deri në ekstreme të skajshme.
Në disa raste, përpjekjet e historianëve për çmitizimin e figurës së Gj. K. Skenderbeut kanë bërë që ajo të kalojë nga një skajshmëri në tjetrën, duke mos i përballuar kohës dhe të vërtetës shkencore-historike. Në këtë kuadër vlen të përmendet edhe njëherë pohimi i F. Nolit “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s’kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij.”
Studiuesët dhe historianët shqiptarë por edhe të huaj, gjatë gjithë kohës, kanë hamendësuar në lidhje me portretin autentik të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, duke mos pasur në dorë, qoftë edhe një të tillë, origjinal nga koha kur jetoi heroi kombëtar shqiptar.
Shpresat për të gjetur një portet autentik të kohës, shpesh kanë bërë që disa historianë të bëjnë vlerësime të gabuara për portrete të ndryshme, origjina e të cilave ishte e dyshimtë. Megjithatë, përfundimisht, kësaj radhe kemi në dorë një portret origjinal, autentik, të kohës, kur jetoi Gj. K. Skenderbeu, nga 5 nëntori 1465, i cili ruhet në një dorëshkrim autograf, të një autori anonim, në Londër.
Ne nuk kemi arritur të sigurojmë informacione për origjinën e tij të mëhershme, pronarin ose pronarët, vendin ku është shkruar, kohën ose mënyrën se si kishte arritur ky dorëshkrim në Londër, etj, [të cilat shpresojmë se do bëhen në të ardhmen gjatë studimeve dhe kërkimve të reja derisa po përgatitet për botim dorëshkrimi komplet], përkundër përpjekve të shumta, jo vetëm tonat por edhe të kolegëve e studiuesve të tjerë. [Me këtë rast u shpreh konsideratat dhe mirënjohjen time edhe studiuesve shqiptarë: dr. K. Naska, Sh. Sinani dhe E. Lala të cilët më ndihmuan me të dhëna dhe informacione të ndryshme, qoftë nga Biblioteka Mbretërore e Belgjikës, ajo e Vjenës dhe BAV dhe DPA].
Në katalogun: “Rare Books and Early Mss. Davis et Orioli” që njëherazi është përshkrimi i parë i njohur deri me sot për dorëshkrimin ku ndodhet portreti i Skenderbeut, nuk jepen informacione dhe hollësi të tjera, por përshkruhet si “vepër anonime në latinisht për priftërinjtë, magjistrat dhe zyrtarët romanë, dorëshkrim i iluminuar në vellum, me një shkrim të bukur kursiv humanist” duke lënë të pazgjidhur historinë dhe rrugën që ka kaluar ky dorëshkrim deri sa ka arritur në Londër.
British Library disponon një komplet të plotë të katalogjeve që kanë bërë, Davis dhe Orioli. Në këtë katalog, në zërin 166, në faqen 13, nën numrin rendor 43, janë të dhënat për dorëshkrimin ku ruhet portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe poshtë, në të djathë është i shënuar edhe çmimi fillestar prej £750.
Davis dhe Orioli e kishin identifikuar tekstin e dorëshkrimit në gjuhën latine me autor Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus). Domenico Fiocchi ishte nxënës i Emanuel Krisolorës. Më vonë bëhet jurist dhe humanist i njohur, për t’u emëruar kanonik i Firencës në vitin 1427 dhe më vonë edhe sekretar i papës Eugeni IV. Vdes në Firence në vitin 1452. Është autor i shumë veprave, të cilat kryesisht u botuan post mortum; ndërkohë që ka lënë shumë dorëshkrime të cilat edhe sot e kësaj dite janë të pabotuara.
Autorët e katalogut Davis dhe Orioli kanë gabuar rëndë kur dorëshkrimin ku ruhet portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe një të dytë, atë që mban datën 14 gusht 1465, dhe që sot ruhet në Bibliotekën Muzeut të Victorias dhe Albertit, në Londër, ia atribuojnë Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus) si vepra të tij. Një gjë e tillë është e pamundur dhe jo logjike, ngase D. Fiocchi kishte vdekur në vitin 1452, ndërsa të dy dorëshkrimet autografë, janë nga gjysma e dytë e vitit 1465, përkatësisht, 14 gushti dhe 5 nëntori. Si duket një ngatërresë e tilla ka ndodhur, kur Davis dhe Orioli pohojnë se D. Fiocchi “kishte shkruar këtë tekst para vitit 1443 me pseudonimin ‘Lucius Fenestella dhe u botua (me këtë emër) në vitin 1475.” [Një gabim të ngjashëm bën edhe dr. Sh. Sinani, duke u mbështetur te Davis dhe Orioli].
Ne kemi bërë një krahasim të dorëshkrimeve të Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus) që ruhen në Biblioteken Apostolike të Vatikanit, me dy dorëshkrimet që i atribuohen atij, dhe jemi të bindur se nuk janë të të njëtit autor, ngase dy dorëshkrimet që ruhen në Londër, janë identike si për nga shkurtesat, kaligrafia, shenjat e interpunktimit, inicialet dhe paraqitja paleografike, gjë që nuk mund të thuhet për dorëshkrimet e Fiocchi-t. Pas këtyre analizave dhe krahasimeve të bëra, ne mendojmë, se dorëshkrimet e Londrës, assesi nuk mund t’i atribuohen Fiocchi-t, por ato janë me autor anonim.
Dorëshkrimi i Londrës në gjendjen e sotme, është i lidhur me kopertina kartoni të forta, ngjyrë kafe të errët, me një nuancë vishnje, ndërsa kurrizi është prej lëkure, ngjyrë kafe të çelët. Katër faqet e para dhe të fundit janë boshe, ngase janë vënë në kohën e mëvonëshme dhe u takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re, aty nga fundi i shekullit XIX.
Dorëshkrimi është shkruar në pergamen të butë e fin, ku vërehen vijat e rreshtave të secilës fletë. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka një paginim, lart në të djathtë, që fillon nga f. 1r dhe vazhdon deri në f. 32,v pra gjithsej 64 faqe.
Dorëshkrimi ka dimensione: 30.8 x 20.6 cm, ndërsa dimensionet e shkrimit në faqet e Kodikut janë 20 x 11.9 cm. Është në gjendje të mirë, edhe pse lartë në të djathë, është pak i dëmtuar nga lagështira. Shkrimi është humanist kursiv-italik i kohës, me shkurtesa të shumta gjë e zakonshme për kohën kur u shkrua, gjysma e dytë e shekullit të XV.
Faqja e parë e dorëshkrimit është e ilustruar, përkatësisht iniciali [nistorja] i parë, por edhe këndet e tërë faqes 1r, me motive floreale, të praruara në flori, ndërsa inicialet e tjera janë më të vogla dhe zakonisht janë me dy ngjyra blu e errët dhe e kuqe. Dorëshkrimi është datuar nga vetë autori dhe mban datën 5 nëntor 1465, e cila ndodhet në rreshtin e fundit të faqes 32v.
Portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga 5 nëntori i vitit 1465, ndodhet në f. 32r dhe ka dimensione: horizontalisht 17.6 cm dhe vertikalisht 15.9 cm [17.6 x 15.9 cm].
Portreti është i rrethuar me nje dekoracion floreal, ndërsa në qendër ndodhet Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i kthyer në profil, djathtas, me shikim në anën e djathtë. Është me mustaqe dhe mjekër të gjatë, të zbardhur dhe me flokë të shkurtëra. Në kokë mban një kapelë venedikase të lartë, të ashtuquajtur “alla Carmagnola” nga lëkura e kafshëve, me një shirit të gravuar poshtë, pa ndonjë dekorim të veçantë apo ndonjë shënim tjetër. Në qafë, vërehet jaka e një këmishe të bardhë mëndafshi. Të veshur ka një pelerine mëndafshi venedikase, të stilizuar me punime dore qëndisje, të zbukuruar me fije floriri, i vënë në rreth nga dy rradhë gjethesh.
Në brendi, prapa kokës së Gj. K. Skënderbeut dhe para fytyrës, në nivelin e hundës, ndodhen dy iniciale. Ai prapa kokës është një “E” ndërsa ai para fytyrës është një “V” [këto iniciale janë deshifruar fillimisht në katalogun: “Rare Books and Early Mss. Davis et Orioli” kopjen e të cilit pati mirësinë të na e dërgojë historiani anglez, dr. Noel Malcolm, të cilin e falënderojmë për këtë, dhe për ndihmën e kontributin tjetër si dhe për informacione dhe të dhëna rreth dorëshkrimit], të cilat supozohet të lexohen si: “E = Epirotarum /Epirota?/ dhe V = Victor.”
Portreti i Gj. K. Skenderbeut nga dorëshkrimi i Londërs, është krahasuar me portretet e mëvonshme të Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe ngjashmërinë më të madhe e ka me portretin që është botuar te vepra e Marin Barletit, “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis” Romë, 1506-1508, f. 4v, si dhe me medalionin e Zagrebit, fotografinë e të cilit ne e kemi botuar para disa kohësh në këtë gazetë, [ky medalion është prej bronzi me dimensione: 95 x 97 mm dhe peshon 169.96 gr, është punuar në Venedik në vitin 1449], dhe me skulpturën e Skenderbeut që ruhet në katedralen e Shibenikut, vepër e mjeshtrit shqiptar, Ndre Lleshit, te cilin po ashtu e kemi botuar ne, në këtë gazetë [paraqitja është ballore, me një kthim të lehtë djathtas. Skenderbeu, në kokë mban një kapelë venedikase të rrumbullakët, me thyerje para. Mjekren e ka të gjatë, shikim e fortë, përpara, ndërsa hundën karakteristike, shqiponjë. Ka dimensione: gjatësi: 39.7cm dhe gjerësi: 28.9cm].
Pra përfudnimisht, nuk kemi nevojë të imagjinojmë ose përftyrojmë një portret të Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga koha e tij; nuk kemi nevojë të lëshohemi në paragjykime dhe hipoteza se kush portret është më afër kohës dhe epokës se heroit tonë kombëtar, sepse tashi kemi në dorë një tillë, gjë që nuk përjashton mundësinë të ekzistojnë edhe të tjerë, p.sh, siç tregon pohimi i Makiavelit nga viti 1467, se “sapo mbarova stemën e Skenderbeut, i bëra edhe një portret” [BAV].

FOTOT:

1 -Ilustrimi 1 – Potreti i Gj. K. Senderbeut

2 -Medalioni i Gj. K. Skenderbeut nga viti 1449 qe ruhet ne Zagreb

3 -F. 1r e Kodikut ku ruhet portreti i Gj. K. Skenderbeut

4 -F. 32r e doreshkrimit ku ndohet portreti i Gj. K. Skenderbeut

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

SKULPTURA E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT NË KATEDRALEN E SHIBENIKUT E PUNUAR NGA SKULPTORI SHQIPTAR – ANDREA ALEXIUS (NDRE LLESHI)

April 25, 2023 by s p

Skulptori shqiptar që lindi në Durrës e jetoi në Dalmaci, Andrea Alexius (Ndre Leshi) punoi skulpturën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, duke përjetësuar për së gjalli këtë personalitet të shquar të kombit shqiptar. – Studiuesit kroat e pranojnë se kjo skulpturë është vepër e punuar nga dora e mjeshtër Andrea Alexius-it

(Ndre Leshit). Dokumenti nga Arkivi i Katedralës së Shibenikut tregon autorin e skulpturës.

Prof.Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest

Sipas shumë historianëve, studiuesve dhe shkencëtarëve të fushave të ndryshme, studimet për epokën dhe personalitetin e Gjegj Kastriotit Skenderbeut kanë arritur kulmin – dmth. fjalën e fundit! Një mendim i tillë në shikim të parë duket sikur ka mbështetje nëse shkojmë publikimet e ndryshme, të shumta, të bëra në shumë gjuhë të ndryshme; monografi të specializuara, duke filluar që nga fundi i shekullit XV-të e deri në ditët e sotme; botime të dokumentave /edhepse të pjesëshme, të mangëta dhe jo komplete/; bibliografi pothuajse shteruese, si dhe nxjerrjen në dritë të të dhënave nga më të ndryshmet, qofshin ato private, për jetën e Gj. K. Skenderbeut ose ato të epokës së tij: portrete, medaljone, vula, shpata, përkrenare, monedha floriri, dokumente origjinale, etj.

Megjithatë përkundër të gjithë këtyre momenteve të përmendura, mendojmë se, pohimet e lartëcekura as për së afërmi nuk qëndrojnë. Për të nxjerrë një përfundim të tillë, na mundëson puna sistematike shumëvjeçare në arkiva e biblioteka anëkënd Europës, ku ruhen gjëra me vlera të jashtëzakonshme për historinë, kulturën, traditën, etj., të Shqipërisë dhe perosnaliteteve të ndryshme shqipatre, ndër to edhe për Gjergj Kastriotin Skenderbeun, e të cilat as sot e kësaj dite nuk janë të njohura apo të botuara.

Edhepse shumë i njohur dhe i trajtuar në fushën e historisë dhe krijimtarisë letrare, muzikore, kinematografike, artit dhe gjinive tjera, pesonaliteti i Gj. K. Skenderbeut ende është engimatik dhe i pa ndriçuar sa duhet.

Janë tepër të veçanta rastet kur një personaliteti të kohës, emër i nderuar i kombit, qoftë në fushën ushtarake, ekonomike, kulturore apo diku tjetër, t’i bëhen nderime, duke e përjetësjuar figurën dhe vepër e tij për së gjalli. I tillë është rasti me Gj. K. Skenderbeun, portetin e të cilit e gdhendi mjeshti dhe skulptori më në zë i kohës, durrësaku Ndre Leshi.

Të dy me nam për veprat e tyre, në fusha të ndryshme, të dy bashkëkohës, të dy të nderuar e respektuar për bëmat e tyre, të dy mbrojtës të fortë, deri në këmbëngultësi, të identitetit kombëtar, njëri me armë në dorë, e tjetri me gdhendje, ndërtim, stilizim, si askush tjetër.

Miqësia dhe njohja e tyre bëri që usta Ndreu, pa asnjë hezitim, të merrte iniciativën dhe t’u propozonte mecenëve që po ndërtonin e fasadën e jashtme të Katedralës së Shibenikut, që të gdhendej në guri, edhe figura e Gj. K. Skenderebeut, duke përjetësuar bashkëkombësin, bashkëkohanikun dhe mikun tij, duke i shprehur kështu respektin dhe nderin e tij, me dashuri dhe përkushtim, si vëlla gjaku, gjuhe e besimi, përmes stilizmit të detajve më të imtësishme, saqë për një moment kur e shikon kokën e gdhendur në mënyrë mjeshtërore, të përkryer, të Gj. K. Skenderbeut, nga usta Ndreu, ke atë ndjenjë se këtë vepër kaq të bukur dhe reale mund ta ketë bërë vetëm dorë shqiptari, i cili njeh dhe depërton thellë në shpirtin, në gjendjen shpirtërore, pamjen fizike, në realitein kohor të njeriut i cili modestinë e kishte si veti të parë dhe virtyt të lindur e trashëguar në edukatën familjare.

Në anën jugore të Apsidës së Katedrales së mirënjohur të Shibenikut ndodhen të vendosura 71 portrete (”koka”) – skulptura të gdhendura nga mjeshtër të ndryshëm, shumë të njohur jo vetëm në Dalmaci, por edhe me gjërë, në shekullin e XV-të. Punën kryesore, përkatësisht drejtimin për gdhendjen dhe vendosjen e skulpturave e ka bërë Jurij Dalmatinasi në bashkëpunim me asistentin e tij, Ndre Lleshin (Andrea Alexius-in).

Përgjatë shekujve, studiues të artit dhe fushave tjera janë marrë me analiza e studime të veçanta për të identifikuar këto skulptura, të vendosura në Apsidën e Katedrales në mes të viteve 1443 – 1448, ngase jo për të gjitha janë të ruajtura dokumente dhe burime arkivore në arkivin e katedrales dhe arkiva tjera.

Pjesa më e madhe e këtyre skulpturave të vendosura në Apsidë janë identifikuar. Ndër skulpturat e identifikuara bëjnë pjesë edhe skulpturat e disa burrështetasve dhe luftëtarëve të njohur të mesjetës si ajo e: Gjon Palologut të VIII-të, mbretit të Napolit Alfosnit V-të, mbretit të Hungarisë e Polonisë Vladislavit II-të, papës Eugenit IV-të, kardinal Besarionit, Sigizmund Malatesit, fisnikut e dukës Venedikas Françesko Foskarit, fisnikut burgundas Filipit të Mirë, Françesko Sforcës, etj., dhe në mesin e këtyrë personaliteve është edhe skulptura e Gj. K. Skenderbeut.

Skulptura e Gj. K. Skenderbeut në Apsidën e Katedralës së Shibenikut është e renditur si e pesta me radhë, pas asaj të Papës Eugenit IV-të.

Paraqitja është ballore, me një kthim të lehtë djathtas, Skënderbeu në kokë mban një kapele venedikase të rrumbullakët, me thyerje para. Mjekren e ka të gjatë, shikim e fortë, përpara, ndërsa hundën karakteristike, shqiponjë, (shih fotot ilujstruese).

Si skulpturë është njëra ndër më të mëdhatë që ndodhen të vendosura në Apsidë. Ka dimensione gjatësia 39.7 cm dhe gjerësia 28.9 cm. Është e padëmtuar, me përjashtim të majës së hundës, ku ka një gërvishje të lehtë.

Sipas studiuesve të artit kroat, është shumë domethënës fakti që kjo skulpturë ka gjetë vendin këtu, që në fillim, duke treguar kështu rëndësinë dhe autoritetin që kishte arritur në këtë kohë Gj. K. Skenderbeu.

Rreth vlerësimit dhe përcaktimit sa më të sakt ëpër skulpturën e Gj. K. Skenderbeut kemi konsultuar specialistë të njohur korat, të cilët janë njohës të jashtëzakonshëm të punës dhe veprës së Ndre Lleshit.

Ndër të parët që ka mbështetur dhe mbrojtur idenë që kjo skulpturë është punim i Nder Lleshit dhe paraqet kryetrimin shqiptar Skenderbeun, është studiuesja e historsië së artit kroat e europian, dr. Ivana Prijatel-Paviçiq, pastaj autori i shumë studimeve, madje edhe i dy monografive për Ndre Lleshin, akademik Andrija Mutnjakoviq. Ndihmë të veçantë me konsultime, literaturë, pasatj me fotografi, analiza grafike e laboratorike na ka dhënë profesori i nderuar dr. Radovan Ivançeviq. Ne ndjejmë si obligim që t’iu shprehim falëmnderim dhe konsideratë për ndihmën e pakursyer që na kanë ofruar edhe dr. A. Duplançiqit, dr. A. Gulinit, mr. N. Bajiq-Zharko, etj.

*************

Ndreu ishte i biri Nikollës nga Durresi. Ka lindur në vitin 1425 në Durrës, në një familje fisnike, të kamur, e cila ishte vendousr në qytet pas dozëzimit të Durrësit, Senjorisë së Venedikut më 1392; dorëzimin e qytetit e kishte bërë duka i Durrësit, Gjergj Topia. Më 31 mars 1435, në moshën 10 vjeçare, Nderu, në Zarë të Kroacisë, fillon të mësoj zejen e skalitësit (gurë gdhendësit) te mjeshtri Marko që ishte me origjinë nga Troja e Apulisë (Itali). Në vitin 1445 e gjejmë në Shibenik, ku në një dokument që ruhet në katedalen e Shibenikut shkruan se eshte ”habitator Sibenici (banor i Shibenikut!).” Më 8 janar 1445, Ndreun e gjemë si ndihmës te mjeshtrit të madh, skulptorit Juraj Dalmatinasit në ndërtimin e katedrales së Shibenikut. Kohë kur edhe gdhendi portretin e Skenderbeut. Kjo katedrale llogaritet si një nga “veprat më cilësore të arkitektures kroate dhe asaj Mesdhetare.” Ky bashkëpunim i Ndreut me Jurajn zgjatë rreth nëntë vite me disa ndërpreje të shkurtëra. Në mars të vitit 1447, Ndreu së bashku me Jurajin shkojnë në Korçullë për të zgjedhur gurët e kupolës së katedrales së Shibenikut, në të cilën të dy mjeshtrit po punonin së bashku. Ljubo Karaman, konsideron si punë të Ndre Lleshit “nishat e cekta në muret e brendëshme dhe të jashtme të katedrales /së Shibenikut m.a./ me siperfaqe të kaneluar dhe mbulesa gjysmerrethore në formë guacash, duke marrë parasysh se këtë motiv e shfrytëzonte në punimet e mevonshme…” Vepra të Ndre Lleshit konsiderohen edhe “frizi i djelmoshave që bartin kurorën” sepse janë krejtë identike me të njëjtin motiv që bën Ndre Lleshi në pagëzimoren e Trogirit. Edhe „dy kapitelet e çiftit lindor të shtyllave nën kupolë, janë punuar në mënyre tipike me fletët e akantusit të modeluara butë dhe sheshtazi” sikurse në veprat e mëvonshme të Ndreut. D. Frey dhe L. Karaman, janë të mendimit se “medalioni me Shen Jeronimin shpreh të gjitha mënyrat dhe përmbajtjen e punës së Ndre Lleshit.” Vepra e parë e dokumentuar e Ndre Lleshit është ndërtimi i kapelës së Shën Katerinës në kishën domenikane të Splitit, e cila fillon së ndërtuari me 4 janar të vitit 1448 dhe përfundon në korrik të vitit 1450. Më 27 korrik 1451 fisnikëria e qytetit të Splitit në krye me dukën Donato Barbari dhe të gjithë deputetët e gjykatësit e shpërblejn Ndre Lleshin, me pranimin e tij në shtresën e lartë të “qytetarisë së Splitit” dhe në të njëjtën kohe duke e shpërblyer me “pronën e çmueshme të palueshtmërisë, në lagjen e vjetër Sdoria te qytetit të Splitit, e cila do të jetë pronë e tij private, për punë, banim, e oficine,” dhe sherbeime të tjera. Nga 14 prilli 1452 deri në fund të vitit 1454, Ndreu punon së bashku me mjeshtrin e madh Juraj Dalmatinasin, (pas ndërtimit të Katedrales së Shibenikut) punë kjo që mund te dëshmohet me një kontratë pune të lidhur mes të dyve, e cila është shumë e detajuar dhe në mënyrë shumë preçize saktëson obligimet e Ndre Lleshit për ndërtimin e “Loggi dei Mercanti” në qytetin e Ankonës. Është m interes edhe puna e usta Ndreut në ishullin e Rabit. Me 8 mars 1453, Ndreu lidh kontratë me fisnikun e shquar të Rabit, Collan de Cernotis, për ndërtimin e një kapelje prej guri si dhe në dysheme të kishës në një pllakë guri të skaliste stemen e këtij bujari. Këtë pune Ndreu e përfundon me 7 dhjetor 1454. Kjo vepër e mjeshtrit u pelqye shumë. Fisnikët rabas por edhe kleri i lartë i qytetit, kërkuan nga Ndre Lleshi që për llogari të tyre të punonte kapela, pllaka memoriale varri dhe vepra të tjera në vitet në vijim. Porosi të tilla bënë: fisniku rabas Nikollë Skafa, pastaj ipeshkvi i Rabit, Ivan Skafa që shërbente në katedralën e Shën Stoshisë së atij qyteti; fisnikun tjetër Frano Zudeniko, etj. Në mesin e korrikut të vitit 1450, Ndreu përfundon varrin memorial të familjes së njohur fisnike Lucari, e cila eshte me origjine shqiptare, ku edhe njeher dëshmohen lidhjet me fisnikërine shqiptare që jetonte në qytetet bregdatare dalamtinase dhe Ndre Lleshit. Vendosja e Ndre Lleshit në Split, ishte vendimtare për jetën e tij familjare, por edhe për ofiçinën e tij si dhe veprat e shumta, të cilat, megjithatë, janë me te shumta, në nivel më të lart artisktik dhe profesional dhe me të njohura se sa ato në Trogir e Split. Veprat e Ndre Lleshit (Andrea Alexius) sot janë në: Ankonë, Shibenik, Split, Pag, Urbino, Pesare, Venedik, Vatikan, Napoli, Pulë, Marsej, Avinjon, Taraskon, Bolonjë, Romë, Budapest, Trogir, Vishegrad, Zagreb, Umbri, Dubrovnik, etj.

Filed Under: Politike Tagged With: Musa Ahmeti

MARRËVESHJA PËR DORËZIMIN E DURRËSIT – VENEDIKUT NË VITIN 1392 – SI DËSHMI HISTORIKE E ZHVILLIMEVE DRAMATIKE NË SHQIPËRINË E SHEK. XIV

April 7, 2023 by s p

Origjinali i këtij dokumenti sot ruhet në Arkivin e Qytetit të Venedikut me signaturën: Archivio di Stato di Venezia. Venezia, Libri Commemoriales, VIII, f. 163v-164r, (Olim 165v-166r).- Në këtë dokument është dëshmuar autoriteti dhe pozita që kishte sundimtari i Durrësit, duka Gjergj Topia, i cili me veprime diplomatike, arrin të sigurojë më të mirën e mundshme, për momentin, per veten, qytetin e Durrësit dhe qytetarët tjerë, që ai i kishte nën sundim. – Gjergj Topia kërkonte nga Sinjoria e Venedikut që “t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës, me familjet dhe me pasuritë e veta.”

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studiues

Budapest

Shkeulli i XIV ishte me zhvillime dramatike ku dominonte rreziku nga sulmet e perandorisë Osmane dhe pushtimi nga ana e saj, i territoreve shqiptare. Të ndodhur në një pozitë të tillë, feudalët dhe sundimtarët shqiptar, finsikëria e lartë e qyteteve dhe të tjerët, shikonin të gjitha mundësit që lejonin rrethanat dhe koha për t’u mbrojtur dhe për të larguar këtë rrezik. Nuk kishte shumë mundësi e zgjedhje.

Si dëshmi të një situate të tillë të kohës, kësaj radhe kemi përagtitur për botim, dokumentin origjinal, të marrëveshjes në mes të sundimtarit dhe dukës së Durrësit Gjegj Topisë dhe Senjorisë së Venedikut për dorëzimin e Durrësit në “mbrojte” të kësaj të fundit. 

Së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe që botohet për herë të parë, ne sjellim edhe tejshkronjëzimin në gjuhën latine dhe ilsutirmet përkatëse.

Duke u ndodhur para një rreziku permanent të sulmeve të turqve dhe të të tjerëve, sunduesi i Durrësit, duka Gjergj Topia, kishte dërguar te përfaqësuesi i Sinjorisë së Venedikut, Saracen Danduli “të nderuarin atin don Gjonin, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe burrat e nderuar Filip Bareli nga Venediku, Filip de Zaperinisin qytetar të Durrësit si përfaqësues të vet për të kërkuar me këmbëngulje në emër të tij që të kemi mirësinë që t’i miratojmë dhe t’i ratifikojmë këto konventa dhe pakte me anën e letrës sonë të hapur për ngushëllim të tij dhe të popullit të atij qyteti.” [reverendum patrem dominum Joannem, Dei et Apostolicae Sedis gratia archiepiscopum Durachiensem, et circumspectos viros Philippum Barelli de Venetis prothovestarium et Philippum de Zaperinis civem Durachii in suos ambasiatores cum magna instantia suo nomine requirentes quatinus placeret nobis dictas conventiones et pacta per nostras Patentes litteras approbare et ratificare pro consolatione sua et populi dictae Civitatis].

Pas përfundimit të negociatave, pasi palët ishin dakorduar, u morën vesh që të bëhet dorëzimi i kështjellës së qytetit të Durrësit “në praninë e zotit Gjon, me hir të Zotit kryeipeshkv i Durrësit, (kryeipeshkëv i Durrësit ishte Joannes de Panella i zgjedhur më 28 shtator 1388 i cili kishte sherbyer në këtë kryeipeshkvi der më 3 qershor 1394. Shih: C. Eubel, Hierachia Catholica…, 1913, vëll. I, f. 232; P. B. Gams, Series episcoporusm…, 1873, f. 407), të z. Filip Barelos nga Venediku, të z. Almoro Barbaro nga Venediku, të mjeshtrit Nikolla, birit të njëfarë Françisko nga Seravale, të mjekut z. Jakomel Boatelos nga Venediku, të priftit Andriolo nga Venediku, të dëshmitarëve të ftuar dhe të kërkuar, fisniku dhe i nderuari z. Gjergj Topia, sundimtari i Durrësit i dha dhe i dorëzoi kështjellën e Durrësit me pëlqimin dhe vullnetin e vet, fisnikut dhe të nderuarit zotit Saraceno Dandulo. [presentibus domino Joanne, Dei gratia archiepiscopo Durachii, domino Philippo Barello de Venetiis, domino Almoro Barbaro de Venetiis, magistro Nicolao filio quondam Francisci de Seraualle, medico, domino Iacomello Boatello de Venetiis, presbytero, Andriolo de Venetiis,  testibus convocatis et rogatus, nobilis et egregius dominus Georgius Thopia, dominus Durachii, dedit et tradidit castrum Durachii de consensu et voluntate sua nobili et egregio viro domino Saraceno Dandulo]. 

Në këtë dokument është dëshmuar autoriteti e pozita që kishte sundimtari i Durrësit, duka Gjergj Topia, i cili me veprime diplomatike, me anën e një delegacioni përfaqësuesish të tij, arrin të sigurojë më të mirën e mundshme, për momentin, per veten, qytetin e Durrësit dhe qytetarët tjerë, që ai i kishte nën sundim.

Me mjaft interes është fakti se “si vetë z. Gjergj, ashtu edhe Sinjoria e Venedikut të detyrohen të ruajnë statutet dhe rregullat e qytetit të Durrësit, [dominus Georgius quam Dominatio Venetiarum teneantur servare statuta et ordines dictae Civitatis Durachii],” gjë që tregon se edhe Durrësi kishte statutet e veta, ashtu si Shkodra e Drishti, dhe ato duhej të ruheshin dhe të respektoheshin edhe nga Republika e Venedikut.. 

Mjaft domethënës është fakti se Gjergj Topia, kishte kërkuar një favor, përmes përfaqësuesve të tij, të cilën po negocionin dorëzimin e qytetit të Durrësit, te Sinjoria e Venedikut. Ai kërkonte që Sinjoria e Venedikut “t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës, me familjet dhe me pasuritë e veta.” Kjo kërkesë ishte pranuar dhe njëkohësisht Gjergj Topisë, i ishte premtuar se “do të trajtohen butë, favorshëm dhe mirë si personat me gjithë pasuritë e tyre,  njëlloj si qytetarët e tjerë të këtij qyteti të Durrësit.” [Gjergj Topia vdes më 16 tetor të vitit 1392 në Durrës].

Tekstin e marrëveshjes dhe pakteve e kishte përgatitur Gjoni “i biri i të ndjerit Pixarin de Arimino, me autoritet perandorak, noter e gjykatës i rregullt, u ndodha pranë në të gjitha këto veprime të lartpërmendura edhe i shpalla edhe i nënshkrova me vulën time,” [Ego Joannes filius quondam Pizarini de Arimino, imperiali auctoritate notarius et iudex ordinarius, predictis omnibus et singulis presens interfui, subsripsi et publicavi signumque meum consuetum apponere posui].”

Noteri Gjoni i Ariminit, i cili kishte autoritet perandorak, që ishe edhe gjykatës i rregullt, shkruan se “për dëshmi të sa u tha më lart për një provë më të plotë dhamë urdhër që të përgatitej kjo letër dhe të përforcohej me vulën tonë të artë dhe të varur” [In quorum premissorum fidem et evidentiam pleniorem presentes nostras litteras fieri iussimus et bulla nostra aurea pendente muniri].” Këtë praktikë e gjejmë edhe në dokumente të tjera të kohës. Në fund të dokumentit është shënuar data: 18 gusht 1392 [Datum in nostro Ducali Palatio, anno Domini M.CCC.LXXXXII, mensis Augusti,  die decima octava, indictione XV].

Është mjaft interesant pohimi i L. Malltezit se Dogja i Venedikut, Anton Venerio, u akordoi një rrogë vjetore prej 30 dukatësh  “qytetarëve të nderuar të Durrësit”: Dhimitër Nesta (ipeshkëv i Durrësit); Tanush Topisë; kapedanit Guren Skuto (Schuto, Scuro), vojvodës Borilla (Burrilla, f. 163),  Andrea Muzakut, Aleks Rikardi di Marno, “për ti pasur ata pas vetës.” Shih: Luan Malltezi, Përpjekjet dhe synimet e Venedikut për pushtimn e Durrësit. (Les intentions et les tetatives de Venise pour occuper Durrës). Në: Studime historike. Akademia e Shkencave e RPSH. Instituti i Historisë. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, 1977, viti, XXXI (XIV), nr. 2, f. 145-173, këtu f. 159 e f. 163 shënon edhe: vëllait të peshkopit të Durrësit, Andrea Nesës e Progon Skuros. Origjnali i këtij dokumenti sot ruhet në Arkivin e Qytetit të Venedikut me signaturën: Archivio di Stato di Venezia. Venezia, Libri Commemoriales, VIII, f. 163v-164r, (Olim 165v-166r). Për këtë dokument kanë shkruar ose e kanë cituar apo botuar në mënyrë të pjesshme apo si tërsi edhe: Šime Ljubić, Lisitne o odnošajih izmedju južnoga slavenstva i Mletačke Republike. Knjiga IV. Od godine 1358 do 1403. (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridonalium. Volumen IV.). Zagreb: Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetonsti, 1874, vëll. IV, f. 293-295, dok, 324 (18 gusht 1392); Shih edhe: Ludovicus Thallóczy, Constantinus Jireček et Emillianus de Sufflay. Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia. Volumen II. (Annos 1344-1406 continens). Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen, 1918, vëll. II, f. 120 A-B, dok. 480; [përmbledhje e shkurtër e dokumentit e shoqëruar me koment nga Sufflay]; Josephi Valentini S.J., Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV. Partis primae. Saeculum XIV complectens. Tomus secundus. Ab anno MCCCLXXXIV ad annum MCCCXCVI. Mediolani: Typis P. I. M. E., 1968, vëll. II, f. 154-157, dok. 451, (18. VIII. 1392).

Në vijim sjellim përkthimin në gjuhën shqipe të marrëveshjes për dorëzmin e Durrësit Venedikut në vitin 1392:

Konventat  dhe paktet e bëra midis të ndriturit dhe të fuqishmit Dukës, zotit Gjergj Topisë, sunduesit të Durrësit dhe zotit Saracen Dandulit në emër të shumë të ndriturës Sinjori të Venedikut nga kështjella e Durrësit

Anton Venerio, me hirin e Zotit dogjë i Venedikut, etj. 

Të gjithë dhe secili që është i pranishëm në të tashmen dhe në të ardhmen do të lexojë këtë letër të hapur tonën ta dinë më së miri se duke qenë se shumë i larti dhe i fuqishmi Gjergj Topia, sundimtar i Durrësit, princ katolik i cili për shkak të preve dhe plaçkitjeve të vazhdueshme të subjekteve të tij nga turqit kishte frikë se mos vetë qyteti duke u përbuzur për emrin e krishterë do të binte në duart e tyre duke shkaktuar humbjen e shpirtrave dhe të truprave të sa e sa besimtarëve të krishterë, për shpëtimin e qytetit dhe të popullit nën sundimin e tij, bëri disa konventa dhe pakte me fisnikun Saraceno Dandulon, kapedanin tonë të Gjirit. 

Për këtë midis tyre u bë një marrëveshje, instrument publik, dhe për këtë shkak vetë ky zotëri dërgoi tek ne të nderuarin atin don Gjonin, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike kryeipeshkv i Durrësit, dhe burrat e nderuar Filip Bareli nga Venediku, protovestar dhe Filip de Zaperinisin qytetar të Durrësit si përfaqësues të vet për të kërkuar me këmbëngulje në emër të tij që të kemi mirësinë që t’i miratojmë dhe t’i ratifikojmë këto konventa dhe pakte me anën e letrës sonë të hapur për ngushëllim të tij dhe të popullit të atij qyteti. 

Prandaj, ne duke i ditur më së miri se sa të vërteta janë dyshimet dhe rreziqet e lartpërmendura dhe duke patur frikë që dëmet e rrënimet që do të pësonte qyteti dhe gjithë krishtërimi, nëse pashmangshmërisht do të binte në duart e të pabesëve në fjalë, me këshilltarët tanë po ratifikojmë, gratifikojmë dhe aprovojmë atë instrument të conventave dhe të pakteve dhe çdo gjë që përfshihet në të, dhe duam që të mbeten të pranuara, të vendosura dhe të qëndrueshme në çdo pikëpamje ashtu siç rezultojnë, duke premtuar që tashi se kundër këtyre konventave dhe pakteve nuk do të veprojnë as dhe kundërvihen as vetë zoti Gjergj nga Sinjoria, në të cilën nodhet tani për shkak të trazirave, as nuk do t’i trazojë apo të shqetësohet ose trazohet përtej përmbajtjes të pakteve të lartpërmendura deri sa të jetë gjallë në këtë botë dhe për sa kohë që do të na respektojë. [Kjo vlen edhe] anasjelltas për ato që na premtoi ne dhe që përmbahen shumë qartë në këtë dokument të pakteve dhe të konventave brendia e të cilave vazhdon me këto fjalë.

Në emër të zotit tonë Jezu Krishtit dhe të mbrojtësit tonë Shën Markut, Ungjilltarit, më njëmijë e treqind e nëtëdhjetë e dy, indikti i pesëmbëdhjetë. Në kështjellën e Durrësit, në praninë e zotit Gjon, me hir të Zotit kryeipeshkv i Durrësit, të zotit Filip Barelos nga Venediku, të zotit Almoro Barbaro nga Venediku, të mjeshtrit Nikolla, birit të njëfarë Françisko nga Seravale, të mjekut zotit Jakomel Boatelos nga Venediku, të priftit Andriolo nga Venediku, të dëshmitarëve të ftuar dhe të kërkuar, fisniku dhe i nderuari zoti Gjergj Topia, sundimtari i Durrësit i dha dhe i dorëzoi kështjellën e Durrësit me pëlqimin dhe vullnetin e vet, fisnikut dhe të nderuarit zotit Saraceno Dandulo, kryebashkiakut dhe prokuratorit si edhe kapedanit të përgjithshëm të Gjirit për Sinjorinë dukale të Venedikut me këto pakte dhe kushte:

Së pari, që të ngrihet simboli apo flamuri i Shën Markut në emër dhe në shenjë të Sinjorisë dhe të komunitetit venedikas. 

Gjithashtu Sinjoria të detyrohet të mbajë, të mbrojë dhe të mirëmbajë këtë kështjellë me pajisjet e veta, me njerëzit, mbrojtësit dhe rojtarët e vet. 

Gjithashtu që ata roje të thërresin dhe të kërkojnë mbrojtje në shenjë dhe në emër të të nderuait zotit Gjergj Topisë, sundimtarit të Durrësit. 

Po kështu, po të ketë nga ata që ishin arratisur mbasi kanë qenë caktuar në atë Kështjellë për sigurinë (mbrojtjen) e saj atëherë Sinjoria e lartpërmendur detyrohet t’ia dorëzojë ata zotit Gjergj.

Gjithashtu po të jetë se ndodhen jashtë qytetit nga ata që ngrenë krye kundër zotit Gjergj, vetë Sinjoria të kujdeset sa më shpejt që t’i pajtojë ata njerëz në favor të zotit Gjergj.

Gjithashtu në qoftë se rastësisht Sinjoria dërgon përfaqësues tek sunduesi i turqve (sulltani), vetë Sinjoria të marrë masat e duhura dhe të kujdeset që të vendosë paqen dhe harmoninë me zotin Gjergj të lartpërmendur.

Gjithashtu, nëse zotëria në fjalë ka ndërmend të burgosë disa nga nënshtetasit e vet, atëherë ai mund t’i dërgojë ata në kështjellë dhe Sinjoria të detyrohet t’i mbajë ata aty siaps dëshirës dhe vullnetit të zotërisë së lartpërmendur. 

Gjithashtu, që i lartpërmenduri zoti Gjergj mund të disponojë dhe mund t’i shpërndajë objektet e veta kishtare që ndodhen në kishën e kështjellës në fjalë dhe pasuritë e tjera të vetat të tundshme sipas qejfit dhe vullnetit të vet.

Gjithashtu, në qoftë se ndodh që zoti Gjergj ndahet nga kjo jetë, atëherë bujarët dhe besnikët po kështu edhe vasalët e tij të kenë mundësi të qëndrojnë, të shkojnë e të vijnë në qytetin e Durrësit pa ndonjë trazim e bezdisje.

  Gjithashtu, si vetë z. Gjergj, ashtu edhe Sinjoria e Venedikut të detyrohen të ruajnë statutet dhe rregullat e qytetit të Durrësit. 

Po kështu, fisniku dhe i nderuari z. Gjergj Topia, sundimtari i lartpërmendur i Durrësit, u betua me betim të shenjtë se do t’i respektojë dhe do t’i mirëmbajë të gjitha sa u shkruan më lart dhe pas vdekjes së tij, sikurse ka premtuar dhe po premton tani, qytetin e Durrësit do të lëshojë lirisht në duart dhe në pushtetin e Sinjorisë, e të komunitetit venedikas. Nga ana tjetër fisniku dhe i nderuari, zoti Saraceno Dandulo sindiku, prokuratori dhe kapedani i përgjithshëm i Gjirit u betua me betim të shenjtë në emër të Sinojrisë dhe komunitetit venedikas se do t’i respektojë dhe do t’i mirëmbajë sa u tha më sipër. 

Unë, Gjoni, biri i të ndjerit Pixarin de Arimino me autoritet perandorak noter e gjykatës i rregullt, u ndodha pranë në të gjitha këto veprime të lartpërmendura edhe i shpalla edhe i nënshkrova me vulën time. 

Veç kësaj, meqë i përmenduri zoti Gjergj me anën e përfaqësuesve të vet të sipërpërmendur ndër të tjera kërkoi prej nesh që të kishim mirësinë që për një nder të veçantë t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës me familjet dhe me pasuritë e veta.

Për këtë ne me këshillat tona të përmendura ia dhamë përgjigjen dhe pranojmë që, i ashtuquajturi zoti Gjergj, të mund të sigurojë shqiptarët në fjalë, të cilët duan të shpërngulen me familje e pasuri për të banuar në qytetin e lartpërmendur, dhe t’u premtojë se për sa kohë do të punojnë mirë për sa kohë do të sillen për nder e lavdi të Sinjorisë sonë dhe të zotit të tyre, me sigurinë më të plotë do të kenë mundësi të qëndrojnë e të banojnë këtu, sepse prej nesh do të trajtohen butë, favorshëm dhe mirë si persona me gjithë pasuritë e tyre njëlloj si qytetarët e tjerë të këtij qyteti të Durrësit. 

Për dëshmi të sa u tha më lart për një provë më të plotë dhamë urdhër që të përgatitej kjo letër dhe të përforcohej me vulën tonë të artë dhe të varur. 

Lëshuar në pallatin tonë dukal, në vitin e zotit 1392, në muajin gusht, me datë tetëmbëdhjetë, indikti i pesëmbëdhjetë.

*************

Në vijim sjellim tejshkronjëzimin në gjuhën latine të marrëveshjes:

Conventiones et pacta facta inter illustrissimem ac potentem ducem dominum Georgium Topiam, domini Durachii, et dominum Saracenum Dandulum nomine illustrissimi Venetiarum Dominii de Castro Dirachii.

Antonius Venerio, Dei Gratia dux Venetiarum etc. 

Universis et singulis tam presentibus quam futuris has nostras Patentes litteras inspecturis pateat evidenter, quod cum magnificus et potens dominus Georgius Topia dominus Durachii tamquam catholicus princeps et qui propter continuas predas et depopulationes suorum subditorum factas a Turchis timebat ne Civitas ipsa in contemptum nominis christiani pervenirent ad manus eorum cum perditione animarum et corporum tot fidelium christianorum pro salute sua ac Civitatis et populi sibi subiecti ad certas conventiones et pacta devenerit cum Nobili viro Saraceno Dandulo, captaneo nostro Culphi. 

De quibus inter eos contractum fuit publicum instrumentum; et ob hanc causam ipse dominus miserit ad nostram presentiam reverendum patrem dominum Joannem, Dei et Apostolicae Sedis gratia archiepiscopum Durachiensem,  et circumspectos viros Philippum Barelli de Venetis prothovestarium et Philippum de Zaperinis civem Durachii in suos ambasiatores cum magna instantia suo nomine requirentes quatinus placeret nobis dictas conventiones et pacta per nostras Patentes litteras approbare et ratificare pro consolatione sua et populi dictae Civitatis. 

Iccirco nos evidentissime cognoscentes vera fore dubia et pericula supradicta timentes damna et detrimenta que ipsa Civitas si pervenisset ad manus dictorum infidelium toti christianitati infalibiliter pervenissent cum nostris consiliis oportunis ipsum instrumentum conventionum et pactorum et omnia et singula in eo contenta ratificamus, gratificamus et approbamus ac grata rata et firma esse volumus in omnibus prout iacent, promittentes ex nunc contra ipsas conventiones et pacta non facere vel venire nec ipsum dominum Georgium de Domino in quo ad presens est inquietate vel molestare aut inquietari vel molestari facere ultra continentia pactorum predictorum donec vitam duxerit in humanis, et dum nobis observaverit, viceversa ea que nobis promisit et que in dicto instrumento pactorum et conventionum distinctius continentur Cuius tenor sequitur in haec verba:

In nomine domini nostri Jesu Christi ac protectoris  nostri Sancti Marci Euangeliste millesimo trecentisimo nonagesimo secundo, indictione decima quinta. In castro Durachii, presentibus domino Joanne, Dei gratia archiepiscopo Durachii, domino Philippo Barello de Venetiis, domino Almoro Barbaro de Venetiis, magistro Nicolao filio quondam Francisci de Seraualle, medico, domino Iacomello Boatello de Venetiis, presbytero, Andriolo de Venetiis,  testibus convocatis et rogatus, nobilis et egregius dominus Georgius Thopia, dominus Durachii, dedit et tradidit castrum Durachii de consensu et voluntate sua nobili et egregio viro domino Saraceno Dandulo, sindico et procuratore(!) ac capitaneo generali Culphi pro ducali Dominatione Venetiarum, his pactis et conditionibus videlicet. 

Primo, quod levetur insigne sive vexillum beati Marci nomine et vice dominationis et Communitatis Venetiarum. 

Item quod dominatio teneatur tenere, defendere et manutenere ipsum castrum suis munitionibus et hominibus, defensoribus et custodibus. 

Item quod ipsi custodes vocent et clament tutelam vice et nomine Egregii domini Georgii Thopie domini Duarachii. 

Item si aliqui essent fugitiui quod ad ipsum Castrum pro sui securitate irent quod predicta Dominatio teneatur illos in manibus dicti domini Georgii tradere. 

Item si aliqui essent extra civitatem ipsi Domino Georgio rebelles, quod ipsa Dominatio procuret et sollicitet illos reconciliare in favorem domini Georgii.

Item si a casu Dominatio transmitteret ambasiatorem ad dominum Turchorum, ipsa Dominatio provideat et procuret ponere pacem et concordiam cum predicto domino Georgio. 

Item si ipsi domino voluntas inesset aliquos suos subditos carcerari, quod possint illos mittere ad castrum et quod ipsa dominatio teneatur illos conservare ad libitum et voluntatem prefati domini. 

Item quod predictus dominus Georgius possit disponere ac distribuere res suas ecclesiasticas existentes in ecclesia dicti Castri et alia sua bona mobilia secundum libitum et voluntatem. 

Item si continget ipsum dominus Georgium emigrare ab hoc seculo quod nobiles et fideles ac vassalli sui possint stare, ire et redire, in dicta Civitate Durachii sine aliqua molestia et tedio.

Item quod tam ipse dominus Georgius quam Dominatio Venetiarum teneantur servare statuta et ordines dictae Civitatis Durachii. 

Item nobilis et egregius dominus Georgius Topia, dominus Dirachii suprascriptus, iuravit et sacramentavit observare et manutenere suprascripta et post eius mortem Civitatem Dirachii in manibus et potestate Dominationis sive Comunitatis Venetiarum libere devenire prout alias promisit et in presenti et contra nobilis et egregius vir dominus Saracenus Dandulo, sindicus et procurator ac capitaneus generalis Culfi, iuravit et sacramentavit vice et nomine Dominationis ac Communitatis Venetiarum observare et manutenere supradicta. 

Ego Joannes filius quondam Pizarini de Arimino, imperiali auctoritate notarius et iudex ordinarius, predictis omnibus et singulis presens interfui, subsripsi et publicavi signumque meum consuetum apponere posui. 

Insuper quia dictus dominus Georgius per suprasciptos suos ambasiatores inter alia requiri fecit a nobis quatinus dignaremur eidem concedere de gratia speciali quod habeat arbitrium et potestatem assecurandi omnes Albanenses quos reduceret ad standum et habitandum in Durachio in personis et bonis suis. 

Ad hoc cum dictis nostris consiliis sibi fecimus responderi sicque contenti sumus quod dictus dominus Georgius possit securitatem facere omnibus dictis Albanensibus qui se volent reducere cum personis et bonis suis ad habitandum civitatem antedictam eiusque promittere quod de quanto bene operabuntur et facient cum honore nostri Dominii et ipsius domini cum plenissima securitate poterunt ibi stare et habitare quia tractabuntur in personis et bonis suis a nobis et nostris omnibus dulciter, favorabiliter et benigne sicut alii cives dictae Civitatis Durachii.  

In quorum premissorum fidem et evidentiam pleniorem presentes nostras litteras fieri iussimus et bulla nostra aurea pendente muniri. 

Datum in nostro Ducali Palatio, anno Domini M.CCC.LXXXXII, mensis Augusti,  die decima octava, indictione XV.

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT