Me dhimbje te thelle dhe deshperim te madh, njoftojme te afermit, miq e dashamiret se Mustaf Vraniqi nga Prizreni me banim ne Plano Texas , SHBA, ka ndru jete 5 Nendor 2017 Mustafa ishte nje bashkeshort, babe, gjysh, vella i mrekullueshem dhe miku me i mire i yni. Por gjithashtu ishte edhe nje shok i vecante, nje patriot e atdhetar i flakte, bujar ne shpirt e ne veprime, i dashur dhe i respektuar me te gjithe njerezit, dhurues i perhershem i dashurise dhe i respektuar prej gjithe komunitetit. Mustafa lindi dhe u rrit ne Prizren dhe emrigroi ne Amerike familisht ku ka jetuar dhe punuar me nder e me djersen e ballit dhe kudo ka fituar respektin e nderimet e gjithe komunitetit shqiptar dhe Amerikan por edhe me gjere se aq. Mustafa gjithmone ishte modest , por vepra e tij flet shume. Ai do te na mungoje shume, ne familjareve te tij, gruas Medijes, djalit edhe vajzave , vellezerve, motres, niprave e mbesave, te afermeve e krejt miqve qe e kane njohur. U prehte ne paqe shpirti i tij.
Per sherbimet dhe vizitia lutemi shihni informacionet me poshte:
Per te pamen adresa eshte :
1409 Glyndon Drive, Plano TX,
Tel: 214 923 9686
Sherbesa fetare ne xhamine Abrams, ne Richardson, TX :
Te marten ne Ora 1.45 falja
Trupi i tij do te pushoje afer trupit te vajzes Valona ne Restland Cemetary in Richardson, Texas, SHBA.