• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DASHURI NE SHTEGTIM

April 6, 2021 by dgreca

Intervistë me shkrimtarin dhe poetin e njohur Muzafer Ramiqi/

Nga E.B., Nju Jork /

Shkrimtari dhe poeti Muzafer Ramiqi, ka lindur në vitin 1967, në fshatin Pozharan, Kosovë. Rrjedh nga një familje atdhedashëse, fisnike, bujare dhe sakrifikuese. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm në vendëlindje dhe në Viti.

Ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Kolegjin “Pjetër Budi” si dhe studimet në master në drejtimin Menaxhment i Përgjithshëm në Kolegjin “Universum” në Prishtinë.

Me shkrime merret që nga fëmijëria dhe deri tash ka botuar katër përmbledhje me poezi.

Në kohën e rinisë ka botuar në shtypin periodik të kohës në revistat “Zëri”,” Bota e Re”, revista e Fakultetit te Mjekësisë “Refleksi”. Ka marrë pjesë në orë të numërta poetike. Si student ka qenë udhëheqës i grupit letrar dhe recitator të fshatit.

Përveç se në gjuhën shqipe, Muzaferi ka shkruar ose përkthyer vepra edhe në gjuhën angleze, frënge, rumune dhe kineze. Është prezentuar me një cikël poezish në gjuhën shqipe dhe rumune në antologjinë “Apele iubirri” (Ujërat e dashurisë), në vitin 2012 në Bukuresht të Rumanisë. Poashtu në revistën Pelegrin, ka botuar një cikël poezish si dhe së fundmi edhe në revistën Poetry Hall, revistë bilingual Angleze dhe Kineze, volumi 3, 15 Prill 2020 i janë botuar dy poezi në gjuhën angleze dhe kineze.

Librat e botuara: 

1. “Anemia e kujtimeve”, poezi, 1997, Shtëpia botuese Asdreni, Viti.

2. “Mendoj për ty”, poezi, 2003, Shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë.

3. “Portat e heshtjes”, poezi, 2011, Shtëpia botuese Prishtina Press, Prishtinë.

4. “Dashuri në shtegtim”, poezi, 2019, Shtëpia botuese “Meshari” Prishtinë.

Para afër dy vitesh revista Pelegrin, të cilën e nxjerr klubi letrar “Drita” ka botuar një cikël poezish. Poashtu ka qenë redaktor ose recenzent i disa librave me poezi të autorve të rinj.

Muzaferi është gjithashtu edhe tekstshkrues i këngëve.

Cili është libri juaj më i ri dhe kur e keni botuar?

Muzafer Ramiqi: Libri im më i ri titullohet “Dashuri në shtegtim” dhe është botuar në verën e vitit 2019.

Për çfarë bën fjalë libri? 

Muzafer Ramiqi: Si gjithë librat e mia edhe në librin e ri “Dashuri në shtegtim” dominon motivi i dashurisë, dashurisë si ndjenjë universale, e cila gjendet në çdo qenie, jo vetëm te njeriu. Flas për dashurinë ndaj njeriut, ndaj partnerit, prindërve, fëmijëve, vllezërve, motrave, miqve, te panjohurve, ndaj tokës, qiellit, ajrit, gjithësisë…me një fjalë çdo gjëje.

Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni përmes tij?

Muzafer Ramiqi: Mesazhi im është një vetëdijsim për të investuar më shumë në ndjenja, ngase njerëzimi kohëve të fundit e ka humbur fokusin. Njerzit çdo ditë e më shumë po bëhen vetjak, injorues ndaj tjerëve dhe rrethinës, fare nuk iu bëhet vonë për tjerët dhe nuk lodhen aspak në kultivimin e marrëdhënjeve me njëri-tjetrin.

Çfarë strukture ka libri?

Muzafer Ramiqi: Në libër kam përfshirë 102 poezi gjithësejt dhe është i ndarë në katër kapituj ose cikle: 1. Rrugët, 2. Ecje, 3. Qëllimi dhe 4. Dashuria.

Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër të librit? 

Muzafer Ramiqi: Mua më frymëzojnë jetërat e njerzve, historitë e tyre, fatet e njerzve, fati i njerëzimit. Nga po shkon kjo botë, ka po shkojmë ne si shoqëri dhe mundohem që t’i thërras vetëdijes së njerzve për t’u vetëdijësuar për fatin e botës.

Sa libra keni botuar deri tani? Na tregoni më tepër për veprat e tjerat letrare tuajat.

Muzafer Ramiqi: Deri tani kam botuar gjithsej 4 (katër) libra me poezi: 1. “Anemia e kujtimeve”, 1997, Shtëpia botuese Asdreni, Shkup. 2.”MEndoj për ty”, 2003, Shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë, 3. “Portat e heshtjes”, 2011, Shtëpia botuese Prishtina Press, Prishtinë dhe 4. “Dashuri në shtegtim”, 2019, Shtëpia botuese Meshari, Prishtinë.

Cilin libër do të veçonit nga veprimtaria juaj?

Muzafer Ramiqi: Të flasësh për librat, është si të flasësh për fëmijët e tu. Është vështirë të dallosh se cilin do e doje më shumë, përkundër dallimeve që mund të kenë mes vete. Por, për nga realizimi teknik dhe artistik, do e veçoja librin “Portat e heshtjes”, që për mua është një realizim 

gati i përsosur dhe do dëshiroja të përkthehet dhe në gjuhët e huaja, sidomos në angleze për vlerat që ka, vlera që i reziston kohës.

Cili libër/autor që keni lexuar ju ka tërhequr më shumë dhe pse?

Muzafer Ramiqi: Në kohën e rinisë kam lexuar shumë libra dhe besoj se ajo ka qenë koha e formësimit tim si krijues i ardhshëm. Nga poetët më eminent dhe që ka lënë mbresë të thellë në mua është poeti rus Sergej Jesenin, arsyeja pse mund të them se ishte një qasje krejt ndryshe ndaj poezisë dhe shtjellimit të temave.

Çfarë pasione dhe qëllime të tjera keni në jetë? 

Muzafer Ramiqi: Për mua pasion është poezia. Por kam mjaft tërheqje edhe ndaj arteve tjera, nga filmat sidomos. Herë pas here edhe gatimi, sidomos në kohën e pandemisë kam zhvilluar mjaft shkathtësi për gatim. Por mbi të gjitha ajo që më flen në zemër është bamirësia, t’u ndihmoj njërzëve me dijen dhe kapacitetet që kam. Pa dashur njerëzimin, s’mund t’i ndihmosh, prandaj rrjedhimisht del se edhe dashuria ndaj njerzve është një lloj pasioni.

Çfarë temash ju interesojnë të trajtoni në shkrimet tuaja? 

Muzafer Ramiqi: Siç e kam përmendur edhe më lart, më interesojnë fatet e njerzve, raportet ndërnjerëzore, ngjarjet. Mbi të gjitha dashuria si ndjenjë më fisnike dhe më e lartë. Synimi im është që të trajtoj tema sociale, diversitetin kulturor, dallimet në pikëpamjet e njerëzve, luftimi i paragjykimeve dhe emancipimi kulturor, një urë lidhëse mes të kaluarës dhe së ardhmes.

Çfarë mendoni për letërsinë që krijohet sot?

Muzafer Ramiqi: Sot, teknologjia i ka mundësuar secilit që dëshiron të shkruaj çfarë dëshiron, shprehja e lirë është në nivelin më të lartë; kjo ka mundësuar që ti shmangemi cenzurave të ndryshme, qoftë atyre me karakter politik, fetar etj. Por prapë mendoj se duhet një lloj auto-cenzure, ku secili që shkruan të reflektoj pse jo dhe të konsultohet me ndonjë krijues professional para postimit. Në anën tjetër, çështja e botimeve ka dalë prej kontrolli ngase shtëpitë botuese janë shëndërruar në biznese, ndaj për të botuar sa më shumë libra nuk vendosin asnjë kriter, shëtpitë botuese as nuk bëjnë më as redaktimin as lektorimin, krejt çfarë bëjnë është vetëm se marrin numrin ISBN dhe këtë e bëjnë në marrëveshje me shtypëshkronjat për të marrë ndonjë pjesë të fitimit.

Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjatë viteve? 

Muzafer Ramiqi: Unë kam filluar të shkruaj poezi që nga fëmijëria, diku përafërsisht nga mosha 12 vjeçare, në atë kohë krijimet e mia të para ishin të thjeshta kushtuar nënës, mësuesit, zogjve, natyrës…me rritjen time edhe natyra e krijimeve vinte e pjekej, në vitet 80ta, ka sundu një stil I poezisë hermetike, dhe kam qenë mjaft I ndikuar nga gjendja e rëndë politike dhe nga mitologjia greke, të cilën si i ri e kam dasht shumë. Gjatë kohës studentore poezia ime ka marrë stilin e tanishëm dhe jam munduar ta trasoj këtë stil të poezive meditative refleksive, me pak fjalë më thënë shumë. Poezinë time e kisha krahasu më parfumin, siç duhen shumë e shumë lule për të prodhuar disa pika parfum, ashtu është edhe poezia..

Çfarë e bën të suksesshme një shkrimtar?

Muzafer Ramiqi: Përkushtimi ndaj poezisë, dashuria ndaj lexuesve, krijimi i një rrethi krijuesish të cilët të përkrahin dhe vullnet i forte për të përballuar sfidat sepse të qenit shkrimtar do edhe sakrificë, për këtë duhet edhe përkrahja e familjarve.

Ku mund të blihen librat e tu? 

Muzafer Ramiqi: Nëse e keni fjalën për librat e mi, unë nuk kam shitur libra: ato i dhuroj; poezia ime nuk ka çmim, unë krijoj për lexuesit. Sidoqoftë, dëshira ime është që librat e mi të jenë të qasshëm edhe në versionet elekronike, që të mund t’u ofroj sa më afër lexuesve kudo qofshin ata.

Na flisni më shumë që qytetin nga vini, ku jetoni tani, jetën dhe disa nga veprimtaritë e tuaja. 

Muzafer Ramiqi: Unë jam lindur e rritur në fshat, fshati im quhet Pozharan, fshati im gjeografikisht i takon regjionit të Anamoravës, nën administrimin e komunës së Vitisë dhe është ndër fshatërat më të mëdhenjë në Kosovë dhe shquhet me nivelin e lartë të shkollimit të njerzve. Tash jetoj në Prishtinë, qyteti që ka shpirt dhe zemër. 

Filed Under: Interviste Tagged With: Dashuri ne shtegtim, Ermira Babamusta, Muzafer Ramiqi

Artikujt e fundit

  • Mesazh ngushëllimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin
  • KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN MBAN ZI – NDËRROI JETË KANCELARI I KISHËS ORTHODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE, AT ARTHUR LIOLIN
  • SHKOLLA SHQIPE “CHILDREN OF THE EAGLE”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË AMERIKË
  • SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR
  • Fantazi e çuditshme
  • Kuvendi miratoi Rezolutën nëpërmjet së cilës dënon sulmin terrorist të organizuar nga Serbia në veri të Kosovës
  • Njohja njerëzore, ky proces që fillon nga vetja
  • Për të gjithë të interesuarit…(Reklamë)
  • Evropë apo Europë?
  • SHUHET ATË ARTHUR LIOLIN
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • Lamtumirë At Arthur Liolin
  • Lamtumirë i Përndershmi At’Arthur Liolin
  • FJETI MË ZOTIN ATË ARTUR LIOLINI
  • Shuhet At Arthur Liolin, Vatra telegram ngushëllimi

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT