Nga Ahmet ZANI/
Muzeu Kombëtar i Gjergj Kastriotit, i njohur ndryshe si muzeu i Skënderbeut dhe muzeu i Krujës është një nga më të vizituarit në vendin tonë.
Ky muze është ndërtuar në Kalanë e famshme të Krujës kryeqendra e shtetit të Arbërit, ku janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumenta, riprodhime nga historitë e legjendarit Skëderbe.
Në 100 vjetorin e Pavarsisë së Kombit shqiptar, është investuar për ndriçimin e pjesëve kryesore të Kalasë. Përreth Kalasë rrugët e kalldrëmta sjellin panoramën e mrekullueshme të muzeut, dhe turistët vendas si dhe të huaj largohen me mbresa nga muzeu i Krujës, ndërsa kohët e fundit rasti i dëmtimeve të disa rrugëve kanë shqetësuar jo pak banorët vendas.
Lagjet e Krujës që ndodhen përreth Kalasë, aty ku dhe lidhen disa rrugë që tashmë sjellin shqetësimin e banorëve të cilë ankohen nga moskujdesjet e strukturave institucionale sikur mos të njohin historinë e Muzeut dhe të kalasë së Krujës në tërësi. Rrugët kanë nisur të çarat dhe disa banorë po përpiqen të investojnë për të minimizuar dëmtimet me ato pak mundësi që ofrohen, por kjo është shumë pak. Lëvizjet e tokës në disa pozicione përreth kalasë, krijojnë problemet e shfaqura ndërsa vendorët justifikohen nga mungesa e fondeve, kjo nuk mund të justifikojë pamjen e krijuar sëpaku për turistët ku përballen me këtë fakt aspak normale duke ju larguar realitetit historik që mbart muzeu i Krujës.
Nje problem me vete perben edhe cilesia e dobet e punimeve ne Hamamet e muzeut.