• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LOJALIZMI, DUKURI E IMPONUAR

November 14, 2019 by dgreca

Kudo që janë qytetarët kanë krenarinë e tyre personale e shoqërore, duke dëshmuar respektimin e ligjshmërisë përkatësisht lojalitetin qytetar, por nga ana tjetër edhe shteti duhet të dëshmojë lojalitetin ndaj qytetarëve, sepse shteti  është në shërbim të tyre duke treguar në praktikë përgjegjshmëri funkcionale, e jo qasje të dyfishta, përkatësisht  imponim për interesa të individëve dhe klanëve të ndryshme, me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën.

ESE Nga Nail  Draga/

Në jetën e përditshme apo diskutimet e ndryshme  kemi pasur rast të degjojmë  shprehjen  e lojalitetit, por të pakët janë ata që analizojnë anën semantike, duke dhënë përfundime të pranueshme. Por, varësisht prej rasteve kemi pasur mundësi të dëgjojmë togfjalëshin “qytetar lojal”, për një komunitet në një vend apo mjedis të caktuar.Një konstatim i tillë nuk është i  kohës se re por ka trashëgiminë shoqërore deri në ditët tona, që dëshmon qendrimin, përkatësisht deklarimin  e individëve apo qytetarëve ndaj çështjeve të ndryshme shoqërore. Por, më të drejt bëhët pyetja se cili individ, apo grup i qytetarëve mund  të emërtohet me një epitet  të tillë.

Epiteti ndaj popujve të ndarë

Nga përvoja e deritashme del se  ky epitet iu mveshët  kryesisht mjediseve multinacionale e multikulturore që ka të bëjë me   pjesëtarët e  popujve të ndarë, që në fjalorin politik njihen me epitetin e  pakicave kombëtare. Janë pikërisht pjesëtarët e kësaj kategorie të qytetarëve të cilët dallohen nga qytetarët tjerë si nga përbërja nacionale, gjuhësore e kulturore, përgjithësisht me identitet të veçantë në krahasim më qytetarët  e tjerë.

Pra kemi të bëjmë me këtë kategori të qytetarëve ndaj  të cilëve vazhdimisht  ekziston animoziteti, duke mbetur sindrom për shumicën e qytetarëve të tjerë. Dhe një qasje e tillë nuk është dukuri e panjohur, sepse  ajo ka një vazhdimësi  si në monizëm edhe tash në pluralizëm. Ndërsa prania e vazhdueshme  e  distancës etnike në Mal të Zi, e njohur  si dukuri  e publikuar kohë pas kohe  në sajë të hulumtimit të opinionit  dëshmon katërçipërisht një konstatim të tillë.

Pushteti autoritar dhe kërkesat qytetare

Në shtetët demokratike kërkesat e qytetarëve nuk vlerësohen sipas shijes së shumicës parlamentare, por në sajë të argumentëve, që janë në favor të avancimit të çështjeve përkatëse. Çështjet e tilla ndonëse të rralla  janë prezantuar  nga subjektet politike  e ato kryesisht opozitare apo nga shoqëria civile. Janë pikërisht subjektet nga shoqëria civile të cilët i trajtojnë çështjet përkatëse pa paragjykime dhe interesa të ndryshme, duke mbetur model i demokratizimit të shoqërisë. Kërkesat e tilla  dëshmojnë qendrimin dhe prezantimin e qasjeve të ndryshme të cilat  nuk sipas dëshirës së shumicës parlamentare, përkatësisht të pushtetit, duke dalë në sipërfaqe “devijimi” i lojalizmit të kësaj kategorie të qytetarëve, sepse kërkesat e tyre nuk janë sipas “shijës” së  pushtetit, madje edhe të pa pranueshme, sepse iu prishën gjoja  objektivat  zhvillimore për të ardhmën.

Qendrimet e tilla autoritare nga ana e pushtetit  janë të njohura për  lojalitetin e qytetarëve është në kundërshtim me parimet demokratike të pluralizmit politik, në një mjedis multinacional. Sepse të qenit  lojal nuk do të thot se duhesh të heshtesh çdo herë, por nevojitet një reagim i guximshëm  me argumente  për çështjet kontestuese që janë në favor të interesit të përgjithshëm. Ndërsa pranimi në heshtje përkatësisht mos reagimi ndaj  veprimeve që  janë të dëmshëm për mjedisin apo vendin përkatës, dëshmon qasjen konformiste dhe mungesën e guximit qytetar e ati intelektual.

Lojaliteti si përulësi

Fjala lojalist vjen nga gjuha frengë(loyal) që ka kuptimin besnikëri, përkushtim, sinqeritet, ndërshmëri, drejtësi e ligjshmëri, nga del së kemi të bëjmë me mundësi të ndryshme përshtatjeje  që varën nga  qasjet e individëve  gjatë komunikimit.

Në vendet multinacionale të cilët kanë dëshirë të quhen demokratike deklarimi për lojalitet kërkon përulësi apo thënë më së miri besnikëri ndaj shumicës, përkatësisht të pushtetit nga del se shumica dyshon në qendrimin e tyre në jetën shoqërore. Pra, kemi të bëjmë  me kategorinë e qytetarëve të cilët janë pjesë e një shteti të cilët në të kaluarën në rrethana të ndryshme shoqërore dhe historike jo me dëshirën e tyre  janë aneksuar, duke u bërë  pjesë e popullatës së  ati shteti.

Pikërisht duke marrë parasysh një konstatim të tillë koncepti i  lojalizmit mund të trajtohet si nënshtrim, që duhet pranuar çdo gjë pa refuzim, përkatësisht pa kundërshtim, që ka të bëjë me individët pa qendrim personal. Në raste të tilla mungon guximi qytetar për të mos heshtur ndaj dukurive të papranueshme që ka të bëjë me pjesëtarët e komunitetit, i cili ka mungesë të organizimit të qytetarisë aktive, për të kundërshtuar devijimet shoqërore.

Mungon qytetaria aktive

Në vendet demokratike koncepti i qytetarisë aktive është dukuri e njohur dhe e respektuar, sepse kemi të bëjmë me organizime që nuk janë për interesa private apo të klanëve të ndryshme, por me karakter të përgjithshëm shoqëror. Në këtë aspekt ka shumë raste që kanë rezultuar me sukses në vende të ndryshme në regjion, ku nuk duhet përjashtuar as Malin e Zi. Kujtojmë me këtë rast protestat për mbrojtjën e lumit Tara vite më parë, por së fundit kemi të bëjmë  me ndalimin e ndërtimit të hidrocentralëve te vegjel që patën sukses për të ndaluar devastimin e mjediseve të tilla natyrore. Në këtë aspekt ndonëse ka pasur iniciativa në Ulqin, nuk mund të mburremi, se  mungon ndërgjegjësimi i qytetarisë aktive, sepse ende është i pranishëm sindromi i frigës ndaj pushtetit. Kemi të bëjmë pikërisht me konceptin e lojalizmit i cili te pjesëtarët e popujve të ndarë(pakicë) ka dimension psikologjik të veçantë  me pasoja shoqërore si në të kaluarën e deri në ditët tona.

Servilizmi si virus politik

Edhe të subjektet politike  dukuria e lojalizmit është  e  pranishme ku përjashtim nuk bëjnë as subjektet politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Madje do të ishte befasi të ishte ndryshe, sepse individë të ndryshëm në sajë të interesave të tyre pranojnë të jenë të tillë. Në këtë aspekt duhet thënë se lojalizmi barazohet me servilizmin, sepse të tillët nuk zgjedhin mjete për të arritur qellimet e veta në kohën e duhur. Një veprim i tillë dëshmon qartë se nuk kemi të bëjmë me çështje parimore por me interes që i mundësohet nga politika ditore. Andaj një kategori e tillë nuk është për t’u nënçmuar sepse ajo  stimulon formimin  e klanëve  të subjektët  politike, me përfitime të ndryshme, madje  duke rrezikuar subjektin politik në të ardhmën. Por, servilët nuk mendojnë fare për çështje të tilla, sepse e ardhmja nuk është në ndërgjegjën e tyre, por përfitimet e rastit sot për nesër.

Nuk ka dilemë se e ardhmja  iu mbetët vetëm individëve parimorë, me integritet shoqëror e  vlera profesionale   të cilët në këtë kohë të krizës morale  fatkeqësisht nuk kanë përkujdesjën e duhur shoqërore, çështje kjo e cila ka marrë përmasa të virusit politik në aspektin  lokal e regjional, me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën.

(Nëntor  2019)

Filed Under: Analiza Tagged With: Nail Draga-Lojalizmi-Dukuri e Imponuar

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT