• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U NDERUA GJENERAL ABAZ KUPI NË PËRVJETORIN E VDEKJES

January 13, 2019 by dgreca

*Në mesditën e së Shtunës, 12 Janar 2019, në varrezat Maple Grove në Queens, NY, u përkujtua përvjetori i 43-të i ndarjes nga jeta të heroit të 7 Prillit, Gjeneral Abaz Kupi./

1 a abazi varri1 a ne fund bashke1 a ahmet flet 11 a Ndreca prezanton mysaf1 a folesi kryesor1 a dritan me dore1 a Haxhiu me drit1 a Hakiku pershendetje1 a sokoli flet

NGA DALIP GRECA/ Më shumë foto shihni në facebook(dielli vatra)

* Z. Ahmet Hoti e ka alternuar veprimtarinë mes ligjërusve dhe informacionit historik rreth veprimtarisë të Abaz Kupit dhe Legalistëve gjatë Luftës së Dytë botërore…

– Kryetari i Vatrës, Z. Dritan Mishto shtroi idenë e krijimit të një Fondacion me emrin e Abaz Kupit, me qëllim që të krijohen mundësi për ta përcjellë figurën dhe veprën e tij tek rinia dhe të stimulohen studentët për studmin e kësaj figure kombëtare.

– Folësi kryesor z. Fatmir Keqi, vlerësoi figurën e Abaz Kupit përgjatë historisë së Shqipërisë dhe përshkroi bëmat e tij nga rinia derisa mbylli sytë në Nju Jork.

– Z. Muharrem Hudënishti paraqiti vlerat Gjeneral Abaz Kupit, në kujtesën e ish të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, burgun e tmerrshëm, ku ishin kyçur kundërshtarët e regjimit dhe bijtë e tyre. Ai solli në kujtesë gjykimet dhe vlerësimet e ish bashkëvuajtësve.

– Z. Haxhi Dauti, Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan përgëzoi organizatorët dhe Vlerësoi figurën e Gjeneral Abaz Kupit.Dauti mbështeti idenë e kryetarit të Vatrës.

– Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA solli përshëndetjen e Kryetarit të PLL, z. Shpëtim Axhami…dhe mbështeti protestën e studentëve duke iu kërkuar atyre që të dalin nga kërkesat thjesh ekonomike dhe t’i japin orientim Kombëtar  asaj.

– Në emër të familjeve Dani, Çupi dhe Kupi, falenderoi dhe përshëndeti nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.

– Tek Varri i Abaz Kupit u bënë homazhe dhe u vendos kurorë me lule.Homazhe u bënë edhe tek varret e Legalistëve që kanë ndërruar jetë.

– Për të pranishmit organizatorët shtruan drekë në Queens Beerhouse në 92-50  59th Ave, Elhurst NY.

***

KUJTESA- Prijësi popullor, udhëheqësi i Legalistëve, Gjeneral Abas Kupi vdiq më 9 Janar 1976 dhe u varros më 14 Janar.

Komuniteti Shqiptar, vecanërisht ai nacionalist, e përcolli me nderim heroin dhe udhëheqësin legalist. Në varrimin e Tij pat marrë pjesë dhe Mbreti Leka I, i cili udhëtoi nga Madridi së bashku me Ministrin e atëhershëm të Oborrit, avokatin Selim Damani. Familja Mbretërore e adhuronte Abas Kupin si një Hero Kombëtar të çmuar,dhe ndjeu një hidhërim të madh për vdekjen e tij.
Në kronikën e gazetës Dielli, që përshkroi me detaje shërbimet funerale dhe ceremoninë e varrimit, shënonte se në varrim ishte i pranishem edhe z. Alexander Macmillan; i biri i ish Kryeministrit të Anglisë, i cili pati udhëtuar nga Londra, enkas për këtë rast, Julian Emery, dhe te tjere miq nga Anglia dhe Amerika, ishin pjesë e nderimeve që iu bënë Heroit të 7 Prillit. Shqiptarët kishina rdhë për te nderuar Gjeneral Abaz Kupin nga të gjitha shtetet e Amerikës së Veriut, Kanadasë, Australisë së largët, Evropës. Besimet fetare të tria feve ishin të pranishëm dhe u lutën për shpirtin e heroit….Në ceremonitë e organizuara në Nju Jork ishte e pranishme edhe Vatra sepas Abas Kupi dhe shumë vatranë të tjerë, me udhëzim nga Mbreti Zog, qenë bërë pjesë e Vatrës në kohët e vështira të saj, kur Tirana Komuniste nxiste shqiptarët e Amerikës të braktisnin “Vatrën reaksionare” dhe të shkonin tek Shqipëria e Lire. Në emër të Vatrës përshëndeti gazetarja, shkrimtarja Nexhmie Zaimi, në atë kohë kryetare e Degës së Vatrës për Nju Jork -Nju Xhersi, ku ishte i anëatrësuar edhe Abas Kupi. Zonja Zaimi e pat cilësuar në elegjinë e saj Abas Kupin Hero Kombëtar dhe vatran besnik. Vdekja e Abaz Kupit u përcoll edhe nga media amerikane, madje edhe gazeta presitigjioze The New York Times.

KRONIKA PËRKUJTIMORE E 12 JANARIT 2019

Aktivitetin përkujtimor që u organizua në sallën e madhe të adminstratës së varrezave qytetare ne Kew Gardens, u moderua nga numrin dy i  Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, z. Ahmet Hoti. Në sfond të sallës qëndronte portretiiI Abaz Kupit, kurorat me lule dhe Flamuri Kombëtar, kuq e zi, që ishte simboli që e shoqëroi gjatë të gjithë jetës heroi Abaz Kupi, e përskaj tij Flamuri Amerikan.

Të pranishmit kanë përcjellë me soleminitet Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas një minut heshtje për Heroin dhe për të gjithë Legalistët e ndarë nga jeta kohët e fundit.

  1. Ahmet Hoti e ka alternuar veprimtarinë mes ligjërusve dhe informacionit historik rreth veprimtarisë të Abaz Kupit dhe Legalistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke iu referuar një raport ekskluziv të Abaz Kupit dhe Gaqo Gogës të gushtit 1945 dërguar nga Kajro, drejtuar Mbretit Zog , që ndodhej aso kohe në Londër si dhe pjesë nga Memorandumi i 3 oficerëve britanikë ; Billi Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery për Luftën Civile në Shqipëri, si dhe detajet e raportit për bashkëpunimin e anglezëve me Lëvizjen Zogiste në Shqipëri.

I pari folës në tubimin përkujtimor ishte Fatmir Keqi nga një familje e respektuar antikomuniste që kaloi nëpër ferrin e vuajtjeve të komunizmit, dhe dha luftëtarë antikomunistë, që nuk kursyen as jetën.Mysafirin e prezantoi legaliste veteran Ndrece Gjergji.

Folësi Fatmir Keqi falenderoi orgaizatorët, Familjen Kupi, Dani, Cupi,  dhe Legalistët për këtë veprimtari nderuse për udhëheqësin e Legalistëve dhe Heroin e rezistencës së 7 prillit 1939. Abaz Kupi, tha folësi, është simbol i traditave më të bukura e më të pastra shqiptare si besa, burrëria, drejtësia, por edhe simbol i mbrojtësit luftëtatrit të vendosur të krahinës,dalëzot i Atdheut. Ai u shqua për trimëri, u shqua si komndant, nacionalist i paepur e largpamës, por edhe si një politikan konseguent kombëtar, një diplomat i rangut të parë. Z. Fatmir Keqi shpalosi fletë nga jeta trimërore plot bëma të Abaz Kuptit, duke filluar nga rinia, e deri tek 7 Prilli, ku shkëlqeu si simbol i qëndresës dhe besës shqiptare, duke i zbardhur faqen Shqipërisë përballë fashistëve pushtues. Ai u ndal gjatë në veprimtarinë e Abaz Kupit gjatë Luftës së Dytë Botërore, renditjen në frontin e përbashkët kundër pushtuesëve, qëndrimi në Mukje, largimit nga Fronti, vazhdimi i përpjekjeve për të bashkuar forcat Kombëtare, takimet në Prezë, Mat, Mal i Bardhë, Lurë etj. Më pas u ndal në kohën e mërgimit, përpjekjet e vazhdueshme për të arritë bashkëpunimin dhe unifikimin e veprimtarive të të gjitha forcave antikomuniste, roli i tij i spikatur në Komitetin Shqipëria e Lirë, bashkëpunimi me Mid’hat Frashërin etj.

Me shumë interes ishte dhe kumtesa e z. Muharrem Hudënishti, i cili i paraqiti vlerat Gjeneral Abaz Kupit, në kujtesën e ish të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, burgun e tmerrshëm, ku ishin kycur kundërshtarët e regjimit dhe bijtë e tyre. Ai solli në kujtesë gjykimet dhe vlerësimet e ish bashkëvuajtësve: Eugjen Merlika, Ahmet Kolgjini,Lek Syku,Fadil Dema, Asllan Allamani, Kudret Lika, Sami Kupi e të tjerë. Secili prej tyre evidentoe në bisedat rreth heroit virtytet, cilësitë e rrallë të heroit të 7 Prillit. Z. Hudënishti e mbylli kumtesën e tij me thirrjen: Abaz Kupi le të shërbejë si model frymëzimi, le të jetë ushqim moral dhe qëndrese për ne dhe brezat që do të vijnë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto ka përshëndetur në emër të Federatës Panshqiptare dhe vatranëve, ka vlerësuar figurën e Abaz Kupit me përmasat e saj.Vatra është pjesë e veprimtarive tuaja, u tha ai Legalistëve, pasi dhe vetë Abaz Kupi ishet një vatran besnik, ashtu si shumë legalistë si, Ramiz Dani, Abedin Mulosmani, Hysen Mulosmani, Musli Mulosmani, Ndrecë Gjergji,i cili ende është aktiv në Vatër, Ahmet Hoti, që është edhe anëtar i këshillit të Vatrës dhe shumë legalistë të tjerë. Kryetari i Vatrës shtroi idenë që të krijohet një Fondacion me emrin e Abaz Kupit, me qëllim që të krijohen mundësia për ta përcjell figurën dhe veprën e tij tek rinia dhe të stimulohen studentët për studmin e kësaj figure kombëtare.Besoj, tha ai, se ky do të ishte vlerësim i duhur për figurën e heroit të 7 prillit.

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, ka vlerësuar veprimtarinë përkujtimore, kushtuar figurës Kombëtare Abaz Kupit, që ia zbardhi faqen Shqipërisë në kohë të vështira. Është hera e dytë , tha ai që marr pjesë në tubimin tuaj të përvitshëm dhe ju përgëzoj që mbani gjallë fiura të tilla si Gjeneral Abaz Kupi. Po ashtu z. Haxhi Dauti përkrahu idenë e Kryetarit të Vatrës për krijimin e një fondacioni me emrin e Abaz Kupi dhe nxitjen e stimulimin e studentëve për të studiuar figura të tilla Kombëtare. Kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, z. Hakik Mena, ka sjellë përshëndetjen e Kryetarit të Legalistëve shqiptarë  Z. Shpëtim Axhami.

Në emër të familjeve Dani, Çupi dhe Kupi, falenderoi dhe përshëndeti nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.

PËRSHËNDETJA E KRYETARIT TË PLL, Z. SHPËTIM AXHAMI

Kam nderin që në rolin e kryetarit të PLL dhe në emër të Kryesisë PLL të përshëndes aktivitetin e degës tuaj në nderim të figurës së heroit kombëtar të rezistencës antifashiste gjeneral Abas Kupit.
Dega PLL Amerikë ka mbajtur gjallë frymën mbretërore-zogiste-legaliste për vite me rradhë gjatë diktaturës më të egër komuniste të vendosur në Shqipëri pas vitit 1944.
Pa tjetër ajo që ju sot bëni për të përkujtuar figurën e Abaz Kupit na nderon të gjithëve ,na bën optimist dhe na jep kurajo në punën tonë të përbashkët në interes të Kombit tonë.
Kjo merr vlera të vecanta aq më tepër duke ditur se kush ishte Abaz Kupi dhe roli që ai ka patur për gjatë gjithë jetës së Tij.
Aty ku e kërkonin interesat Kombëtare aty gjendej gjeneral Abaz Kupi.
I lindur në 1892 në rrethin e Krujës.
Deri në 1924 mori pjesë aktive në gjithë luftërat kundër okupatorëve që donin tjetërsimin e trojeve tona.
Pas vitit 1924 deri në 1939 shërbeu si komandant xhandarmarie duke u bërë besnik në vendosjen e rendit dhe shtypjen e kryengritjeve antikombëtare të organizuar kundër regjimit të Mbretit Zog.
Më 1939 nën besimin e Mbretit të shqiptarve Zogu I priti me luftë okupatorin fashist duke treguar se kush ishte në të vërtetë Mbretëria Shqipëtare.
Gjatë LDB bashkë me forcat e tij kërkonte një bllok të përbashkët antifashist kombëtar kjo e mëshiruar në Marrëveshjen e Mukjes .
Tradhëtia që ju bë kësaj marrëveshje ,fryma që po krijohej me ndërhyrjen e jugusllavëve për të kthyer luftën për clirim në luftë për pushtet nën këmbën serbo-ruse komuniste me cdo cmim vëllavrasës bëri që Abaz Kupi të vazhdonte luftën nën direktivat e focave aleate duke krijuar në Nëntor të 1943 OKLL si frymë e Triumfit të Legalitetit të viti 1924 .
Formacioni politiko -ushtarak i krijuar kishte si qëllim të fitohej lufta.
Kthimin në pushtet të Mbretit Zog I i larguar në mënyrë jolegjitime si rezultat i pushtimit  fashist .
Vazhdimin e luftës deri në bashkimin kombëtar Kosovë – Camëri.
Mbështetje perëndimore te forcat aleate.
Rrjedhat që mori lufta bënë që si shumë nacionalistë të tjerë për të shmangur një vëllavrasje më të thellë të largohej në ekzil.
Në emigrim duke qëndruar gjthmonë besnik i Mbretënisë Zogiste dhe i filozofisë Zogiste gjithë kontributin dhe mundin e tij ja kushtoj PLL programit të saj , rolit për shembjen e diktaturës në Shqipëri , kjo si kryetar i PLL i përhershëm ,si aktivist i Komitetit “Shqipëria e Lirë “ si president i projektit “Valualba” etj .
Familja e Abaz Kupit për meritat e Tij u denigrua e persekutua,u burgos, u internua sepse ky ishte regjimi komunist antikombëtar serbo-sllav.
Por duke kërkuar mirkuptimin tuaj nuk po zgjatem më tepër ,sepse cfardo të themi ngelet shumë pa thënë për këtë atdhetar nacionalist lagalist, zogist, mbretëror .
I përjetshëm kujtimi i Abaz Kupit në këtë përvjetor ku dhe ka ndërruar jetë. Edhe një herë respekte suksese për punën tuaj në vazhdimësi dhe respekte për aktivitetin e degës tuaj
Përzemërsisht në emër të Kryesisë PLL
Shpëtim Axhami kryetar i PLL

****

Pas veprimtarisë pjesmarrësit shkuan tek varri i Abaz Kupit dhe bënë homazhe dhe vendosën kurorë me lule.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Nderohet Abaz Kupi, pervjetori 43 i Vdekjes

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT