• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndeshja Shqipëri- Serbi, trajneri Çurçiç: Mendojmë vetëm për lojën

October 7, 2015 by dgreca

TIRANË, 7 Tetor/Nga Gjergji Mima/ -Trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç dhe kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç,  mbajtën sot një konferencë për mediat në prag të sfidës së 8 tetorit ndaj Kombëtares shqiptare në “Elbasan Arena”, të vlefshme për elemiatoret e kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Konferencën e hapi zv/Presidenti i Federatës serbe, Savo Milosevic, i cili theksoi se gjatë rrugës për në Tiranë,  autobusi i Serbisë është goditur me gurë, por tha se autoritetet shqiptare reaguan menjëherë dhe situata u normalizua.

“Ndodhi një incident i vogël rrugës për në Tiranë. U qëllua me gurë autobusi, por nuk pati ndonjë problem. Reaguan autoritetet shqiptare dhe gjithçka është në rregull”, tha Milosevic.

Perfaqesues te ekipit kombetar serb ne konference shtypi Foto Agim Dobi (2)Ndërsa trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç u shpreh se, “do mundohemi të mos mendojmë për gjë tjetër në fushë, por vetëm lojën. Sa i përket formacionit të përfaqësueses së Serbisë, trajneri serb tha se, “formacionin do ta shihni nesër në fushë”.

Trajneri serb ka ripërsëritur se përfaqësuesja serbe mendon vetëm për futboll dhe për asgjë tjetër në këtë ndeshje. Sa për motivimime lojtarëve, ai tha se, “ka qenë shumë e lehtë t’i motivosh futbollistët për këtë ndeshje”.

Ai deklaroi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, megjithëse shtoi se Shqipëria ka një skaudër të konsoliduar. “Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë”, tha ai.

Perfaqesues te ekipit kombetar serb ne konference shtypi Foto Agim Dobi (1)Lidhur me një shkarkim të tij nëse humbet nesër trajneri Çurçiç në tha se, “Çdo trajner e di që një ditë do të largohet, por unë nuk mendoj se do të iki pas kësaj ndeshjeje”.

Ndërsa kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç u shpreh se, “kjo ndeshje e kalon sportin por ne duam ta fitojmë”.

I pyetur për trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, Ivanoviç  tha se, “trajneri i Kombëtares shiqptare është një Italian dhe mendoj se ai ka bërë një përgatitje psikologjike si dinë vetëm ata”.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi impaktin e parë në Tiranë, Ivanoviç tha se, “E dimë që kjo ndeshje tejkalon sportin, por ne duam vetëm futbollin dhe do të përpiqemi me çdo mënyrë ta fitojmë këtë ndeshje”. Kapiteni serb shtoi se, ky rast është rasti më i mirë për të ndryshuar mentalitetin mes dy popujve në Ballkan.

Filed Under: Featured Tagged With: flet Curic, konference Shtypi, ndeshja Shqiperi-Serbi

SHQIPTARET E AMERIKES: FITORE ME SERBINE nE ELBASAN. RUHUNI NGA KURTHET SERBE!

October 6, 2015 by dgreca

– Atmosferë e bukur dhe e jashtëzakonshme në Amerikë për ndeshjen në Elbasan…“Aqsa, do t’a krahasoja me atë gëzimin e pavarësisë së Kosovës, më 18 Shkurt 2008, që përjetuan shqiptarët e Amerikës”, kur marshuan kuq e zi ne Times Square/
-Shqiptaret e Nju Jorkut me rrethina do ta shohin bashke ndeshjen ne Battery Park/
-Thirrje e ansambleistit te Nju Jork-ut, Mark Gjonaj: Ejani ta shohim bashke kete ndeshje!/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Atmosfera përpara ndeshjes, Shqipëri – Serbi, për atë që thirret “Ëndërra Kuq e zi” vazhdon……! për ndeshjen kualifikuese, për në “Francë 2016” ditën e ejte më 8 Tetor 2015 ora 2:45, tek shqiptarët e Amerikës – është e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit: “Aqsa, do t’a krahasoja me atë gëzimin e pavarësisë së Kosovës, më 18 Shkurt 2008, që përjetuan shqiptarët e Amerikës”.
Ndoshta, kjo ka ardhur si rezultat i asaj, që kombëtarja shqiptare, për her të parë në historinë e futbollit shqiptarë, i ka të gjitha shanset për kualifikimin në Euro 2016, pasi ajo ka tani aq pikë të mbledhura sa i japin të gjitha shancet e asaj.
Sepse, ngado që të shikosh ambjetet shqiptare – në shtëpitë e tyre, vendet e punës, klubet dhe lokalet shqiptare, gjithçka, është veshur kuqezi, çdo lokal gjatë gjithë ditës vlonë me këngë e muzikë, vetëm shqip, dhe janë gati për mbasditen (mbrëmjen) e së ejtes së madhe, ku mijëra e mijëra tifozë shqiptarë, kanë për të mbushur me siguri edhe rrugët Amerikës me flamurin kuq e zi.
Atmosferës mjaft sportive, natyrishtë, që po i paraprin një sfide të vështirë, siç është përballja me Serbinë, e megjithatë shqiptarët e Amerikës, ashtu si çdo shqiptarë, sot në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Arbëreshët, dhe ata në diasporë janë shumë entuziastë dhe plot shpresë, për t’i dhënë edhe më shumë kurajo kuqezinjve në Elbasan Arena, edhe nga SHBA.
Një atmosferë e tillë – nuk është vetëm në zonën e Tri-Shteshit, me Nju Jorkun –  kryeqendrën e shqiptarëve të Amerikës, e dalluar për manifestime të tilla –  por edhe qytet e mëdha ku më së shumti janë të përqëndruar shqiptarët, si në : Çikago, Detroit, Filadelfia, Dallas, Feniks, Los Angelos, Toronto dhe Kuibek (Kanada), Boston, Uashington, Karolina e Veriut, Virxhinia, Tampa e Jaksonvile, e tjer….
Edhe, atje, atmosferën e ndeshjes këto ditë nuk e gjenë vetëm brenda shtepive të shqiptarëve – ku çdo shtëpi ka nisur të vendos një flamur kuq e zi, në ballkonin e shtëpisë, por edhe në bare dhe ambiente të tjera ku me qindra sportdashës kan bërë rezervimet dhe kan zgjedhur vendin e tyre, për të përjetuar së bashku emocionet e kësaj përballjeje, historike.  
E gjithë vemendja e shqiptarëve të Amerikës, këto ditë është e përqëndruar në takimin e Elbasan Arenës, ku të gjithë shqiptarët në mbarë botën pritet të përjetojnë 90 minuta plot emocione të Kombëtares së Shqiperisë, në ëndrrën e saj të madhe për të qenë pjesë e më të mirave të Europës në Francë 2016.
Lokalet dhe klubet e shqiptarëve, aty ku jetojnë  kan përgatitur dhe kan marr të gjitha masat për të organizuar një ditë festive me këngë e valle shqiptare, ushqime të specialiteteve shqiptare, madje në disa lokale do të jen edhe disa  emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe shumë surpriza të tjera të përgatitura enkas për këtë ngjarje të madhe sportive, e cila transmentohet nga televizionet shqiptare me një cilësi maksimale përmes ekranit të televizionit, por kësaj rradhe supriza vjen edhe nga televizioni më i madh sportiv amerikan E-SPN1- i cili thuhet se ka dërguar ekipin e tij televiziv në Elbasan.
Ndërkohë, që në “kryeqytetin” e shqiptarëve të Amerikës, qytetin e Nju Jorkut, tashmë çdo gjë është gati – ashtu si në çdo sfidë, për të parë ndeshjen kuq e zi nga SHBA,  së bashku dhjetra shqiptarë, do t’i përjetojnë emocionet djemve kuqezi –  në lokalin e famshëm Battery Park, i cili ndodhet në pjesën e poshtme të qyetit, të Nju Jorkut, ku pjesmarrjen e tyre e kan konfirmuar  edhe disa figura të njohura, të komunitetit, veprimtarë , artistë, dhe politikanë.
Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asamblesiti Mark Gjonaj – një nga organizatorët e këtij evenimenti me organizatën Rrënjët Shqiptare, kan bërë thirrje, sot nëpërmjet rrjetit social facebook, duke thene :” Hajde të bashkohemi në Battery Park!- për një shikimin të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë – Një ndeshje, ku që të gjithë jemi në pritje për të! “, shkruan asamblesti i parë shqiptarë në historinë e emigracionit shqiptarë, zoti Mark Gjonaj.
Shqiptaret e Amerikes bejne thirrje per mbeshtetje, entuziazem ne stadium, por edhe per ruajtje te gjakftohtesise, te jene te kujdesshem ne Elbasan Arena, per t’u ruajtur nga kurthet serbe, qe nuk mund ta harrojne humbjen nen tavoline te tripikeshit.Kujdes vellezer dhe motra, ne rast destabilizimi, te dneshkuarit jemi ne, te zotet e shtepise. Kurre nuk kemi qene me prane kualifikimit! Le t’i mbeshtesim djemte kuq e zi, qe na kane mbushe me shprese. Fitore!

 

Filed Under: Sport Tagged With: battery Park, Mark Gjona, ndeshja Shqiperi-Serbi, Shqiptaret e Amerikes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT