Ekipi i Kukësit pritet që në turin e tretë të ndeshet me ekipin e fortë ukrainas Metalurg Donjeck/
Kush tha se premtimi ishte vec një shpresë për futbollistët e Armando Cungut dhe Sulejman Starovës? Dikush e quajti ëndërr, dikush parashikoi furtunë në Sarajevë, por futbollistët që u ngjitën vitin e kaluar në kategorinë elitë të futbollit shqiptar, në superiore, vazhdojnë ët cudisin opinionin sportiv me bëmat e tyre. Fitorja një javë më parën ë Qemal Stafa, la pak hapësirë për shpresë kualifikimi. U mendua se ekipi boshnajk do ta kishte të lehtë fitoren ne shtepi, por nuk mendonin kështu kuksianët që i kanë bërë një qendresë heroike ekipit boshnjak. Ekipi i Sulejman Starovës nuk e ka humbur qetësinë dhe ka mbrojtë rezultatin për 90 minuta.
Si aleat i fortëiI ekipit boshnjak ishte vlerësuar tifozëria e cmendur, që shtypi e cilësoi si tifozëri ferri, por duket se ‘ushtarët” e Cungut dhe Starovës i kishin mbyllë veshët si Odiseu, që të mos dëgjonin boritë e cmendura. E gjithë ndeshja përfundoi zero me zero, c’ka favorizoi Kukësin, që e pat fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3:2, me gola të shënuar nga (Hoxha 24′, Popovic 45+1′, Allmuca 58′ / , ndërsa për boshnjakët patën shënuar Popovic (aut) 32′, Todorović 33′).
Kukësi ka kaluar kështu në turin e tretë të Ligës së Europës, duke iu bashkëngjitur Skënderbeut të Korcës, që po ashtu ka kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Kalimi i dy skuadrave shqiptare përbën një sukses për futbollin shqiptar, që ashtu si ngjitja pilotike e Kombëtares, edhe me klubet po bënë për të parën herë histori.
Ekipi i Kukësit pritet që në turin e tretë të ndeshet me ekipin e fortë ukrainas Metalurg Donjeck, që futet në garë pikërisht me këtë ndeshje. Natyrisht se Metalurg është një ekipi më i fortë se Sarajeva, por gjithësesi Kukësi edhe me kaq ka hyrë në historinë e futbollit europian dhe e ka bere detyren. Bravo Kukësi!(Dielli)