• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndihmat nga Kosova në Shqipëri nga Kazerma e Ushtrisë në Prizren

November 27, 2019 by dgreca

Kryeministri në detyrë Haradinaj: Ushtria jonë po rritet, ashtu siç po rritet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti ynë territorial/-Nga sot është vendosur që ndihmat dedikuar bashkëkombësve në Shqipëri mund të dorëzohen në kazermën e ushtrisë tonë në Prizren, për shkak se qytetarët nuk po dinë ku të orientohen, të cilat pastaj ushtria jonë t’i kalojë te autoritetet e Shqipërisë apo edhe t’i dërgojnë në vend, aty ku duhet/ Gllogjan, 27 Nëntor 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të aktiviteteve për datën 28 nëntor, sot ka bërë homazhe në Gllogjan, në Kompleksin Memorial te Kulla e Dëshmorëve.Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se 27 nëntori është dita e ushtrisë së Kosovës, që shënohet në gjithë vendin.“Është hera e parë që e shënojmë si ditë të ushtrisë tonë të rregullt, në bazë të ligjeve të miratuara vitin që shkoi, dhe vërtetë ushtria jonë po rritet, ashtu siç po rritet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti ynë territorial”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj.Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë, Haradinaj tha se njëkohësisht në këtë ditë, kujtojnë daljen publike të UÇK-së, pastaj 28 nëntorin, që është nëntori i shqiptarëve, data e pavarësisë, e kthimit të Skënderbeut në kohëra më të hershme, në Shqipëri, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe plot data që lidhen me këtë.Më tej, kryeministri në detyrë, Haradinaj, tha se sot kanë nderuar në të gjithë vendin, duke filluar në Prekaz, pastaj në varrezat e heronjve në Velani të Prishtinës dhe tani në Gllogjan për të nderuar së bashku gjithë ato flijime, gjithë atë sakrificë të shqiptarëve për liri. Kryeministri në detyrë, Haradinaj, the se këto ditë, dje dhe sot janë bashkë me bashkëkombësit tanë në Shqipëri, të prekur nga tërmeti, janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, pra me ata që kanë të vdekur, numri është rritur dhe vazhdon të rritet, fatkeqësisht, dhe njëkohësisht me të lënduarit, dhe të gjithë ata që kanë mbetur pa strehë.  “Kosova dje ka qenë shumë mirë e organizuar dhe që nga orët e para të mëngjesit të gjitha procedurat e parapara në bazë të Kushtetutës tonë, të ligjeve në fuqi për të vepruar dhe dërguar ushtrinë, policinë, mekanizmat tjerë, janë kryer në kohë rekord dhe në mënyrën më të organizuar të mundshme. Kosova si shtet i ka dalë në ndihmë bashkëkombësve të vet, bashkëqytetarëve tanë, shtetit dhe institucioneve të Shqipërisë. Njëkohësisht shumë qytetarë nga të gjitha trojet etnike në Ballkan, por edhe nga diaspora janë mobilizuar për ndihmë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi se nga sot është vendosur që ndihmat dedikuar bashkëkombësve në Shqipëri mund të dorëzohen në kazermën e ushtrisë tonë në Prizren, për shkak se qytetarët nuk po dinë ku të orientohen, të cilat pastaj ushtria jonë t’i kalojë te autoritetet e Shqipërisë apo edhe t’i dërgojnë në vend, aty ku duhet. “Kemi bërë rrugë të gjatë si shqiptarë, kemi bërë rrugë të gjatë edhe si Kosovë, njëkohësisht ata që kanë bërë shumë për liri mund të jenë krenarë, duke parë se shteti ynë vetëm po forcohet po konsolidohet. Demokracia është e jona, ne e kemi kërkuar dhe e kemi pritur gjatë, pushtetet vijnë e ndërrohen, njerëzit marrin besim, por Kosova forcohet. Ju siguroj se asnjëherë nuk do të mungojë kontributi ynë për ta forcuar vendin tonë në të gjitha drejtimet, në atë të sigurisë po se po, politik, ekonomik, por edhe me investime e me detyra që na presin”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar se nderimi i sotëm u dedikohet të gjithë të rënëve për liri, por edhe bashkëqytetarëve tanë në Shqipëri.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndihmat nga Kosova-Ushtria-Kryeministri Haradinaj

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT