New York, 1 janari u festua edhe në oqean duke u larë në këtë të ftohtë polar/
Nga Beqir SINA, Brooklyn NY/
ROCKAWAY PARK BROOKLYN NYC: – Amerika është vendi i çudirave ; këtë e tregon edhe mënyra se si festohet këtu Viti i Ri. Në New York organizohet spektakli më madhështor në botë, në Pasadena të Kalifornisë, kur e gjithë bota e festojnë në mesnatë në mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, në mes borës dhe të ftohtit, Pasadena e feston me parada me lule dhe trandafila si në Pranver.
Perjashtim bën edhe New Yorku me mënyrën që ka zgjedhur të festojë 1 janarin duke mos perjashtur edhe mënyrat e ashtuquajtura “Ekstreme”, pra duke e festuar në oqean duke u larë dhe zhytyr në ujë edhe në këtë të ftohtë polar.
Në Brooklyn New York, dje më 1 janar 2014 bregdetin lindor të oqeanit Atlantik në temperatura ekstreme të ftohta, ishin rreth 2500 persona që bënë not dhe u zhyten në oqean në një traditë të këtillë që bëhet për ç’do vit në ditën e parë të çdo Viti të Ri.
Kështu ka ndodhur edhe dje përgjatë bregdetit të qytetit të Bruklinit, në Rockaway Beach dhe Coney Island, dhe Long Island kur më shumë se 2500 veta i bën ballë temperaturat e ftohta – dhe të baticës të ulët – për të festuar një Vit të Ri “Ekstrem” duke notuar dhe u zhutyr në Oqeanin Atlantik .
Ngjarja më e madhe u zhvillua në Coney Island, ngjarje e cila si zakonisht tërheq me mijëra njujorkez, që sëbashku dalin në bregun e Oqeanit në zonën e quajtur Rockaway Beach. Aty grupe familjarësh u mblodhën në breg të bënin notë në 1 Janar 2014 me një zhytje në ujin e oqeanit të akullt e të ftohtë, duke festuat Vitin e Ri 2014 .
Temperatura e ajrit ishte rreth 30 degree – gradë, minus 1 gradë celcius në breg , dhe uji i oqeanit ishte rreth 19 degree pra minus 5 gradë celcius , sipas oqeanografikeve të Qendrës Kombëtare të të Dhënave .
Këtë mënyrë të të festuarit të ardhjes së Vitit të Ri e merr përsipër një Grup i cili thirret “Polar Bears in Coney Island – Arinjët Polar të Coney Island ” të cilët janë duke grumbulluar rreth tyre njerëzit “ekstremë” për dekada, por që janë shtuar shumë 20 vjetët e fundit , me organizator Tommy Pulkoski , një 58 vjeçar, i cili thot se tradita na ndihmon të festojmë edhe me ekstreme të këtilla vitin e ri .
“Është gjallëruese , ” tha Puloski. ” të fillosh Vitin e Ri në ujë të oqeanit në akull dhe të ftohtë . ”
Ai sqaroi se kjo ngjarje ka filluar në Coney Island me dekada por Grupi ynë e filloi qysh në vitin 1999 me vetëm me 10 fqinjët e tanë , që për çdo vit numëri i grupit është duke u rritur .
Në vitet në vazhdim ne kemi për t’u bërë më shumë se 200 apo 300 anëtarë “ekstrem” , tha ai duke qenë krenar për traditën e tij të vogël – të cilin ai tha se është më autentike me atë të klubit më të famshëm Polar Bear në Brooklyn e cila ka më shumë se një shekull që është mbajtur në këtë bregdet.