FC Dardania Bazel kualifikohet për herë të parë në histori për finalen e kupës së Bazelit, duke mposhtur kështu ekipin e ligës së dytë, FC Bubendorf me golin e shënuar nga Mehmet Rexhepi, para më shumë se 500 shikuesve.
Ky ishe ekipi i katërt me radhë i ligës së dytë që eliminohet në këtë edicion nga FC Dardania. Ndërkohë që ky sukses nuk mbaron me kaq, FC Dardania kryeson tabelën edhe në kampionat. Dhe është fare pranë ngjitjes në ligën e dytë. Këtë siguri ua jep fitorja e javës së kaluar (0:1), duke „rrahur“ në fushë të vet para 700 shikuesve rivalin kryesor, FC Aesch, që ka në mesin e vet dhe ish-lojtarin e FC Bazelit dhe reprezentuesin e shumëfishtë të Australisë, Scott Chipperfield.
Trajneri i Dardanisë, Enver Hajdari, shprehet i lumtur për suksesin e ekipit të tij që në këtë prag të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të klubit janë pranë dy suksese të mëdha.
„Më 2 korrik festojmë 20-vjetorin e themelimit dhe për këtë ditëlindje dëshirojmë t‘i shpërblejmë shqiptarët e Bazelit e më gjerë me fitimin e Kupës së Bazelit dhe ngritjen në ligën e dytë rajonale, shprehet trajneri i Dardanisë që ka një karrierë të suksesshme futbolli deri në ligat e para të Zvicrës.
FC Dardania (3.) – FC Bubendorf (2.) 1:0 (0:0)
Golashënues: 90. Mehmet Rexhepi
Përbërja e ekipit:
Kajo Osmani – Avdyl Krasniqi, Shpend Mustafa, Mehmet Rexhepi, Shaban Kryeziu (91. Shenoll Dalipi) – Ismet Kastrati, Bajram Salihu – Bujar Fazliu, Nusret Rexhepi ©, Naser Murina (90. Ekrem Balaj) – Perparim Rafuna (52. Shqiprim Salihi) – Trajner Enver Hajdari.(AlbInfo.ch)