Kosovë-Shqipëri, fluks vere në vendkalimet kufitare/

-Shtypi: Dy milionë kosovarë në një verë në bregdetin shqiptar/
PRISHTINË, 25 Qershor 2017/ Në fluks vere këtë të diel, në dalje nga Kosova në Shqipëri në vendkalimin kryesor kufitar nëpër autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin, në këto momente të paraditës kalohet për 5-10 minuta në kolonë 50 deri 80 metra. Në dy vendkalimet tjera, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës kalohet pa kolona për 1 deri 3 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Shtypi në Prishtinë shkruan sot se, shumica absolute e qytetarëve të Kosovës shkojnë për pushime verore jashtë vendit, ndërsa thekson se, vetëm të dhënat e Shqipërisë tregojnë se gjatë verës së vjetme më shumë se dy milionë kosovarë kanë qëndruar në brigjet e rivierës shqiptare./b.j/