Bisedë me Z. Alexander Nilaj, president i shoqatës Duart e Hapura”(AAOHA)./
Qershori i këtij viti pati disa veprimtari në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, por ajo që tërhoqi vëmendje për nga qëllimi i organizimit ishte një mbrëmje humanitare, që pati si ideatore dhe udhëheqëse Organizatën Humanitare Shqiptaro-Amerikane”Duart e Hapura”(AAOHA). Tërhoqi vëmendjen kjo veprimtari sepse sillte një këndvështrim të ri në trajtimin e problemeve të vendlindjes. Veprimtaria i kushtohej familjes të një ish luftëari të UCK-së nga Klina,Veli Morina,i cili edhe pse kishte sakrifikuar gjithcka për lirinë e trojeve Kombëtare, ishte shpërblyer në mënyrën më të keqe nga pushtetarët; familja kishte mbetur keq, pa strehë e pa burime jetese, pa ushqime, dhe Veliu shiste kanoce.
Mbrëmja humanitare pati mbështetjen e një grupi artistësh dhe disa prej organizatave të komunitetit, ndër to dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”Vatra”. E organizuar në Eastwood Manor Caterers me 3 qershor 2016, kjo mbrëmje u moderuar nga Dritan Haxhia, pronar i “TANI EUROPHOTOGRAPHY,në NY.
Vatra u përfaqësua në veprimtari nga zv/kryetari Asllan Bushati, i cili edhe përshëndeti organizatorët, si dhe nga Zef Balaj, një nga donatorët e mbrëmejs, editori i “Diellit” Dalip Greca, dhe Lush Binaku. I pranishëm në këtë mbrëmje humanitare ishte edhe ansambleisti i Shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj, i cili po ashtu u përcolli të pranishmëve një mesazh të vecantë. Një grup amerikanësh, ku spikaste avokati Steve Kaufman dhe të tjerë. Përshëndetën edhe Carl E. Heastie-New York Assembley Speaker, Jeffry Panish Member. Kryetari i Shoqatës “Duart e Hapura, Alexander Nilaj, ka falenderuar të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së organizatës për t’i ardhë në ndihmë një familjeje në nevojë, falenderoi artistët dhe mysafirët VIP etj.
Gjatë mbrëmjes u lexua dhe një letër prekse e shkruar përmes lotëve nga e bija e Veli Morinës dhe u shfaq dokumentari rreth jetës së vështirë të familjes Morina.
Pas aktivitetit Gazeta “Dielli” zhvilloi një bisedë me kryetarin e Shoqatës AAOHA, z. Alexander Nilaj.
Dielli: – Z. Nilaj, si lindi ideja për ta ndihmuar familjen Morina në Klinë? Si u lidhet me familjen?
Alexandër Nilaj: Ideja për të ndihmuar familjen Morina në Kosovë më lindi pasi dëgjova një emision radiofonik përmes Radios Vicianes ne Gjermani. Bashkatdhetarja Vjollca Martini, me banim në Gjermani, lëshoi përmes valëve të radios një thirrje për ta ndihmuar familjen Morina në Klinë.Më ligështoi shumë fati i kësaj familjeje. Isha në punë teksa e dëgjoja emisionin e radios. Që në atë moment mora vendimin për ta ndihmuar familjen Morina.
Nuk është e drejtë që një ish komisar lufte të katandiset në një shitës kanoçesh-, thashë me vete.Kam marrë në telefon dhe ofrova ndihmën e parë me ushqime për këtë familje. Të hollat i dërguam tek Vjollca Martini, e cila mori përsipër që t’i blente ushqimet në Kosovë dhe t’ia dërgonte familjes. Me ndihmën e Vjollcës e kontaktova vetë familjen Morina.Mora falenderimi të pafundme, por dhe lot e vajë.
Nga kontaktet dhe bisedat me familjen mësova se jetonte në një strehë të huaj dhe duhej të largohej brenda vitit. Atëherë vendosëm si organizatë që të organizonim mbrëmjen humanitare me komunitetin dhe të ardhurat e fituara, t’ia dërgonim familjes pesë anëtarësh, tre fëmijë, e zonja e sëmurë e shtëpisë si dhe kryefamilajri, që “zbuste” varfërinë duke shitë kanoçe..
Dielli: – Si ishte bashkëpunimi me organizatat dhe individët për konkretizimin e kësaj mbrëmje humanitare?
- Nilaj: Do të vlerësoja fillimisht këngëtarët e komunitetit: Hajro Ceka, Sammy Ceka, Agim Gerbeshi Alberie Hadergjonaj, Dj.Sammy dhe Dj.Ranti Zeneli, Lisa Bujaj, të cilët u treguan të gatshëm të bëheshin pjesë e mbrëmjes. U përpoqëm përmes telefonatave, emaileve, rrjeteve sociale, të kërkonim ndihmën e organizatave të tjera të komunitetit, një pjesë prej tyre u treguan të gatshëm.Do të përmendja; Vatrën dhe Gazetën Dielli me Kryetar z.Gjon Buçaj , Asllan Bushati, Zef Balaj , Dalip Greca , TVALB me z. Bajram Dreshaj dhe zonjën Drenusha, TV 21 me z. Halil Mula, Gazetën Malesia me Botues Vasel Gilaj, Euro Fresh Produce me z.Tonny Musaj me Familje, Bajraktari Realty me z. Harry Bajraktari , Exit Realty me z. Sonny Vataj, Alba Vip Realty me z. Pajtim Vuktilaj ,Assemblyman Mark Gjonaj , International Retail Wholesale Food Market, Rose petal Floral Designs Elsa Gjonaj ,Albanian American Society Foundation Esad A. Rizai , Classmates Forever Ardiana Maloku, Photojornalist te Gazeta Dielli Dritan Haxhia, Dukagjini Burek me z.Marjan Kolnrekaj, Conties Bekery, Pelham Parkëay Neighborhood Association Edith Blitzer Andrea Sigal Jeffrey Panish , Plave Guci me z. Aleks Selimaj, Sons of Illyria me z Simon Gjonaj, Photonice Studio, Cakorri me z. Pjeter Boga , Euro Cot.Primal General Construction Ahmed Dilader, Pelham Parkway Vision Center, General Construction me z.Gezim Nilaj etj.
Dielli: Çfarë rezultati pati mbrëmja? Si e priti familja ndihmën tuaj
- Nilaj:- Në këtë mbrëmje Humanitare edhe pse pjesëmarrja nuk ishte e madhe ne e konsiderojmë një sukses , meqë të gjithë ata që morën pjesë në mbrëmbje apo dhanë kontributin e tyre kishin në zemër të tyre Humanizmin e pastër. Familja Morina, veçanërisht fëmijët, e pritën me gëzim e shpresë të madhe ndihmën. Ata thanë se komuniteti Shqiptar ua ngjallen shpresën e humbur dhe dashurinë për jetën.
Dielli- Ky nuk ishte i pari aktivitet i shoqatës tuaj, a mund të sillni për lexuesit e Diellit disa nga aktivitet e shoqatës tuaj?
A.Nilaj: – Shoqata jonë “Albanian American Open Hand Association” e ka filluar aktivitetin që prej vitit 2014. Kemi organizuar disa aktivitet në fushën e humanizmit. Kemi dërguar ndihma me rroba në Bosnjë, kur ndodhën përmbytjet e mëdha, e pati shkatërrime. Ndihma jonë nuk u përqëndrua vetëm për shqiptarët që jetonin në ato zona, por për të gjithë komunitetin, si bashkësi.Së bashku me organizatën HOPE and PEACE me Presidente Mimoza Dajçi si dhe Pelham Parkway Neighborhood Association me President Zj. Edith Blitzer, kemi derguar në Shqipëri, disa herë ndihma, veçanërisht në Jugun e vendit, ku pati përmbytje të mëdha dhe shkatërrime të shtëpive dhe ekonimeve. Po ashtu kemi grumbulluar ujë të pishëm me arka për të ndihmuar popullsiën pas Cunamit që ndodhi në Nepal vitin e kaluar.Ndihma në rroba kemi dërguar edhe në Republikën Domenikane. Organizata jonë ka ndihmuar edhe disa familje në Bronx, të cilat kanë pësuar dëmtime nga zjarret në banesa.Do të veçoja edhe një ndihmë të veçantë që i kemi dhënë familjes së Violeta Hysenajt në Kosovës, së cilës i kemi paguar qeranë e banesës për 7 muaj.Me aktivistët tanë ne kemi shpërndarë edhe ushqime nëpër familjet në nevojë këtu në Nju Jork. Nuk kemi bërë dallime, i kemi ndihmuar sipas mundësive të gjithë; kemi shpërndarë ushqime në festa shtetërore apo fetare, si Vitin e Ri, Pashkët , Passover , festën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkura të Amerikës, festave kombëtare shqiptare, por edhe atyre fetare si gjatë muajit të Shejtë të Ramazanit si dhe për Bajram etj. Përkujedsemi edhe për familje që marrin ushqime pothuaj për çdo muaj .
Dielli:- Diçka për planet e ardhshme të shoqatës?
- Nilaj: Mbetemi të fokusuar për të përfunduar shëtpinë e Veli Morinës në Klinë, kemi një plan dhe po punojmë për të dërguar ndihma në rroba për fëmijët e Shqipërisë, pasi kemi marrë një thirrje për ndihmë nga Motrat nga Shqipëria, do të vazhdojmë të shpërndajmë ushqime për familjet në nevojë. Shoqata jonë “Albanian American Open Hand Association”është organizatë e Çertifikuar me 501c3 dhe me licensë të Shtetit të Nju Jorkut. Për të gjithë ata që mund dhe dëshirojnë të japin kontributin e tyre për njerëzit apo familjet në nevojë duhet të lidhen me ne dhe t’i dërgojnë ndihmat tek ALBANIAN AMERICAN OPEN HAND ASSOCIATION Inc .
Adresa: Albanian American Open Hand Association
2141 Holland Avenue
Bronx, New York 10462(Korresp i Diellit)