Intervistë me aktorin e ri por shumë të talentuar, Klement Tinaj, në Nju Jork/
Intervistoi Beqir SINA
NEW YORK CITY : Klement Tinaj është një nga aktorët më interesantë për të ndjekur këto ditë në Hollywood. Ai është i njohur për talentin e tij të madh me dhunti të shumta dhe ka marrë rolet në të dy skenat interesante teatrin dhe filmit. Tinaj ka marrë një diplomë BFA në Teatrin e Arteve dhe MPJ në aktrim për Film.
Ai u nderua me Çmimin Përsosmëri në Dramë -Excellence Award in Drama – gjatë studimeve të tij, si dhe me “Certifikatën e Meritës” dhe “Certifikata e Njohjes” – “Certificate of Merit” dhe “Certificate of Recognition” për arritjet e tij akademike. Klement Tinaj ka themeluar Fondacionin Klement Tinaj, për të dhënë atë çka duhet në komunitet duke ndihmuar për të ushqyer të pastrehët dhe të uriturit.
Tinaj megjithëse i ri në skenën amerikane – ka një “karier” mbresëlënëse dhe sheh përpara – ai tani për tani shkruajn mediat shqiptare “është lojtari numër NJË” për të u parë për në vitin 2015.
Në bisedën e realizuar me Kelmentin, për gazetën tonë ai fletë gjatë për aktrimin dhe muzikën, si dhe zbulon fillimet e tij, bashkëpunimet, projektet si edhe planet për të ardhmen.. gazetari ynë në Nju Jork, Beqir SINA, bisedojë me Tinajn dhe i mori këtë intervistë :
-Prej sa vitesh jetoni në Amerikë. Çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur erdhët në Amerikë ?
-Unë shkova në SHBA kur isha 14 vjeç . Ekziston një dallim i madh ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë . Gjuha , kultura , disiplina , respekti , tradita , dhe arsimi është shumë diferent në SHBA. Unë shpresoj se populli shqiptar do të mbajë traditën tonë , edhe në SHBA . Ne nuk duam të humbasim traditën tonë në kulturën amerikane, edhe pse ne jetojmë dhe punojmë në SHBA.
– Çfarë ju ka lidhur me aktrimin? kur ju ia keni nisur me muzikën e Kelmendit
-Unë fillova aktrimin që kur kam qenë në shkollën e mesme . Unë bëra shumë shfaqje teatrale në Broadway para se të shkoi në Hollywood. Nuk bëj muzikë për biznesi, por për dashurinë edh krenarin e vendit ton.
– Si mund të arrishë që të jesh një aktorë shqiptarë në Hollivud?
-Nje aktor shqiptare ne Hollivud duhet të punoj dy herë më shumë se aktorët tjer qe të jet i suksesshëm sepse ka shumë aktorë të talentuar në Hollivud.
-A të duket pak e tepërt dhe e “dalur ” mode, kur aktorët e rinjë shqiptarë, sapo vijnë në Amerikë, vetëmburren ose kënaqen me superlativat e gazetarve ?
-Unë nuk mendoj se është e tepërt dhe e “dalur ” mode, nëse aktorët shqiptarë bëjn intervista me gazetat dhe televizoret shqiptar , sepse ata janë duke reklamuar projektet e reja dhe jan duke frymëzues brezin e ri shqiptar per te ndjekur ëndrrën e tyre në industrinë e artit.
– Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan fillimin e karrierës suaj në Amerikë?
-Kisha suksese ne shfaqjet teatrale kur isha ne NY, por suksesi im i madh ka filluar pasi kam lujtur një rol të vogël në filmin Fast & Furious 7.
– Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e ndonjë studio ose të kesh një rol çfardo qoftë ai me aktor të mëdhenjë ?
-Sukses. Jam presidenti i EyeLess Studio Hollywood. Punojë së bashku me Roman Xing dhe Leandro Simozza. Po, kam lujtur filma me aktorë të mëdhenj si Rob Van Dam , Vin disel , Michelle Rodriguez , Al Sapienca , Dolph Lundgren , Jason London, etj. besimi dhe vullneti të çon drejt suksesit.
– Cili është kujtimi më i bukur nga aktiviteti ytë?
-Kujtimi më i bukur nga aktiviteti është gjatë xhirimevë të filmit Dollz.
– Po bashkëpunimi më i rëndësishëm?
-Bashkëpunimi më i rëndësishëm ishte gjat xhirimve te filmit Fast & Furious 7.
– Sa filma keni të regjistruar deri tani?
-22 filma të listur në IMDb dhe 5 të pa listuara.
– Cili është xhirimi më i fundit ?
-Bloody Hands – jemi ende duke filmuar në Hollivud. Filmi është drejtuar nga Jaden Hwang. Starring Klement Tinaj, Orlando Brown, Roman Xing, Leandro Simozza, Phillip E. Walker, dhe tridhjetë e pesë aktorë të tjerë .
– Cilët janë disa nga filmat “big budget films” me ndonjë nga yjet e Hollywoodit ku Klementi merr pjesë ?
-Disa nga filmat me big budget qe un marr pjes janë, Fast & Furious 7, 4Got10, Sleight, Water, The Second Coming of Christ, & Dollz.
– Do të donit të xhironit për një film me producent dhe aktor shqiptarë në Amerikë ?
-Për momentin jam shumë i zënë, por do të përpiqet në të ardhmen.
– Diçka për jetën tuaj personale? nga Selcë të Kelmendit deri në New York
-Te vish nga një fshat i vogël dhe i varfër (Kelmendi) ne një qytet të madh dhe të pasur (New York) ishte një ndryshim i madh në jetën time.
– Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?
-Tani jam duke xhiruar filmin Bloody Hands. Unë luaj rolin e Leo -së i cili është aktori kryesor i filmit. Ne jemi gjithashtu duke u përgatitur për dy filma , por nuk mund të flasim për këtë projekt ende .
– A është për ju filmi amerikan, një industri marramendëse?
Jo, për shkak se industria e filmit është pothuajse e njëjtë kudo.
– Jetëshkrimi juaj?
-I lindur në Shqipëri.Kam studiuar në Lincol High School NY. Got my BFA in Five Towns College and my MFA in NYFA Los Angeles, CA. Kam mësuar karate për dy vjet. Kam luajtur mbi 30 role në shfaqje teatrale . Kam shkruar një shfaqje dhe direktuar dy para se kam filluar per te bërë filma. Në 2013 unë shkova në Kaliforni. Nga viti 2013 deri tani unë kam luajtur role ne 21 filma, producent 8, direktuar 3, dhe shkruar 6.
– Kujtimet nga fëmijëria
Kur isha fëmijë se besoja se do behem aktor ne Hollivud.
Unë kurrë nuk do harroj nga kam ardhur , sepse kjo është ajo që më bën të veçantë dhe të ndryshme nga aktorët tjere. Unë jam krenar që jam shqiptar.
Frymëzimi nga vendlindja në muzikë
Muzika nga vendlindja më jep frymëz dhe ndihmon pë të mos harrojë gjuhën , kulturën, Valle dhe traditën tonë
– Çfarë kënaqësie të ka sjell Amerika ?
-Amerika është toka dhe vendi i mundësise, libery , dhe lirisë . Amerika më dha mundësinë, sukses dhe dashir per artim duke përfunduar shkollën. Me dha mundësinë për të ndjekur ëndrrën time dhe pasionin tim.
Bebe Rexha një Rita Ora e re Shqiptare – në Hollivud
NGA BEQIR SINA, New York/
Bebe Rexha, ylli shqiptar që premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore/
BENSONHURST BROOKLYN NY : Emri më i ri shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë të madhe në botën e muzikës , mbas artistes me famë botërore Rita Orës nga Kosova, duket sikur është një tjetrë talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale , facebook, twitter, youtube e tjer.Ajo është Bleta ose aka Bebe Rexha banore e qyteti Brooklyn në New York.
Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kan nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vet kurr nuk e mohon atë për të bër të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare dhe nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh ajo publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.
Adhuruesit e saj të shumtë në facebook – përmendin vizitat e saj në Dibër të Madhe vendleindjen e prindërve të saj që ajo i ka vizituar. “Ylli” në ngjitje me origjinë shqiptare, kohët e fundit është shumë e suksesshme shkruajn mediat amerikane, aq sa ato për ditë shkruajn për aktivitetin e saj në botën e muzikës. Duke përmendur faktin se ata e kan zbuluar talentin e saj qysh kur ajo ishte 4 vjeç.Mirëpo, ato theksojnë se me rritjen e saj u frocua edhe lidhja e saj me muzikën – duke shënuar vetëm ngjitje….prej kur ajo vazhdoi shkollën e mesme në Brooklyn në degën e muzikës.
Bebe Rexha u shfaq fillimisht në shfaqjet e saj muzikore si Hay Doll, ku përveçse si një këngëtare shumë e mirë, ajo shfaqi edhe talentin e saj në kompozimin e këngëve dhe tekstë-shkruarjen e tyre. Ajo ka deklaruar se inspirimi i saj e mori nga këngët dhe ka thotë se i ka ardhur nga emra të till : Stivi Wonder , Amas, John Legend, emra këta që e kan bërë atë, t’a dojë muzikën dhe t’a kthej ëndrrën e saj në realitet.
Kënga e fundit që ka shkruar ajo është “The Monster’, e cila është një përpunim i suksesshëm mes dy yjeve botërore të muzikës. Përveçse si kompozitore edhe tekstë – shkruese, ajo është edhe një “back -vocal” në këtë produksion . Kënga “The Monsters”, është “për ata që ndihen të errët në brendësin e tyre dhe që duan të gjejnë një rrugëdalje nga labirrinthi në të cilin ndodhen” ka deklaruar ylli shqiptarë i muizkës Bebe Rexha.Bebe Rexha, thuhet se premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore.
Bleta Rexha (e lindur më 30 gusht 1989), i njohur në Amerikë, si Bebe Rexha, është një këngëtare, kompozitore dhe tekst-shkrujatëse amerikane me origjinë shqiptare nga Dibra. Ajo është bër e njohur për të qenë këngëtare kryesore nëpërmjet grupit amerikan Black Cards krijuar nga Pete Wentz, dhe për shkrimin e një numri 1 të hitit -Billboard Hot 100 – “Përbindëshi – The Monster” nga Eminem shfaqur nga Rihanna.
Biografia :Rexha u lind më 30 gusht, 1989 në lagjen e njohur njujorkeze Brooklyn – Nju Jork, nga prindërit shqiptarë me origjinë nga Dibra e Madhe, Republika e Maqedonisë. Rexha filloi qasjen e saj në muzikë, qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën përmes shkollës së mesme, duke marrë pjesë në preformancat muzikale Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar, Fiddler dhe asaj Roof. Ajo tregon se ishte frymëzuar nga muzikantë të till si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe tundimet e tjera të yjeve të muzikës. Rexha fituar di çmime mes tyre edhe çmimin “”Best Teen Songwriter” në Akademinë Kombëtare të Arteve & e Shkencave të Recording – një ngjarje vjetore prestigjoze në New York e cila thirret “Dita Grammy”, çka i ka dhënë mundësinë asaj të takohet me shumë prodhues të suksesshme të muzikës së saj.
“Debutimi”
Në mars 2010, Fall Out Boy basisti Pete Wentz pati formuar një grup alternativ elektro me Rexhën si këngëtare e parë, Grupi qe quajtur Black Cards. Wentz vendosi të formojnë grupin e tij gjatë një pauuze të tij nga muzika në vitin 2009, kur ai vendosi të përqendrohen më shumë dhe ‘ti jap kohën e tij në ngritjen e familjes së tij. Gjatë kësaj periudhe, Wentz, kishte filluar duke u frymëzuar nga muzika Xhamajkës, dhe vendosi të kontaktoni prodhuesin Sam Hollander për të diskutuar një ide “mash up ska”, pop pra valle dhe muzikë tipike, e atyre të stilit të viteve ’80s në Britaninë e Madhe, për të krijuar një tingull eksperimentalë. Hollander ishte i rëndësishëm në futjen e Bebe Rexhës në Grupin e tij . Wentz dhe Rexha do të kalojnë shumë kohë në studion e tij me shkrimin e teksteve dhe regjistrimin e këngëve të reja. Wentz kishte vendosur të nënshkruajë me Bebe Rexhë nën etiketën e tij me Grupin Decaydance me Island Def Jam, dhe dhanë të dy një intervistë të gjatë në MTV. Ku ai njoftoi se albumi ishte gati për publikun nëmesin e vitit 2011. Në të njëjtin vit, Rexha lëshoi një DVD tjetër me këngëtarin me famë Dr Jekyll por albumi u shty deri në mars 2012, sipas raporteve nga një intervistë që Wentz bëri me revistën Spin, se “duhej “korregjiuar”. Më 12 janar 2012, grupi njoftoi me anë të Facebook që Rexha nuk ishte më anëtare e grupit.
Karriera e saj “Solo – Vetëm”
Në vitin 2012, Rexha filloi karrierën e saj solo – vetëm. Ajo filloi të botojë disa tekste këngësh dhe ” clipe akustike dhe origjinale të muzikës pop në kanalin e saj YouTube. Në 2013, ajo nënshkroi me Warner Bros Records, pasi pati një sukses si një kompozitore profesioniste, me këngë të tilla :Like a Champion për Selena Gomez dhe në albumin Stars Dance, Glowing për South African-born – Island Def Jam,duke regjistruar për artistin Nikki Williams, dhe ka qenë numër 1 në hitin e saj Billboard Hot 100 – “The Monster” për Eminem prefermouar nga Rihanna. .Prefermonaca “The Monster – Përbindësh” me Eminem dhe Rihanën ka qenë hit i klasës së parë, dhe është quajtur fillimisht “Përbindëshi nën shtratin tim”. Ajo është regjistruar nga Rexha si një nga këngët e saj më të mundshme për albumin solo në debutimin e saj. Por pas regjistrimit të tij, Rexha dhe bashkëpunëtorët tjerë, të saj patën vendosur se kjo këngë do të jetë e përkryer për Eminem, kështu që ata e ngritën kampin në etiketën e tij në një version tjetër të këngës, që kur u rekordua më vonë u quajt “The Monster PërbindëshI”. Në të njëjtin vit, Rexha nxorri një album origjinal pop në faqen e saj SoundCloud, kënga “Comeback Kids”, në të cilën ajo është paraqitur me grupin Roseland, në New Jersey, muzikë me bazë “EDM Cash Cash” dhe albumi “Take Me Home”, e cila arriti kulmin hitet në numrin 94 në Billboard Hot 100 . Rexha është duke punuar në albumin e saj debutues, dhe tashmë ka hyrë në një studio me prodhues të tilla si David Guetta, dhe Frekuenca, dhe disa të tjera.