Kryeministri Hoti zyrtarisht merr drejtimin e Qeverisë së Kosovës
-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zyrtarisht mori pozitën e kreut të Qeverisë/
PRISHTINË, 4 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i zgjedhur dje në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në një ceremoni shtetërore, ai ka parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ishte rreshtuar në nderim të Kryeministrit të ri, ndërsa Orkestra e FSK-së po intononte Himnin Shtetëror të Kosovës.
Pas marrjes së detyrës, Kryeministri Hoti në një mbledhje ceremonial të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka prezantuar objektivat kryesore të Qeverisë së re.