• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Superjahti ish“Trump princess” u bregëzua në portin e Durrësit

August 26, 2017 by dgreca

1 super Jahti

Nga Shefqet Kërcelli/Dielli

Paraditen e datës 25 gusht, u bregëzua në molin nr.4 të portit të Durrësit super jahti ish”Trump Princess”, pasi më parë ky mjet lundrues ka qenë në pronësi të Presidentit Trump. Tashmë ky superjaht mban emrin “Kingdom 5KR” dhe është në zotërim të Princit miliarder saudit Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud, njeriu i 45-të më i pasur i botës. Princi Alwaleed mbrriti në portin e Durrësit me jahtin e tij “Kingdom5”, {me tonazh 618 t, 1763DWT}, i shoqëruar nga jahti tjetër “Moonlight II”, {917t, 3056DWT}. Jahtet kanë lundruar nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit. Jahti “Kingdom5” mban flamurin e Arabisë Saudite dhe është regjistruar në portin e Jeddahut. Ambasadori i vendit tonë në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha se, princi ka ardhur në Durrës në kuadër të një vizitë njohëse- turistike në Adriatikun lindor, ndërkohë  anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite zhvilloi një takim dhe me kryministrin e Shqipërisë Edi Rama. Mëngjesin e datës 26, gusht princi saudit me suitën e tij u largua nga porti i Durrësit me kurs për në veri, drejt brigjeve dalmate.

Po cila është historia e këtij jahti luksoz?

Mjeti lundrues është ndërtuar në vitin 1980, nga kantieri Benetti dhe punimet origjinale në brendësi të tij janë realizuar nga anijendërtuesi Luigi Sturchio. Jahti është 85 metra i gjatë dhe në kohën kur u ndërtua kushtoi rreth 100 milion dollarë, fillimisht ishte pronë e miliarderit saudit Adnan Khashoggi. Në fillim, jahti mbajti emrin e vajzës së miliarderit arab, Nabila. Në kohën që u ndërtua ai ishte një nga jahtet më të mëdha të botës, por tani renditet në vend të 60-të dhe do të ulet edhe më tej në renditje, pasi mania e tanishme e pasanikëve është të ndërtojnë jahte gjithnjë e më të mëdha. Në periudhën kur mbante emrin Nabila, jahti u shfaq edhe në filmin e James Bond, “Never say never again”, në të cilin mbante emrin “Flying Saucer”. Jahti frymëzoi bandën e famshme të rrokut, Queen, për këngën e tyre “Khashoggi-s ship”, e përfshirë në albumin“The miracle”. Pas problemeve financiare që po kalonte miliarderi arab, ai vendosi ta nxirrte jahtin në shitje. Jahti u ble në vitin 1988 nga sulltani i Bruneit, sundimtari më i pasur në botë, që më pas ja shiti z.Donald Trump për 29 milion dollarë. Zoti Trump, tashmë president i SHBA-së, i vuri në atë kohë emrin “Trump princess”. Mbas një farë kohe dhe vetë zoti Trump, ja shiti jahtin princit Al-Waleed bin Talal për 20 milion dollarë. Superjahti mori emrin e kompanisë së investimeve të princit Kingdom, ndërkohë që shifra 5 përfaqëson numrin e tij me fat, ndërsa shkronjat K dhe R përfaqësojnë inicialet e fëmijëve të princit saudit.

Filed Under: Kronike Tagged With: në portin e Durrësit, Shefqet Kercelli, Superjahti ish“Trump princess” u bregëzua

Anija greke në portin e Durrësit

August 9, 2016 by dgreca

Anija Zbarkuese e Flotës greke L173-501 {HNC CHIOS}, viziton portin e Durrësit/

Nga Shefqet Kërcelli/

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura të RSH dhe atyre të Republikës së Greqisë për vitin 2016, nga data 9 deri më 11 gusht, po zhvillon një vizitë portuale  në Durrës, anija zbarkuese e Flotës Greke, L173-501{HNS CHIOS}. Qëllimi i kësaj vizite është njohja e marinarëve të rinj të shkollës greke me bregdetin dhe qytetin e Durrësit si dhe zhvillimi i stërvitjes “PASSEX” me anije të Forcës Detare Shqiptare. Mëngjesin e datës 9 gusht, anija greke u prit në ujërat tona territoriale nga anija jone patrulluese “ARCHANGEL-04” me Komandant KapitenLejtnant Alket Cullaj dhe më pas në molin 4 të Portit,  nga kuadro të Forcës Detare, Kapitanerisë së Portit Durrës dhe Autoritetit Portual. Pilotimi i anijes ushtarake greke u bë nga Kapiten Lulëzim Hate. Në vijim të programit, Komandanti i anijes HNS CHIOS, Commander V. Chalatsis i shoqëruar nga Lieutenant Commander A. Tselepis H.N, zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Detare, ku u pritën nga Komandanti i FD, Gjeneralmajor Ylber Dogjani, Zv.Komandanti, Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj dhe Shefi i Shtabit i FD, Kapiten i Rangut të II-të, Arsen Mullaj. Fillimisht Gjeneralmajor Dogjani i uroi mirëseardhjen në vendin tonë  Kapiten Chalatsis dhe qëndrim sa më të këndshëm në Durrës, bashkë me ekuipazhin e HNS CHIOS. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për nivelin e fushat e bashkëpunimit midis dy flotave tona si dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen, ku patrullimi i anijeve tona në Egje do shtojë dukshëm këtë bashkëpunim. Gjithashtu u trajtuan cështje të arësimimit e kualifikimit të detarëve, zbatimi i standarteve të NATO-s gjatë stërvitjeve e trajnimeve të ndryshme dhe procedurat që do zbatohen gjatë stërvitjes “PASSEX” midis anijes greke dhe grupit të II-të Patrullues të Forcës Detare. Më pas ushtarakët grekë zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Durrësit ku u pritën nga Nënkryetari i kësaj bashkie Arbër Braho dhe zyrtarë kryesorë. Zoti Braho prezantoi rolin e turizmit e transportit detar e tokësor të qytetit të Durrësit dhe perspektivën e zhvillimit të tyre në të ardhmen. Po ashtu u nënvizua bashkëpunimi midis qytetarëve të dy vendeve, ku vecohet bashkëpunimi me bashkinë e Selanikut, shprehje e të cilit është fakti se, një shesh në Durrës, është emërtuar “Sheshi i Selanikut”. Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Selanikut si mik i shqiptarëve është shpallur Qytetar Nderi i Durrësit. Ushtarakët grekë u interesuan për vendet e objektet që mund te vizitojnë marinarët grekë gjatë tre ditëve të qëndrimit në Durrës. Në vijim të takimeve të planëzuara në program, drejtuesit e anijes greke zhvilluan një takim dhe në Prefekturën e Durrësit, ku u pritën nga prefekti Roland Xhelilaj dhe stafi i tij. Zoti Xhelilaj vlerësoi vizitën e anijes greke si shprehje të frymës së miqësisë midis dy popujve e dy shteteve tanë,.ku bashkëpunimi ushtarak në kuadrin e NATO-s ka rëndësi të vecantë. Këtyre mardhënieve i paraprijnë marrdhëniet e vendosura midis qytetarëve të dy vendeve në këto vite, të cilat nxisin konsolidimin në plan shtetëror në të ardhmen,  theksoi zoti Xhelilaj. Gjatë takimit, Kapiten Chalatsis sqaroi të dhënat dhe qëllimin e vizitës së anijes që drejton, pjesë e të cilës është dhe njohja me bregdetin, bukuritë dhe traditat e vendit tonë nga kadetët detarë. Gjatë takimeve të zhvilluara u shkëmbyen dhurata simbolike, ndërsa kapiten Chalatsis falenderoi autoritetet ushtarake dhe civile shqiptare për pritjen e organizuar dhe i ftoi ata të vizitojnë anijen bashkë me zyrtarët e institucioneve që drejtojnë. Anija do e jetë e vizitueshme për qytetarët durrsakë në orare të caktuara. Në program është parashikuar vizita e kadetëve detarë grekë në objektet muzealë, historikë e kulturorë të qytetit të Durrësit dhe Krujës. Mbas zhvillimit të stërvitjes “PASSEX” me anije të Forcës Detare, anija zbarkuese L173, {HNS CHIOS”, më datën 11 gusht do largohet nga porti i Durrësit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Anija greke, në portin e Durrësit, Shefqet Kercelli

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT