• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Po biem në regjim totalitar

May 23, 2017 by dgreca

1 arben llallaNga Arben Llalla/Qëllimi i çdo regjimi totalitar është dorëzimin i shumicës përmes mohimit të dijes dhe të shprehjes së fjalës së lirë. Në këtë kuadër, superioriteti mbetet pronë e një Elite që kontrollohet nga strukturat e diktaturës së djeshme dhe të asaj që po instalohet dalëngadalë sot. Masat e gjera duhet të jenë të privuara nga mjetet e shprehjes së fjalës së lirë dhe arsimimi të jetë rreptësisht i kontrolluar nga institucionet sterile shtetërore. Për këtë arsye çdo lëvizje progresive tradicionale shqiptare kishte kërkesën e saj kyçe për zhvillimin e arsimit, jo për të holla, por e drejta për lëvizjen e lirë të dijes.

Sot, jemi dëshmitarë që arsimi po degradon duke e ulur cilësinë e tij, teksa na ushqyen me injorancë dhe mediokritet. Shtresat e ulëta sociale shkollohen me modesti duke bërë të mundur që hendeku midis klasës shoqërore të lartë dhe të ulët të ketë një hapësirë ndarje të pakapshme. Për pasojë nëpër institucionet shtetërore punësohen militantë partiakë, të cilët i përkasin shtresës së ulët të shoqërisë dhe që mund të kontrollohen lehtësisht nga sistemi shtetëror.

Mbyllja e disa mediave të pavarura, izolimi total i organizatave joqeveritare, vëzhgimi rreptësisht i zërit të intelektualit të pavarur ka bërë që qytetarët të jetojnë në një demokraci të rrethuar. Qëllimi këtyre veprimeve nga ana e çdo qeverie diktatoriale është i qartë: Dobësia e të shprehurit të mendimit dhe varfëria e skajshme krijon qytetarin ideal të regjimit të ri diktatorial, ku ai, Lideri qëndron mbi të gjithë.

Ne, ende vazhdojnë të jetojmë në një vend të mjerueshëm, ku ëndërrojmë prej motesh anëtarësimin në BE, por pushtetarët tanë kanë zgjedhur rrugën e varfërimit të skajshëm të votuesve të tyre duke bërë që dita ditës të falimentojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Jemi dëshmitarë të mbylljeve të qindra dyqaneve, të cilat kanë punuar prej vitesh me sukses. Ky fenomen ka bërë që qytetari të jetojë me ankth dhe frikë për të ardhmen, nëse do t’ia dalë të sigurojë të holla për jetesën e tij, për të paguar ujin, rrymën, qeranë dhe shkollimin e fëmijëve.

Shumica e nënpunësve shtetërorë punojnë duke marrë librezën e ndonjë partie në qeveri, duke nënshkruar një kontratë tre mujore deri një vjeçare, kjo bën që ai mos të ndihet i sigurtë për të ardhmen e vendit të tij të punës.

Shqipëria është një shtet që nuk eksporton prodhimet e saj si para disa viteve, ka rënie në shitjen e prodhimeve vendase në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Viteve të fundit buxheti shtetëror po mbahet me kreditë e huaja, gjobat që vilen ndaj sipërmarrjeve dhe qytetarëve. Këto nuk janë sinjale të mira për ekonominë e brishtë të Shqipërisë, e cila mbahet në përgjithësi me eurot që sjellin mërgimtarët ekonomikë dhe kontrabanda e drogës, cannabis-i.

Prej shumë vitesh në vendin tonë po instalohet një farë “kapitalizmi kinez”, i ngjashëm me sistemin e komunizmit që kemi jetuar deri në vitin 1990. Të dy këto sisteme në Shqipëri janë themeluar nga të njëjtët njerëz, fëmijët apo nipat e tyre për të arritur të njëjtat qëllime. Në komunizëm shteti e kthente pronën private në asgjë, ndërsa “kapitalizmi” i sotëm i ndërtuar po nga familjet ish-komuniste e merr pronën private nëpërmjet kurtheve të bankave.

Në përfundim, rezultatet janë të njëjta në të dyja sistemet, varfërimi i qytetarëve deri në pikën e fundit. Pra, kthimi i popullsisë në proletarë, domethënë njerëz pa pronë. Kam drojë se po kërcënohemi për t’u kthyer në një botë feudale, në të cilën gjithçka do t’i takojë një njeriu të fuqishëm dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, ndërsa populli do të jetë bujkrobi i tyre modern.

Pyetja është, nëse ka rrugëzgjidhje për të ndalur këto veprime të qeverisë së keqe? Zgjidhja mund të gjendet vetëm duke e dënuar mëkatarin politik PS dhe PD që na ka çuar në rrënim totalitar me anë të votës demokratike në zgjedhjet e ardhshme duke votuar të tjera forca politike, të cilat mund të bëhen ruajtëse të ekulibrit jetësor të qytetarit të thjeshtë…

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, në regjim totalitar, Po biem

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT