*Veseli takon edhe Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së/
-Kryetari Veseli zhvilloi takim me Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, në Washington DC/Uashington, 14 Prill 2016/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua me Dr. Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti ato të Ballkanit, njëherësh mik i madh i Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë. Dr. Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit./b.j/
***Veseli takon Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së/