Nga mali i Tomorrit për Gazetën “Dielli” në SHBA, SULO GOZHINA/*
TOMORR – Fresika e këtij mëngjesin më bëri më optimist për të marë tashëm udhëtimin e përvitëshëm për tek tyrbeja e shenjëtorit “Abaz Aliut”, atje larët në malin e shënjët e të bekuar të Tomorrit. Nuk mundetet të flas para kohe për çka do ndodhin atje në këto 5 ditë ku pelegrinët vërshojnë ashtu si dhe ujë në rrjedhën e tij, të pandalshën për t’u ngjitur, e bisetuar me përnditët sipas stilit të tyre. E duke u bërë gati aparatin e fotove, kamerën, mikrofonin e didokfonin etj, si për çudi, duke kaluar në revistë vitet e më parëshme të kësaj feste se ç’mu kujtua poezia e të madhit Xhevari Spahiu, po shkruaj vetëm dy-tre rreshtat e saj : “Në Tomorr në ato maja / Thonë se që një moti / Ka zbritur dhe vetë Zoti/”, e ndërkohë të vijën në mendje Dodona Pellazgjike etj.
Por të gjitha këto që më kalojn ndërmend këtë mëngjes qoftë dhe nga nxitimi apo ipresionimi për të shkruar diçka, në fakt më parë duhet parë e prekur nga afër fenomeni. Pasi ka dhe fenomene që të paktën muan nuk më pëlqen aspak, shpesh herë ne gazetarët, me demek, eseve apo dhe reportazheve ua kemi marë dorën,…. duke u ulur pranë kompjuterit dhe shyqyr që e kemi dhe ca detaje në mendja të disa ngjarjeve nga një apo disa vjet më parë dhe ca nga kopipas………. e nxjerim në dritë një gjysmak, prodhim që hera-herës themi, pse na përçmon lexuesi. Në kësi rastesh për këta gazetar mjafton që të mbushin portalet apo dhe faqet e para të gazetave e të mburren para shefave, paçka se që në titullin duken se janë jashtë realitetit të prekëshëm.
Janë larëg ndodhisë të momentit, çanstit të pa përsëritëshëm, të lotët të një Nëne që është ngjitur gjerë larët në malin e bekuar tek tyrbja e shenjëtorit për ti shfaqur besimin në fshehtësi Perndisë së tij. Për t’iu lutur shenjëtorit në vetëmi për hallin që ka duke mbajtur në krah një foshnje të sëmuar apo dhe të shëndosh, një të sëmur të të moshuar të mbajtur prej kahu apo dhe disa rroba të hequra nga një tjetër i sëmuri enkas për t’iu lutur për shërimin e tij, shenëjtorit “Ali”, ndoshta këto që po shkruaj edhe….. nuk i dinë të gjithë gazetarët. Por ka edhe më keq, disa gazetar duken se ua kalojnë edhe profesorve që prej librave dhe botime të tjera të tyre kanë mësuar se çështë gazetaria, ndërsa ka raste (të shumëta), kur shkruajnë edhe broçkulla që në shumicën e tyre duket ashiqari që ja fusin kotë fareeeee… Nejse….. kjo ha ca gjatë dhe nuk e marë përsipër të bëjë kritizerin, pasi çdo fenomen që nuk i përshtatet lexuesit, është ky i fundit që e hedh në koshin e “plehrave”, dhe ka shumë nga kolegët tanë që kanë dal në ledh kur e i thon edhe fjalës. Tani le ti kthehemi këtij reportazhi që thuaj se çdo vitë në këta 30 vjetët e fundit i jam kushtuar të paktën edhe një shkrimi, 5 ditëve të shenjëta të gushtit si dhe është vetë festa e Bektashjanve. Ajo që them me bindje është se gazetari duhet ta prekin vetë fenomenin, ta shohi vet vauajtjen, mjerimin, hallin, problemin dhe zgjidhjen e tij dhe më pas…., pas një frymëzimi, keqardhje apo dhe revolte të nisin e të shkruaj, pasi vetëm kështu shkruhet ajo ç’ka ndodh në realitet në teren, atje ku lind problem, ngjarja, fatkeqësia apo dhe gëzimi e triumfi si dhe festimi në rastin në fjalë.
Rruga e sakrificës për në malin e shënjët të shenjëtorit “Ali” : Ditët e festës të Bekstashjanve tashëm i kanë kaluar përmasat e këtij sekëti edhe pse në botën mbarë numërohen mbi 300 miljon besimtarë të till . Këtu në malin e bekuar të Tomorrit vargu i makinave me targa thuajse nga të gjitha shetet e ballkanin por dhe më gjerë, kanë vërshuar drejt tyrbesë që ndodhet në lartësin 2417 metra mbi nivelin e detit. Ndonse masat e mara për sigurinë e pelegrinve nga pushteti vendor dhe uniformat blu është për t’u lavdëruar, një mangësi të madhe e tregon rruga e përpjetë, e ngushtë që mezi këmbehen dy makina, ose ka raste që vargu bëhet me kilometra në pritje të një zhbllokimi, kur ka raste që vetë pelegrinët bëhen apo kryejn rolin e policit rrugor për disa çaste deri në zhbllokimin e saj. Por ka edhe më keq, veç kthesave të rrugës të në shumë e saj në këto kthesa makina duket se po i drejtohet humnerës, para makinës të del një grop apo përplasja nga një gur i madh saqë detyrohesh të ndalosh deri në largimin e tij, apo mbushjes së gropës me mjete rrethanore. Në shumë raste pelegrinët udhëtojnë para makinave dhe duke i rënë më shukurt në rrugë dhish e dalin më parë në rrugën e kalushme sesa makina me të cilën kanë udhëtuar nga vend-lindja për këtu në vendin e shenjët. Kjo rrugë nuk është pak, por me kilometra të tëra dhe shpesh herë është foluar se këtë apo atë vitin që vjen pas tij do ta riparojmë , por deri më sot asgjë nuk është bërë. Shumë nga pelegrinte teksa bisedon me ta, të thonë se kjo është rruga e sakrificave për në malin e shenjët, por shtojnë se kjo sakrificë është e tejskajshme për vitet që jemi. Të vish nga Shkodra thot Largeti me Anilën së bashku me dy fëmijët tij për dy deri në tre orë deri këtu në Pronovik dhe nga këtu deri në malin e Tomorrit për 21 km rrugë të duhen 5 deri në 6 orë, kjo është e patolerueshme, ndërkohë që rruga duhet të kishte kushtet më minimale, të ishte dy kalimshe dhe e kalueshmë nga makinat e vogla. Vërtet është rruga e sakrificës por jo e vështire deri dhe e mërzitshme. Nejse shtojn të tjerë pelegrin rruga duhet të quhet rruga e sakrificës dhe do ishte më mirë të bëhej dhe në këmbë dhe e dinim kohën dhe e planifikonim si rruga e çudirave……..!!!
Në festë, larët tek selia Bektashjane. Teksa del në sheshin mbi livadhet e kulmakut poshtë shpatit të Tomorrit në sy të bije një mori njerzësh thuajse me mijëra dhe me qindra makina e çadra të ngritura prej 20 gushtit dhe në vijim. Para selisë botrore bektashjane që këto ditë drejton festën botrore të këtij sekti, hyjën e dalin me qindra e mijra pelegrin që shumica e tyre takojnë Dede Baba Edmond Brahimaj si dhe të tjerë Dervish duke bisetuar e folur pranë tyre për hallet e problemet. Me qindra e mijra të tjerë pelegrin vazhdojnë rrugën e tyre të faljes tek tyrbet e dervishve dhe të tjerë tek alltari ku ndizen qirinjët. Janë nëna me fëmijë, burra e gra të rinjë e të moshuar, madje dhe pleq e plaka që në shumë raste mbahen edhe prej krahu teksa ngjisin shkallët e më pas futen tek tyrbet e Dervish Iljazit e të dervishve të tjerë, Meleq Staraveckës etj, dhe në heshtje falen për problemet e hallet e tyre. Në shumë raste digjonë apo dhe fareeee në heshtje shikon murmeritjen e fjalve që duket se besimtarët u tregojnë dervishve dhe u kërkojën ndihmë për shërimin apo plotësimin e dëshirave të tyre. Janë këtu çifte të rinjësh apo dhe të moshuarish, janë këtu familjarën me të gjithë fëmiëjt, madje në shumë raste u mësojnë edhe ritet fetare, faljen e besimin, ndezjen e qerinjëve dhe si për çudinë e të gjithve ne që kryejmë apo sodisim dhe fiksojm në memorje edhe zhvillimin kësaj feste, na bije në sy një qetësi aposolute ku ndërkohë pranë teje janë me qindra pelegrin që i lënë vendin njëri tjetrit si në radhë pa radhë dhe vijon për më tej. Tek ndezja e qerinjëve vetë besimtarët të afrohen e të flasin me zë të ulët, ke shkrepse , na mere ndiz qerinjët dhe lëre aty, dhe kur u bënë me dorë në zëmër që do të thot faleminderit, e ua merë pasi atje nuk thuhet joooo….të tjerë pelergin më të rinjë kur shohin një plakë, si dhe i themi të moshuar që nuk ngjit dotë shkallët, e ndohmojën në heshtje dhe e shoqëroj deri në kryerjen e riteve fetare dhe i lënë kur ata thonë vetë faleminderit.
Tek tyrbeja e shenjëtorit “Abaz Aliu”, në majën e Tomorrit në lartësin 2417metra. Për tu ngjitur deri larët tek tyrbeja e shenjëtorit “Abaz Aliu”, nga selia botrore e bektashkanve në Kulmak deri larët tek shenjëtori të duhen disa orë nëse do nisesh në këmbë, por nga aty ka shumë makina të vogla që kryejën rolin e taksive dhe bëjën me dhjetra rrugë në ditë. Në lartësin 2417metra duket qartë se oksigjeni është 100 %, një freski dhe një flad i lehtë që të përkëdhel faqet dhe hera herës edhe të murmurit gjith trupin, nga ana tjetër të shton edhe besimin kur je pranë tyrbes dhe pret të futesh brenda për të kryer një rit fetar. Duke u rrotulluar rreth Tyrbes sheh si në pllëmbë të dorës gjithë myzeqen nga Kepi i Durësit deri tek Sazani në Vlorës dhe nga ana tjetër lindore malet e Ostrovicës deri në malin e Dajtit, o zot ç’pamje të mbrekullueshme, aty shef dhe digjonë shumë biseda, një ushtarak që ka kaluar disa muaj e një tjetër disa vjet në kohë e regimit tregon se në net të kthiellta sheh edhe dritat vezulluese të Barit të Italis, e zot ç’mbrekulli, madje vezullimin e tyre edhe në Adriatik. Duket se shenjëtori dhe perndija ka ditur të zgjedh vendin dhe të japin bekimin për malin e Tomorrit. Brenda tyrbes duke prekur alltarin të kalojn në shpejtësin e sekondit apo të qindën e saj qindra dëshira, qindra lutje e dhjetra plobleme, por dhe shpesh herë edhe hutohesh dhe nuk e di se sa ke qëndruar aty brenda, por kur ngreh kokën sheh pranë teje se të tjerë pelegrin kërkojnë radhën për tu falur edhe ata njëlloj si ti, por për hallet e tyre. Duke kaluar të duket se ke disa sekonda që ke qëndruar aty ndërkohë shokët apo të afrmit të thonë, po eja se qëndrove shumë dhe bllokove edhe të tjerë besimtar dhe ti duke menduar çuditesh me vete duke thënë vërtet qëndrova , nuk mu duk aq shumë. Janë me qindra celular dhe aparate fototsh që fiksojnë në celulonin e tyre atë qëndrim të çastit që ti kërkon të marësh me vete si kujtimin më të çmuar dhe bashkë me besimin edhe frymzimin dhe fuqinë për të ecur në jetën tënde private apo bashkëshortore me fëmijë me prondërit etj, a thua se kjo është jeta dhe në mendje të shkonë të tjera festa edhe familjare një dasëm, një fejesë, një tjetër sebep apo dhe diçka më shumë si lindja e një fëmijë nipi apo mbese në jetën tënde të përditëshme, çudi sa ngallëzohesh për momentin sikur qindra gëzime pot ë ndodhin në moment dhe vërtet mbushesh me gëzim e kënaqësi, ndoshta kjo është ndjesia e kënaqësisë që të sjell shenjëtori “Ali”,i dërguari i Profetit Muhamet . Se di por kjo është forca e natyrës që ti merë atje dhe ikën kaq i kënaqur e i lumtur sa harron shumë halle e peobleme të përditëshme, duket se kjo është jeta ti lind, rritesh e plakësh nëpërmjet gëzimeve, halle, ndodhive dhe mundohesh me zgjidhjen e tyre e ndoshta në shumë raste thuaj me vetë pa to jeta nuk do kishte kuptim, o zot më gëzon fakti që ke siell shenjëtorin Ali pranë nesh që na jep të tilla mendime dhe ndjesi. Duket se këtë kenaqësi gjejën këta pelegrinë që për të ardhur në 5 ditën e “Abaz Aliut”, në Tomorr nuk njohin fehë, aty takon besimtar nga të gjitha llojën e feve, ndonse në shqipëtarët e kemi në traditë që besimet fetare, e festojmë së bashku dhe kemi një harmoni të pa shoqë mes feve që në fakt është për tu marë shembull në gjith botën mbarë.
Kurbani e falja – si dhe i thonë sevapi ….. Shpesh herë themi se atje larët në mal në 5 ditë venë dhe fëmiëjt që punojën dhe bejën shumë mirë pasi mësohen për tu shërbyer pelegrinve , ata nuk bëjën punë të rëndomta përveçse japin qirinjë, shkrepse, letra duarësh e të tjera shërbime si këto që pëemendëm pak më larët, për ta është dhe një argëtim dhe çka është më kryesorja është se mësohen të sillen me qetësi, respect si dhe shërbimin në një qetësi aposolute, fëmijët mësojnë shumë rreth zhvillimit të riteve fetare të kësaj feje.
Kurbani ….. shumë besimtar mbrijën tek kopet me shqerra, sheleg që banorët e kësaj zone dhe rreth saj nga e gjith treva e Skraparit vendi ku dhe zhvillohet festa si dhe nga fshatrat e Tomorricës nga fashtart e Dushanit të Korçës, Vithkuqit, fshatrat e Gramshit si dhe të nahijes të Beratit rreth Tomorrit kanë rritur enkas dhe i kanë siell për t’u bërë kurban. Nga aty pa pyetur për pazarin merë njërin prej tyre dhe shkon në thertore e prej andej e merë dhe e çon për ty pjekur. Para se të shtrosh drekën tepër të kënaqëshme me bashkëshorten apo dhe më një pjestar tjetër të familjes dhe kryesisht fëmijë shikon ku ka të vobekkt dhe atyre u jep një shpatull mishi të pjekur u fal diçka nga kursimet e tua gjatë vitit që ke bërë ndërment të takësësh në ditë feste dhe më pas me kënaqësi ke shtruar edhe një drekë të kënaqshme. Nëse do rrish për të kaluar një natë aty në shpatin e malit në livadhet plot barë e me lule ku nuk mungon era e trendelinës dhe aroma e pishës, rregullon dhe qetësohesh për të kaluar një natë duke festuar në malin e shenjët mes familjarve, të afrmëve, miqëve dhe shokëve.
Presidenti Ilir Meta në cermonin e festës. Çdo datë 22 gusht në pjesën veriore të selisë bakrashiane organizohet një cermoni festive, ku Haxhi Baba Edmon Brahimaj përshëndet pelegrinët dhe për nderë të ardhjes së tyre jepet dhe një koncerët festivë. Por ndryshe nga vitet e tjera këtë vit pjesëmarës nëkëtë festë është bërë edhe Kryetari i opozitës turke zoti Kemal Kılıçdaroğlu, Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përfaqësuesve të trupit diplomatik, Ministri Bledi Klosi Prefektja Valbona Zylyftari, përfaqësues të pushtetit vendor, përfqësues të biznesit Pllumb Salillari, përfaqsues të medias Irfan Musabelliu, gazetar, mijëra besimtarëve etj.
Ilir Meta mes të tjerash tha: “Është kënaqësi të shoh sot më shumë besimtarë dhe mysafirë të nderuar, të cilët janë bashkuar me ne në këtë Festë të Shenjtë, këtu në malin e Tomorrit. Kjo është shenjë e mirë që punët në vitin që vjen do të shkojnë më mirë për vendin tonë dhe në të gjitha hapësirat tona, me ndihmën e Abaz Aliut. Ndaj edhe ne mblidhemi çdo vit këtu në malin e Tomorrit për të nderuar jo vetëm këtë figurë të shenjtë, por për të nderuar të gjithë ato legjenda, personalitete dhe baballarë, të cilët përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për çështjen tonë kombëtare. Për të nderuar gjithashtu të gjithë ata të cilët bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për të nxitur lëvizjet për çlirim dhe bashkim kombëtar, të cilët punuan gjithmonë pa u lodhur për të forcuar harmoninë ndërfetare në vendin tonë. Poeti ynë i madh kombëtar, Naim Frashëri, në momentet më të vështira dhe më të dëshpëruara të mbarë kombit për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, për t’i zgjuar dhe për të pasur më shumë vetëbesim iu referua dhe i dha vendin të cilin meritonte edhe në poezi figurës madhështore të Abaz Aliut: “Abaz Aliu” zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh’. Ndaj duke falënderuar Kryegjyshin Botëror për këtë organizim madhështor, dua t’ju uroj të gjithëve ju që keni ngjitur sot malin e Tomorrit, të gjithë besimtarëve bektashi dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, suksese dhe mbarësi në familjet tuaja! Abaz Aliu të na japi forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, për një Shqipëri më të bashkuar, për një Shqipëri të vërtetë europiane, siç e meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos të rinjtë e të rejat, por edhe të gjithë këta fëmijë të mrekullueshëm të cilët kanë mbushur sot malin e Tomorrit. Na ndihmoftë Abaz Aliu të gjithëve! Rroftë Shqipëria!”
Pelegrinët dhe personalitete e larta të shtetit si dhe kryegjyshin Botrorë Haxhi Baba Edmon Brahiman i përshëndeti:
Kreu i opozitës turke,Kemal Kilicdaroglu, i cili nga mali i Tomorrit kërkoi bashkim në paqe të besimtarëve bektashinj nga Anadolli deri në Ballkan. Kilicdaroglu mori Dekoratën e Mirënjohjes nga Kryegjyshi Botërori Bektashinjve me motivacionin “Për kontributin e demokracisë dhe paqes ndërnjerëzore në Republikën e Turqisë”.
“Për kontributin e shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, konsolidimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro- atlantike, bashkëjetesës ndërfetare ndëretnike”, ishte motivacioni i Dekoratës së Mirënjohjes për Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili nga festa e bektashianve në Tomorri, kërkoi më shumë respekt ndaj të ndryshmëve në fe dhe mendim për të jetuar në paqe.
Në fund të ceremonisë, Presidenti Meta dhe Kryegjyshi botëror i bektashinjve zbuluan statujën e Baba Ali Tomorrit të vendosur rishtaz në këtë vend të shenjtë.
E veçanta – një grup të rinjësh të drejtuar nga Ministri Klosi firmosën një pedicion për mbrojtjen e shpalljen e malit të Tomorrit Park Kombëtar.
Retospektivë : Duke marë me vete bekimin dhe kënaqësin, duke marë me vete, ndodhitë, harmonin festive, respektin dhe ndjenjën e saj, duke marë me vete falnderimet, duke marë me vetë premtimin e ministrit Klosi për rikonstruksionin e komplet infrastrukturës, rrugore, ujëore dhe të problemeve sociale brenda teritorit ku dhe zhvillohet kjo festë madhështore duke marë me vete fjalët përshëndetëse të miqëve Turq e Maqedonas, duke marë me vete fjalët optimiste të Presidentit Meta, duke marë me vete qindra e mijra falnderimeve gjatë bisedave me pelegrinët si dhe bekimin që mora gjatë faljes të ritit ferat në tyrbe e duke marë me vete frymëzimin të hedhur në detaj krejt aktivitetin madhështor, zëbrita në të njëtën rrugë të sakrificës me besimin që vitin tjetër do të shohë të tjera ndryshime.
*Per me shume fotografi shih ne Facebook-Gazeta Dielli