• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOD DOÇI U TAKUA ME PAPEN NË SELINË E SHENJTË

April 26, 2017 by dgreca

 1 Doda papa
 Shënjtëria e Tij, Papa Francesku priti në audiencën e Tij në Selinë e Shenjtë në Vatikan Dod Doçin, shqiptarin atdhetar nga Lura, biznesmenin bajemirë të kompanisë “Lura” në Tiranë, veprimtarin kombëtar panshqiptar.
Në shtatorin 2014, kur Papa Francesku ishte për Vizitë në Shqipëri Dod Doçi ishte pjesmarrës i vlerësuar, elitar, në ceremonitë protokollare në Tiranë.
Herët, më 19 tetor 2003, Dod Doçi u takua edhe me Papa Gjon Pali II, kur ishte në Vatikan me familjen e tij dhe 50 vetë nga firma “Lura” për të marrë pjesë në Ditën e Lumturimit të Nanë Terezës.
Dod Doçi i Lurës, një ndër “100 biznesmenët shqiptarë të shekullit”, e ngriti me fondet e tij nga themelet e saj rrënoja Kishën Shën Maria në Lurë, e cila mban emrin e Nanës së Krishtit.Thuhet se i përket vitit 1418. Është nji nga 275 kishat katolike shumë të hershme që i listnon albanaologu Fulvio Cordignano. Edhe në kohën e Ateizmit, kur mbeti veç në rrënojë të themeleve e në gufalim barnaje, aty – tek kjo “Shtëpi e Zotit”, tek ky “vend i bekuar” – vinin me droje besimtarë shpirtnorë luras, nga rrethinat e prej hejcekuhit, për të krye rite fetare, për të gjetë qetësi besimi e për të marrë shpresë jetësore. Kjo vepër kulti e arti, e rrallë për nga ndërtimi në kompleks i saj, u përurua në tetor 2014 në jehonën e Vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku në Shqipëri.
Kisha Shën Maria në Lurë i ka 12 dritare në dy ballët gjatnor të saj. Nji numër biblik ky. Në ato 12 dritare dritërojnë 12 Apostujt e Krishtit. Natën Apostujt, portret-gdhendur në dritare duken dhe ma bukur, falë mjeshtrisë të kombinimit me dritat. Aty, brenda në Kishën Shën Maria të Lurës i gjen dhe 4 portrete me format të madh të Papa Klementit XI–Albani, të Papa Gjon Pali II, të Papa Françeskut, të Shën Nanë Terezës. Katër emra flasin shumë për Shqipërinë, për lidhje e kontribute të tyre për Shqipërinë, që na kanë nderue dhe i nderojmë në përjetësi. Ndaj i ka përzgjedhur Dod Doçi dhe këto katër emblema të historisë të Krishtërimit, të Selisë së Shenjtë në Vatikan, të Kombit Shqiptar – trojenik në Ballkan e mërgimtar në Botë.
Dod Doçi, senator i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë, ishte dhe në eventin tjetër madhor, të mrekullueshëm, në Ditën e Bekuar të 4 shtatorit 2016 kur Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan dekretoi në mënyrë solemne e festive Shenjtërimin e Nanë Terezës, Shpalljen e Saj Shenjtore e Krishtërimit.

Filed Under: Komente Tagged With: DOD DOÇI, ME PAPA FRANCESKUN, në Selinë e Shenjtë, u takua

KARDINALI QË I TEJKALOI ËNDRRAT, NGA FERRI NË SELINË E SHENJTË

November 22, 2016 by dgreca

1-visar-zhiti-me-kardinalin-ernest-simoniNga Visar Zhiti/

…kjo ditë për mua është një mrekulli, del nga realiteti i përditshëm dhe i tejkalon madje dhe ëndrrat…

Shumë vite më parë, sikur të guxonte ndokush e të na thoshte fshehurazi atje në burg, që ai burri i urtë, që pastron në heshtje tryezat e mencës së të  burgosurve, do të vijë një ditë e do të jetë kardinal dhe ti, bashkëvuajtës i tij, në promovimin e një libri të shkruar për atë, do të flasësh si kreu i ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nuk do ta besonim dot kurrë. Sikur ai zë profetik të ngulmonte atëhere, që po, ka për të ndodhur në 20 nëntor 2016, dhe ku? – në Romë, në Kishën e shqiptarëve, në San Giovanni della Malva në Trastevere, mbase unë nuk do ta përballoja dot kumtin e do të rrëzohesha për tokë nga emocioni i fortë.

Vëllezër dhe motra, po, ka ndodhur mrekullia. Dhe siç thoshte Dotojevskij, jeta shpesh ia kalon edhe fantazisë më të çthurur. Kjo ditë, me këtë meshë kuptimplote, është dhuratë e Zotit.

Mendoheni pak, në diktaturën më të egër në perandorinë komuniste, në vendin e parë dhe të vetëm të shpallur ateist në botë, në Shqipërinë e vogël me drama të mëdha, të mbyllur, njeriu me emrin Ernest Simoni Troshani ishte dënuar, sepse ishte prift dhe unë isha i dënuar për poezitë e mia.

Kishat, tempujt e fesë regjimi i kishte prishur dhe shtonte burgjet. Kur mua më çuan në burgun e Spaçit, i ri me pranga në duar, atje ishte dhe Don Ernesti, 52 vjeç, që kishte bërë deri atëhere mbi 17 vjet burg.         Dhe do të lirohej pas një viti, por nuk do të ishte i lirë, do ta vazhdonte dënimin duke hapur kanale.

Për kalvarin e jetës së tij na tregon libri “Don Ernst Simoni – Dai lavori forzati all’incontro con Francesco”, botim i “Paoline”-s. Gazetari i “Avvenire”-s, shkrimtari Mimmo Muolo, me mjeshtëri ka sintetizuar dhe historinë moderne të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndalur në martirizimin e klerit katolik shqiptar, nga ku 38 prej tyre, të pushkatuar pa faj, u lumturuan para ca ditësh në Shkodër, në qytetin ilirik të Kardinal Ernest Simonit. Po nga Shkodra ishte dhe Kardinali tjetër, i emëruar nga Papa San Giovanni Paolo II, edhe ai e kishte kaluar gjithë periudhën e komunizmit burgjeve dhe internimeve. Të dy kardinalët tanë kanë jetë martirësh.

Don Ernesti në burg ishte me të gjithë dhe rrinte i veçuar. Në sy kishte mirësi dhe mister si një ikonë nëpër rrënoja. Po dhe në burg duhej të ishte prifti, meshtari. Meqënëse s’mund të ishte në ndonjë kishë, kishën e kishte futur brenda vetes. Mes urisë, atyre që kishin uri më shumë, të rinjtë, duheshin ndihmuar. Dhe ajo copëz buke që jepte Ernesti fshehurazi, teksa pastronte tryezat, ishte më shumë se sa të japësh sot një darkë të shtrenjtë në restorant luksoz.

Papa Françesko u përlot kur dëgjoi për vuajtjet e Don Ernestit, u përqafuan të dy… dhe lotët vezullonin si brilantë prej flakës së qiririt, të ndezur midis tyre.

Kjo trini, Papa Françesku, Don Ernesti dhe Qiriri, është emblematike dhe tregon triumfin mbi vuajtjet dhe persekutimin. Se në Shqipërinë e diktaturës ishin të ndaluar:

1- Papa dhe zëri i Vatikanit, kujtoj që në akt-akuzë, kur më nxorën në gjyq, kisha dhe fajin e pafajshëm që kisha dëgjuar fshehurazi dhe Radio Vatikanin.

2- Po kështu dhe Don Ernesti ishte i ndaluar, meshat e tij, lutjet, që i bënte fshehurazi për të persekutuarit dhe persekutorë, dëshmohen dhe në libër, Janë bërë dhe mesha fshehurazi, nën tokë, në minierën e burgut. Ka patur dhe pagëzime fshehurazi, për të cilat të dënonin prapë.

3- Ndërkaq  i ndaluar ishte dhe qiriri, drita e tij. Po, po vërtet, nuk është metaforë letrare, por e dhimbjes së vërtetë. Në Shqipërinë komuniste nuk lejoheshin qirinjtë, konsideroheshin si mbeturinë fetare.                                                                                                    Ndërsa nga poezitë më të bukura shqipe, shkruar nga poeti kombëtar i Rilindjes shqiptare, Naim Frashëri, titullohet “Fjalët e qiririt”. Qiriri është misionari i dritës.

Pra kjo trini e triumfit, Papa Françesku, Kardinal Ernesti dhe Qiriri, është dhe frymë e këtij libri, prandaj dhe është vënë në kopertinën e tij. Falenderojmë editorinë “Paoline” për librat e mrekullueshëm që na jep dhe shkrimtarin Mimmo Muolo, që shkruan aq shumë për shqiptarët.

Zbritëm si turmë nga Golgota jonë, të ringjallur. Shqiptarët i kthyen sërisht sytë nga shpresa dhe Zoti. Dyert, që ia kishte mbyllur diktatura Shenjtes Nënë Tereza, ia hapën bashkë me zemrat. Dhe po vazhdojnë rrugën europiane drejt ëndrrë së tyre.

Dhe mes nesh kemi Kardinalin e ri, dhuratë nga Papa Françesku, edhe si një dëmshpërblim i vuajtjeve tona,. Gëzimi i ngjan një feste.Edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama e përqafoi Kardinalin tonë me po atë dashuri, si biri Atin.

Ne, në këtë Jubile të Mëshirës, festuam dhe 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, ndërsa lidhjet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë janë shekullore.

Na prijnë martirët në rrugën e paqes dhe dritës.

__________________________________________

(Fjala e mbajtur në Kishën e Shqiptarëve në Romë, “San Giovanni della Malva di Trastevere, pas Meshës që celebroi kardinali i ri Don Ernest Simoni Troshani, në promovimin e librit që i kushtohej atij, 20 nëntor 2016)

Filed Under: Opinion Tagged With: Kardinali Troshani, në Selinë e Shenjtë, Nga ferri, Visar Zhiti

Visar Zhiti gjithsesi në Selinë e Shenjtë

February 17, 2015 by dgreca

-Bushati: Do mbajë një detyrë tjetër/
– Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një consensus/
Visar Zhiti do të jetë i ngarkuari me Punë i Republikës së Shqiperisë pranë Selisë së Shenjtë.
Këtë ka lënë të kuptoje, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare. Njoftimi zyrtar, i angazhimit diplomatik të shkrimarit, duket se eshte çështje ditësh.
“Sa i përket zotit.Zhiti ne besojmë si qeveri që nuk e kemi luksin për të abuzuar dhe marrë vendime abuziviste me personalitete të tilla dhe besojmë që në ditët në vijim do të kemi një komunikim për këtë çështje. Absolutisht që zoti.Zhiti do të bajë një detyrë tjetër por do ta bëjë me dije në kohën e duhur. Por askush për asnjë lloj interesi nuk mund të mbajë peng përfaqësimin e Shqipërisë në Vatikan. Nuk është rastësi që është personi i dytë që refuzohet nga Presidenti i Republikës”.
Ka sqaruar edhe konfliktin me Presidentin e Republikës, sa i përket emërimit të Ambasadorëve, e për ketë i referohet Kushtetutës.
“Së pari më duhet të them që ne i kemi qëndruar në frymë dhe në germë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.Ç’ka do të thotë që Presidenti i Republikës nuk është pjesë e asnjë prej tre pushteteve që përcakton Kushtetuta”.
Ministri i Jashtëm informoi edhe ardhjen në Tiranë me 23 shkurt të kryediplomates europiane, Federika Mogerini.
Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një consensus/
Numri dy i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi i ka kërkuar presidentit dhe qeverisë të ulen në bisedime për të zgjidhur kështu çështjen e Visar Zhitit.
Aldo Bumçi: “Përsa kohë janë dy institucione duhet të gjejnë gjuhën. Kur është vendimmarrja e një institucioni, konsultimi është i këshillueshëm, por nuk është i detyrueshëm. Kur vendimmarrjen nuk e ke ti në dorë, atëhere duhet të ulesh dhe të gjej një gjuhë të përbashkët. Konsultimi është i detyrueshëm, është i nevojshëm dhe kjo qeveri, kryeministri dhe ministri i jashtëm duan ta kthejnë dhe ti japin forcë ligjore , duan të shmangin cdo lloj kontakti me institucionet e tjera”
Propozimi erdhi pas diskutimeve në Komisionin e Jashtëm ku anëtarët po shqyrtonin pr ligjin për trupën diplomatike shqiptare ku opozita ka paraqitur tre amendime e saj.
Aldo Bumçi: “Deri tani ligji ka pasur një kuotë, ku deri tani merren në shërbim, në nivel ambasadorësh. Vetëm 20% mund të jenë kandidatura politike dhe 80% duhet të jenë nga sistemi i karierës, nuk ka kodh. Nuk ka ligj në Europë që të jetë i tillë. Pika e dytë lidhet me marrëdhëniet me Kuvendin. Propozon qeveria ambasadorët dhe opinion i komisionit që nuk është vendimarrës, por është këshëllimor, i shkon presidentiti të Republikës. Ministria kërkon ta shmangë këtë. E treta është marrëdhënia me presidentit. Vendoset një afat kohor, kushtetuta nuk e ka nëse presidenti nuk arrin të kryejë veprimet brenda afatit kohor, cfarë ndodh? Në shpjegimet e ministrit ne vumë re prirjen se kjo qeveri ka pririjen ta zhveshur presidentin nga kompetencat”
Komisioni I Jashtëm pasi dëgjoi propozimet e opozitës deklaroi se ato do të diskutohen në konferencën e kryetarëve në datë 26 shkurt.

Filed Under: Politike Tagged With: Bumci, Bushati, në Selinë e Shenjtë, Visar Zhiti gjithsesi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT