Intervistë me shkas me Kryetarin e Lidhjes se Krijuesve ne Mergate, Z. Hasan QYQALLA/
Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshinë shumë vende të botës dhe me krijimtarinë e tyre mund të përmbledhim shumë vepra të shkruara me vepra të bukura arti.Në këtë tablo,sot po flasim për Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani,e cila në këtë ndërrim motmotesh është stolisur me një gjerdan të ndritshëm aktivitetesh kulturore dhe kombëtare.Krijuesit tanë jetën e tyre në mërgatë e nisën atyre viteve të nëntëdhjeta,ku më shumë se çdo gjë iu mungonte liria,atdheu, e në ato kohë stuhirash dhe ëndrrash të mëdha e nisën artin e tyre,i cili shpërtheu fuqishëm,në te shkëlqeu arti i atdhe -dashurisë i përkushtimit kombëtar, u bë këmbanë e lirisë që zgjoi ngritëjen e vetëdijes tek mërgimtarët për një qëllim të shenjtë. Këta njerëz të talentuar në art,zhvilluan prirëjet e veta në vendet ku u vendosën,ku përmes artit me përkushtim kombëtar,fjala e tyre e shkruar mori brum të fortë artistik,këmbanë e lirisë për të bashkuar veprimtarët mërgimtarë.Krijuesit tanë në Gjermani u organizuan në format që iu dha mundësia,në shoqata,klube,bashkësi,por shtatë vjet më parë aktivitetin e tyre e bashkuan duke themeluar Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH)
Lidhja e Shkrimtarëve Aristëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH),daton nga dhjetori i vitit 2006.Shumë nga ne mendojnë se iu është dhënë një emërtim sa i gjatë,por ajo u themelua si një dritaree kulturës shqiptare,në vatrat e Europës dhe më gjërë.U emërtua Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar,nga se angazhohet të i tuboi rreth një sofre të përbashkët:Shkrimtarët,poetët,artistët, krijuesit e të gjitha zhanreve,piktorë,aktorë,gazetarë,këngëtarë,ku secili do të ketë mundësinë,të jep kontributin e vet,në afirmimin e krijimtarisë së tij,para sofrës së madhe të Europës dhe më gjërë,ku padrejt- ësisht nga dhuna e pushtetit sërb,u shpërndanë shumë shqiptarë në Europë dhe botë.Ne kemi ndier këtë përgjegjësi dhe nevojë për prezantimin e denjë të kulturës sonë,e cila duhet të jetë urë lidhëse me atdheun:Kontribut në themelimin e kësaj Lidhje kanë dhënë një varg krijuesish të njohur si:Martin Çuni,Hasan Qyqalla,Pal Sokoli,Avni Bellaina,Gonxhe Letmi-Begisholli,Seveme Fetiqi,Mentor Thaçi, Muhamet Luma,Liman Zogaj,Fran Tanushi,Neki Lulaj,Asllan Dibrani,e shumë,shumë krijues tjerë,të cilët nuk mund të i përmendim të gjithë në këtë shkrim të shkurtër.Në këtë fundviti të përvjetorit të shtatë të themelimit të LSH AKSH në Gjermani,do të bisedojmë për punën madhore të LSHAKSH në këta përvjetor me ish kryetarin e kësaj lidhje,si dhe kryetarin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mërgim,zotëriun Hasan Qyqalla.Hasan Qyqalla shquhet ndër krijuesit aktivi cili veq intelegjencës që ka,ka dëshmuar me vepër në organizimet e LSHAKSH,se është gjithmonë aty ku e kërkon gjuha,kultura,arsimi,miqësia,ku e kërkon nderi i kombit dhe atdheut,andaj u zgjodh me pëlqimin njëzëri të mbarë LSHAKSH.LSHAKSH,përveq që ka shtruar sofrën kombëtare të dijes,kulturës,traditës e artit,në mes trojeve të Europës,ka mbajtur gjallë dhe sukseshëm bashkëpunimin edhe me krijuesit e hapësirës mbarëshqiptare në Kosovë,Shqipëri e gjetiu.Para se të nisim bisedën me këtë veprimtarë të madh,të ju njohim me një biografi të shkurtër të tij:
Hasan QYQALLA u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Me shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi poezin e parë në revistën “Shëndeti”! Ka botuar në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Gjer më tani ka botuar dhjetëra vepra, si: ”Dua të vdes shqip” botuar nga “Spektri” , Prishtinë 2004; “Robi i Lirisë” botuar nga “Mërgimi A&B”, Biblioteka “Salloni poetik” Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007,; “Prekja e ëndrrës” botuar në “Globus R”, Tiranë 2009, “Arkeologji e shpirtit” botuar nga “Shkëndija”, Prishtinë, “Meshari modern”, “Buzëqeshje e trishtë” të dyja botuar nga “ADA”, Tiranë, Antologjinë 100 poet, 100 poezi, “Një shekull dritë”, etj…, si dhe ka dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman. Veprimtaria e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani është mjaft e ngjeshur dhe e begatë. Organizuam shumë promovime titujsh e autorë të rinjë letrar, pastaj organizuam hapje ekspozitash nëpër qytete të ndryshme. Manifestime poetike që u bënë tradicionale, si p.sh. Takimet ”Azem Shkreli”, ”Pavarësia e Kosovës”, pa harruar ”100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”, nxjerrjen në dritë të revistës ”Muza Shqiptare”, botime të përbashkëta me krijues, etj… gjer tek Antologjia ”Trinom i Lirisë”, që botuam në 30-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës… Projekti ynë për t’ardhmen është bërë, ndërkaq e para është Regjistrimi i Shtëpisë sonë botuese, karshi kërkesave të nevojshme dhe ristrukturimi i krijuesve në nivel të mërgatës shqiptare për Europë…
Z. Qyqalla,shtatë vite punë me artistët në mërgim, kurorëzim i shumë sukseseve, ka kohë që ju jeni në ballë të këtyre nismave, padyshim se ka mund dhe sakrifica,vështërsi që kërkojnë punë me përkushtim, ju i keni përjetuar gjitha këto nën lëkurën tuaj dhe ia keni dalur me shumë sukses: Çfarë mund të na thoni për këtë,ku e gjetët tërë atë vullnet dhe energji?
H. Qyqalla: Fillimisht më lejoni t’ju FALENDEROJ që jam i përzgjedhuri juaj pikërisht në vigjjiljen e Festave të këtij fundviti. Tani, më kujtuat një thënje nga Robert F. Kendi i cili thot: “vetëm ata që kanë guxim të humbasin shumë nga vetja e tyre, të tillët, padyshim edhe fitojnë shumë”! Me këtë moto, nuk dua t’i atribuoj vetes sime, por kryekëput artit, si kryefjalë, si bërthamë e ne krijuesve në mërgatën tonë gjithandej. Kjo nënkupton se kemi të bëjmë me një strukturë sentimentale e të kristaltë të shoqërisë tonë, gjë që rezulton me ndihmesën dhe kontributin e çdo njërit veç e veç. Prandaj, edhe hapërimi ishte i përbashkët, drejt shtrirjes gjeografike, drejt parametrave të rinjë në horizont ishte vërtet sfid, por ngazëllyese karshi suksesit gjithësesi.
LSHAKSH,shënoi kthesa në zgjërimin e kulturës sonë.Tubimet e krijuesëve tanë,qëllimin e vet më fisnik e kishin afrimin e të rinjëve tanë të mërguar në këtë sofër të përbashkët artistike, stërvitjen e tyre për njohuri më të gjëra rreth kulturës, letërsisë, artit, traditës. Ky ishte dhe mbetët qëllimi më i shenjtë, të rinjët tanë të mërguar nëpër vende Europiane,të ndihen të pajisur me gjitha njohuritë shqiptare,të artit,traditës dhe kulturës tonë kombëtare. Organizimet e aktiviteteve, tubonin rreth vetës dashamirë të të gjitha zhanreve tö artit, të fjalës së shkruar, recitatorëve të rinjë, këngëtarëve e valltarëve, shkrimtarëve e poetöve të njohur, ju keni bashkëpunuar edhe me krijuesit tanë nëpër Europë: A keni vërejtur edhe në vendet tjera praninë e të rinjëve në masë,sikur në LSHAKSH?
H. Qyqalla: Parimisht arti ëshëe pjesë e jetës së çdo njeriu, pa dallim moshe a gjinie. Sipas retrovizualitetit të përditshmërisë dominon muzika si më e preferuara nga gjinitë tjera të artit, por që fare pak ngel prapa veçmas poezia. Segmenti ynë i dëshirueshëm është, që rinia jonë, pra brezi i tret siç njihet ndryshe, veç muzikës moderne, t’i qaset edhe vlerave të kulturës sonë, mendoj në muzikën, vallen, letërsinë,…etj. Këtë përballje me këtë armatë të tërë, besoj e kemi sfiduar dukshëm ne favor të kombëtares. Mbase, masovizimi i kësaj gjenerate reflekton jo vetem përcjellje pasive të vlerave tona të ndritshme kombëtare por janë edhe kultivues, gjithnjë kundruall prirjeve dhe pasionit të tyre. Padyshim edhe në vendet tjera duket një intensifikim më i theksuar por këtu në shtetin Gjerman, besoj se jemi për mburrje nëse shtrojmë paralelizmat. Megjithatë, kujtoj forma më e preferuar dhe më e frytëdhënëse, do ishte të vazhdojë bashkërendimi i aktiviteteve mes LSHAKSH dhe shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Të organizohen aktivitete të nduarndurta, pse jo edhe të bollshme, që statistikat të jenë ende më të favorshme e të dobishme për gjeneratat e reja. Të rritesh paralelisht me dy gjuhë, me dy kultura besoj, do të thot shtohen frekuencat e intelegjecisë apo më konkretisht dyfishohet ajo.
-Atë botë kur u themelua LSHAKSH, sikur tek krijuesit dukej pak dritë në horizont, llogariteshin kushtet e vështira të punës, pa ndonjë qendër ku LSHAKSH do të zhvillonte aktivitetin e kësaj Lidhje Krijuesish të njihet edhe hapësira jonë kombëtare dhe mërgimtarët tanë nëpër botë, si ia dolët të arrini të gjitha këto?
H. Qyqalla: Çdo fillim është i vështirë dhe përcjell me peripeti të vazhdueshme, kur kihen parasysh kushtet e rrethanat në të cilat veprojmë. Është vetem vullneti i çeliktë e i pathyeshëm i krijuesit, që nuk heziton të çaj shtigjet apo të trasoj trotuare te reja. Apo t’i referohem këtu fjalës së urtë kineze, se “betejën e fillon vetëm Ai që është këmbngulës ta fitoj ate”! Nisë nga sipërfaqja e shtetit Gjerman që ka shtrirje shumë të gjërë, vërtet kemi vështërsi, pastaj nuk kemi një lokacion të adresuar, pa harruar edhe ate se arti mund të krijohet edhe nga banesa…etj., ne ia dolëm që jo vetëm të organizohemi, por aktivitet tona kanë kanë pasë intenzitet të shtuar, volum (pjesëmarrës) por edhe vlera artistike. Mos të harrojmë se “çelësi” i aktiviteteve është Leku…! Sa për ilustrim do përmend Manifestimin tradicional poetik “Pavarësia e Kosovës” në Koblenz, me krijues të mërgatës sonë, pesë vite me rradhë, të gjitha shpenzimet i kemi bartë privatisht, kuptohet me disa sponzorime, si Z. Gani Krasniqi, Z. Ramiz Muharremi, Ilir Krasniqi, Sami Hyseni, Shoqatës “Stublla”, përkatësisht Z. Nikollë Xhoni,…etj. Takimet tradicionale “Azem Shkreli”, që organizohen me përkrahjen e mbështetjen e vet Familjes Shkreli, Takimet përkujtimore për vllëzërit Gërvalla e Kadri Zeka, në Heidelberg e Ludwigsburg, pastaj edhe promovimet e titujve e autorëve të rinjë, me mjete vetanake, me shtrirje në tërë Gjermanin. Ndërkaq vitet e fundit, kemi një bashkëpunim të knaqshëm me Ministrinë e Diasporës, e cila edhe na ka përkrahur e subvencionuar disa nga projektet tona dhe ato të përbashkëta.Këtu do Falenderoja publikisht Ministrin e Diasporës Z. Ibrahim Makolli, për mbështetjen dhe përkrahjen që na ofron. Megjithatë prioritet i prioriteteve do t’ishte sikur të siguronim një lokacion për ngritjen e një Qendre Kulturore Shqiptare, kuptohet me subvencione nga tre Qeveritë tona (Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).
-Krijuesit e Lidhjes suaj kanë bërë një veprimtari të vrullshme, kanë begatuar letërsinë tonë me tituj të ndryshëm, keni organizuar promovime në mërgatë e atdhe, a do të na i përshkruani disa sosh?
H. Qyqalla: E kam thënë edhe më parë se çdo mërgimtar është një kapitull më vete, gjersa krijuesi (mërgimtar) është një roman i pambarim. Prandaj, pajtohem plotësisht me konstatimin tuaj kur thoni se krijimtaria në mërgim është begati e letërsisë sonë, apo vazhdimësi e periudhës së lulëzimit të Rilindjes sonë kombëtare. Narracioni shtjellohet nga shumë prizma, të shtyrë nga rrethana e faktor ku jetojnë e veprojnë, pastaj përshkruhet nga emocionaliteti i shprehjes, thellësia e burimit komunikativ, herë herë kontraverziv brenda vet – vetes, varësisht nga situatat e trajtimit, nga këndvështrimi i përkushtimit të ndjenjës së mallit e krenarisë, dhembjes e mrekullisë, të bukurës dhe të shëmtuarës,…etj. E apostrofuara është sinqeriteti i shprehjes, pa glorifikime dhe hiperbolizime të stërmadhuara, veç mishërimit me Lirinë, Heroin, Etninë, Dheun përkatsisht Tokën At – Mëmë. Kujtoj se, jo vetëm ka nevojë të shpalosen këto vlera të krijuesve të mërgatës sonë, por është imperativ i kohës lidhja shpirtërore, komunikimi magjik perms vargjeve, këmbimi i ndërsjellë kreativ me krijuesit nga trojet etnike. Prandaj erdhëm deri te kjo ide e organizimit të Takimeve poetike – letrare ku gjetëm gjuhën e përbashkët institucionale me M.D. e cila bëri përgatitjet teknike. Këtu, shfrytëzoj nga rasti të përshëndes, veç Ministrit Z. Makolli (i cili na mbështeti dhe kontribuoj në mbarëvajtjen), edhe Shefen e Kabinetit të Ministris së Diasporës, Z. Ardita Kika, Këshilltaren Z. Shukrie Ramadani, Prof. Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi, ligjëruese në USHT si dhe poete nga Maqedonia,…etj. Nga ky Takim (më 5 gusht 2013, në Hotelin “Sirius” në Prishtinë), bazuar në vullnetin e shumë Shoqatave simotra dhe krijuesve individual ardhë jo vetëm nga Europa por nga Amerika, Kanadaja e Zelanda e Re, nxorrëm një DEKLARATË të përbashkët, drejt organizimit e intensifikimit të përbashkët nën një kulm. Më pastaj vazhduam aktivitetin me prezantimet tona në Prishtinë, Deçan, Junik, Rrëshen e Vushtrri ku u pritëm ngohtësisht, që shfrytëzoj nga rasti të përshëndes organizatorët dhe koordinatorët përzemërsisht.
Padyshim se letërsia është në shërbim të kombit, këtë e keni dëshmuar edhe në shënimet kombëtare ku janë vërejtur kryevepra të mëdha: _A do të na i numëronit disa nga këto shënime dhe përshtypëjet tuaja?
H. Qyqalla: Unë e kam thënë dhe qëndroj pranë thënjes se “Arti i prinë politikës (ndërkombëtarisht qëndron kjo që them)”, apo “aty ku flet Arti, politika heshtë”. Prandaj kulminative është afrimi dhe kooperimi me strukturat simotra të artit në përgjithësi, gjersa politikat aktuale kombëtare ende nuk kanë një platformë të qart. Bile, më vjen keq ta them publikisht, por edhe kombëtarja shitet për interesa të ngushta përsonale, klanore e partiake. Ndërkaq krijuesi (artisti) e sfidon të ultën, të shëmtuarën, antikombëtaren; politika përpiqet edhe ta nxjerrë si heroizëm. Derisa sa arti shkrinë çdo gjë nga vetja për interesa kombëtare të jet në shërbim të Atdheut, politika (e politikajë të pandërgjegjshëm) përpiqen të përfitojnë edhe nga fatkeqësia e Atdheut. Fundja, a ke dëgjuar ndonjëherë se një Krijues arti, ka trathëtuar Atdheun apo interesat kombëtare…!? E shihini ndryshimin ku është mes artit dhe politikës e theksuar veçanërisht tek mentalitetit i bashkëkombasëve tanë, që reflektim i hapur duket edhe klasa e sotme aktuale politike, jo vetëm politikat aktuale udhëheqëse Institucionale, por edhe ato opozitare! Model të njejtë por në rrethana më specifike është Shteti amë i Shqipërisë, pastaj mos të flasim për katandisjen kombëtare në Iliridë (Maqedoni)! Gjersa gjuha është shpirti i kombit, Krijuesi është brumi i kombit…!
Zotëri Qyqalla, ju jeni ndër veprimtarët më të dëshmuar të organizimeve, keni lidhur ura miqësie me aktivitetet e përbashkëta me mërgimtarët tanë në mbarë botën, si dhe krijues nga hapësira kombëtare, por edhe me kulturat e popujve ku mërgimtarët tanë janë të vendosur: Sa ishte e vështirë kjo?
H. Qyqalla: Nuk thuhet kot se “uji që nuk lëvizë edhe nuk pihet”! Kushtimisht e them, përkundër arritjeve moderne teknologjike të njohjes dhe komunikimit masiv me njrzë është e domosdoshme edhe lëvizja, afriaa, këmbimi i përvojave dhe mundësive si e ulja në bisedime sy më sy. Me këtë dua të them se çdo takim me krijuesit e mërgatës në mjediset ku isha, si p.sh. në Suedi, Austri, etj., ka qenë një përjetim i veçantë. Të jesh mesin e bashkëkombasëve krijues, intelektual, pedagog, do të thotë të jesh në vatrën e ngrohtë e të përzemërt kombetare vëllazërore. Dhe, kështu lindi edhe ideja e afrisë e bashkëpunimit e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta, mbase pse jo edhe nën një pullaz të përbashkët. Ju bindëm filozofisë së përvojës nga më të ndriturit e letrave shqipe të kohës, Fan Nolit dhe Faik Konicës, pa pretendime identifikimi të përsonaliteteve të tyre, por të (mos)përvojës së tyre. Nuk thuhet së koti se “të urtët mësojnë nga gabimet e tjerëve”, apo jo!?
Muajin që lam pas, në Koblenz të Gjermanisë, u themelua Kuvendi i krijuesve të mërgatës mbarëshqiptare nga i cili doli Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), ku kryetar u zgjodhët ju, për çka ju përgëzojmë; Ne mendojmë se inicues kryesor ishit ju dhe LSHAKSH, që bashkëpunuat me gjithë krijuesit në mbarë mërgatën. Keni përpiluar programin dhe statusin e saj dhe e keni miratuar. Tani po hyjmë për në vitin 2014, :A do të na shpjegoni pak për misionin që ka LKSHM, për këtë vit, pra vitin 2014?
H. Qyqalla: Atëher më lejoni edhe mua që në fillim t’ju Falenderoj për urimin tuaj. Dëshiroj edhe njëherë publikisht që përmes kësaj interviste (të parë si Kryetar i LKSHM), të falenderoj nga zemra gjithë delegatët, përfaqësuesit, krijuesit individual, si dhe Përsonalitet tona Qeveritare e Diplomatike si MeD, Z. Ibrahim Makolli, Diplomatët e Konsulatës në Frankfurt, Z. Fatmire Musliu, Z. Milazim Vllasaliu, Z. Besnik Miftaraj,… pastaj veprimtarin e çështjes kombëtare Z. Adem Demaçi, Deputeten në Parlamentin e Kosovës dhe Kryetaren e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Z. Flora Brovina, Pedagogen në Universitaetin e Tetovës dhe poeten e nderuar Z. Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi, Z. Dr. Murat Gecaj nga Tirana (i cili për shkaqe shëndetësore nuk mundi fizikisht të jet mesin tonë),…etj! Gjithnjë falë bashkëpunimit dhe kontributit të çdo njërit veç e veç, do apostrofoja gadishmërinë e Z. Hysen Ibrahimi, Z. Osman Ahmetgjekaj (Suedi), Z. Anton Marku e Z. Besim Xhelili (Austri), Z. Besnik Camaj (Zvicër), Z. Arqile Gjata (Greqi), dhe ndihmën e këshillimet e Z. Musa Jupolli e Z. Fakete Rexha (Francë), Z. Rita Saliu (ShBA), Z. Silva Terrnava (Zeland e Re), Z. Drita Nikoliqi – Binaj (Vojvodinë), Z. Shenida Bilalli (Kroaci), Z. Imri Trena e Z. Ismet Jonuzi (Norvegji), Z. Sadie Bejtullahu – Kryeziu (Britani e Madhe), Z. Valdete Berisha (Benelux), si edhe Dan Kosumi, Ragip Dragusha, Hazir Mehmeti, Martin Çuni, Seveme Fetiqi, Fran Tanushi, Mentor Thaqi, Muhamet Luma, Gonxhe Letmi – Begisholli, Shaban Cakolli, Pal Sokoli, Saranda Iseni, Sylë Bajrami, Avni Bellaina, Neki Lulaj, Sadete Zhitia, Hamza Halabaku,…etj.
Falë bashkëveprimit të frytshëm arritëm të përpilojmë STATUTIN dhe RREGULLOREN E PUNËS të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në mërgatë. Gjithashtu, planifikuam që Takimi i rradhes të mbahet prap në Koblenz, në Mitingun poetik pranveror, pastaj në Suedi në Sesionin e tret shkencor, gjatë pushimeve verore në trojet tona etnike (ende nuk jemi përcaktuar për daten e saktë dhe vendin), dhe në vigjilje të Festave të Nëntorit do të takohemi në Austri ose Zvicër. Prioritet i veçantë do të jet regjistrimi dhe zyrtarizimi i Asociacionit tonë, pastaj nxjerrja e një Reviste 3 – 4 mujore,…etj! Shpresojmë në vazhdimësinë e bashkëpunimit institusional dhe mbështetjen e tyre padyshim. Dëshhira e vullneti egziston, por materja dikton!
Kohë më parë është emërua Ministria e Diasporës, prej atëhere ministri Z. Ibrahim Makolli, iu është përgjigjur gjitha aktiviteteve të LSHAKSH, gjithnjë i pranishëm, na ka përkrahur moralisht e materialisht, çka për krijuesit tanë është shumë domethënëse. Duke llogaritur sukseset e krijuesve, në kushtet e vështira të punës që bëjnë me forcat vetanake; A ka shenja se Ministria e Diasporës mund të hedh ndonjë hap, në mbështetje materiale?
H. Qyqalla: Tani, me sa kujtoj unë e përmendëm edhe më lartë përkrahjen dhe mbështetjen institucionale nga ana e MD, dhe përsonalisht Z. Ibrahim Makolli. E veçanta do ishte sikur të arrinim sa më parë të siguronim një lokacion, ku veç hapsirës për kultur, art e letërsi, pse mos të shfrytëzohej edhe ndonjë aneks i saj për perfaqësi Diplomatike apo Konsulore, mbase kërkesat për rregullimin e dokumentacionit të mërgitarëve dita ditës po shtohet. Prandaj, kujtoj hapja e një Qendre Kulturore diku në Dyseldorf (apo rrethinë), do kishte interes e funkcion të shumfishtë. Padyshim republika Nordrheinwestfalen është më numrin më të madh të të banorëve dhe ndër më të zhvilluarat gjithnjë edhe falë konfiguracionit që ka. Gjithashtu, sipas statistikave vendore këtu është edhe përqendrimi i mërgatës shqiptare. Natyrisht, nga kjoj Republikë bashkëkombasit tonë duhet të udhëtojnë për një dokument gjer në Frankfurt apo Berlin. Ndaj, kujtoj se është imperativ funkcional hapja e një Qendre të tillë në këtë mjedis, më tepër se vetëm dëshirë. Kërkesën tonë ia kemi drejtuar edhe Ministrit Z. Makolli, i cili e ka përkrahë dhe besoj në realizimin e shpejtë të synimeve tona.Këto dëshmi kujtoj mjaftojnë për bashkëpunimin e ndersjellë që kemi, me gjasa që të ketë shtrirje edhe më tej.
Pas zgjedhëjes suaj kryetar në LKSHM, si dhe disa ndihmësve tuaj nga kryesia, në LSHAKSH, është bërë zëvendsimi me kryesues të rinjë: Çfarë është mendimi juaj; keni bërë zgjedhje të cilat mund të ndjekin hapin, që LSHAKSH, të mos zbehë aktivitetin e saj, kur dihet se LSHKSH dhe LKSHM, duhet të jenë mishërisht të lidhura në mbarëvajtejen e aktiviteteve?
H. Qyqalla: Tani nuk dua të paragjykoj e parafrazoj. Më parë dua të shpresoj e besoj në angazhimin vetmohues, siç pretendojmë edhe në fushën e krijimtarisë sonë. Kujtoj që çdo freskim sjell energji të reja, kreativitet të ri, punë të frytshme, e cila mund të jetë shumë efektive në formën ekipore. Këto aftësi ogranizative e afirmative, sikur edhe pararendësi ynë Z. Martin Çuni, i posedon edhe i sapozgjedhuri Kryetar i LSHAKSH në Gjermani Z. Pal Sokoli (ndryshe edhe bashkëthemelues i LSHAKSH). Është një krijues, veprimtarë shumë dinamik dhe plot energji. E përgëzoj dhe uroj Z. Pal Sokoli, me dëshirën të qëndrojmë, siç thoni edhe ju, të mishëruar në binarët e artit, të koordinuar e akorduar mirë drejt artikulimit tonë më të zëshëm.Kjo është dhe mbetet motoja jonë e suksesit dhe modalitetit edhe për segmentet tjera të organizmave jo vetëm në mërgatë por edhe në trojet etnike.
Jemi në prag të festave, ku edhe pak ditë po nisim vitin e ri 2014, ne ju urojmë festën dhe ju dëshirojmë shëndet e shumë suksese: Cila do të ishte porosia juaj për krijuesit për vitin që po hyjmë?
H. Qyqalla: Krejt për fund krijuesve ju dëshiroj frymëzime e krijime të begata shpirtërore, letrare e artistike, të arrijnë suksese deri në piedestal. Të ruajmë kontinuitetin prej krijuesi, me porosinë e Piktorit tonë të mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, Z. Gjelosh Gjokaj, kur thot se në pikturë nuk gjen (ka) hapsirë “ngjyra e zezë”!
Andaj n’emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, n’emër të Kryesisë dhe n’emrin tim përsonal uroj gjithë bashkëkombasit, krijuesit në mërgatë FESTEN E KRISHTLINDJES DHE VITI I RI…1 GËZUAR 2014…! Shpirtëbardhësi e gjaku = Identiteti ynë kombëtar…!
Z.Hasan Qyqalla, ju falemnderojmë shumë për gatishmërinë dhe kohën që ndatë me ne,për të na njohur me punën e madhe të LSHAKSH në Gjermani,si dhe ju dëshirojmë shëndet e shumë të mbara.
H. Qyqalla: Ishta knaqësi për mua…! Ju lutem shumë.
Intrvistoi:Shaban Cakolli