Nga Keze Kozeta Zylo/
Gjithmonë më ka pëlqyer udhëtimi me anije drejt Manhatanit. Eshtë një lidhje gati romantike midis dy ishujve brenda Nju Jorkut: qytetit ku unë jetoj Staten Island dhe Manhattanit. Është vetëm 25 minuta larg. Është e çuditshme që edhe pse kam vite të tëra që e bëj këtë rrugë, përsëri ndjej të njejtat emocione, ndoshta, ndoshta dhe më të fuqishme. qe udhetoj me kete anije, perseri perjetoj te njejtat emocione ndoshta dhe me shume… Udhetimet me shtojne nje faqe leximi me shume ne memorjen time. Perpara se te ndalosh ne Manhattan do te pershendetesh me Statujen e Ilirise (Lirine qe e enderron gjithe bota)… Ne Manhattan kishja lene takim me dy miq z.Eduard Dilo dhe znj.Maria Prapesku, te cilet e adhurojne pamase letersine, historine, artin, gazetarine… Se bashku vizituam Battery Park, qe me skulpturat, monumentet dhe mesazhet qe percjellin jane histori dhe magji me vehte. Ecem pergjate rruges Broadway, ndalonim dhe lexonim se cfare ishte shkruar ne trotuar, emra presidentesh, princash, gjeneralesh, aviator te famshem, gazetare europiane…, se bashku me Marien u munduam te gjenim dicka nga shtetet tona te ndryshme te origjines, por e kote… Befasohesh se sa me fanatizem dhe kulture e ruan Amerika historine. Ishe nje udhetim I bukur, frymezues per te shkruajtur dicka me shume…Duke marrë anijen ose “Ferry” sic i thonë këtu dhe duke ecur në një ditë plot diell jo vetëm që ndjen flladin dhe jodin e Oqeanit Atllantik, stërkalat e ujit që përzihen lehtas me ajrin e ngrohtë, por dhe merr një përqafim të lehtë dhe përshëndetesh nga mbretëresha me kurorë e pagëzuar “Statuja e Lirisë”, Lirinë që e ëndërron gjithë bota. Ajo qëndron kryelartë dhe duket sikur ju thotë të gjithë udhëtarëve veçanërisht turistëve që janë me aparatë në dorë për ta fotografuar ose filmuar: Mirë se erdhët në Amerikë, në vendin më demokratik në botë. Është një udhëtim që të fut në magjinë e arkitekturës së larmishme, urave të shumta që nëpërmjet anijes “Ferry” e cila transporton 75 mijë veta në ditë dhe 19 milion në vit ke shansin të shikosh urën e Verazanos, e cila është e vetmja në botë që mbahet në bazë të forcës së tërheqjes, urën e Brooklinit si një nga mrekullitë moderne të botës.
Në Manhattan kishja lënë takim me dy miq shkrimtaren dhe gazetaren e mirënjohur rumune znj. Maria Petresku dhe z.Eduard Dilo, pinjolli i familjes së persekutuar dhe të shquar Dilejve të Sheperit, të cilët e adhurojnë pamasë letërsinë, historinë, artin, gazetarinë… Së bashku vizituam Battery Park, që me skulpturat, monumentet dhe mesazhet që përcjellin janë histori dhe kuriozitet më vehte.
Batery Park ndodhet në Jug të Manhattanit dhe emri i tij të vë në mendime. Emrin e ka marrë në nderim të Artilerisë Ushtarake të Baterisë në vitet e hershme që protektonte qytetarët e tij. Qindra turistë, vendas, Njujorkez ishin brenda parkut dhe nën muziken e bandave me artistë të ndryshëm që pothuajse janë të pranishëm në çdo ditë e bënin dhe më tërheqëse atë. Skulpturat dhe monumentet e shumta janë një magjepsje për mua dhe bukuri për t’i parë. Bluja e qiellit që refelktonte si mëndafsh nuseje mbi oqeain Atllantik e bënte Parkun të dukej si një pikturë gjigande Rembrandti.
Në bri të oqeanit ndodhet një skulpturë mjaft impresionuese, që siç tha dhe shkrimtarja rumune se: “kjo skulpturë të bën të rrish gjatë dhe të meditosh”. Është fjala për skulpturën në bronz që ka një imazh tepër tronditës, e cila është në nderim të gjithë atyre që drejtuan anijet, mijëra marinsa tregëtarë të cilët janë mbytur në det gjatë mbrojtjes së Kombit amerikan që nga lufta civile dhe deri tek lufta e dytë botërore ku në këtë të fundit thuhet se kanë qenë humbur 700 anije së bashku me 6600 marinsa. Skulptori Marisol Escobar e realizoi veprën e tij në bazë të një ngjarje reale bazuar te disa fotografi të marra nga një fotograf nazist, i cili goditi anijen dhe ndërkohë që ata po mbyteshin po fotografonte viktimat e tij. Skulptura është realizuar në vitin 1991.
Skulptura është në det të hapur pranë Pier A, është një skulpture që me krenari flet se u bën ballë rrebesheve, dallgëve të çmendura oqeqanike, vampirëve nazistë dhe nderon viktimat që dhanë jetën e tyre në lule të rinisë.
Përballë saj është skulptura me emigrantë të ndryshëm që kanë zbritur në tokën amerikane dhe po presin në radhë ndoshta për inspektim dhe gjithçka, ndërkohë më kujtohet gjyshi i cili kishte ardhur në Amerikë në fillimin e shekullit të kaluar dhe kishte treguar se na kontrollonin për gjithçka, për sëmundje dhe deri dhe për parazitë. është një skulpturë që flet shumë, më shumë se faqe të tëra libri, janë emigrantë nga vende të ndryshme dhe me dhimbje e dashuri i venë njeri-tjetrit dorën në sup dhe shpresojnë në tokën e premtuar. Skulptura është pranë kështjelles Clinton ku nga porta e asaj shtëpie kaluan rreth 7 milion emigrantë dhe u pritën me dashamirësi nga Amerika. Emrin e mori Clinton nga ish kryetari i Bashkise së Nju Jorkut 1803-1807 dhe që kreu dhe detyrën si guvernator 1825-1828, Dewitt Clinton.
Në një vend të dukshëm, ishte edhe statuja “Sfera”, afër saj dukeshin flakët si të qiririt, por edhe pse ishte një kohe me diell e ngrohtë, vapën nuk e ndjeje shume ngaqë përqindja e lagështirës ishte shumë e ulët. Flaka e përjetshme ishte në përkujtim të viktimave të tragjedisë botërore më 11 shtator, 2001 nga sulmet terroriste. Sfera dikur qëndronte në shesh të Qendres botërore të tregëtisë në kullat binjake, por çuditërisht u dëmtua pak, për fat nuk u shkatërrua, më vonë u vendos në park për shkak të punimeve që po bëhen atje.
Në çdo hap që të hidhje dukej sikur lexoje historinë amerikane në format dhe idetë më të përsosura nga artistë të mëdhenj. Edhe një zog që mund të qëndronte mbi një gjethe peme në park, më dukej sikur në damarët e gjethes kishte histori. Mikelangelo thotë se “Unë pashë engjellin në mermer dhe e gdhenda atë për ta lenë të lire”. Mjeshterisht artistët dinë ta shkruajnë dhe ta ruajnë me aq fanatizëm historinë. Obelisku i ngritur për veteranët e luftës koreanë 1950-1953 është nderim për të gjithe të rënët e saj. Çelësi ka formën e një ushtari universal dhe qëndron mbi platformë me flamujt e ndryshëm të shteteve që morën pjesë nga Kombet e Bashkuara. Nga silueta e ushtarit duket qartë Statuja e Lirise në Ellis Island. Çdo 27 korrik në orën 10 paradite përkujtohet përvjetori i marrëveshjes së pushimit të luftës, dielli, drita shkëlqen përmes kokës së ushtarit dhe ndriçon pllakën përkujtimore që është instaluar në tokë në këmbët e statujës.
Përreth statujës në tokë ishin pllakat me shënimet përkatëse duke vendosur shtetet që morën pjesë dhe numrin përkatës të të vdekurve, zhdukurve dhe të plagosurve. Nga amerika janë 54.246 te vdekur, 103 mijë e 248 te plagosur, 8177 të zhdukur, kurse nga Koreja janë: 58 mijë e 127 të vdekur, 175 mijë e 743 të plagosur dhe 174 mijë e 244 të plagosur.
Edhe Memoriali i bregut të Lindjes është ngritur në nderim të të gjithë marinsave që dhanë jetën për të mbrojtur Atdheun e tyre gjatë luftës së dytë botërore dhe administrohet nga komisioni i monumenteve të luftës amerikane, ku deri tani janë tre, një në Nju Jork, një në San Francisko dhe në Honolulu.
Memoriali është në nderim të të gjithë atyre që shërbyen në bregun oqeanor gjatë luftës së dytë botërore ku numri i dëshmorëve ishte 4609 të cilët janë shkruar në muret përkatëse. Në muret ku janë shkruar emrat është dhe shqiponja e cila është përballë me Statujën e Lirisë e cila është realizuar nga italiani Albino Manca. Ndërsa memoriali nga kompania Gehron dhe Seltzer. Memoriali u është dedikuar nga Presideneti John F.Kennedy në Maj, 1963.
Është e pamundur të përshkruash gjithçka në Batery Park, do të duheshin faqe e faqe të tëra për historinë dhe përmbajtjen që ka brenda, por skulpturat, obelisket shprehen me gjuhën e poezisë koncentrat, gjatë leximit dhe qëndrimit pranë tyre të duket sikur shkronjat e arta flasin me zë duke intepretuar aq mjeshtërisht madhështinë dhe historinë e lavdishme Amerikane.
Përgjatë rrugës së famshme Broadway
Pasi u ndamë nga Parku ecëm përgjatë rrugës së famshme Broadway e cila mbart brenda saj ndërtesa, muzeume, kisha, art, piktura, varre, mauzoleume, mrekulli botërore, skulpturën e demit të Wall Stritit etj… Broadwaw është zemra e industrisë botërore të teatrit. Broadwaw vjen nga emri holandez Breede weg. Duke ecur në çdo hap lexonim emra presidentësh, artistësh të famshëm, gjeneralësh, aviatorësh, kryeministra që kanë vizituar vendin. Si pakuptuar po kërkonim të njejtën gjë për momentin me Marien, gazetaren rumune të gjenim të dyja emra secila nga vendet tona, por ishte nje mundim i kotë, sepse nuk kishte asgjë nga Rumania dhe Shqipëria. Ushtarët, kapitenët e anijeve, mbretërit kanë parakaluar në paradë, e cila për herë të parë u mbajt në vitin 1886. Janë bërë gjithsej 204 marshime deri në City Hall. Aleanca e pjesës Jugore të Manhattanit përkujton me shirit graniti të gjithë ata që kanë udhëhequr paradat me numrin simbol 204 nënshkrime përgjatë rrugës Broadway. E para fillonte me inagurimin e Statujës së Lirisë që daton me 28 tetor, 1886 dhe pasonte me inagurimin e ceremonisë së Presidentit të parë George Washington, më 29 prill 1889. Ajo që do të na bënte përshtypje më shumë të dyjave ishte një frazë e shkruar në rrugë në përkujtim të 48 gazetarëve europianë që në 16 shtator 1949, kishin festuar Lirinë e ditës së shtypit gjatë udhëtimit të tyre për në USA, ndoshta pse vinim nga vende komuniste ku më shumë se cdo gjë ishte dhunuar Liria e fjalës.
Ndalojmë një moment pranë Demit që ndodhet në Bowling Green, afër me Wall Stritin. Skulptori Arturo Di Modica e krijoi skulpturën për të frymëzuar Wall Stritin kur stoku market u kolaps në 1987. Ai e vendosi atë përballë Wall Stritit pa autorizim në vitin 1989 si simbol të optimizmit dhe forcës. Policia e hoqi, por falë publikut të shumtë u detyruan ta instalojnë dhe ta vendosin atje ku ndodhet dhe sot në Bowling Green.
Perballë demit ose tek bishti i tij hedhur lart në mënyrë spektakolare nuk rreshtin njerëzit për fotografi veçanërisht turistët, duhet të rish në radhë dhe për më tepër të kesh kohë për ta bërë një foto me “Demin”. Është një nga skulpturat më tërheqëse të Broadwait.
Duke vazhduar ecjen është e pamundur të mos shikosh ndërmjet gradacielave kishën anglikane Trinity me një arkitekturë të përsosur ku sapo hyn tek dera lexon në prag të saj këtë mbishkrim: “Në këtë vend shkeli shkëlqesia e saj mbretëresha Elizabetë e dytë gjatë vizitës ë saj në vitin 1976, ndërsa në krah të saj ndodhej princi Filip”. Kisha “Trinity” është themeluar para kombit amerikan qysh në vitin 1697, e cila që nga ajo ditë ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën fetare dhe në sherbim veçanërisht të të varfërve dhe emigrantët e ardhur nga shtete të ndryshme të gjithë botës. Presidenti i parë i shteteve të Bashkuara të Amerikës pas betimit të tij shkoi dhe u fal në kishën “Trinity”. Në oborr të kishës janë varre dhe mauzoleume ku prehen të qetë personalitete, priftërinj, deri dhe Aleksander Hamilton, ish Sekretari i thesarit në shtëpinë e bardhë gjatë kohës që vendin e udhëhiqte George Washingtoni. Në 11 shtator kur u rënuan dy kullat binjake nga terroristët kisha shërbeu si vend strehimi për punëtorët e shërbimit, 14 mijë vullnetarë afruan ndihma për dëmtimet që pati, për shkak të afërsisë me terrenin zero. Në hyrje të kishës çdo vizitor është e pamundur mos të shtanget përballë skulpturës “Rrënjët” ndërtuar nga Steve Tobin. Çdo njeri nga çfarëdo tradite fetare që vjen përballë saj, duket sikur tërhiqet nga një fushë magnetike dhe futesh brenda saj. Ai u frymëzua nga një trung i mbetur gjatë tragjedisë në 11 shtator dhe me rrënjët solli dritën e padukshme, por që njerëzit duhet të shohin dhe nën tokë, duke dhënë shpresën, paqen dhe jetën e përjetshme për të gjithë. Me të drejtë artisti thotë se njerëzit shikojnë vetëm pemën, por nuk mendojnë se çfarë ka brenda saj, damarëve që rrjedh drita. Bëjmë foto duke u futur midis rrënjëve dhe ndërmend më vjen Mikelangelo i cili thotë se: “Çdo blok me gurë ka një statujë brenda, por është detyra e skulptorit ta zbulojë atë”.
Sa histori të tilla ka vendi im për t’i përjetësuar në skulpturë dhe art!
Megjithatë, ne kaluam një ditë të bukur nën shoqërimin e skulpturave që tregonin historinë amerikane pa ciceron, ato flisnin me artin e inteligjencës siç shprehet piktori botëror Picasso. Duke udhëtuar dhe prekur skulpturat na u shtuan faqe leximi dhe historie më shumë në memorjen tonë, sepse ato mbartnin mbi “supe” histori të ndryshme amerikane.
2 Gusht, 2013
Manhattan, New York