• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një ditë plot mbresa me Pastorin amerikan Steve Galegor në Staten Island

August 21, 2017 by dgreca

1 ok Prifti“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…/
1 grateNga Keze Kozeta Zylo/

1 ne tavolinePastori amerikan Steve Galegor ky Bir i Perëndisë ka dekada që punon dhe ndihmon me vepra mjaft shqiptarë kudo ku jetojnë.  Fal shqipes së kulluar që e flet më mire se mjaft shqiptarë ku mjerisht shumë prej tyre nuk e flasin fare, harruar rrugëve të çakërdisura të mergimit, Steve është bërë një emër i njohur në komunitetin shqiptaro amerikan, por jo vetëm këtu, por edhe brenda trojeve shqiptare. 3 vajzat

Për pastorin Steve Galegor cilido shqiptar që e ka takuar dhe që e njeh personalisht flasin fjalë miradie, ngase ai e ka treguar atë vetëm me punë të vazhdueshme dhe kualitative.

E shtuna duhet të jetë shumë qetësuese me tha zonja Demiraj dhe kjo vazhdoi zonja Likollari kryhet më së miri kur mblidhemi së bashku si motra e vëllezër ja si dita e sotme ku protagonist kryesor është Pastori Galegor.

1 qemali perp stev

Mr. Galegor së bashku me bashkëshorten e tij një ëngjëllore Perëndie dhe djalin e dashur Calleb shtronin dhe përgatisnin tryezën plot shije e kulturë shqiptare.  Mishrat e pjekur në BBQ, byreqet e përgatitura nga amvisat shqiptare kundërrmonin dhe ngacmonin shqisat për t’u ulur pranë tryezës dhe për të biseduar dhe kuvenduar së bashku.1 steve

Në këto ushqime nuk mungonte dhe sallata jeshile me djathë kaçkavall shqiptar sjellë nga çifti Laçaj të cilët sapo ishin kthyer nga Mëmëdheu së bashku me aromën shqiptare.

Bakllavaja me petë të holla të përgatitura nga Arta dukej sikur tërhoqi më shumë për ta shijuar në një muzg perëndimi me pak fllad ishulli dhe një vallëzim të lehtë të gjetheve të pemëve të larta që me majat e tyre dukeshin sikur puthnin qiellin e kaltër.

Steve Galegor përshëndeti gjithë të pranishmit dhe iu uroi plot mirësi dhe dashuri mirëseardhjen e tyre.

Ai lexoi citime nga shkrimi i Shenjtë prej Apostullit Gjon një nga të dymbëdhjetët që zgjodhi Jezusi, i cili ndërmjet të tjerash solli dhe këtë citim për jetesën si:

“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…

Këto takime bëhen tejet te kendshme kur marrin pjesë dhe fëmijët të cilët përgatitën mjeshtërisht dhe fushën e volejbollit kur luajtën së bashku me më të rriturit.  Energjia pozitive e fëmijëve i mban dhe më të rinj prindërit dhe komunitetin ku jetojmë në se ne do të dimë t’i organizojmë dhe t’i ftojmë në të gjitha aktivitetet kulturore edukative që organizohen nga shoqata të ndryshme.

Shqiptarët në Staten Island kaluan një të shtunë të kendshme së bashku në këtë fund vere dhe që këto takime mbushen gjithmonë  me fllad dhe dashuri me aromë shqipëie organizuar nga amerikani që e ka në thelb të zemrës dashurinë e pakufishme për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Malin e Zi, Dibrën e Madhe dhe Çamërinë…

 

20 gusht, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kete Zylo, ne Staten island, Steve Galegor

Darkë ndërfetare në Staten Island me rastin e muajit të shenjtë Ramazanit

June 26, 2016 by dgreca

Marrin pjesë udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, e tjera në ishullin e Staten Island në Nju Jork, kongresist, senator, dhe zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit, përfshirë edhe famullitarin Don Pjetër Popaj /
Nga Beqir SINA  New York/
STATEN ISLAND NY : Qendra Kulturore Islamike Shqiptare, ne ishullin njujorkez Staten Island,  në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, më datë 24.06.2016 , të premetën në mbrëmje, realizoi iftarin tradicional në xhaminë e tyre, ku morën pjesë dhjetra besimtarë  .
Ky aktivtet i cili është ndër më të vecantit në këttë qytet, mund të konsiderohet edhe si një tubim ndërfetar,  mbasi aty ftohen te marrin pjesë, edhe udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, e tjera në ishullin e Staten Island në Nju Jork, kongresist, senator, dhe zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit.
Në mesin e udhëheqësve të ndryshëm fetarë, të premten në Qendrën Kuulturor Islamike Shqiptare në Staten Island , ishte i ftuar  edhe Don Pjetër Popaj – Famullitari i Kishës Kkatolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hharstdale – Nju Jork–
Këto festime ndërfetare, që dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun, permendet në këtë tubim.
Folësit, kan cekur faktin se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre, të cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare.
Në mesin e të ftuarve në këtë Iftar –te madh, ishin kësaj rradhe, edhe kongresitë, diplomatë shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të lart të ruajtjes së rendit, nga FBI,  disa përfaqësues të departamentit të policisë së qytetit, nga NYPD, zyrtarë të administratës lokale, në Ishullin Staten Island , udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island si dhe disa veprimtar të komunitetit :
FBI Special Agent Diego Redondo,,Dr. Richard Guarasci,Hon. Michael McMahon, DA Staten Island,Hon. Ertan Yalcin, Turkish General Consul,Hon. Fatmir Zajmi Consul of Republic of Kosovo,,Congressman Don Donavan, Commissioner for Community Affairs Marco Carrion, Dr. Demitrious Caroline, Adnan Al-Hashm, Dr. Sarah Sayeed Senior Advisor NYC of the Mayor, Community Affairs Unit Hon. Chief Edëard Delatorre Commanding Officer Staten Island.
Hon. Inspector James Klein Commanding Officer Crime Prevention Section NYPD, Hon. Lt. Raffet Aëad NYPD, Inspector Robert Bocchino 120 Precinct NYPD, Lt. Tania Kinsella, NYPD, Hon. Dr. Richard Guarasci, President of ëagner College, Dr. Lily McNair, Provost and SVP at ëagner College, Mona Zaloom, Vin Zaloom, Building Bridges Coordinator, Rev. Chloe Breyer, Executive Director Interfaith Neë York, Dr. Ram Nair/ Hindu Temple, Hon. Father Liam O’Doherty (OLGC), FBI Special Agent Kevin F. Mann,Staten Island Representative of Governor Adreë M. Cuomo, Hon. Jonathan Soto Senior Community Liaison in Community Affairs Unit Representative from Nisha Agarëal Commissioner of Immigration Affairs, Ahsan Chughtai, Henry Goldschmidt Interfaith Neë York, Representative of Hon. Scott M. Stringer, Dr. Khurshid Khan, Charles Fall – Rev. Terry Troia Project Hospitality Project Hospitality Iamam, Dr. Tahir Kukaj, profesor dhe një ndër Imamët kryesorë të kësaj qëndre islamike shqiptare në Saten Island, i cili udhëhoqi ketë takim ndërfetar me shtrimin e Iftarit, ka thënë vitin e kaluar në të njëtin organizim  se qëllimi, i tyre në shtirmin e këtij Iftari, duke ftuar dhe udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island , është në kuadrin e aktiviteteve të bashkëpunimit dhe bashkëjetes ndërfetare e shkëlqyer në qytetin dhe komunitetin tonë.
 Ai ka sqaruar gjithashtu  se xhamia e tyre është bërë një prej qëndrave fetare dhe kulturore, prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në qytetin e Neë Yorkut.
“AICC, ka theksuar Dr. Kukaj, është themeluese e dy organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht ne shërbejmë, afro një dekadë në ishullin Staten Island dhe Neë York”.
Më tej imam Kukaj, duke faleminderuar secilin prej të ftuarve për pjesmarrjen e tyre në këtë Iftar, ndërfetar, ka folur për rëndësinë , vlerat dhe kuptimin e muajit të Agjerimit Ramazanit, tek të gjithë besimtarët mysliman.
Duke veçuar me këtë rast , atë se shqiptarët mysliman janë simbol i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kudo në botë
“ Muslimanët, janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, tha Dr. Kukaj, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në momentet më të vështira të kombit shqiptar, prej shpalljes së pavarësisë, dhe, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës, pavarësinë e saj ndihma e SHBA ka qenë jashtëzakonishte madhe” thote ai duke falimenderuar këtë vend.
 Edhe  disa liderit nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqësit e ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – folën për bashkëjetesen fetare, rolin dhe kontributin e tyre në këtë qytet, i cili ka treguar me aktivitetet e tij se duhet marrë si shembull për të gjitha komunitetet, thanë ata në bashkëjetesen fetare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Darkë ndërfetare, muaji Ramazanit, ne Staten island

Në Staten Island”, Anamalasit rreth “Valles së Bashkimit” me Flamurin kuq e zi

November 28, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Miliona shqiptarë rreth rruzullit tokësor e festojnë Ditën e Flamurit Kombëtar si ditën më të shenjtë të vitit.Edhe shoqata e mirënjohur “Ana e Malit” me kryetar z.Ismet Kurti në Amerikë si pjesë e Diasporës shqiptaro-amerikane mbledh së bashku shqiptarët për çdo vit për të fesetuar me nderime e madhështi Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë.

Në ishullin e “Staten Island” të Nju Jorkut, ku rrezet e shndritshme të diellit të lëbyrnin sytë edhe pse fund nëntori, në restorantin “Brook Catering Hall” me pronar z.Shaban Seferi së bashku me stafin e punës kishin përgatitur cdo gjë dhe iu uronin pjesëmarrësve mirëseardhjen për Festën e Flamurit.

Është një ishull që tërheq shumë turistët sepse lidh Manhattanin që udhëton me anijen “Ferry” anijen që mund të udhëtosh pa para dhe shikon fare afër Statujës së Lirisë, apo mund të shkosh në Brooklyn nëpërmjet urës së famshme “Verrazano Bridge”, urës së vetme në botë që mbahet nëpërmjet forcës së tërheqjes.

Mbrëmja festive e Nëntorit e konceptuar nga anamalasit ishte tipike festive, plot kulturë, ishte një festë spektakolare pa asnjë lloj fjalimi pompoz, ishte një shfaqje spektakolare nga shoqata “Tradita”, “Biznis Klub Anamalit” dhe Buzuku të ardhur enkas nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini, nga trevat autoktone shqiptare të pushtuara padrejtësisht nga sllavët.  Anamalasit shtruan një darkë për mysafirët të cilët kishin ardhur për Ditën e Flamurit nga Ulqini i largët, ndërsa festimin zyrtar këtë vit e organizojnë me mjaft shoqata të tjera të Diasporës të udhëhequr nga asnambleisti i shtetit të nju jorkut, shiqptari i parë i zgjedhur z.Mark Gjonaj.

Kjo shfaqje spektakolare mund të jepej pa frikë në sallat mondane të New Yorkut dhe me siguri do të mahniste artdashësit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga vallëzimet, këngët dhe kostumet marramendëse shumëngjyrëshe të asaj treve.

Mbrëmjen e ka hapur n/kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z.Xheladin Zeneli i cili iu ka uruar të gjithë pjesëmarrësve Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe e festofshim perjetësisht këtë ditë të shenjtë, ndërkohë ka falënderuar dhe iu ka uruar punë të mbarë shoqatës “Tradita”, Bisnez Klub Anamalit” dhe Buzukut për mirëseardhjen në Festën e Pavarësisë.

Z.Zeneli ftoi në skenë kryetarin e “Biznis Klub Ana e Malit z.Kabil Kurti i cili kishte ardhur nga Ulqini ku midis të tjerash tha:

“Ana e Malit në të cilën kryen veprimtarinë “Biznis Klub Anamalit” është një zonë me potenciale të mëdha natyrore dhe ekonomike.  Kjo shoqatë ka në axhendën e vet një sërë aktivitetesh ku dy projektet më serioze të saj janë Dita e Shegës dhe Dita e Diasporës.

Dita e Shegës është një manifestim gjithëpopullor që ka qëllim promovimin e prodhimeve vendore të cilët do ndikojnë në rritjen e mirëqenies sociale të banorëve për nder të pemës autoktone të trevës sonë Shegës.  Shega ka qenë simbol i trashëgimisë dhe jetëgjatësisë për popuj autokton ku së bashku me ullirin dhe fikun janë pemët më të vjetra që kanë mbi 5 mijë vjet lashtësi.  Lulet e shegës janë simbol i dashurisë kurse fryti i saj simboli i pjellorisë.

Dita e Diasporës është një projekt me shumë rëndësi dhe bëhet në bashkëpunim me shoqatën “Ana e Malit” në New York dhe kjo bëhet për nder të bashkëvendasve tanë që vinë gjatë pushimeve në vendlindje”.

Koncertin madhështor e ka prezantuar aktivistja e dalluar zonja Zyra Mehani

e shoqatës “Tradita” me drejtor z.Sabri Salaj e cila iu uroi gjithë të pranishmëve:  “Mirë se u bashkuam”  urim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta.

Ajo falënderoi “Anën e Malit” dhe të gjitha shoqatat që i kanë mbështetur vazhdimisht dhe e filloi programin duke kujtuar aktivitetet historike të mëparshme për Flamurin shqiptar.

Grupi i valltarëve interpretoi duke vallëzuar një kolazh të valleve të trevës së Anës së Malit, lëvizjet e tyre, krahët e bashkuar në fluturim shqiponje rrahja e këmbëve në tokë burrash shprehte qartë dashurinë si bij të lashtë të Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur.

Këngëtari Edi Luka interpretoi “Lulëkuqja e Gjakovës” dhe “Dashuroj kuq e zi”, dashuri që del nga palca e shpirtit.

E magjishme ishte dhe “Vallja e Shegës” krejtësisht tradicionale që u shoqërua nga këngëtarja e re anamalase Egzona Salaj.

Artisti i shquar shqiptar anamalas Gezim Salaj interpretoi me profesionalizëm këngën “Ana e Malit” vendlindja ime.

Mbremja vazhdoi me plot intensitet, emocion dhe duartrokitje kur në skenë u interpretua vallja e dasmës anamalase e cila në festivalin mbarëkombëtar folklorik të Gjirokastrës në këtë vit u kurorëzua me çmimin e tretë mbarëkombëtar.

Këngëtari Suad Mehmeti u prezantua me një potpuri këngësh autoktone ulqinake i cili u mirëprit plot emocion nga të gjithë pjesëmarrësit artdashës.

Me mjaft duartrokitje të nxehta u mirëpriten këngët “Çohem nadje pa dal drita” dhe sidomos kënga patriotike “Mos m’i prek trojet e mia” interpretuar mjeshtërisht nga Gëzim Salaj.

Kanarina shqiptare e Anës së Malit, Ulqinit dhe Krajës këngëtarja simpatike Egzona Salaj e cila ka fituar çmimin e parë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës si interpretuesja më e mirë e vitit në rrafshin gjithëpërfshires kombëtar me “Këngën e Gjergjefit” u paraqit para publikut me një potpuri këngësh shkodrane si: “Për mu paska kenë kismet”.

Këngëtarët e mirënjohur Viktor Ndrekaj dhe Luigj Llukiqi interpretuan këngë të ndryshme, por ajo më me humor të hollë ishte: “Bisedojnë dy plaka të veja” , këngë që u mirëprit plot duartrokitje.

Programi artistik tejet i bukur dhe plot kulturë shoqeruar nga DJ Samy u mbyll me vallen e interpretuar magjishëm nga shoqata “Tradita” e quajtur “Vallja e Bashkimit”.  Vallja është përgatitur nën mbikqyrjen e Din Zenelit, aktorit Shefqet Luca, me koreografi të valltarit kryesor të “Ansamblit Shota” nga Kosova Besnik Grajcevicit.

Vallja e Bashkimit duhet të pushtoje gjithë ekranet shqiptare me vajzat dhe djemtë me kostumet me ngjyra marramendëse sidomos grupi me kostumet e Shestanit, veshje katolike e trevës së Krajës do të më bënte një përshttypje të jashtëzakonshme, ato dukeshin sikur kishin ardhur nga një planet tjetër, por në fakt ato ishin shtojzovallet shqiptare, ardhur nga Illyria këtu e qëkur ka lindur njerëzimi.

Duke u bashkuar të gjithë në vallëzim, pjesëmarrës dhe artdashës në “Vallen e Bashkimit”  ndjeja dhe shikoja në sytë e tyre dashurinë dhe urimin gjithëshqiptar:  “U bashkofshim sa më parë” se kush ka marrë pjesë në aktivitetet pranë shoqatës “Anës së Malit” jemi ndjerë si pranë Ulqinit pranë Bashkimit!

28 Nëntor, 2015-Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anamalasit, Dita e Flamurit, ne Staten island

Iftar ndërfetar në Staten Island me rastin e muajit të Ramazanit

July 7, 2015 by dgreca

Qendra Kulturore Islame Shqiptare në ishullin Steten Island, shtroi një Iftar ndërfetar me rastin e muajit të Ramazanit/
Dekadën e fundit për çdo vit, udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, në ishullin e Staten Island në Nju Jork, në bashkëpunim me zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit kanë ardhur duke e rritur bashkëpunimin e tyre ndërfetar, dhe punuar së bashku me komunitetin në aktivitete të ndryshme/
Nga Beqir SINA – Staten Island – New York /
STATEN ISLAND, NY – Lider nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – u mblodhën së bashku për një darkë ndërfetare, në natën e 19-të të Agjërimit të muajit të shejtë Ramazanit të hënën, një nga mënyrat më të mira për të i shërbyer qytetarve të bashkuar, pa dallime fetare nacionale, e raciale ne qytet.
Darka e Iftarit, u mbajtë nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare në ishullin Steten Island, në një nga ditët të Agjërimit të muajit të Ramazanit, i cili është muaji i Nëntë i Vitit musliman, i cili, filloi më 18 qershor të këtij muaji dhe përfundon në mbrëmjen e 17 Korrikut.
Iftari – është vakti pas perëndimit të diellit që përfundon ditën e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, një kohë për t’u lutur dhe për të reflektuar, për të kujtuar se të gjithë besmitarët janë të barabartë ndër njerëzimin, dhe për të riafirmuar angazhimet për të ndihmuar , e sakrifikuar, duke përfshirë edhe atë për të luftuar nga vështirësitë ekonomike dhe pabarazia.
Dekadën e fundit për çdo vit, udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, në ishullin e Staten Island në Nju Jork, në bashkëpunim me zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit kanë ardhur duke e rritur bashkëpunimin e tyre ndërfetar, dhe punuar së bashku me komunitetin në aktivitete të ndryshme, të tilla të organizuara : si forumet për edukatën shëndetësore, aksionet për dhurimin e gjakut, pastrimin e lagjeve të qytetit. Aktivitete të përbashkta, duke vizituar të sëmurët në spitale dhe qendrat e të moshuarve, grumbulluar dhe dhuruar pako me veshje, dhe ushqime falas, si dhe aktivitete të përbashkëta kulturore dhe sportive.
Këto festime ndërfetare, dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun, u tha në këtë tubim. Duke cekur faktin se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare.
Në mesin e të ftuarve në këtë Iftar – ishin disa përfaqësues të departamentit të policisë së qytetit, nga NYPD, zyrtarë të administratës lokale, në Ishullin Staten Island , udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island si dhe disa veprimtar të komunitetit : Chief Joanne Jaffe – Chief Community Affairs Bureau NYPD, Chief Edward Delatorre – Staten Island Borough Commanding Officer, Lt. Raffet Awad – Community Outreach Staten Island, Lt. Adeel Rana – President of Muslim Officers Society, Det. Ahmed Nasser – One police Plaza Muslim Liaison Officer, Det. Q. Rios – 120 Precinct Staten Island, Rabbi Stephen Stern, -Arden Hights Boulevard Jewsh Center Staten Island, Rabbi Michael Howald – Temple Israel, Staten Island, Rabbi Dr. Judah Newberger – Congregation Bnai Israel of Staten Island, Reverend Terry Troia – Project Hospitality Staten Island.
Iamam, Dr. Tahir Kukaj, profesor dhe një ndër Imamët kryesorë të kësaj qëndre islamike shqiptare në Saten Island, i cili udhëhoqi ketë takim ndërfetar me shtrimin e Iftarit, tha se :” Qëllimi, ynë në shtirmin e këtij Iftari duke ftuar dhe udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island , është në kuadrin e aktiviteteve të bashkëpunimit dhe bashkëjetes ndërfetare e shkëlqyer në qytetin dhe komunitetin tonë.
Ai tha se : “Ku , xhamia jonë është bërë një prej qëndrave fetare dhe kulturore, prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në qytetin e New Yorkut. AICC, ceku ai është themeluese e dy organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht ne shërbejmë, afro një dekadë në ishullin Staten Island dhe New York”.
Më tej imam Kukaj, duke faleminderuar secilin prej të ftuarve për pjesmarrjen e tyre në këtë Iftar, ndërfetar, ka folur për rëndësinë , vlerat dhe kuptimin e muajit të Agjerimit Ramazanit, tek të gjithë besimtarët mysliman.
Duke veçuar me këtë rast , atë se shqiptarët mysliman janë simbol i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kudo në botë
“ Muslimanët, janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, tha Dr. Kukaj, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në momentet më të vështira të kombit shqiptar, prej shpalljes së pavarësisë, dhe, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës, pavarësinë e saj ndihma e SHBA ka qenë jashtëzakonishte madhe” tha ai duke falimenderuar këtë vend.
Më pasë liderit nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqësit e ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – folën për bashkëjetesen fetare, rolin dhe kontributin e tyre në këtë qytet, i cili ka treguar me aktivitetet e tij se duhet marrë si shembull për të gjitha komunitetet, thanë ata në bashkëjetesen fetare.
Gjatë fjalës së tij, shefi i policisë së Ishullit Staten Island -Edward Delatorre – Staten Island Borough Commanding Officer, falënderoi komunitetin mysliman në këtë qytet, dhe në veçanti Qendrën Kulturore Islmae Shqiptare në ishullin Staten Island, liderit e saj, për kontributet, që ata kanë bërë për të pasur një komunitetet sa më të lidhur me njëri tjetrin, pa marrë parasysh se çfarë besimi i përkasin, kombësie, race apo gjinie, duke qenë të gjithë të barabartë ndaj njerëzimit.
“Në këtë Iftar, tha Delatorre, ne së bashku riafirmojmë një të vërtetë, themelore, edhe për karakterin e vendit tonë- SHBA, e cila është liria jonë e fesë – e drejta për të praktikuar besimin tonë fetar – pa marrë parasysh se çfarë feje kemi, ne besojmë, ose të lutemi, duke besuar në bashkëjetesën fetare.Ne, të gjithë kemi një detyrim – për të bërë pjesën tonë – për të ndihmuar e punuar me çdo komunitet, kapërcyer pengesat, thyer padrejtësinë e pabarazisë, për të qendruar sa më afër me hallet e problemet me qytetarët tanë, në jetën e tyre të përditëshme, dhe, për t’i i larguar ata nga veset e këqija, droga, dhuna, vjedhjet e të tjera”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, iftar ndereftar, ne Staten island

Kryekomunari i Dibres, Lata, u takua me komunitetin dibran në Staten Island

March 9, 2014 by dgreca

Dibranët,në Amerikë, diskutuan hallet dhe brengat të Dibrës së Madhe me Kryetarin e Dibrës, zotëri Ruzhdi Lata,me temën: “Ju, bashkë me Kryetarin, do ta ndërtoni Dibrën! Dibrën do t’a bëjnë vetëm dibranët”/

Nga Beqir Sina/

STATEN ISLAND NEW YORK – Kryetari i Komunës së Dibër e Madhe, vijoi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, dje me një takim mjaft të ngrohtë me përfaqësues të Komunitetit Dibranë, në ishullin e dibranëve në Nju Jork – Staten Island. Takimi me dibranët në zonën e Tri- Shtetshit, u mbajt të shtunën më datën 8 Mars 2014 ora 12 e mesë-drekës, deri në orën 4 të mbasdrekës, në lokalin e njohur “Klubi Dibra” me pronar bashkëqytetarin dibran Titi Maqellara, në Bay Street, Staten Island -NYC.    Si dihet kryetari i Dibrës së Madhe, zoti Lata erdhi në SHBA, javën e kaluar bashkë me nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në zgjedhjet parlamentare, të 26 prillit  atë të Kërçovës zotin Fatmir Dehari, për të marrë pjesë në zgjedhjen e kanadidatit shqiptarë nga diaspora, duke bërë thirrje që shqiptarët nga Maqedonia të regjistrohen dhe të dalin masivisht në votime më 26 Prill këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi i organizua nga Shoqata Atdhetare Dibra me qendër në Staten Island dhe e kryesoi kryetari i saj zoti Musa Paçuku. Me këtë rast shoqata Dibra e nderojë me Mirënjohje, kryetarin e Dibrës zotëri Ruzhdi Latën.

Ndërkoh në bashkëbisedimin e mbajtur dje morën pjesë më shumë se 200 dibranë, shumia anëtarë të kësaj shoqate, si dhe veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti, afaristë e biznesmen të suksesshëm dibranë në SHBA.

Takimi, pati formën e një forumi bashkëbisedues në mes të parit të Dibrës, maxhistër Ruzhdi Lata, dhe komunitetit dibranë, i cili thuhet se është një ndër komunitetet më të mëdha në SHBA, me rreth 20 mijë dibranë, aqsa mendohet se kan emigruar nga Dibra e Madhe në Amerikë, gjatë 5 dekadave të fundit.

Gjatë bashkëbisedes të mbajtur në lokalin “Dibra Club” kreu i Dibrës, zoti Lata, në fillim të fjalës së tij i përgëzoi dibranët për kontributin që ata japin në të mirë të imazhit të Dibrës dhe shqiptarëve të Amerikës dhe informoi ata për përpjekjet që po bënë Komuna e tij, për të rritur kujdesin dhe bashkëpunimin me diasporën dibrane në SHBA.

 

Kryetari i Dibrës bëri edhe një ekspoze të detajuar të Komunës

 

 

Duke iu drejtuar të pranishmëve, zoti Lata, vuri në dukje arritjet e vitit të parë prej kur ai fitojë edhe mandatin e kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe dhe foli gjithashtu edhe për sfidat që qëndrojnë përpara në rrugën e zhvillmit ekonomik e social të Dibrës dhe konkretisht për të arritur atë se çfarë besuan në votën e tyre dhe duan populli i Dibrës së Madhe .

Kryetari i Komunës së Dibrës Madhe, në Maqedoni, maxhistër Ruzhdi Lata  duke bëri  një ekspoze të detajuar të punëve që janë bërë deri tani në këtë Komunë, tha se për të lënë pas të shkuarën duhet që dibranët, sot të mos merren shumë me të shkuarën dhe se çfarë është bër më parë , por të gjithë së bashku tha ai duhet të kemi një vështrim të qartë nga e ardhmja e Dibrës, dhe çfarë mund të bëjmë për Dibrën dhe dibranët. Ai dha sqarime rreth çështjes së regjistrimit të dibranëve në SHBA për votimet në Maqedoni dhe rëndësinë e madhe që kan këto zgjedhje, për shqiptarët e Amerikës, duke bër thirrje edhe një her për dalje masive në këto zgjedhje. Në këtë kontekst ai sqaroi edhe pse nuk u zgjodh një dibran(ashtu si dëshorinin të gjithë) për kandidat nga diaspora në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni.

Më pasë edhe në përgjigjet e shqetësimeve të dibranëve ai nuk anashkaloi dhe sqaroi mirë si qëndron çështja me devijimin e Lumit të Radikës. Kreu i Dibrës, siguroi dibranët se ; ” Në asnjë mënyrë nuk do të ketë devijim të Lumit të Radikës”. Ku, sipas tij do të bëhet si ka vendosur populli i Dibrës” dhe shtojë si e ka krijuar natyra pra ” Lumi ka rrjedhën dhe drejtimin e saj shekullor dhe atë do të ketë atë perj nga Lindja drejt Perendimit dhe jo nga Perndimi drejt Lindjes, për të “fryrë” dhe mubushur me ujë për lundrim Vardarin e daljen e tij me derdhje në Detin Egje nëpërmjet Greqisë”.

Ndërsa, duke folur rreth zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoni, të ilat mbahen në 26 Prill, zotëri Lata, tha se angazhimi i tanishëm tek ne ka të bëjë me faktorizimin e akoma më të madh të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme, ku përndryshe nga 3 vjet më parë, ai tha se tani BDI-ja, partia së cilës ai i përket, synon të marrë të paktën 2 nga 3 deputetët e diasporës.  “Këtu nuk është çështje shprese, theksojë, ai, por është çështje angazhimi pasi numri është dominant i njerëzve tanë në SHBA dhe nëse angazhohen shqiptarët që të dalin në votime, të shkojnë deri në konsullatë të Maqedonisë që të votojnë, është më se e sigurt që ne fitojmë edhe një deputet më shumë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë”, u shpreh kryetari i Dibrës maxhistër Ruzhdi Lata, duke u bërë thirrje vazhdimisht disa her edhe në këtë bashkëbisedim komunitetit dibranë, që të mos harrojnë të regjistrohen dhe të dalën masivisht në zgjedhjet e 26 Prillit, vetem e vetëm të zgjidhet një shqiptarë”.

Kryetari i komunë së Dibrës , Ruzhdi Lata, si kryetar komune, tha se për këto 11 muaj prej se kur e mori Komunën në drejtimin e tij ka bërë shumë për të realizuar gjitha projektet e pushtetit vendor. Të cilat ishin edhe premtimet e tija elektorale. Ai u shpreh se gjithmon ka pasur kënaqësinë e tij, që të jetë si kryetar i Dibrës duke potencuar ” Kryetar për të gjithë, pa dallim politik, fetar apo nacionaliteti, kryetar i të gjithë qytetarëve dibranë”. “Pushteti vendor në fillim të mandatit tim, theksoi ai kishte nevojë për sistemim dhe rregullim të mjeteve financiare, sistemim të vendeve të punës dhe këtë e arritëm me sukses. Në komunën e Dibrës  nuk ka më punëtorë me kontratë në vepër, por të gjitha kanë vendime, ne nuk duam punëtorë me stres por duam të ketë rehati në vendin e punës, dhe këtë e arritëm qysh në 100 ditëshin e parë të punës time” si kryetar komune tha Lata.

“Kemi paguar shumë borxhe, sqaroi ai sepse duhej  të bëhej një punë e tillë, me këtë rast dua të përmend Ndërmarrjen e Gostivarit “Progres,, një vlerë prej 80 mijë euro. Për mua si kryetar është bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët , jam i pari kryetar që nuk kam bë asnjë ndryshim kadrovik në komunë e jo më në institucione të tjera” ka potencuar Lata.
Sa i takon projekteve ai ka deklaruar se për këtë kohë janë bërë shumë punë , duke filluar qysh nga asfaltimet të lagjeve të shumta të qytetit. Sipas, tij nuk ka pasur tender në këto projekte, sepse i gjithë materiali është ofruar  nga ana e pushtetit vendor ,ndërsa krahu i punës ka qene vetë qytetari i çdo lagje të Dibrës së Madhe. Lata foli për ujin e pijëshëm në qytet, energjinë elektrike, spitalin, pastrimin e qytetit, Liqenin e Dibrës, çështjet e tjera administrative, Hdrocentralin e Spiles, kulturën sportin, biznesin vendor, çështjen e shqipes në dokumentat e administratës.

Takimi u mbyll në formën e një bashkëbisedimi, dhe mirëkuptimi, ku me anë të pyetjeve që i moderojë zotëri Muharrem Borova, por edhe përgjigjeve të sakta që dha Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe – Maqedoni, maxhistër Ruzhdi Lata.

Ata së bashku gjatë gjithë kohës shkëmbyen mendime për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendorigjinës – vendlidjes dhe diasporës në të gjitha pjesët e jetës së këtij komuniteti, që është dalluar në diasporë për kontributin e madh që ka dhënë në çështjen kombëtare dhe qytetin e tyre Dibrën e Madhe.Në fund u shtrua një darkë për nder të Kryetarit të Dibrës ë Madhe zotëri Ruzhdi Lata.(Foto: Keze Zylo)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: me dibranet, ne Staten island, Ruzhdi Lata, u takua

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT