DEKLARATË/
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA po e ndjek me vëmendje grevën e urisë që po zhvillojnë 17 përfaqësuesit e 7000 mijë të pushuarëve nga puna në Tiranë.
Nisur nga informacionet që jep media, Vatra, duke iu shmangur politizimit të grevës, i kërkon Qeverisë Shqiptare, që të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhë problemet dhe shqetësimet që i kanë detyruar ata të hyjnë në sakrifica sublime duke rrezikuar shëndetin. Humanizmi dhe drejtësia, duhet të jenë motivet e dialogimit dhe të gjenden zgjidhjet.
Greva na sjell kujtimin e grevës tragike të vitit 2012. Shqiptarët në këto kohëra nuk duhet të kenë arsye të shkojnë drejt vdekjes në grevë urie për të mbrojtur të drejtat e tyre!
Duke pasur parasyshë se një pjesë prej të pushuarëve nga puna janë arsimuar në Perëndim, Vatra mendon se shkarkimet masive nga puna, ndikojnë negativisht tek masa e rinisë që po arsimohen në Amerikë apo në Europë dhe synojnë këthimin në Atdhe për t’i shërbyer vendit. Pushime të tilla e trembin dhe e frenojnë rininë të këthehet të Atdhe.
Vatra gjykon se duhen rishikuar kriteret militante të shkarkimeve dhe të bëhet zëvendësimi i tyre, jo me të besuar politikë, por të marrin përparësi kriteret profesionale.
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra sygjeron që qeveria të hyjë sa ma parë në bisedime me grevesitët për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë; humanizmi dhe drejtësia duhet të jenë motivet e dialogimi për një zgjidhje të pranueshme. Padrejtesitë, nxitjet grindëse dhe korrupsioni nuk e çojne Shqipërinë në Europë.
Tedi Papavrami luan për herë të parë 6 sonatat e plota të Bahut në Tiranë
Nga Klajdi Musabelliu/- Sot dhe nesër një nga shqiptarët virtuozë të Europës e më gjerë, violinisti Tedi Papavrami, do të luajë për herë të parë në Shqipëri ciklin e plotë të sonatave dhe partitave të Johan Sebastian Bach. Edhe pse cikli i plotë i sonatave dhe partitave të Bahut për violinë, kudo në botë, luhet rrallë në koncert. Në Shqipëri ende nuk është luajtur kurrë i tëri.
Por koncertet e Bahut në 43-vjetorin e tij janë vetëm një nga surprizat . Në këtë rikthim Tedi vjen për herë të parë si shkrimtar. Ai zgjodhi ti dhurojë publikut librin autobiografik “Fugë për violinë”, i cili rrëfen detaje të jetës së tij këtu e andej, në kohërat e vështira dhe në kohërat e famës së merituar, një udhërrëfyes për cilindo që kërkon të gjejë rrugën e suksesit.
“Është emocionuese për mua që libri të botohet në shqip. Është i vetmi vend në botë ku ai do të pritet ndryshe nga vendet e tjera. Sigurisht që jam në pritje dhe kurioz për përshtypjen që do t’u lërë shqiptarëve. Ishte pak e çuditshme për mua që përderisa libri në pjesën më të madhe zhvillohet në Shqipëri, domethënë në gjuhën shqipe, por ndërkohë unë e kisha shkruar frëngjisht. Dhe tani është një rikthim në gjuhën shqipe. Kjo bën një jehonë të çuditshme te mua, po aq sa edhe ardhja ime këtu, si dhe programi i koncerteve që kam parashikuar, i cili nuk është i rastit, pasi i kushtohet kompozitorit Bah, ai që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime dhe që është shumë prezent në këtë libër. Shpresoj që ky libër do t’u sjellë shqiptarëve diçka nga ajo që unë jam munduar ta shpreh me sinqeritet”,- tha Papavrami.
Sa i përket koncerteve, ai thotë se “nuk është i njëjti koncert që përsëritet dy herë, por dy koncerte të ndryshëm që përmbledhin një cikël të plotë veprash. Është si një koncert i gjatë i cili zhvillohet në dy mbrëmje…”.
Tedi Papavrami lindi në Tiranë më 13 maj1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katër vjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ndikoi thellë mbi të ardhmen e tij artistike. Në moshën tetë vjeçare interpreton Cingareskën e Sarasates me Orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tri vite më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganinit. Në shtator të vitit 1982, falë flautistit Alain Marion dhe një burse të ofruar nga Qeveria Franceze, ai vazhdon studimet në Paris në “Conservatoire National Superieur de Musique”, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia dhe në 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Pas kësaj date, zhvillimi i tij muzikor vazhdon në mënyrë të pavarur, nën këshillat e muzikantëve të ndryshëm që ka pasur rastin të takojë gjatë jetës. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona.
Pas vitit 2000 dhe vdekjes së Jusuf Vrionit, Tedi, krahas karrierës së tij si violinist, ka përkthyer frengjisht veprat e Ismail Kadaresë. Ndërkohë, ai ka luajtur në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, Hong Kong, me orkestra të ndryshme ose në recital. Ka interpretuar nën drejtmin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogëood, A. Pappano, M.Honeck, F.X. Roth, etj. Tedi është ndër të paktët violinistë që interpreton në koncert integrale të 24 kapriçiove të Paganinit dhe të 6 sonatave dhe partitave të Bahut. Në muajin e ardhshëm ai do të vlerësohet në Francë nga revistat muzikore Diapason dhe Classica Répertoire me dallimet Diapazon i artë dheChoc për botimin e tij të ri diskografik me 6 sonatat për violinë solo të Wzhen Izaisë.
Dy fjalë për Johan Sebastian Bach
U karakterizua si “poeti i tingujve, gjigandi i papërkulur dhe misterioz”. Shumë studiues kanë mbështetur idenë se nevojitet një përqëndrim i madh shpirtëror për të ndjekur veprat e Bachut, ashtu siç atij i është nevojitur për t’i kompozuar. Johan Sebastian Bach është njeriu që ka lënë shenjat e tij të thella në kohën dhe vendin, jo vetëm të muzikës apo të artit, por të vetë Historisë së Njerëzimit.
Ndërkohë program muzikor i dy mbrëmjeve do të vijojë si më poshtë:
13 Maj 2014, ora 19.00 në TKOB
SONATA I NE SOL MINOR BWV 1001:
Adagio
Fuga (allegro)
Siciliano
Presto
PARTITA I NË SI MINOR BWV 1002:
Allemanda
Double
Corrente
Double
Sarabanda
Double
Tempo di Bourrée
Double
Pauzë
SONATA II NË LA MINOR BWV 1003:
Grave
Fuga
Andante
Allegro
14 maj 2014, Ora 19.00 në TKOB
SONATA III NË DO MAZHOR BWV 1005:
Adagio
Fuga
Largo
Allegro assai
PARTITA III NË MI MAZHOR BWV 1006:
Preludio
Loure
Gavotte en Rondeau
Menuet I
Menuet II
Bourrée
Giga
Pauzë
PARTITA II NË RE MINOR BWV 1004:
Allemanda
Corrente
Sarabanda
Giga
Ciaccona /
****
Tedi Papavrami lindi në Tiranë, më 13 maj 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ndikoi thellë mbi të ardhmen e tij artistike.
Në moshën tetëvjeçare interpreton Cingareskën e Sarasates me Orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tri vite më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganinit. Në shtator të vitit 1982, falë flautistit Alain Marion dhe një burse të ofruar nga qeveria franceze, ai vazhdon studimet në Paris në Conservatoire National Superieur de Musique, nën drejtimin e Pierre Amoyal.
Në vitin 1985, fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia dhe më 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në vitin 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona.
Pas vitit 2000 dhe vdekjes së Jusuf Vrionit, Tedi, krahas karrierës së tij si violinist, ka përkthyer në frëngjisht veprat e Ismail Kadaresë. Ndërkohë, ai ka luajtur në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, Hong Kong, me orkestra të ndryshme ose në recitale./a.gegvataj
Todo Vaso: “Alarmi i Byrosë Politike kur në Tiranë erdhën futbollistët e Këlnit”
*“Porosia e Beqir Ballukut para ndeshjes Partizani-Këlni. Si na survejoi Sigurimi në Gjermani”/
– Si ishin marrëdhëniet tuaja, kur humbnit apo fitonit me skuadrën kundërshtare? A kishte ndonjë qejfmbetje?/
Pyeteësori kërkon karakteristika të edukatës, kulturës, por dhe dukuritë e përmbajtjes etike të lojrave, për një kohë tjetër të kaluar. Atëhere dhe tani, dy janë faktorët, që ndikojnë në pastërtinë etike të lojrave sportive; edukata dhe kultura e lojtarëve që përbëjnë ekipet, e dyta, disiplinimi i veprimeve sportive në lojë dhe ambjentet rrethues të saj. Ky faktor kushtëzohet nga zbatimi i rregulloreve sportive dhe detyrimeve ligjore, që aplikon shteti për mbarëvajtjen pa incidente dhe akte të dhunëshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Lojtarët me stafin e ekipit, FSHF, gjyqtarët, dhe organet policore të ruajtjes së rendit në mënyra dhe forma të ndryshme vec e vec dhe bashkërisht, sipas funksioneve dhe detyrave, që kanë, krijojnë kushte të rregullta apo probleme në zhvillimin e ndeshjeve.
Marrëdhëniet lojtar -lojtar dhe lojtar- trajner në lojë dhe jashtë saj me përjashtime të rralla, ishin korrekte. Ato, jo vetëm krijonin situata të një luftë sportive të ndershme, por përcillnin dhe në publik mesazhe educative, për miqësinë ndërrmjet klubeve dhe qyteteve. Rivaliteti sportiv në fushën e lojës i nxirrte marrëdhëniet e lojtarëve nga lidhjet vëlla, shok apo mik. Lidhjet në një masë të konsiderushme ishin aq të sinqerta dhe të natyrëshme, sa krijonin miqësi familiar, të cilat i kemi edhe sot. Në funksionin e katërshes në atë kohë përvec punës së organeve sportive në mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjeve, angazhoheshe dhe shteti, i cili në situata të vecanta merrte dhe masa drastike. Në Kampionatin Kombëtar të vitit futbollistik 1966-67-ë për një lojë jo korrekte, [me shfaqje të huaja, sikurse thuhej në atë kohë], gjatë ndeshjes 17 Nentori–Partizani u dënuan të dy ekipet, dhe me këtë masë, 17 Nentori, që po shkonte drejt sigurimit të titullit kampion, e humbi atë dhe u shpall kampion ekipi i Dinamos së Tiranës.
– Ju keni dalë edhe jashtë vendit në atë kohë. Që do të thotë; se ju shihnit vendet me demokraci të zhvilluar, në një kohë kur populli shqiptar ishte i izoluar nga bota perëndimore. Cfarë ke menduar për Shqipërinë e asaj kohe? A vije re ndryshimin?
Më duket më favorëshme ta përcjell përshtypjen, ashtu sikurse e kam jetuar pa frazeollogjizma. Perëndimorët e futbollit [për klubet], për herë të parë zbritën në Shqipëri nga vendet Skandinave me 1962-shin, ishte Norcepingu e Suedisë. Dy vjet më vonë, në 1964ën, gjermanët e Këlnit [RFGJ] mbërritën në Tiranë bashkë me kuzhinën e tyre të kompletuar. Lajmi shkaktoi konfuzion në qeveri. Ministri i Mbrojtjes, të asaj kohe Beqir Balluku, një nga liderët e kupolës së lartë të shtetit shqiptar dha porosi urgjente në drejtorinë e hotel ”Dajti”, që në menynë e ekipit gjerman të mos mungonte asgjë. Nëse nuk ka në kuzhinën e ”Dajti”-it, porosia të plotësohej duke dërguar avionin qeveritar në Itali. Kuzhina e restorantit të hotel ”Dajtit”afronte me ato të lokaleve evropiane, sepse aty qëndronin edhe të huajt me qëndrim në Shqiperi apo kalimtarë. Informacionet, që dilnin nga jeta, që bënte populli, krijonin përshtypje shqetësuese, vecanërisht për trajtimin e një ekipi kampion, që kërkonte kushte speciale. Nisur nga ky opinion i diskutueshëm, gjermanët e Kelnit erdhën në Tiranë me një bagazh ushqimor, për të plotësuar nevojat e ekipit deri në largim, dhe me asortimentet, që në tregun shqipëtar të kohës në të vërtetë mungonin. Porosia shqetësuese e Zv/Kryeministrit ishte metaforike që të alarmonte se ”edhe qumësht dallëndysheje, të kërkojnë gjermanët ta sillni nga Italia!” Sa e vërtetë është kjo ndodhi, aq e vërtetë është që kushtet [me përjashtime të vogla], të Hotel ”Dajti”[dhe kuzhinës] ishin superklas. Ato bënin diferencë te dallueshme jo vetëm me kuzhinën e jetesës familjare shqiptare, por dhe me lokalet më të mira të kohës, që quheshin Hotel Turizmi. Në banketin brenda hotel Dajtit, që u bë mbas ndeshjes, në mbrëmje u dha shfaqje nga një grup i vogël i Teatrit të Operas dhe Baletit, me pjesëmarjen dhe te këngëtarit, Xhoni Athanas. Presidenti i klubit të ”Keln”-it, u shpreh në atë banket mbresëlënës :”Jemi shumë të kënaqur nga pritja juaj! Andaj pyes veten se a do të jemi në gjendje ne, që në Gjermani t’i përgjigjemi, kaq mirë mikpritjes suaj”? Domosdo ligjërata e tij kishte tepër modesti dhe gjithashtu komplimenti ndoshta ishte pasojë e opinionit të trazuar, që kishin dëgjuar para nisjes për vendin e shqiponjave. Në dt.12-09-1964-ës, gazeta e vetme sportive ,”Sporti Popullor”shkruante për ndeshjen Partizani–Këlni [0–0]. Rezultati i Tiranës na mbante me shpresë. U pergatitëm dhe u nisëm për në Europën perëndimore, që ishte udhëtimi i parë për një skuadër klubi, pas ndeshjes në një nga vendet skandinave, që bëri Partizani në Suedi. Në tokën gjermane po hynim nga ajri. Avioni i afrohej Këlnit nga një afërsi e vogël. Në rrugën Bruksel–Këln, poshtë nesh, lëviznin dy fije të zjarrta kundrejt njëra- tjetrës. Nga lart, ato dy fije të stërzgjatura, e të shëndrritëshme, jepnin një bukuripërrallore. Dukuri të tilla i kishim parë vetëm nëpër filma. Avioni dukej sikur përtonte të shkonte në qytet. Fluturonte drejt aeroportit shtruar. Të bënte të mendoje se dikush e kishte porositur, të ulej ngadalë që pasagjerët, të soditnin qytetin në perëndim të RFGJ-së, afër kufirit me Belgjikën. Tashmë, para nesh ishte gjithë Bota e Perëndimit. Mbrëmja ishte shumë e bukur. Këlni nga lart, me një bukuri përrallore të mrekullueshme, të hutonte. Gjermania e famëshme, Gjermania naziste e Luftës së Dytë Botërore, Shteti që u bë tmerri Europës dhe më tej, vendi i famshëm i racës arjane, u shpalos para syve tanë nën vezullimin e dritave. Shikonim një qytetërim kapitalist. Një javë më vonë u ktheva në qytetin tim. Më dërguan fjalë, se më kërkonte mjeku i famshëm, Sotir Polena, i bërë mit për shpëtimin e një raprezaljeje të qytetit në kohën e luftës së dytë botërore, kur gjermanët po largoheshin nga Korca. Në dhomën e mjekut e mbushur plot, Dr.Polena më pyet : -Vaso, si t’u duk Gjermania? Duhej të vendosje “Veshjet anti plumb”! Gjermania kapitaliste –Jo, jo,-të kuptova doktor, ju nuk e kini për marrëdhënjet në prodhim. Ai buzëqeshi dhe më tha:” Qyteti!! Kur isha me studime në Austri, shkonim aty në fundjavë për pushime.” Pra ajo që mua më impresionoi e cuditi se, 20 vjet pas luftës, gjermanët në një kohë shumë të shkurtër kishin ngritur mbi gërmadhat,- një mrekulli. 8o% e qytetit u bombardua nga aviacioni aleat. 20% ishin vetëm kishat, spitalet dhe shkollat e dallueshme. Nga një vend, si i yni, ku ndricimi natën ishte një ngjyrësh, pamja magjepëse e ndricimit shumë ngjyrësh të qyteteve perëndimore, natën , të hutonte; lumë makinash dhe mizëri njerëzish nëpër trotuare nxitonin drejt stadiumit të Këlint, që u mbush me mbi 50000 spektatorë. Udhëtonim në qendrën e qytetit. Gra e vajza të bukura, fytyra me lëkurë të praruar, veshje firmato, këpucë llustrafinë. Duke parë nga xhami i autobozit, meditoja teksa shikoja kualitete modern, jo vetëm veshjet, moden e flokëve, karficat, syzet, vathët, cantat, lidhëset , rripat, byzylykët, format, ngjyrat, stilet,- aty shikoja diferencën luksoze dhe moderne nga tonat. Aty- këtu shikimet që kapnin flamurin Kuq e zi ëe xhamin përpara autobozit, dërgonin përshëndetjen ”Partizan -Tirana”. Kishte shumë shqiptarë nga treva të ndryshme të Shqipërisë.
-A ju survejonte sigurimi i shtetit? Sa ishit të lirë të dilnit jashtë hotelit?
Sa më shumë ta kontestosh, ta shash atë që përkon me dëshirat dhe interesat e përkatësisë të interesuar, je i drejtë, je realist, ashtu sikurse përkatësia tjetër, që kontestimin e konsideron jo të drejtë, nuk e pëlqen ndoshta dhe të urren. Pyetja për saktësinë e përgjigjes së saj gjendet në dy të vërteta. Të vërtetën e plotë e dinë vetëm ata, që i organizonin ato punë. E dyta, ata që ishin dëshmitarë mund të tregojnë vetëm c’kanë jetuar. Unë jam një nga ata. Në të gjitha ndeshjet jashtë Shqipërisë, ekipet e futbollit Zv/përgjegjësin e ekipit e kishin Oficer të sigurimit të shtetit dhe kjo dihej nga të gjithe antarët e ekipit. Informatorë dhe persona të tjerë me detyra të vecanta në të gjitha kohët dhe kudo, nuk bëhen kurrë prezent. Ekipi i futbollit nuk ruhej dhe as mund të ruhej nga brenda, në konceptin për të ruajtur të gjithë pjesëtarët e ekipit, sepse është praktikisht e pa mundur. Lëvizjet e lojtarëve me përjashtim të realizimit të programit të ekipit, nuk bëheshin kurrë në bllok monolit. Kishte vetëm këtë porosi: mos dilni kurrë vetëm, por mbi dy shokë, sepse qytetet e mëdhenj kanë probleme dhe mund të ketë dhe të papritura. Kur tq takoheni me njerës tq ndryshëm vecanërisht me shqiptarë, duhet t’i njihni origjinën e tyre, sepse mundet të kompromentoheni pa dashje. Ata që e njohin mirë cështjen në fjalë e dinë shumë mirë që syrvejimet e tilla bëhen nga njerës jashtë ekipit, të cilët shteti i kishte apo i ka në detyrë jashtë vendit të tij.-Sa ishim të lirë të dilnim jashtë hotelit..?.Në RFGJ, në 1971-in, në ndeshjen Gjermani –Shqipëri jam shoqëruar me një zote\qri shqiptar të arratisur nga Shqipëria, në vitin 1950-ë, korcarin Mysledin Glina, i cili jetonte ne Gjermani. Ai vetë e ka treguar këtë ngjarje pas 1990-ës, në Korcë. Historinë e tij ma bëri të qartë vetëm ditën e fundit, para se të ndaheshim. Nuk më pyeti kush, askush nuk dha ndonjë shenjë për ateë histori. Kur ja bëra prezent ngjarjen oficerit të sigurimit, më tha këto lloj histori janë të zakoneshme, sepse personi e dinte shumë mirë, që po qe se do të tregonte të vërtetën, që në fillim ti nuk do ta shoqëronje dhe do të humbiste rastin për të biseduar me një korcar si vetja. Sa mund ti qaset temës, nuk e di, por për kuriozitet të lexuesve po them; nga ekipet e futbollit janë arratisur tre lojtarë: dy lojtarë, Bari Kavaja dhe [Muhamet] Bule Vathi u larguan nga ekipi ne vitin 1950,-ë nëpërmjet Dardaneleve në Turqi dhe Qemal Vogli nga ekipi i Dinamos në 1956ën, në RFGjermane.
– A i ndiqni zhvillimet në sportin shqiptar, c’mund të na thoni për futbollin sot në Shqipëri? Po, për skuadrën “Skënderbeu” c’mund të na thoni?
Regresi i sportit në Shqipëri është më i dukshëm dhe më i ndjeshëm në diferencë nga ai i kohës para vitit 1990-ë. Këtu bëhet fjalë në raportet ndërmjet zhvillimit dhe mangësive, që u krijuan në krahasim me sportin e kohës që lamë pas. Dukuria është në dy aspekte; në cilësi dhe në masivitet. Në cilësi tre ekipet e lavdishme të futbollit të kryeqytetit, tashmë nuk krahasohen kurrsesi me cilësinë e dikurshme, por në një regres shumë të dukshëm, janë dhe dy ekipet e dikurshme –elite- Vllaznia dhe Flamurtari, që janë larg madhështise së tyre të dikurshme. Për sportet e tjera mjafton të cilësojmë gjendjen e ekipeve të lojrave me dorë të Skënderbeut të Korcës, që jo vetëm nuk krahasohen, por as nuk i afrohen shkëlqimit të lojrave të viteve para 1990-ës. Fatkeqësia më e madhe, shumë shqetësuese vijon tek disa sporte të tjerë, të cilët nuk ekzistojnë më, në shumë qytete të medhenj e të rëndësishëm në Shqipëri si; Korca, Elbasani, Vlora, Shkodra, Durrësi, Fieri ku edhe nëse ndonjë prej tyre ka ekipe të sporteve të rënda apo atletikë, në disa të tjerë nuk ka fare, mundja, ciklizmi, gjimnastika, shahu, qitja, pingpongu,etj. P.sh në Korcë janë fshirë si sporte. Fillozofia ka shumë deviza për të qartësuar thelbin e një cështjeje apo problemi. Ajo thotë: dy të vërteta nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, apo edhe kur janë më shumë dhe kur bëjnë fjalë për të njëjtën cështje. Sot futbollistët kanë më shumë fanella, këpucë, topa futbolli të cilat janë më të bukura e të forta, profesionale, kanë kushte më moderne në ambjentet sportive. Tek ne ekipet e futbollit kanë dhe një sasi të vogël fusha tapeti, që janë më cilësore se fushat e dikurshme. Por saktësisht me gjithë këto të vërteta dhe disa të tjera, trajneri modern i aktualitetit dhe shumë rezultativ. Murinjo ka deklaruar në media me frazën bombastike: ”Futbolli sot nuk është emocional, sepse futbollistët luajnë me para”. Më sipër cilësuam të vërtetat produktive të kohës, por njëheësh me to, ka dhe mjaft mangësi. Shumë ekipe të tjera stërviten në fusha më keq se 50 vjet përpara, kësisoj nuk mund të ketë cilësi me një masivitet cilësor të shkallës më të ulët. kur masiviteti mazhoritar stërvitet në kushte të këqia. Elementi i talentuar është i reduktuar, sepse një sasi e madhe fëmijësh nuk kalojnë stërvitje profesionale, se nuk kanë mundësi financiare, për të paguar stërvitjet dhe lëvizjet me ekipin. Për të gjithë futbollin në Shqipëri, sot e kësaj dite shprehem: nuk më pëlqen futbolli i sotshëm shqiptar. Domosdo, shprehja nuk i adresohet maksimalisht të gjithë përmbajtjes së futbollit të sotëm,bndaj do të cilësoja: Futbolli i ynë i sotëm ka më shumë mangësi në raport me kohën që ai jeton, prandaj në këtë konceptim më e plotë për të dhënë idenë, duhet të kujtoj titullin e një artikulli, që kam botuar para do kohe në shtypme titull:”Fabrika e futbollit shqiptar është e vjetëruar”. Nëse bëhet fjala më konkretisht duhet të kujtojmë, që në mjaft ekipe të klubeve tona, stërvitjet janë të vjetëruara, jo nga ana figurative. Metodat stërvitore janë empirike e cila nuk mbështetet në kërkesa teorike shkencore. P.sh. mungojnë testimet fiziko -teknike, matjet fiziollogjike gjatë stërvitjes në ndeshje dhe stërvitja e forcës muskulore etj. Futbolli i sotëm nuk më pëlqen, sepse ai është futboll i kategorisë së dytë [ me emërtimet e vjetra i kat. së parë]. Rreth 200 futbollistë shqiptarë të pergatitur në ekipet tona luajnë jashtë Shqipërisë, nëse do të ishin këtu, do të mund të bënim kampionatin e kategorisë së parë me 10 ekipe, me nga 20 lojtarë. Në shtypin e shkruar, ka pak ose aspak shkrime analitike të interprtuara me treguesit e futbollit bashkëkohor. Kjo gjendje dhe dukuri përbën atrofizim të analizave profesionale të cilat ja lenë zhvillimin e futbollit actual, spontanitetit. Ekeqja e madhe qëndron se në atë kohë një pjesë e këtyre kërkesave ishin në funksion, prandaj me gjithë kushtet deficitare materiale të asaj kohe ekipi ynë kombëtar, barazoi me një lojë brilante me kampionet e botës, si RFGJ, dhe e eliminoi atë me një lojë më shumë se të barabartë. Kjo pikë referimi ka vlera të jashtëzakonëshme, kur në vitet që jemi duke jetuar, nuk matemi dot me një vend të vogël si Islanda. Një ëndërr që nga ”lashtësia” e futbollit në Shqipëri [78 vjet përpara ]. Në pritje pa fund nga viti 1933 –e, për t’u ngjitur në krye të skuadrave shqiptare, Skënderbeu i dytë [sepse i pari është kampion në vitin1933], rifitoi titullin kampion Kombëtar në 2011-ë. Ka ëndërruar, ka luftuar, ka protestuar, ka rivalizuar, por do t’i duhej mbi trecerek shekulli, që të ngjitej aty ku mendonte, se e meritonte. “L’argant fait tout, l’argant fait la guerre” [Paraja i bën të gjitha, paraja e bën dhe luftën]- është një shprehje e vjetër franceze. Ekipi i Skënderbeut [të dytë], që në titullin e parë kampion [2011-ë], u financua nga një bord financuesish, që i krijuan ekipit mundësitë më të larta nga ekipet e tjera, në Shqipëri për të konkuruar në futbollin shqiptar, me në krye Presidentin Agim Zeqo, dhe tanimë me Presidentin tjetër, Ardjan Takaj. Investimi financiar, material, moral, institucional, me kapacitet, që të bën të sillesh e të veprosh realisht si kampion, janë motive, që të cojnë drejt kurorëzimit të objektivit, kampion kombëtar. Shumë nga këta faktorë kanë qenë të dukshëm e të prekshëm. E para, është mundësia, pa të cilën nuk mund të arrihet objektivi, pas saj vjen realizimi si faktor i dytë, pa të cilin është e kuptueshme, që nuk arrihet askund, sepse paratë, fushat e futbollit, kushtet materiale nuk lëvizin, nuk luajnë, në fushën e lojës luajnë. Futbollistët nën drejtimin e trajnerëve, prej këtu vjen kontributi i ekipit, që ju jep emrin përfundimtar gjithë investimeve. Sa e vërtetë e vyer është kjo, c’ka cilësuam, aq e vërtetë është, që në titullin kampion të vitit 1933-e, Skënderbeu kishte vetëm një të huaj [vinte nga Turqia dhe shkonte prapë aty] Servet Teufik Agaj, të gjithë të tjeret ishin djemtë e Korcës. Tashmë për rastësi është e kundërta- Skënderbeu ka vetëm një futbollist korcar Bledi Shkëmbi, lojtarët e tjerë janë jo korcarë dhe të huaj. K.F.Skënderbeu dhe ”Radio Korca”me 1999-ën, me rastin e 90 vjetorit të Shoqatës kulturale Sportive ”Vllazëria” e Korcës organizuan anketën ”10 futbollistët më të mirë të shekullit” të futbollit korcar dhe dy portierët më të mirë, e cila konfirmoi këtë, renditje: Teodor Vaso, Dhimitraq Dembo, Gjergji Ballco, Dhimitraq Xhambazi, Aleko Pilika, Milutin Kërcic, Veteran Topciu, Gilbert Rapo, Gëzim Muhaxhiri, Gentian Lici dhe portierët më të mirë: Koco Dinella dhe Jani Kaci. Anketa futbollistët e shekullit me reparte, përcaktoi Futbollisti me i mire i Shekullit, Portierin Koco Dinella dhe Jani Kaci, Teodor Vaso[mbrojtës], Milutin Kërcic [mesfushor), Teli Samsuri[sulmues. Duke cilësuar disa futbollistë të elitës së epërme në formatin e 11-shes, si ”futbollisti më i mirë i shekullit”, theksoj se nuk e mundëte këtë, asnjë madhështi në një fushë futbolli bosh. Fusha e lojës është me plot lojtarë të tjerë që janë cilësuar dhe ”ata i dhanë lavdi Korcës”. Bashkë me ta lindi madhështia jonë, e cila ishte vetëm disi më e mirë se e kolegëve tanë të tjerë. Në atë fushë përcollëm entusiazëm, bukuri, edukatë dhe kulturë futbollistë si T.Veriga, N.Kola, M.Lara, M.Prodani, S.Tole, R.Shëllira, E.Dvorani, G.Strati, A.Deli, Xh.Mborja, M.Kita, V.Bicolli, Gj.Shule, P.Dhëmbi, K.Kotomelo, A.Toshi, Gj.Lika, Gj.Avramushi, I.Tërpo, R.Kallco.-H.Shkurti, Gj.Prifti, V.Thimo, P.Qiriazi, I.Papa, P.Bode, C.Stratobërdha, R.Rapo, L.Sërbo, A.Tytka.
-Një fenomen i shëmtuar sot në sportin shqiptar është shitja e ndeshjeve. A ndodhte kjo në atë kohë? Si ndjeheni kur lexoni dhe dëgjoni se ka korrupsion në sportin shqiptar? Dhe nuk ka më futboll spektakolar, të maturur, pa dhunë, në fushat sportive si dikur?
-Cështja e disa fenomeneve të këqija është komplekse. Duhen veprime të përbashkëta të lojtarëve dhe stafit të ekipit. Organizmit qëndror futbollistik[FSHF], koligjumit të arbitrave [dhe arbitrave vec e vec], masave policore për parandalim dhe disiplinim të situatave problematike, dhunës dhe shtetit, i cili brenda kopetencave të tij, të ndihmojë në krijimin e kushteve lehtësuese, që ndeshjet të zhvillohen normalisht së fundi me shumë ndikim të jashtëzakonshëm, faktor jashtë loje është sjellja e spektatorëve. Në vitin 1971-ë, në një ndeshje 17 Nëntori – Skënderbeu në Tiranë për tendencë të gjykimit të keq të arbitrave [njëri faktor] dhe dhunës së disa lojtarëve të 17 Nëntorit [faktori tjeter], lojtarët e Skënderbeut me ndërhyrje të trajnerëve të tij [faktor tjetër], në shenjë proteste, e braktisën fushën, por mbeti në fushë vetëm një lojtar- kapiteni i skuadrës, unë [T.Vaso], që kërkonte nga trajnerët ta kthenin ekipin në fush, sepse masat ndëshkimore pas saj, ishin shumë të rënda deri në largim nga kategoria e parë. Ky veprim ndihmoi në parandalimin e një skandali. Ekipi u kthye në fushë. Në atë kohë, që ndeshjet të shiteshin dhe të bliheshin, duhej shumë para. Asaj kohe sasira të tilla kurrsesi, nuk mund t’i nxirte nga xhepi, asnjë individ, sepse ato i kishte vetëm shteti, qoftë dhe ato të klubeve sportive, që financoheshin nga shteti. Njëherësh, kontrollimi i veprimeve të tilla ishte shumë i rreptë dhe nëse mund të realizoheshin [psh teorikisht], dënimet ishin shumë të renda. Kishte kompromise klubesh, ku interesat sportive ishin të përbashkëta, për të dy ekipet, të cilat nuk ishin brenda shtratit të shitblerjes dhe korrupsionit. Realizimi i tyre, bëhej tepër i kordinuar dhe asnjëherë nuk merrnin pjesë të gjithë lojtarët e një apo të dy skuadrave. Në kampionat, për t’u kualifikuar Gjermania Lindore, ”pranuan” të mundeshin nga Lindorët[1-0], që ata të kualifikoheshin dhe RFGJ të klasifikoheshe e dyta, sepse ajo i krijonte mundësinë të ndeshej në gjysëm finale, jo në grup me Hollandën, Brazilin dhe Argjentinën,-grupi i ”Ferrit”, por të ndeshjej me evropianët,- Poloni, Suedi, Jugosllavi. Në këtë grup e konsideronte më të lehtë kualifikimin ashtu sikurse ndodhi. Republika Demokratike Gjermane u kualifikua në grupin e të mëdhenjve me Brazilin. Këto dukuri nuk shuhen kurrë, sepse janë interesa sportive të cilat, nuk kanë prapavijë shitblerje apo korrupsion për efekte financiare. Jetojmë në një kohë kur shitblerja dhe korrupsioni, janë bërë fenomene shqetësuese. Trajneri portugez i Celsit Jose Mourinho [Chelsea], pak javë më parë ka deklaruar publikisht: ”Futbolli i sotëm nuk është emocional, sepse lojtarët luajnë për para”. Korrupsioni, shitblerja e lojtarëve dhe ndeshjeve, janë produkt i sistemit capitalist, që nxjerr kokë herë herës, në shumë shtete të botës. Ato gjenerojnë akte të korruptimit të lojtarëve të stafit të tyre, gjyqtarëve, funksionarëve të klubeve të cilat me pasojat që vijnë prej shprishjes së lojës së rregullt. Dy korifej të futbollit botëror Franc Bekenbauer, Mishel Platini dhe të tjerë ja kanë deklaruar opinionit botëror që: futbolli do të jetë i pastër me rezultate reale, kur të mos ketë skedinat e ndeshjeve. Nëse klubi I madh Juventus, dhe së fundi Presidenti i FCBajern Uli Henes, u përfshinë në skandale të rënda të manipulimeve dhe evazionit fiscal, tek ne në Shqipëri vetëm sa janë hedhur dyshime për manipulime të ndeshjeve. Por tek ne, aktet e dhunës janë në vendin e parë në Europe. Në një periudhë tranzicioni, ku lirija, morali, qytetaria konceptohen nga një masë, që kanë munguar dhe tashmë nuk ka më rregulla dhe ligje, kalohet deri në absurditete. Presidenti i klubit të Bylisit godet rëndë të deleguarin e ndeshjes Bylisi –Laci, Besnik Cela. Në tribunën e stadiumit të Vlorës, para do kohësh goditet Presidenti i klubit Skënderbeu Ardjan Takaj, janë goditur rëndë, në stadiumet e Shqipërisë, trajnerët -Sulejman Mema dhe Nevil Dede.
– Si mund të ndihmojë shoqëria shqiptare për reduktimin e këtij fenomeni të shëmtuar?
Një gotë me ujë kristal e ndotin vetëm 2-3 pika bojë. Për të helmuar një buall duhet vetëm një lugë e vogël helm i fortë. Aktet e dhunës, në një masë prej mijëra vetë, i gjeneron vetëm një grup njerëzish, e cila më pas merr përmasa të tjera. Rregulli, disiplina, respektimi i normave njerëzore nuk janë produkt vetëm i shtetit komunist apo socialist. Liria e fituar pas 1990-ës, nuk do të thotë anarshi. Luftën për fenomenet e shëmtuara duhet ta bëjmë në fushën e mendimit, duke kërkuar nëpërmjet edukimit, shkollimit, kulturës në familje, shkollë e shoqëri, të krijojmë së bashku me organet dhe organizmat sportive, një klimë mbytëse, të gjesteve dhe akteve të paedukuara dhe të pamoralëshme. Pse para vitit 1990-ë, në shkallët e stadiumit, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, shikoje gra dhe vajza, të cilat për natyrën e tyre e zbusin dhe e edukojnë mjedisin. Për fëmijët dhe femrat, duhet të ketë trajtime të tjera financiare deri dhe hyrje të lira, duke përjashtuar vende që detyrimisht duhet të jenë me biletë.
–Prof.Vaso këtë vit shorti i Euro 2014-ë na nxori në një grup të vështirë. Kemi dhe me Serbinë, ndeshje të cilat historikisht kanë pasur një specifikë problematike. Takimi i fundit është bërë 47-t vjet më parë. Cfarë kujtime keni nga ndeshjet me Jugoslloavinë?
Në kohët modern, shtetet ”armike”afrimet i bëjnë duke këmbyer fillimisht ekipe sportive. Më 1972 –shin, para normalizimit të marrëdhënieve SHBA – Kinë u takuan në Kinë, ekipet e pingpongut, në prag të vizitës së Presidentit Richard Nikson aty. Ishte shorti i eliminatoreve të Kampionatit Evropian të vitit 1968-ë, që nxori një ngjarje interesante dhe të papritur. Indirekt kreu funksionin, që bëjnë ndeshjet miqësore. Mbas 20 vjet heshtjeje sportive dhe një mërie, që vinte nga kontradiktat ideollogjike të kohës, në Tiranë sipas shortit, do të zbriste, për të lujtur në Stadiumin “Qemal Stafa” Kombëtarja e Jugosllavisë. Shqipëria kishte luajtur, ndër ato vite me perëndimorët; danezë, Zviceranë, gjermanë [Këlni]. Hollandezët dhe me lindorët; bullgarët dhe rumunët. Flitej nëpër dhëmbë për kapitalistë dhe revizionistë, por me jugosllavët, propaganda ja mëshoi rëndë. Ngarkesa psikollogjike përfundoi para ndeshjes, kur u bë shtrimi i detyrave, që i dha ”dorën e fundit” emocioneve. Jugosllavët luajtën shumë bukur dhe fituan 2-0, në një lojë që nuk pati asnjë shenjë parregullsie. Golat i shënoi qendërsulmuesi Zampata, me dy topa ”Asist”, të dërguar nga sulmuesi i majtë më i mirë i kohës dhe i Europës- Dragan Xhaic. Morrëm ashtu goditjen e dytë. Një humbje e harruar me rumunët [6–0] 17 vjet më parë në [1950-ën] në Rumani, u kujtua kur luajtëm në Dortmund, një muaj para jugosllavëve dhe gjermanët fituan 6–0. Problemi ishte, që humbja e dytë me Jugosllavinë, konsiderohej një disfatë dhe e karakterit politik, sikurse interpretohej në atë kohë nga sistemi politik. Na prisnin dy takime të jashtëzakonëshme. Vlerat e rivalëve dilnin thjesht, nga treguesit e kohës: Jugosllavia që ishte në lulëzimin e saj, më të shkëlqyer, dhe prandaj në atë edicion, doli në finalet e Evropianit -N/Kampione e Europës, dhe Gjermania që na kishte mundur 6–0, një vit më pare ishte shpallur N/Kampione e Botës, në Kampionatin botëror, Angli, 1966-ë. Me këtë lloj skede, u nisëm për në veri në drejtim të Beogradit. Kur u afruam në rrethinat e kryeqytetit, ramë në një pritë. Na preu rrugën një furgon, që e detyroi autobuzin të devijojë. Përfunduam në hendek me stopat anësore dhe pasqyrën të thyer. Shkuam katër ditë përpara. Kështuqë pas 20 vjetëve, himni i flamurit shqiptar u këndua në Beograd, në stadiumin ”Armata”. Kënduan hymnin shqiptar dhe mërgimtarët në korr, e kishin vrarë frikën. Të shpërndarë gjithandej nëpër Jugosllavi, ata nuk ishin jetimë në atë tokë të huaj, sepse ishin bashkë me ne. Nga shkallët, përballë tribunës qendrore, ushëtonin fjalët shqip inkurajuese: KUQ e ZI, KUQ e ZI, KUQ e ZI ! Ishte inkurajimi, që nuk e kishim dëgjuar kurrë në atë lloj thirrjeje. Ndërmjet asaj thirrjeje, dëgjoheshin edhe fjalet: “Jemi dhe ne këtu, nuk jeni vetëm! Ishin fjalë malli që vërshonin në shpirt. Ndër venat derdhej energji dhe afshi i saj na frymëzonte. Mbas një “lufte” dhe qëndresë heroike, kur ora e stadiumit tregonte minutën e fundit të pjesës së parë që po mbyllej 0–0 nga një distancë disi 50-ë m, u shënua një gol në portën tonë, që ishte më shumë shans, se sa meritë teknike. Jugosllavët fituan 4–0. Ajo ndeshje më vuri përballë kapitenit të kombëtares jugosllave D.Xhaic, për të cilin shtypi sportiv shkroi, që skuadra e tyre, do të shënonte 10 gola, dhe katër prej tyre, do t’i bënte kapiteni Xhaic, i cili në fakt nuk shënoi asnjë gol në atë ndeshje. D.Xhaic, i befasuar nga dueli jonë, kur ra bilbili i fundit, më priti, për të hyrë bashkë në dhomat e veshjes. Më përgëzoi për lojën në prani të shumë sportdashësve shqiptarë, që na rrethuan në fushën e lojës. Me përjashtim të incidentit të ndodhur, përfaqësuesit sportive krijuan klimë miqësore, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Beograd. Epilogu i eliminatorëve të Europianit, 1968 –ë, do të mbyllej në Tiranë me Kombetarën e RFGJ-së.Vecantia e atij edicioni mbetej shorti, që na futi në grup me dy të mëdhenjtë e Evropës: RFGJ- N/Kampione e Botës dhe Jugosllavia, që u bë në atë sezon N/Kampione e Europës. Kishim marrë 6 gola nga gjermanët dhe 6 gola për dy ndeshje nga jugosllavët. Ky bilanc ishte katastrofik. Ditët e futbollit të kombëtares sonë u bënë të zymta. Zyrat e FSHF-së, u bënë të ftohta. Brenda tyre davaritej mërzi vetëm mërzi. Nga emërtesat sportive të shtetit filluan të dilnin lajme ogurzeza. Kupola e shtetit shqiptar, nuk mundi t’i kapërdinte ato lloj humbje. Sistemi socialist, që kishim, konsiderohej më i përparuari i kohës, ndaj rezultatet diskredituese vinin ndesh me atë apollogji. U krijua një klimë kapitullimi e cuditëshme, por më se e vërtetë. Kombëtarja e futbolli pas ndeshjes së fundit me RFGJ-në, do të ”pushonte”. Menjëherë u ndalua pjesëmarja në eleminatorët e kampionatit botëror të vitit 1970-ë, Meksikë.
Ndeshja e SHEKULLIT -17.12.1967-ë! Kishin mbetur një muaj e pesë ditë për ndeshjen- Shqipëri – RFGJ-e. Ekipin kombëtar e gjeje në Kovalishencën ushtarake në Durrës. Humbjet e fundit kishin mbledhur aq mllef, sa që askujt nuk i shkonte ndërmend të habitej, që Kombëtarja e Futbollit Shqiptar udhëtonte me një ”rrangallë”, xhama të ciflosur dhe llamarina të shtrëmbuara. Ishe hera e parë,por ishte. Nuk duhej, sikurse nuk duhet që dikush në ditët e sotme ta përsëritë disa herë. Frymëzimi për t’i shërbyer Shqipërisë ishte burim i pa shtershëm, vetmohim, për një përkushtim total, ashtu sikurse ndodhi. Një ditë përpara ndeshjes gjigandët e lojës së futbollit, u shfaqën në stadiumin ”Dinamo”. Një masë e jashtëzakonëshme, u turr nga të gjithë anët e qytetit të Tiranës. Dëshironin të shihnin para syve dhe këmbëve të tyre, të mëdhenjtë: Bekenbauer, Shulc, Overat, Netxer, Veber, Held, etj. Kërkonin në grupin e lojtarëve gjermanë, Bekenbauerin, por ai nuk ishte. Ndeshja pritej, jo vetëm si garë sportive, por edhe ndeshje ndërmjet dy botëve rivale. Skeptikët lëshonin slloganët; ”do të ndeshet miza me ariun”! Kuturisja e guximtaëeve ngrihej në pretendime deri në zenit: “do të fitojmë, dikur fituam në luftë”! Nga tërë viset e Shqipërisë u lëshuan ëndërrimtarët dhe kureshtarët, me dhe pa bileta. Biletat u mbaruan sapo dolën në treg. Shitblerja në tregun e Zi bëhej tek kulla e sahatit. Me cmime të shumëfishuara, biletat rrëmbeheshin, këmbeheshin me pardesy, këmishë, sahate, orë dore, bicikleta, këpucë. Frika ndrydhte kondrabandën e madhe. Tabela e orës së stadiumit tregonte shifrat 0–0 kur ra bilbili i fundit i lojës me RFGJ-në. Disa nga lojtarët gjermanë ranë në gjunjë. Perëndimorët e Gjermanisë shpëtuan paq, sepse gjyqtari i ndeshjes ishte austriak, që bëri sikur nuk e pa golin në portën e RFGJ-së në min. e ‘52. Për këtë ndeshje një agjensi lajmesh e huaj [që shtypi ynë nuk di përse nuk ja cilësoi emrin ] shkroi .”.porta e mysafirëve shpëtoi për pak, nga një rast qind për qind gol i favorshëm për gol”. Në fakt ai ishte gol dhe është fotografuar gol. N/Presidenti i FGJ[P]F deklaroi: ”ne gjetëm një kundërshtar shumë të fortë.Jam i habitur nga forca juaj. Ju kini luajtur bukur, me zgjuarsi dhe vendosmëri”. Trajneri i madh Shen u shpreh: ”Edhe njëherë komplimenta,p er Shqipërinë, për futbollin shqiptar dhe për skuadrën e mirë, me shpirt të madh luftarak”. Më pëlqyen Shllaku, Pano, Mema, Zhega dhe Vaso”. “Për 60′ të tëra përfaqesuesja jonë luajti gati me 10 vetë për shkak të traumatizimit të rëndë të Vasos, i shkëlqyer deri para aksidentit. Megjithatë, i vendosur për 60′ të tëra, ai qëndroi në fushë, ashtu duke sakrifikuar, vetëm e vetëm për t’i dhënë ekipit”. Kështu kanë shkruar në librin “SPORTI YNË”, tre autorët gazetarë Besnik Dizdari, Ismet Bellova dhe Osman Palushi. Kanë shkruar shumë për këtë ndeshje, gjermano-perëndimorët që i eliminuam, aluduanm me absurditet: “ju luajtët për t’ju shërbyer jugosllavëve, prandaj dhe na eliminuat!”. Është folur dhe stërfolur nga spekullantë politikë sportivë për praninë në ekipet e futbollit të figurave të larta të partisë apo shteti. Para ndeshjes në minutat e nisjes për në fushë, është parë vetëm shoqërimi i Kapitenit Lin Shllaku me Ramiz Alinë [Sekretar i KQ të PPSH-së]. Kjo ngjarje dhe barazimi me RFGJ-në bëri bujë në qarqet sportive botërore.Komentatori legjendë i sportit shqiptar Ismet Bellova në librin e tij “SPORT E MIQËSI”, shkruan: “Ai shpirt i paepur e ajo vendosmëri e admirueshme e futbollistëve tanë në fushën e blertë, janë mbajtur mend dhe kanë jetuar gjatë. Edhe rezultati 0-0, që për ne ishte një fitore e cmuar, nuk është vënë asnjëherë përpara cilësive të larta morale e volitive, që kanë demostruar futbollistët tanë dhe kanë mbetur karakteristika të bukura dhe të paharuara në mëndjet dhe zemrat e mijëra sportdashësve. Ajo ndeshje është njohur si një nga më luftaraket e më emocionueset e futbollit tonë. Mbas 47 vjet dhe mbas 13 ndeshje me RFGJ-në, ne nuk kemi marrë asnjë pikë në të gjitha ndeshjet. Është fitorja kundër Torinos, në përmasat e një kampioneje të një shteti me tradita të jashtëzakoneshme në futboll, si kampionë bote ,e cila nuk ka shëmbull të dytë deri tani dhe më sot në historinë e futbollit shqiptar, e vetme dhe e pa përsëritur. . Jugosllavija dhe Serbija, jo vetëm si shtete vecanërisht në futboll kanë ndryshime të mëdha. Serbia nuk ka më futbollistët e Sllovenisë, Kroacisë dhe të Kosovës [F.Vokri], të cilët e përshkallëzonin lart e më lart Jugosllavinë në garat e mëdha ndërkombëtare. Lojtarët e tyre kanë treguar në duelet botërore, që vlera e tyre, i jepte shumë kapacitet futbollistik lojës së jugosllavëve. Jugosllavia që luajti me ne, në Tiranë fitoi 2-0, përballë Italisë në finale të Kampionatit Evropian barazoi 1:1, brenda në Itali, në një ndeshje dramatike. Në këtë lojë shënuan dy të mëdhenjtë Luixhi Riva dhe Serbi, Dragan Xhaic i cili në 4 golat e shënuar në Beograd kunder nesh, nuk shënoi asnjë. Barazimi i finales kërkonte përsëritje dhe ajo u bë dy ditë më vonë, në dt. 10 qershor 1968-ë. Italianët fituan me dy gola nga Domengini dhe Anastasio. Po Serbia sot? Thellësinë e interpretimeve teknike duhet ta bëjnë specialistët, që mbulojnë gjurmimin e ekipeve rivale. Në këndvështrimin e një specialisti për problemet e tjera, duhen cilësuar karakteristikat psikollogjike të një ndeshje, ndërmjet dy shteteve ku kanë mbetur akoma skorje nga e kaluara, por jo të atij karakteri si dikur, që shumë kush i quante dhe armiq. Pavarësisht se Serbia ka pak vjet që luan e vetme si shtet, duhet thënë qartë që fabrika e saj dhe ekipet e klubeve të saj, kanë nxjerrë lojtarë të nivelit të lartë europian. Nëse Danimarka ish -kampione e Europës dhe Portugalia me Yllin e saj botëror Ronaldon, dhe me një të kaluar shumë productive, janë pengesë shumë e vështirë, për t’u kapërxyer, Serbia mbetet alternativa e vetme, për të dhënë mundësinë e formulës së kualifikimit. Ndeshja ka në vetvete faktorë objektivë, fusha që është e jona dhe që ndikon në rritjen e kapaciteteve futbollistike të lojës. Gjithashtu ana tjetër vështë, pjesëmarrja e lojtarëve tanë kosovarë, pa u prirur për të fantazuar keq, duhet të ruajnë qetësinë, kur do të luajnë me futbollistë, që personalisht ata nuk kanë mbeturina për Kosovën dhe lojtarët kosovarë, por inndirekt përfaqësojnë një vend, i cili ka ushtuar genocid në Kosovë. Loja e fortë sportive është në kufi me veprime të dhunëshme, prandaj ju takon psikologëve të ekipit të merren me këtë problem. Ndeshja e madhe me RFGJ më1967-ën, me Danimarkën [1-0]1963eshin, me Belgjikën 2-0 1984, me Greqinë, fitoret në Athinë, në vitin 1991-ë, dhe në Tiranë, 1992-in, janë fitore të cilat tregojnë mundësi edhe për të fituar.Gjithësesi, duhet të njohim, që ndeshjet nuk kuptohen plotësisht pa zbulesën, që të jëp mundësinë të shikosh të papriturat.
–A jeni i kënaqur me atë c’ka keni arritur në atë kohë? Casti më i vështirë për Todo Vason?
I përkas plejadës së pa numurt të njerëzve të angazhuar gati një shekull [nga 1909] për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri. Kjo kohë e gjatë më lejon të kujtoj mjaft prej tyre: Z.Gjinali, O.Caslli-, L.Alla, Pilo Qirinxhi, Maqo Prodani, Stavri Tole, Ilia Shuke, L.Borici, R.Spahiu, R.Resmja, K.Kraja, M.Ndini, Z.Konci, S.Dedja, S.Koca, P.Mile, A.Deli, M.Tuxhari, A.Pilika, S.Jareci dhe qindra bashkëlojtare në një periudhë, mbi 15 vjecare dhe një protogonist që ishte 7 vjet kapiteni i ekipit korcar. Kënaqësinë, nuk mund ta marrësh plotësisht, sepse asisoj je në kufirin absolut, e të pakonceptueshme. E fillova me të rinjtë e Tiranës dhe u kurorëzuam – Kampionë. Ja arrita, që me cilesitë dhe punën time, të përkushtuar, të vlerësohem nga specialistët dhe trajnerët, dhe të kuadrohem në përbërje të ekipeve për të rritur Dinamo, 17 Nëntori, Skënderbeu, Partizani, të ekipeve kombëtare të futbollit të rinj, shpresa dhe të ekipit kombëtar të futbollit të Shqipërisë. Nuk ndjehem mirë, nëse jam i kënaqur vetëm me arritjet sportive. Ndjehem tepër i respektuar, jo vetëm për emrin sportive, por sepse bashkë me të, nëpërmjet sjelljes dhe edukatës të familjes [kryesorja ], dhe kulturës nga shkolla, dhe shoqëria, respekti, vleresimi i spektatorëve i njerëzve sportdashës, më ka shoqëruar në të gjitha ambjentet publike. Ndjehem i miratuar për kohën tjetër pas lënies së lojës në fushën e futbollit. Ju kushtova energji,dije, punë, përkushtim, qindra futbollistëve fëmijë, të rinj, të rritur dhe nxënësa, elita e të cilëve kaluan në ekipet përfaqësuese, të të gjitha moshave futbollistike dhe në ekipet e të rriturve, në shumë klube futbolli të qyteteve shqiptare dhe jashtë Shqipërisë. Ja disa prej tyre: Dh.Xhambazi, M.Kërcic, P.Tole, G.Muhaxhiri, GJ.Kushe, Bledi Shkëmbi, Paulin Dhëmbi, Ligor Tiko-Stavrian, Lako -Rigels Qose, Bledi Kadiu, B.Vila. Këtë karrierë në qytetin e Korcës dhe nëpër SHqipëri e vlerësojnë, duke me folur me titullin Profesor. E përmend, sepse është në të vërtetë nderim, për një angazhim e punë, që ka lënë gjurmë të vlefëshme. Casti më i vështirë ishte kur u pushova nga puna dhe po atë vit [1996], erdhi goditja e dytë. Vajzës sime, e cila i gëzohej diplomës me nota absolute 10-ta, për gjithë vitet e gjimnazit në shkollën ”Raqi Qirinxhi”, mesatare për medaljen e artë, nuk ju aprovua kërkesa për studime në Fakultetin Juridik, në Tiranë. Kishte ikur koha e biografive të njerëzve, që shoshiteshin për kohën para vitit 1944 dhe kleckave në pushtetin popullor, por shikoheshin biografitë në pushtet. Kështu nga 11-ë kërkesa me mesatare notë 10-ë, fituan 10 aplikantë, nga të gjithe aplikantët 160-të, fituan 60-të, vetëm Praksiela Vaso, vajza Teodor Vasos, nuk fitoi të drejtën e studimit. I kërkova Kryeministrit Aleksandër Meksit, të korrigjonte n padrejtësinë absurde. Akoma dhe sot, nuk e di, ja dhanë letrën time apo jo. Pedagogu Stavri Cece, që është edhe miku im më i mirë, në Fakultetin”Juridik, më tha:-Mos u sorollat nëpër Tiranë, listat e të drejtave të studimit, vijnë nga rrethet përkatëse dhe ti e di kush i bën. Në cdo qytet mijra njerës marin ujë nga rubinetat e rrjetit, por celësin kryesor të tyre, e ka vetëm një njeri, personi që merr urdhërin e zbatimit nga shteti dhe ai nuk është kurrë “një i vetëm”!
”Zotëri ju na bëni ndër që këtë vajzë, me këtë diplomë të shkëlqyer, dëshironi ta dërgoni për studime në universitetet tona arabe”. Me këto fjalë më priti Ambasadori i Ambasadës të Egjiptit në Tiranë. “Ju i dhatë bursën, dhe na bëtë nder të madh,- vazhdova unë duke e falenderuar atë. Dr. Bujar Isaku, Kryetar i Partisë Demokratike të Korcës në atë kohë, me respekt e konsideratë dëgjoi ankesat e mia në fjalë. Ajo që është e pa konceptueshme, qëndron tek kontrasti në dy sistemet. Në kohën e diktaturës të gjithë kolegët e mij mësuesë, nga të gjitha kategoritë, jo vetëm që gjendeshin në punë, por ata ishin në shkollat më të mira të qytetit. C’bëhej me mua në këtë sistem demokratik? “Është bërë një padrejtësi, gabim i rëndë, do të rregullohet. Ashtu u bë, por vajzës nuk i erdhi kurrë, përgjigje dhe kur u bënë shtesat rezervë në dispozicion të Kryeministrit.
-Mesazhi për publikun sportdashës të futbollit dhe ëndërrimtarët, futbollistët e rinj…
– Jetojmë një kohë, që mjaft të huaj për shumë ndodhi, mbas vitit 1990-ë, e kanë anatemuar kulturën dhe nderin e popullit tonë. Njerëzit e shumtë, nëpër stadiume janë burim, që gjenerojnë urtësi, edukatë, pastërtinë morale të popullit, pjesë e të cilit janë. Duhet t’i tregojmë botës, që ne jemi popull i emancipuar dhe nuk pajtohemi me veprime huliganizmi, që janë antisportive. Me sjelljen dhe dashamirësinë, kulturën dhe dashurinë për sportin e futbollin të bëhemi pengesë e veprimeve të shfrenuara, që ndeshjet të zhvillohen në shtratin e një lufte të fortë, por të pastër në sjellje ndaj rivalëve. Ky është misioni i vërtetë i sportit historikisht.
Ju faleminderit!
Bisedoi Raimonda MOISIU
* Pjesa e dyte e Intervistes me Legjenën e “Skënderbeu-t” të Korcës, Todo Vaso
Panair ndërkombëtar në Tiranë për edukimin e studentëve jashtë vendit
Nga Zina Tosku/ Përfaqësuesit e mbi 30 universiteteve lider evropiane do të jenë të pranishëm për tu ofruar studentëve shqiptarë edukimin jashtë vendit. Në panairin ndërkombëtar World Education , do të jenë të pranishëm dhe përfaqesuesit e shkollave të mesme elitare nga Britania e Madhe, Holanda , Zvicra , Spanja , Italia , SHBA. Sipas një njoftimi për shtyp, ata do të jenë të pranishëm në Tiranë, më 28 dhe 29 mars 2014 në hotel ” Rogner Europapark ” nga ora 11-17. Për herë të parë 5 shkolla elitare britanike do të marrin pjesë : Cardiff Sixth Form College, e cila njihet në përgatitjen e nxënësve për provimet në mjekësi , shkolla London Mandar Portman worldëard – e famshme për përgatitjen për pranim në universitetet elitare të Oxfordit dhe Kembrixhit , British Wycliffe College – shkolla e parë, e cila u pranua në Association of Gifted Children .
Për shkak të interesave të shumta për arsimimin në Gjermani, Shkolla Berlin Brandenburg International me mësimdhënien në gjuhën angleze do të jetë për herë të parë në Tiranë. Shkolla mbulon të gjitha programet IB nga mosha 3 deri në 19 vjeç. Kolegji i Lewis Hamilton-it, kampionit të Formula 1 – CATS College , do të jetë i pranishëm për takime me familjet shqiptare dhe do të japë bursa të veçanta nga 30% , deri në 50% të tarifës së shkollimit për edukimin e fëmijëve shqiptarë.
Pranim të drejtpërdrejtë për studentët shqiptarë do të ofrohen nga dy pjesëmarrësit e rinj –European University në Barcelonë , i njohur për stazhet e studentëve në kompani prestigjioze dhe Universiteti i Northampton , i cili mban vendet e para në Angli për punësimin e të diplomuarve. Ata do të zhvillojnë intervista me kandidatët gjatë panairit dhe do t’u japin atyre mundësinë për të filluar studimet e tyre nga ky vit akademik. Në njoftim zyrtar theksohet se “ një hyrje e re është London School of Business and Financ” të vendosur në të Londrës, ku japin mësim akademikt të njohur britanikë, Bill Klinton, Toni Blair , Richard Branson janë shpesh lektorë të ftuar .
Për shkak të interesit në arsimimin në SHBA, një Shoqata e 12 universiteteve lider amerikane do të jenë të pranishëm në panair dhe do të japë bursa vjetore nga 3000 dhe 4000 USD mbi rezultatet akademike. Kandidatët , të cilët dëshirojnë të rrisin nivelin e tyre të gjuhës së huaj, do të mund të zgjedhin mes pushimeve verore duke mësuar gjuhën jashtë vendit ose cilësisë së kurseve të gjuhës angleze në shkollën Britanika , partner i projektit World Education , i cili ofron kurse gjuhe me çmime midis 6999 dhe 18 , 000 lek/ nivel.
Panairi është i hapur për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të arsimojnë veten e tyre jashtë vendit dhe për të marrë këshilla profesionale falas si dhe për të patur takime personale me përfaqësuesit, duke folur në lidhje me pranimin në shkollat elitare perëndimore si dhe në universitete. Panairi është i hapur për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të arsimojnë veten e tyre në shkollat elitare perëndimore. Ky projekt u lancua ne 2003 dhe operon në 250 vënde përfshirë dhe Shqipërinë
Dita e verës, festime në Tiranë
14 marsi, Dita e Verës, një feste popullore, i rikthen kryeqytetit festimet . Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, në bashkëpunim me bizneset kanë hartuar një kalendar të pasur veprimtarish në Ditën e Verës.
Në bashkëpunim me institucionet artistike, bizneset, etj, Tirana do të krijojë disa sheshe, lulishte dhe kënde arti, ku qytetarët e Tiranës do të kenë rastin të ndjekin përgjatë ditës aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat. Veprimtari të ndryshme artistike do të organizohen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Cirku Kombëtar i Tiranës, Teatri Kombëtar i Kukullave, Orkestra Rinore, Liceu Artistik “Jordan Misja”, grupet e muzikës alternative, këngëtarët e muzikës popullore, etj.
Në ambientin përpara Galerisë Kombëtare do të kompozohet “Qyteti i Artit”, i rrethuar me piktura të nxënësve të shkollave të ndryshme të kryeqytetit dhe me koncert harqesh nga Orkestra Rinore e nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, pa harruar edhe parakalimin përgjatë bulevardit të arlekinëve dhe këmbajkave të Cirkut.
Festimet në Ditën e Verës do të nisin në orën 10.00-14.00.
- « Previous Page
- 1
- …
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- Next Page »