Filmi me temë shqiptare por i realizuar nga regjisorja italiane, Laura Bispuri që prezantohet në festivalin e filmit “Tribeca Film Festival”, thuhet sipas shtypit shqiptar, se do të rrumbullakojë udhëtimin e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Festivali i Filmit Tribeca 2015, i cili filloi këtë mesjavë e mërkurë 15 prill do të vazhdojë deri në 26 prill në Nju Jork. Si gjithmonë, ky festival prestigjoz amerikan, anon nga prodhimet amerikane, edhe pse jo ekskluzivisht kështu, aty konkurojnë të gjitha llojet e filameve amerikan – duke filluar nga projektet me profil më të lartë deri tek ato të profilit të vogël. Ky festival dallohet nga drejtorët e prodhuesit që vinë për herë të parë, në Nju Jork – në këtë festival.
Shtypi njujorkez shkruan megjithëse Festivali i Filmit Tribeca nuk mund të pretendojë së është në prestigjin ekuivalent me festivale të tilla si Sundance dhe Cannes Film Festival – por ai është prestigjoz dhe një nga më të medhenjët në Shtetet e Bashkuara. Tribeca, thuhet se është i pozicionuar mirë, si në shtrirjen gjeografike dhe kronologjike, dhe ka “gdhendur” një vend të fortë për veten e saj si një festival i pavarur me prirje dhe me një axhendë për t’u lëvduar për të nxitur talentin e ri në të gjitha zhanrret e saj duke filluar nga filmat e metrazhit, të shkurtër, të gjatë, dokumentar, dhe animation.
Dhe këtë vit, përveç aktorve dhe prodhuesve të njohur, për të tërhequr vëmendjen dhe rritur rëndësinë e këtij festivali është zgjedhur një juri eklektike “top-raft”, përfshirë Dylan McDermott, Cobie Smulders, Steve Buscemi, Whoopi Goldberg, Gloria Steinem, Vanessa Williams, Sheila Nevins, Debi Mazar, Minnie Driver, Andre Holland, Hank Azaria, Mamie Gummer , Mark Boal, Burr Steers, David Gelb dhe Michael Rapaport.
Festivali është një “skenë debatesh” në çdo natë, ku në debatet me publikun e aktorët, e prodhuesit, teknikët, përfshihen në biseda të cilat drejtohen nga George Lucas, Stephen Colbert, Cary Fukunaga duke intervistuar edhe nga James Schamus, Christopher Nolan, dhe Bennett Miller.
Në Festivalin e Filmit Tribeca 2015, këtë vitë është përzgjedhur të konkurojë edhe filimi “Burneshat” i cili është në mesin e 20 filmave më të pritur të këtij festivali,
Burrneshat do të shfaqet në Festivalin e Filmit Tribeca nga data 15 deri 26 prill – ku shikuesit do të ketë një shans për të mësuar më shumë reth traditës dhe normat kulturore të jetës së Malësorëve shqiptarë.
Filmi me temë shqiptare por i realizuar nga regjisorja italiane, Laura Bispuri që prezantohet në festivalin e filmit “Tribeca Film Festival”, thuhet sipas shtypit shqiptar, se do të rrumbullakojë udhëtimin e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi që, sipas medieve të huaja, filmi i bazuar në romanin e Elvira Dones tashmë i është dhënë kompanisë Strand Releasing për ta prezantuar këtë film në SHBA, por që akoma nuk është e bërë e ditur se nëse do të nis ky prezantim në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2016.
“Laura është një regjisore e jashtëzakonshme dhe me një gjuhë të veçantë kinematografike dhe unë jam i lumtur që këtë projekt tua propozoj miqve tanë”, ka thënë drejtori Michael Weber.
Sipas shtypit shqiptar, filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuartë lirë si burratdhe pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Por , diçka lëviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumë të ngushta tani. Marku vendos të bëjë udhëtimin që e kishte shtyrë për një kohë të gjatë. Ajo lë tokën e saj dhe mbërrin në Itali, ku fillon një udhëtim të ri dhe delikat,kalimit të kufirit mes dy botëve të largëta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore.
Dalëngadalë Mark zbulon trupin e saj përsëri.Ajo përjeton një marramendje tërheqëse teksa prek një trup tjetër, një njeri të dashur që jeta ia kishte mohuar më parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe të ndaluar.
Mark rizbulon Hanën, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.
Në rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrwacher e cila në katër festivalet e fundit në Venecia ka fituar tre herë si aktorja më e mirë, dhe në karrierën e saj numëron mbi 20 çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Në rolet tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota” pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit” etj.
Ky film ka në grupin e saj edhe aktorët e famshëm kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).