• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJUHA SHQIPE NË UNIVERSITETIN E KARLIT NË ÇEKI

May 19, 2021 by dgreca

Dr.Orkida Borshi profesore e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë, Çeki, në një rrëfim dhënë gazetarit Sokol Paja për gazetën Dielli organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York, rrëfen historinë e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë si i vetmi universitet i cili ofron studime të gjuhës shqipe në të tërë Çekinë dhe Sllovakinë, dhe një nga arsyet që vendasit kanë fillluar të interesohen për shqipen 5-6 vitet e fundit që është në lidhje me turizmin në Shqipëri dhe Kosovë.

HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE NË UNIVERSITETIN KARL NË PRAGË

Historia e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë fillon me Jan Urban Jarnikun, një gjuhëtar të shquar, i cili fillimisht merrej me gjuhët latine, konkretisht me rumanishten. Gjatë hulumtimeve të tij gjuhësore Jarniku u ndesh dhe me një gjuhë intersante e cila kishte disa tipare të ngjashme jo vetëm me gjuhën rumune por edhe me gjuhët e tjera ballkanike. Gjuha në fjalë qe shqipja. Në kohën e tij, Jarniku mbante edhe një korrespondencë të pasur me Gustav Meyerin (njërin nga albanologët më të shquar në botë), me të cilin kishin planifikuar edhe një udhëtim nëpër Shqipëri, gjë, që për fat të keq nuk u realizua asnjëherë. Në shekullin e kaluar pastaj fati i shqipes në nivelin akademik është vendosur sipas regjimeve dhe ndikimeve politike. Në vitet “50 ekziston Seminari i gjuhës shqipe nën Katedrën e gjuhësisë së përgjithshme në Fakultetin Filozofik në universitetin që përmenda më lart. Studies si p.sh. gjuhëtari doc. Pavel Novák ose dr. Václav Polák diplomohen në këtë specializim, por meqenëse po në të njëjtat vite Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë staliniste dhe Çekosllovakia e atëhershme shikohej me prizmin e Bllokut të Lindjes, konceptohej si armik. Për këtë arsye ky specializim u anullua. Gjatë viteve “60 Nováku ka bërë disa tentativa ta rinovonte praninë e shqipes në fakultet, por pa efekt të qëndrueshëm. Në vitet ’90 pastaj shqipja rinovohet gjatë një periudhe të shkurtër. Arsyet e rinovimit janë prapë politike, sepse në atë periudhë datohet lufta e Kosovës. 

GJUHA SHQIPE SI SPECIALIZIM MË VETE NË ÇEKI

Programi, akreditimin e të cilit e kam hartuar unë dhe jam garante njëkohësisht, është në fuqi nga viti akademik 2011-2012. Shqipja konsiderohet si specializim më vete dhe është e barabartë me gjuhët e tjera të Ballkanit si rumanishten, serbishten, kroatishten, sllovenishten, bullgarishten dhe greqishten. Të gjitha këto gjuhë janë pjesë e programit të titulluar: Studime Sllavo-jugore dhe Ballkanike nën Katedrën e Studimeve Sllavo-jugore dhe Ballkanike. Niveli i studimit është Bachelor dhe Master. Deri më sot tek ne janë diplomuar rreth 15 kuadro. Shumica e tyre janë të punësuar në NGO, turizëm, dipllomaci, financa, por edhe në qarqet akademike.

INTERESIMI I ÇEKËVE PËR TË STUDIUAR SHQIP

Mund të themi se vendasit kanë fillluar të interesohen për shqipen 5-6 vitet e fundit në lidhje me turizmin në Shqipëri dhe Kosovë. Studentët tanë janë pjesërisht nga brezi i dytë i shqiptarëve që jetojnë në Çeki dhe pjesërisht vendas. Proporcioni është 50:50.

SI KA LINDUR INTERESI PËR SHQIPEN NË ÇEKI DHE SLLOVAKI

Universiteti i Karlit është i vetmi universitet, i cili ofron studime të gjuhës shqipe në të tërë Çekinë dhe Sllovakinë. Interesi për shqipen nuk ndodhi nga dita në ditë. Në Universitetin e Karlit ka mjaft shkencëtarë, historianë në përgjithësi (si p.sh. prof. Jan Pelikán), të cilët e kanë parë praninë e arealit shqiptar si një pjesë të pandarë nga historiografia ballkanike. Me fjalë të tjera interesi ka qenë gjithnjë. Afërsisht para dhjetë vjetësh shqipja u përfshi në programin e gjuhëve strategjike në fakultet, si p.sh. edhe kinezishtja, dhe kështu u mundësua edhe hapja e saj, qëndrimi i së cilës është historikisht më i gjati në këtë shtet. 

KUSH ËSHTË ORKIDA BORSHI 

Dr. Orkida Backus Borshi (1980) lindi në Vlorë, Shqipëri. Në moshë të vogël u transferua me familjen e saj në Çekosllovaki. Gjatë viteve 2001 – 2007 kreu studimet universitare në Fakultetin Filozofik të Universitetit Karl në Pragë me dy specializime: Anglistikë – amerikanistikë dhe filologji – letërsi frënge me shtojcë në gjuhën shqipe në nivelin Master. Po ashtu, studioi gjuhë dhe gjuhësi frënge në Sorbonne – Paris 4 dhe Sorbonne Nouvelle – Paris 3. Në 2016 mbrojti tezën e doktoraturës në Pragë të titulluar: Formal Expression of Definiteness in Albanian. A Description Based on Comparison with English. Në kohën e saj të lirë merret me përkthime beltristike nga shqipja. Ag Apolloni – výběr z románu: Vytí vlka, vlka vytí (Ulurima e ujkut), Vydalo Albatros media, s.r.o., 2019, 264 fq. ISBN: 978-80-7473-812-8. Ismail Kadare: Kdo přivezl Doruntinu? (Kush e solli Doruntinën?), 141 fq. ; vydalo nakladatelství dybbuk v Praze 2011 (ISBN 978-80-7438-0402). Bibliografi selektive: BACKUS BORSHI, Orkida: Gramaticko-stylistická cvičebnice albánských textů – vysokoškolská příručka doplňující teoretické lingvisticko-albanistické přednášky v Bc. stupni studia. E-publikace, Univerzita Karlova v Praze, Filozofická fakulta, 2014, ISBN/ISSN 978-80-7308-528-5 (36 str.) BORSHI, Orkida. Rilindja e studimeve albanologjike në Universitetin e Karlit në Pragë: Perspektivat. In: Studia Linguistica et Balkanica. ISBN: 978-5-02- 038341-8, Petrohrad, Rusko, 2013 (51-56). BORSHI, Orkida. Po stopách Dor[untin]y aneb nepřeložitelný princip albánského mýtu. In: Porta Balkanica 1/2013 (27-33). BORSHI, Orkida: Srovnání průběhových tvarů v angličtině a albánštině (A Comparison of Progressive Forms in English and Albanian) In: Linguistica Pragensia 2011/2 (70-87). BORSHI, Orkida: Skromný návrat albánštiny na evropskou scénu – albánské slovníky pro češtinu (A modest return of Albanian on the European scene – Albanian-Czech dictionaries) In: Časopis pro moderní filologii 2009/2 (115- 119). BORSHI, Orkida. Albánština: současnost a perspektivy. In: Výuka jihoslovanských jazyků v dnešní Evropě. ISBN: 978-80-904846-7-2, Brno, ČR, 2014 (289-292). BORSHI, Orkida. A Revival of Albanian Studies at Charles University in Prague. In: Mësimdhënia e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj. ISBN: 978-86-6153- 226-9, Bělehrad, Srbsko, 2013 (143-149). BORSHI, Orkida. Rilindja e studimeve albanologjike në Universitetin e Karlit në Pragë.  

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Orkida Borshi, gjuha shqipe, NË ÇEKI, NË UNIVERSITETIN E KARLIT

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT