Nga Rafael Floqi/Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër, si sot 107 vjet më parë. Arshi Pipa fillimin e krijimtarisë artistike të Migjenit të asaj kohe e ka karakterizuar, se :”Migjeni e konsideronte veten si një misionar, detyra e të cilit ishte të shpallë një moral të ri për të ardhmen. Për ta krijuar këtë të fundit ishte e nevojshme që të shkatërrohej kulti i idealeve heroike, të shfaqej realiteti social, njëkohësisht të demaskohej demagogjia e regjimit. Vepra e Migjenit i orkestroi këto tema kryesore, duke i ngritur ato nga niveli i gazetarisë në atë të poezisë shoqërore. Origjinaliteti i tij shtrihet në hapjen nga ai të portave të letërsisë shqipe për problemet sociale”. Qysh në krijimet e para letrare Migjeni prirej drejt modernitetit europian dhe realizmin e tij ekzistencial e fuqizoi me idetë e tij ekspresioniste. Këtu niste një paralele e krijimtarisë së tij me atë që po lëvronin ekspresionizmi europian dhe variantet e tij bashkëkohore.”
Migjeni nuk ishte pak a shumë as një poet socialist apo revolucionar në kuptimin e mirëfilltë politik të tij, edhe pse ai na dëshmon indinjatën e tij, dhe na tregon grushtin e fuqishëm. Kjo sepse atij i mungonte optimizmi, po ashtu edhe angazhimi në një veprimtari politike.
Ai ishte një intelektual produkt i viteve 30-të, i një periudhe, në të cilën intelektualët shqiptarë përfshirë edhe Migjenin , ishin në veçanti, të tërhequr nga Evropa Perëndimore, në të cilën për herë të parë në Luftën e Spanjës, po përplaseshin komunizmi me fashizmin. Në referencën e tij, Migjeni dhe kristianizmi – në një debat të hapur, studiuesi Kastriot Gjika, vuri në dukje, trajtim pozicionin qe i është veshur Migjenit afrimi i tij me ide të majta parë vetëm, në një segment, duke u konsideruar si pararendës i “njeriut të ri”. Duket se Migjeni gjithashtu ishte i tërhequr gjithashtu edhe nga filozoftë e djathta të kohës. Ne poezitë të “ Lindet Njeriu “ edhe ne “Trajtat e Mbinjeriut”, ku heroi është një person i mbërthyer dhe i shtypur që do ta transformojë vetveten në “Supernjeriun që pritet të vijë”.
Sipas Alfred Uçit poezia “Trajtat e Mbinjeriut” nuk ka pasur titullin “Dithyramb Nicean”, para botimit te 44 dhe është shtuar aty nga botuesit. “Interesant është se edhe në vendin tonë ka pasur kolaboracionistë, të cilët për ta bërë qoftë paksa Migjenin ithtar të miteve fashiste, pa e pyetur autorin, poetin, për qëllime të ulëta ideologjike, i bënë shtojcën “Dityramb Nietzsche-an”, që mungonte në dorëshkrimin e botimit të parë të poemës migjeniane “.
“Übermensch”-Mbinjeriu si qëllim
Nietzsche paraqiti konceptin e Übermensch si një qëllim për njerëzimin në librin e tij 1883 : ”Kështu foli Zarathustra (gjermanisht: Also sprach Zarathustra). Nuk ka konsensus të përgjithshëm në lidhje me kuptimin e saktë të Übermensch, as mbi rëndësinë e konceptit të Nices.
Nice e prezanton konceptin e tij të Übermensch në kontrast me botën tjetër të besimit të Krishterimit: Zarathustra shpall Ubermensch të jetë kuptimi i tokës dhe këshillon audiencën e tij për të injoruar ata që premtojnë shpresat në botën tjetër në mënyrë që t’i tërheqin ata nga jeta në tokë [3]. [4] Largimi nga toka nxitet, thotë ai, nga një pakënaqësi me jetën, një pakënaqësi që e bën njeriun të krijojë një botë tjetër.
Duke parë Zarathustran në lidhje me “Mbinjeriun”,- Übermensch si një qëllim që njerëzimi mund t’ia verë vetes. Ashtu të gjithë jetës njerëzore do t’i jepet kuptim nga ajo se si ka avancuar një brez i ri i qenies njerëzore. Një grua do të vlerësohet nga aspirata se do të lindë një Übermensch, për shembull, madje dhe marrëdhëniet e saj me burrat do të gjykohen nga ky standard [5]
Zarathustra e vë në kontrast Übermensch me njeriun e fundit të modernizmit egalitar, një qëllim një alternativ që, siç thuhet tek njerëzimi mund t’ia vërë vetes. Njeriu i fundit shfaqet vetëm në këtë mënyrë, siç thuhet “Kështu foli Zarathustra”, dhe është paraqitur si një kusht që do të bëjnë krijimin e Mbinjeriut të pamundur.
Mikut i poetit, Andrea Stefa një ish trockist (1911-1963), i cili e kishte paralajmëruar se komunistët e grupit komunist të Shkodrës nuk do t’ia falnin, këtë poezi, Migjeni i ishte përgjigjur: “Vepra ime ka një karakter luftarak, por për arsye praktike, dhe duke pasur parasysh kushte tona te veçanta, ku jetojmë. Mua më duhet të manovroj me simbolet. Unë nuk mund t’ua shpjegoj këto gjëra, grupeve ( komuniste), ata duhet t’i kuptojnë vetë. Botimi i veprës sime varet nga nevojat e situatës shoqërore të cilën ne po e kalojmë. Sa për mua, ky është një kontribut që mund të ndihmojë në bashkimin e grupeve. Andrea puna ime do të ketë sukses, nëse unë do të arrija të jetoja disi më gjatë”.
Mbinjeriu
S’ka shkrimtar e kritik vendas që të mos përmendë, për mirë apo për keq, ndikimin e Niçes tek Migjeni. Nuk ka dyshim, se Migjeni e pat lexuar Niçen dhe është shprehur për veprën e tij dhe për interpretime të ndryshme të veprave të tij. Por midis atyre që kanë shkruar për këtë problem dallojmë dy grupe kritikësh: nga njëra anë, ata që janë përpjekur t’i përmbahen lutjes së Niçes ndaj lexuesve të tij: “Përpiqi t’i lexoni drejt librat e mia”. Kjo do të thotë se vetë Niçes nuk i pëlqente çdo interpretim i veprave të tij dhe midis tyre dallonte disa të sakta, por vinte re edhe lloj-lloj spekulimesh që nxirreshin prej tyre. “Filozofi siç e kuptojmë atë, ne shpirtrat e lirë – është njeriu që i ka përgjegjësisë më të plota, i cili është i ndërgjegjshëm për evoluimin kolektiv të njerëzimit…” shprehet në veprën e tij “Përtej të mirës dhe së keqes”.
Në anën tjetër, bashkohet shumica e komentuesve të rëndomtë, që nisen nga paragjykime, spekulime e thashetheme, që shtrembërojnë kuptimin e vërtetë të ideve të Niçes, dhe që këtej shtrembërojnë edhe qëndrimin e Migjenit ndaj Niçes.
Midis tyre spikasin ata, që sajojnë një hamendje vulgare, pa lexuar asgjë nga veprat autentike të Niçes, pa njohur kontradiktat e Niçes me vetveten, pa kujtuar shtrembërimet që historikisht janë kryer kundër veprës së Niçes, për qëllime reaksionare, siç vepruan fashistët e nazistët, madje edhe ata ekstremistë injorantë që niseshin nga thashetheme dhe mohonin tërësisht Niçen e veprën e tij, duke ia lehtësuar vetes leximin e vështirë të veprës së tij. Interesant është se edhe në vendin tonë ka pasur kolaboracionistë, të cilët për ta bërë qoftë paksa Migjenin ithtar të miteve fashiste, pa e pyetur autorin, poetin, për qëllime të ulëta ideologjike, i bënë shtojcën “Dityramb Nietzsche-an”, gjë që mungonte në dorëshkrimin e botimit të parë të poemës migjeniane.
Është bërë përpjekje nga historiografia e komuniste për ta parë Migjenin si ateist. Por qëndrimi i Migjenit ndaj fesë dhe klerikëve është më shumë sendërtim poetik i ideve të Nices tek “Zarathustra” ku deklaron se ikjen nga krishtërimi nga kjo botë, gjithashtu kërkoi shpikjen e një shpirti të përjetshëm i cili do të ishte i ndarë nga trupi dhe do të mbijetonte vdekjen e trupit. Zarathustra e lidh e Übermensch me vdekjen e Zotit. Ndërsa ajo Perëndi ishte shprehja përfundimtare e vlerave të tjera të botës dhe instinkteve që i lindin këto vlera, besimi në atë Perëndi megjithatë i jep kuptim jetës për njëfarë kohe. ‘Zoti kai vdekur’ do të thotë se ideja e Perëndisë nuk mund të japë më vlerë. Me burimin e vetëm të vlerave që nuk janë më në gjendje t’i ofrojnë ato vlera, ekziston një shans i vërtetë për të mbizotëruar nihilizmi.
Zarathustra paraqet Übermensch si krijues i vlerave të reja. Në këtë mënyrë, duket si një zgjidhje për problemin e vdekjes së Perëndisë dhe nihilizmit. Pjese e këtij stabilimenti, për të cilin Migjeni po ashtu si Nice ai vërtet, ndjente se ishte përgjëgjes për vuajtjet e njerëzimit ishte dhe Kisha.
Edukimi fetar i Migjenit dhe shkolla e tij për prift, nuk e kishin bërë atë fetar përkundrazi kishin qenë krejtësisht kundra produktive , sepse ai as nuk kishte ndonjë lidhje me ndonjë fe dhe as sentimente të forta për institucionin e Kishës. Zoti, për Migjenin ishte një gjigand me këmbë graniti, që po dërmonte vullnetin e njeriut. Dëshmi e një neverie qe ai ndjente për fenë duket edhe në poezitë të cilat u hoqën nga botimi i vitit 44, si “ Parathania e parathanieve” e cila është një vokacion një apel dëshpërimi “ O Zot ku je!” apo dhe në poezinë “Blafsemi”.
“Të vërtetat e fiksuara pra në fe dhe në moral janë një iluzion. Ne i krijuam ata, kështu, pra “Perëndia ka vdekur” dhe morali ka lidhje me individin”, shkruante Niçeja.
Kjo na bën që në kuadër të këtij botëkuptimi Niçean ta kuptojmë dhe qëndrimin antifetar të Migjenit.
Besimi i mbinjeriut, e sheh heroin tek dobësia dhe Mbinjeriun, jashtë vetes.
Në poezinë “ Kënga Skandaloze”, Migjeni shpreh një tërheqje jonormale ndaj “një murgeshe të zbehtë” dhe në të njëjtën kohë, ai shpreh mosbesimin dhe refuzimin e botës së saj. Kjo poezi hedh dritë jo vetën në qëndrimin e Migjenit kundrejt fesë, por
Studiuesja Persida Asllani pat hedhur hipotezën e leximit si poetike e skandalit në shembullin e perceptimit të skandalit të veprës së artit ku ekziston vetëdijesimi i aktit letrar blasfemia dhe skandali ku sheh engjëj të bukur dhe kur i bie pash me pash ferrit. Por ajo që është shfaqja poetike blasfemia është vetëm formë ekspresioni artistik, ideja që është pas saj është më e thellë. “Kriza konceptuale, që rrjedh sipas Asllanit nga blasfemia e institucionit fetar. Për herë të parë kjo bëhet pasqyrë e krizës së të tashmes ku thelbi i provokimit skandaloz vjen nga barazimi njeri-Zot. Shfaqet kështu, sipas studiueses, Njeriu poetik maje kullës së Babelit duke thirrur :”Ku je o Zot?!” A s’është në këtë rast një rimishërim i Migjenit, ashtu si ndodhi biblikisht ne thirrjen e fundit të birit të Zotit. Sado që studiuesja kulmin poetik e sheh tek blasfemia, lutja, ferri, feja në kontrast me jo të shenjtën. Si ndërhyrje kjo në krizën e së vërtetës në kalimin më pas të tabuve në mitet letrare.
Kështu sipas Asllanit, leximi i skandalozes mbetet i potencuar, si një hipoteze e një leximit te përhershëm. Por kjo barazi « Njeri-Zot » nuk është uni demiurg i poetit në raport me botën apo Zotin, por është veçse ideja niçeane se ‘Zoti ka vdekur’ do të thotë se ideja e Perëndisë nuk mund të japë më vlerë. Duhet diçka e re. Dhe kjo nuk është mohimi i zotit si nihilizëm, si ateizëm, por pohimi i Zotit si krijesë e mbinjeriut.
Ndërsa studiuesi Shaban Sinani ndoshta ka qene koherent në analizën formale të poezisë. Pasi deri me sot dyzimi me i madh ne debatet për Migjenin kane ekzistuar pikërisht nga pikëpamja fetare, nëse vepra e tij letrare duhet gjykuar biblikisht nëpërmjet doktrinës se krishterë, Sinani ka hedhur vështrimin se në çfarë shkalle simetrie vijnë tekstet e Migjenit me ato biblike. Paralelet e hequra nga studiuesi, afrojnë të shumtën e krijimtarisë se Migjenit me tekstet biblike, duke iu referuar qoftë, Dhiatës se Re, e veçanërisht tek “Kënga e këngëve” ka paralele edhe me frymën e përshëndetjeve të fundit ka ndikim, në shkallën e strukturës, në format e forma e rimarrjes të nyjeve tematike tek “Vargjet e lira”. Po ashtu studiuesi vëren edhe një farë karakteri parashikues, në këtë lexim biblik që ai bën tekstit. paralelen e shëmbëlltyrave në këtë shkalle me anën e shenjës së yllit, Kullës së Babelit apo e gruas mëkatare. Si në rastin e shkrimeve biblike autori ka citime të brendashkruara ku Migjeni nuk shkruan nga vetja por shpreh atë që i kanë thënë…, etj. Në fakt, ka ngjashmëri nga ana formale dhe e figuracionit dhe jo doktrinale, mendim poetik që merr pamjen e mesianizmit tek besimi i mbinjeriut, që e sheh heroin te dobësia dhe mbinjeriun jashtë vetes.
Në kuptimin e analizës është e pamundur heqja e ndonjë paraleleje mes veprës dhe jetës se Migjenit dhe vepra duhet parë e ndarë nga jeta. Forma është aktuale i mbetet rrethanës në veprën e Migjenit nisur prej një treguesi të dinamikës së brendshme të jetës në atë kohe. Vështrimi se ai ishte thjesht Migjeni që shkroi për tragjizmin e njerëzve katekizmin kishtar etj. nuk përkojnë me të vërtetën dhimbjen krenare, apo dramën civile, e prozës së tij. Nga këtu rrjedh se Migjeni parë në aventurën poetike është në kërkim të mbinjeriut në kërkim të artit poetik si estetikë ndryshe.
Lumturia e vetme qëndron në arsyen, e gjithë pjesa tjetër e botës është e mjerueshme, por arsyeja më e lartë, megjithatë, shihet në veprën e artistit”, shkruante Niçe. (Shënime, 1875)
Më tej, edhe pse gjuha jonë është thjesht metafora, këto metaforë janë gjithsesi të dobishme. Kjo megjithëse nuk zgjidh problemet me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Pa të vërtetën absolute, bota jonë është detyruar të krijojë rregullat e veta për mënyrën se si jetojmë dhe mendojmë, dhe kjo ka rezultuar në epokën tonë aktuale të Postmodernizmit – një botë ku njohuria është relative, evoluese dhe e varur nga kultura, ku gjuha është metaforë nuk ka lidhje absolute me të vërtetën dhe realitetin. Kjo na lë vetëm me të vërteta personale – mendime!”
Mbinjeriu dhe dobësia njerëzore
Ka edhe një aspekt tërheqës më pak i studiuar sa nicenan, aq dhe frojdian, në aspektin e jetës së tij, jo vetëm si poet, por si mashkull në vitet 30 –të, me heteroseksualitetin e tij të ndrydhur në jetë, që shpërthen alternativisht herë pas here në poezi.
“Gjeniu artistik, shkruante Niçe dëshiron të japë kënaqësi, por nëse mendja e tij është në një rrafshnaltë shumë të lartë, ai nuk mund ta gjejë lehtë njeriun, për të ndarë kënaqësinë e tij; ai ofron argëtim, por askush nuk e pranon atë. Kjo i jep atij, në rrethana të caktuara, një patos prekës komik; sepse ai nuk ka të drejtë të krijojë kënaqësi tek njerëzit. Ai i bie gajdes, por askush nuk do të kërcejë: a mund të jetë një fat tragjik?”
Erotizmi me siguri, nuk ka qenë një veçori sunduese e Letërsisë shqiptare në çdo kohë dhe është vështirë të zësh në gojë, ndonjë autor shqiptar, i cili të këtë shprehur impulset dhe dëshirat e tij me intime në poezi dhe në prozë si Migjeni. Ja si i ishte rrëfyer Migjeni, mikut të tij, Andrea Stefi :
“Ç’ është e vërteta, në bisedat tona, nën shtytjen time, Andrea e kish prekur jo njëherë temën e dashurisë në jetën e Milloshit. Sipas tij poeti, për vet natyrën e tij të ndjeshme, s’kishte si të mos tregonte interes dhe joshje ndaj vajzave, por ajo që e dallonte nga të tjerët, ishte vetëpërmbajtja dhe sjellja fisnike. Ai ishte sa romantik aq dhe realist në raport me to. Përveç një dashurie romantike për shoqen e së motrës së tij ZB, së cilës i kishte përkushtuar edhe një poezi Migjeni, ishte i virgjër dhe se kishte provuar dashurinë seksuale.”
Migjeni i afrohet kësaj gjendje në një mënyrë të paparë deri atëherë. Siç duket, dhe nga dëshmia e mikut të tij Andrea Stefit, botuar nga Nasho Jorgaqi, ai e humbi virgjërinë fare pak kohë, para se të vdiste në moshën 26-vjeçare në bordelet e Athinës, ku ai kishte shkuar për t’u kuruar. Dhe ky takim me një prostitutë, u bë objekt i tregimit : “Historia e njenës nga ato”. Ja si ia kishte përshkruar ai shokut të tij këtë përvojë. “E pra, dhe unë, si shumëkush, kisha ardh’ te nji nga këto viktima, që, në vend t’i mbroja, në një farë mënyre, po i shfrytëzoja. Nuk di sa realist jam, e sa të drejtë kam, që arsyetoj kësisoj, por nuk dua të të mashtroj. Këto mendime më vunë poshtë, sepse, në vend që të tregohesha burrë, ta vija nën vete ashtu siç lypet e ajo ta ndjente forcën time mashkullore, erdha e u lëshova dhe pasioni që më kish sjellë aty po fikej dalëngadalë. Kurrë ndonjëherë në jetën time s’jam ndjerë aq keq sa në krahët e asaj femre të panjohur. Atëherë, ashtu si më erdhi, ia mora kokën në mes dy duarve, e shtrëngova fort pas gjoksit, pastaj e putha dhembshurisht në fytyrë, në sy, në ballë. Jo një herë, por disa herë dhe dikur e largova nga vetja, ndërsa ajo më vështronte e çmeritur dhe e çatrafilluar dhe pëshpëriste ca fjalë që unë s’ ja merrja vesh.
Më në fund u ngrita e mora të vishem ngadalë, i menduar, me sytë nga ajo, i bindur se vështrimi im barte mirësi, ndjesë, dashuri njerëzore, që ajo e meritonte. Më ngushëllonte shpresa se gjithë ç’po ndodhte me mua, në gjysmë terrin e asaj dhome, nuk e kishin fyer e aq më tepër lënduar atë grua fatkeqe. Në pamundësi të merreshim vesh me fjalë, unë i flisja asaj me heshtjen time dhe ajo më duket se këtë e kuptoi. Sepse, para se të ndaheshim, ajo u ngrit në këmbë, m’i mori duart e m’i puthi, me sytë e saj të lagur. Pas këtij gjesti s’kisha pse ta zgjasja më, u shkëputa njerëzisht dhe dola nga dhoma”.
Kjo ishte e gjithë historia, Andre, që mori shkas prej teje, por me thanë të vërtetën dhe unë thellë vetes, si çdo mashkull, e dëshiroja. Por ja që nuk funksionoi, jo se unë nuk isha burrë, por burri i vërtetë, siç e konceptojmë unë e ti, s’ka pse e provon me viktimat e shoqërisë”.
Vargu i tij dhe proza e tij janë plot me figura grash, shume prej të cilave prostituta të pa lumtura, për të cilat Migjeni ndjen mëshirë dhe po ashtu dhe interes të hapur seksual. Në sytë me lot dhe buzë të kuqe, që tërheqin vëmendjen e tij, pjesët e tjera të trupit janë rrallë herë paraqitur. Për Migjenin vetë seksi nënkupton vuajtje. Pasioni dhe dëshirat shpërthyese gjenden gjithkund në vargjet e tij , por gjithashtu në mënyrë të barabartë, jepet spektri i intimitetit fizik, i portretizuar me terma neverie dhe keqardhjeje. Kështu është për shkruar me shumë fytyrshmërinë shtazarake në vargun e 105 të Poemës të Mjerimit, shkruhet :
“Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.”
Duke konsideruar nga mosha e re, kur ai vdiq Migjeni kur vepra e tij shënonte, vetëm fillimin dhe shumë të tjerë e konsiderojnë si të përfunduar krijimtarinë e tij. Në fakt, Migjeni reflektonte depresionin dhe stresin e intelektualeve evropiane. Në këtë dilemë, për t’u diskutuar, duhet shtuar se la gjurmë në prurjen si kronist i vuajtjeve njerëzore por edhe materiale të Shqipërisë së kohës, ku sublimohet ideologjia e kohës edhe filozofia e Niçes, që pohonte”: Ne kemi njëfarë lirie për të krijuar rregullat tona dhe për të vepruar mbi to – një krijimtari artistike në një unitet dinamik si burim i lirisë dhe kuptimit tonë në jetë (të ngrihemi mbi instinktet tona primitive / budallaqe!).
” Në fakt e gjithë poezia e Migjenit duket, sikur këlthet, fjalët e filozofit të madh gjerman:
“Ju keni rrugën tuaj, unë kam rrugën time, sa i përket mënyrës së drejtë, mënyrës së saktë dhe mënyrës së vetme, nuk ekziston”. (Niçe)
Në fund do ta mbyllja me fjalët e një poeti tjetër të madh, bashkëkohës së Migjenit, të cilin kur e pyetën: “Ju Lasgush si mendoni, a është Migjeni shkrimtar i realizmit socialist?”.
Ai shtrembëroi buzët, kruajti zërin dhe shqiptoi fjalët: “Migjeni është poet dhe kjo mjafton. Pse është dhe ka mbetur i tillë ne e përmendim me nderim edhe sot, në mes kësaj bahçe të bukur të ngarkuar me mollë. Përndryshe, asnjëri nga ne nuk do t’ia dinte emrin. Po ja që ja dimë, dhe kjo do të thotë se ai është poet, është shenjtor i artit!”