• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Listat e kandidatëve nën hetime, vënë ‘në hall’ partitë

May 19, 2017 by dgreca

1 Listat e kandidatNjë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive politike do të mbyllet të premten në mesnatë, thonë zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./

Nga Nadie Ahmeti/

Partitë politike, koalicionet partiake, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, kanë nisur procesin e hartimit të listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, në veçanti pas ndryshimeve të bëra në skenën politike në vend.

Një afat tjetër për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike, ka përfunduar, ndërkohë që partitë kanë hyrë në fazën përfundimtare të hartimit të listave zgjedhore.

“Afati për subjektet politike, koalicionet , nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit, përmbyllet më 19 maj”.

“Zyra për Regjistrim të partive politike dhe certifikim do të presë aplikacionet deri në orën 24 të ditës së premte”, thotë Valmir Elezi për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhembështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.

Çështja e listave të kandidatëve prej kohësh, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, ka shkaktuar telashe për shkak të përfshirjes së kandidatëve me, siç thuhet, ‘të kaluar të dyshimtë’.

Sipas tyre, partitë politike duhet t’i largojnë nga listat zgjedhore të gjithë ata persona, që konsiderohen si të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata.

Një numër i ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të kaluarën, ishin nën hetime ose ndaj tyre qenë ngritur aktakuza të ndryshme.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mundësia që në zgjedhje e qershorit të garojnë persona nën hetime, do ta dëmtojë imazhin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar.

“Nuk duhet harruar faktin se vetëm në këtë legjislaturë 28 deputetë janë me aktakuza dhe ky është mesazhi më i keq, të dërgohet tek investitorët, te faktori ndërkombëtar por edhe tek qytetarët lidhur më qeverisjen e këtij vendi”, thotë Miftaraj.

Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t’i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit”

Ndërkaq, për personat tjerë, ajo tha se mbetet te partitë politike që të vendosin, pasi që ligji nuk parasheh ndalesa tjera.

Mungesa e një ligji që parandalon përfshirjen në lista dhe praktika nga zgjedhjet e kaluara që partitë politike patën garuar me kandidatë nën hetime, ka shtyrë Koalicionin e organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim’për të lansuar një fushatë vetëdijësuesetë quajtur #AsUnë nuk do të votojë për kandidatë të korruptuar.

Mjellma Hapçiu- Alijaj nga Demokracia në Veprim, thotë se votuesit nuk duhet të votojnëpersonat që janë të akuzuar për korrupsion, pasi sipas saj,nuk e kanë vendin në listat zgjedhore dhe nuk mund t’i përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.

“Qytetarët të mos votojnë kandidatët, veprimtaria e të cilëve ka qenë e ekspozuar nga krimi dhe korrupsioni. Shpresojmë që partitë politike të krijojnë mekanizma që mos të përfshinë këta kandidat në listat e tyre, me qëllim të rritjes së besueshmërisë dhe kthimit të integritetit në procesin e votimit, por edhe në shoqëri si në aspektin social, po ashtu edhe politik”, thotë Hapçiu për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” është duke bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare të 11 qershorit 2017.

Përveç vëzhgimit të fushatës zgjedhore, do të vëzhgohet edhe procesi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, e deri në certifikimin e rezultateve.

Për këtë proces Demokracia në Veprim, është thënë se do të rekrutojë 60 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, kurse më 11 qershor do të angazhohen 2 mijëe 700 vëzhgues në mbarë Kosovën që do të vëzhgojnë procesin e hapjes së vendvotimeve, procedurat e votimit, mbylljes së vendvotimeve, procedurat e numërimit dhe dhënien e rezultateve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, Listat e kandidatëve, nen hetime, vënë ‘në hall’ partitë

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT