Ne Foto: Rikthimi i Enver Hoxhes ne Peze me 16 Shtator 2015/
NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M./
GJAKSORËVE/
Ndalnju! Ku véni burra?…/
Pash Zotin, lëshoni hutat!/
Pse teper gjak asht derdhë,/
Pse teper mbajtë kem’ futat:/
Prej vaj’t na asht marrë zani…/
Medet, o qiell, medet!…/
A thue nuk jemi vëllazen/
T’ nji atmëje t’ tanë rritë n’ prêhen,/
T tanë t’ quejtun me nji emen?/
A thue, kështu do t’ xêhen
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
Ah váj! Rrjedh vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqiptarit…
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Që pushken rroku s’ pari
E durët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë atij i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë n’per dyer të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
Jo, jo, se ma prej sotit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me e shkimë
Në gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak…
Djelmt tonë, – ah kob i zi!
Djelm tonë e Arbnisë uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr…
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatulla mblue
Lahuta hesht Shqiptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqiptarve u kndon n’ oborr…
Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Ai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë shekulli,
Kundër teje po vjen.
I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
Me shigjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Hidhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin tande prej themeli:
E grueja e jote e shkreta,
Fmin tu tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue…
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pat thanë nji Zot: Do t’ bije
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllaznish pat dikue,
Kot landë rrufeja e Jote
Pse bjeshkëve por çau ?
1899.
Pergatiti: Fritz RADOVANI 2015.