• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Harmonia fetare ne Shqipëri- përse u kundërshtua nga ateistet

January 21, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Pjesëmarrja e klerikëve shqiptarë të katër religjioneve fetare në Paris ,ngjalli polemika në mediumet e Tiranës ,krejt ndryshe nga ato botërore. Çudia më e madhe, ngjau kur procesioni historik i Parisit dhe pjesëmarrja e klerikëve shqiptarë u quajt karnavalet në Parisë dhe më tej akoma, kjo harmoni fetare një mit.A duhet besuar në këta shkrues se e vërteta është sipas logjikës së tyre, apo duhen konsideruar vlerësime ateistësh të përmbledhura në një fjalë:”Leri o Zot,se s’dinë ‘thonë…” Do të konsideroja këtë të dytën si përgjigje për kundërshtuesit e tezës së harmonisë fetare në Shqipëri,që ka ekzistuar nga ditët e rilindjes.Nuk është mit, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë .Harmonia fetare është perlë e këtij kombi.
Ndërmjetëse
Ne ishim pagan. Në zonën tonë Perëndia për amantë ishte Hyji.Ngase dihet që. Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Kjo perëndeshë në këtë qytet njihej ndryshe edhe me epitetin Pandamos ose perëndeshe e dashurisë së lirë. Një pllakë e vogël guri e zbuluar një farë mënyre, thotë studiuesi është Afrodita Pandemia. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve,pyjeve,kullotave….
Në s’mbetëm pagan. Bibla e Shenjtë: Letër drejtuar Romakëve{15:19} Shën Pali- ëith the poëer of signs and ëonders, by poëer of the Holy Spirit. For in this ëay, from Jerusalem, throughout its surroundings, as far as Illyricum, I have replenished the Gospel of
Itinerari i misionit të tij nga Jeruzalemi gjatë gjithë rrethinat e saj të mëdha deri në Illyri ai e kishte “kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit.
Krishterimi hyri edhe këtu si kudo, edhe këtu vatra të krishterimit u bënë qendrat qytetare, ku u ngritën bashkësitë e para fetare dhe vendet e kultit të ri kristian. Me përsosjen e organizimit kishtar,thuhet në burimet kishtare në qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, që e shtrinin juridiksionin e tyre në gjithë krahinën (dioqezėn). Peshkopatat u ngritën në qytetet më të mëdha e më të vjetra, si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, Amantia, në Aulona (Vlorë), në Butrint, në Adrianopoje, në Finiq, në Onhesėm, në Nikopojė etj. Peshkopatat vareshin nga metropolit, të vendosura nė qendrat e provincave. Në trevat shqiptare, në shekujt IV-IX funksiononin metropolit . Duke saktësuar H.Mosin,më 344 përmendet këtu një episkop. Amantia vazhdoi ekzistencën e saj si një qendër e vogël urbane deri në epokën e hershme të Kristianizimit ku duket të ketë qenë edhe qendër epishkopale…Islami hyri edhe ndër këto troje. Dhe pas viteve ‘90 misionarë të tjerë,me veladon,pa veladonë erdhën ndër trojet tona…..Misionarët e tij ishin të shumtë,kurse Zoti është gjithmonë një.
2.
Harmonia fetare nga kohët e përndritjes. Nga ditët e rilindjes shqiptare vjen një mësim i madh. Harmonia fetare ,që predikojnë jo vetëm klerikët religjioz ,por edhe poetët si Naim Frashëri bënë një hap të madh duke kapërcyer përtej mureve religjioz. Një lirikë me fjalë zemre për Krishtin e të krishterëve. Përdorur prej tij fjalë me gjuhën e të krishterëve. Ndonëse tepër larg në kohë do të shfaqej edhe Noli,që kishte dëshirë të ecte në ato udhë : Flamur që lind Shën Kostandinin,/Pajton Islamn’ e Krishterimin,/Çpall midis feve vllazërimin,/Flamur bujar për Njerëzi.
E thënë poetikisht bukur. Një numër poetësh çuditërisht shqiptarë kanë dashur ti lidhin fetë në një urë ku këmbët e saj janë krishterimi dhe islami i bashkuar për përparimin, dhe paqen në jetën e shqiptarëve.
3.
Njihet edhe arsyet e kësaj,por përse sot duhet të ndahemi marrëzisht?Kush u frynë erërave të ndarjes në kaurë dhe myslimanë,kur përpos të tjerave janë kaq shqiptarë të mirë?Kur soji ynë rilindës bëri këtë gjë,sigurisht mori bekimin e një populli. Rrathë poetik të Naimit janë gjurmë rreshtash nga pena e tij. Ato kanë mbetur dëshmitar okular,por sot shfaqen si vegime boreale .Lirika “Përpara Krishtit”,është dëshmia e Naimit poetit bektashi,për Krishtin dhe mirënjohja që shfaqte për krishterimin. Madje të gjithë fetë e botës tonë, në qiell,kanë një Zot të vetëm. Shkruajnë poetët librat e kohës. Shpresojmë të mos kemi humbur vitin e lirikës,që është 1890. Mirëpo matanë brigjeve vitet ikin. Më 1896,katër vite përpara se të perëndonin sytë e magjishëm të Naimit .Një ditë verë të çelur,të qetuar,Naimi merr nga Bukureshti “Fletore të Bektashinjet”.Kopjet e para që nxjerr shtypshkronja kanë sprovën filozofike “Bektashinjtë”,në radhët e para. Bektashinjtë është sprova filozofike e Naimit për bektashizmin . Brenda vetvetes,ky ishte kodi i mirëfilltë i Naimit për Bektashizmin Shqiptar,që kishte zënë të ngjizej. Ishte Statuti i Bektashizmit Shqiptar. I hartuar për herë të parë në gjuhën shqipe nga një poet kombëtar. Në një farë mënyre mund ta quajmë edhe “Kushtetuta e Bektashizmit Shqiptar “.Ajo që është thënë ,pa tulatje nga Naimi ishte vëllazërimi që flitet në frazat e fundit të kësaj sprove filozofike të fletores së shënuar. Madje e gjithë kjo ju siguroj se për këtë u shkrua. Mirëpo cili qenka ky pasazh. Gjejmë te “Fletore e bektashinjet”.…Bashkë me pleqësinë e me parësinë,të krijojnë dashurinë e vëllazërinë,njësinë e miqësinë në mes të gjithë shqiptarëve,të mos ndahen nga njëri-tjetri,të krishterë e myslimanë të jenë tokë,që të venë të gjitha punët mbroth e mbarë,të mos shahet sot shqiptari,i cili ka qënë i lavdruar në të gjithë botën përgjithmonë…Viti,që regjistroi,pas njëshit tre teta,d.m.th 1888 i takoi qiellit të Naimit. Është drejtor censure në Ministri të Arsimit. Fakti i njohur,por mbetet të gjurmohet kjo kohë . Në një pozicion të tillë në sërën e lartë të perandorisë ,ai shkruan lirika, por “Përpara Krishtit” është krijuar e shkruar nga dora e tij,që ishte një shqiptar poet atdhedashës,nëpunës në perandorin osmane,që në themel ruante Islamin si besim. Mirëpo Naimi ishte bektashi. Ndjekës i tarikatit bektashi me gradën myhib,grada e parë e tarikatit mistik të bektashinjve .Kështu poeti shqiptar Naim,duke njohur në thelb si ndjekës i këtij tarikati bektashi kishte aritur ndërkaq të vijëzonte fytyrën e këtij tarikati. Nga ana tjetër ai kishte kuptuar se misionarët e shenjtë zbresin për mirësinë e njerëzisë. Arritëm këtu për të thënë:Kështu faktet sjellin diçka të re. Naimi është një poet shqiptar,por ndërkaq ishte nëpunës i perandorisë osmane,që i vetëm në atë hapësirë i ka kënduar Krishtit. Nuk gjejmë ndonjë tjetër .Mirëpo edhe në këtë lirikë tek ky poet i vëmendshëm,duke qënë bektashi dhimbja, që e gërryen ishte fryma e përçarjes mes shqiptarëve. Fe,që s’ishin ngopur kurrë me helmin që helmon,kishin ngritur matanë deri në toka të shqiptarëve,kufij religjioz .Duheshin tretur këta kufij,që i mbanin gjithsesi shqiptarët të ndarë. Cilado qofshin interpretimet është fakti,që troket. Mirëpo ky poet,ndërkaq ndërtuesi i këtij kodi,quhej Naim. Ishte njëqind përqind i racës së hershme shqiptare,kur është mësuar së fundi se vendorigjina e Frashëllinjve është Tomorica e Skraparit. Nga malësia e Dangëllisë ku ishte rritur,zbriti në udhën e letrave shqipe. Me siguri,që ka gjetur një trajtë tjetër të Vaso shkodranit,që diçka kuptimplote tha: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”,për tua thënë shqiptarëve,besë është vëllazëria mes shqiptarëve,pa kufij fesh në mes.
Naimi larg hallakatjeve mundohet të thërrmoj muret e lartë,që ishin kufij religjioz mes shqiptarëve. Zullumëdhenjtë i kishin ngritur këto murre,këta kufij gurësh,që i kishin trishtuar shqiptarët në kohëra të gjata rënkuese e sunduese .E si mundej vallë të quhej fe,ajo që i kishte vënë shqiptarët në mëria ,për tu kënduar në ditën e fundit,sifonin funebre ? Tashmë,unë e di se lirika :”Përpara Krishtit ‘,pasi e veçova nga rrathët e tjerë të lirikave të Naimit,e di ç’përfaqëson sot,njëqind e ca vite më pas botimit të parë,për të zbuluar Naimin shqiptar. Një pikë e tij e zemrës,deshifrohet vëllazëria shqiptare,pa kufij religjioz ne mes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Llojdia, Harmonia fetare ne Shqipëri-, nga ateistet, përse u kundërshtua

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT