• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Partitë politike në Kosovë kanë fshehur financat nga publiku

December 9, 2016 by dgreca

Me fshehjen e financave, partitë i hapin derën korrupsionit/

1-parlament

Të gjitha partitë parlamentare, përveç njërës, kanë dështuar t’i bëjnë transparente financat e tyre, ka konstatuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Që nga viti 2013, këto parti politike, kanë fshehur financat e tyre nga publiku.

Fshehjen e financave e ka ngritur si shqetësim Bashkimi Evropian përmes Zyrës në Prishtinë dhe Përfaqësueses së BE-së, Natalia Apostolova.

Në një prononcim me shkrim që i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, Zyra e BE-së në Prishtinë thekson se partitë politike e kanë për obligim që t’i publikojnë llogaritë e tyre financiare në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës.

“Llogaridhënia dhe përgjegjësia publike mbështetet në transparencën dhe shqyrtim publik. Mungesa aktuale e transparencës dhe e mekanizmave të fuqishëm për të zbatuar ligjin, hapë derën për korrupsion. Po ashtu, kjo ndikon në minimin e besimin publik në dëm të zhvillimit demokratik të Kosovës”, thuhet në prononcimin e Zyrës së BE-së.

Ndryshe, sipas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike përbëhen nga financimi publik përmes buxhetit të Republikës së Kosovës dhe donacionet tjera.

Po, sipas këtij ligji, raportet vjetore financiare të partive politike, duhet të publikohen në faqet e veta zyrtare dhe duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror Zgjedhor, të cilat, sipas zyrtarëve të këtij komisioni, “me kohë janë dorëzuar”.

Por, vetëm Lëvizja “Vetëvendosje”, çdo herë publikon raportet kurse partitë tjera nuk e përmbushin këtë obligim ligjor.

Pas dorëzimit të raporteve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ato duhet të auditohen nga auditorët, të cilët i përzgjedh Kuvendi i Kosovës nëpërmjet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me anë të një thirrjeje të hapur publike për aplikim.

Por, që nga viti 2013, nuk është bërë një auditim i tillë.

Sipas burimeve zyrtare të siguruara nga administrata e Kuvendit të Kosovës, thuhet që edhe në vitin 2016 është zhvilluar një procedurë për Auditimin e Raportit Vjetor Financiar dhe i Raportit të Deklarimit Financiar të Fushatës së Subjekteve Politike, për vitin 2013, 2014 dhe 2015. Por, procedura është anuluar, sepse nuk ka pasur asnjë ofertë.

“Ky Auditim nuk ka arritur të kryhet për këto vite pasi vështirësitë për realizim të procedurave kanë qenë, numri i madh i Auditorëve Ligjorë të kërkuar me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, të cilët nuk kanë arritur t’i ofertojnë kompanitë. Ndërsa disa nga ofertat e tejkalonin buxhetin e paraparë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Aktualisht për vitin 2016, kanë përfunduar mundësitë e rishpalljes së ofertës për auditimin e partive politike.

Sipas përvojave dhe dispozitave ligjore aktuale, në dokument konstatohet se është i pamundur auditimi i partive politike pa ndryshimin dhe plotësimin e ligjit.

Sidoqoftë, organizatat joqeveritare në Kosovë mos deklarimin e të hyrave dhe shpenzimeve vazhdimisht e kanë paraqitur si shqetësim dhe problem.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për Radion
Evropa e Lirë se nuk është problem auditimi sa është problem mospublikimi raporteve.

Mbetet e paqartë, thotë ai, se sa është shuma e mjeteve që shpenzojnë partitë politike dhe nga financohen.

“Arsyeja e vërtetë është mospublikimi i raporteve financiare dhe më pas kjo po lidhet me auditimin e tyre. Për mendimin tonë, këto dy çështje nuk kanë nevojë të lidhen. Auditimi e tregon vetëm se këto raporte janë të vërteta dhe të sakta”.

“Ajo që na intereson është se sa shpenzojnë partitë politike, pasi duket se shpenzojnë shumë. Partive më shumë u pengon të tregojnë se çfarë shume të mjeteve janë duke shpenzuar”, ka thënë Canhasi.

Edhe në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian, thuhet se qytetarët dhe votuesit kanë të drejtë të dinë se kush i financon partitë politike dhe kandidatët e tyre të cilët kërkojnë t’i përfaqësojnë ata, dhe si shpenzohen këto para.

Megjithatë, të hyrat dhe shpenzimet e partive politike, përveç partisë Demokratike të Kosovës i posedon Radio Evropa e Lirë.

Sipas raportit financiar për vitin 2015 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të hyrat e përgjithshme kanë qenë mbi 970 mijë euro. Nga kjo vlerë, 945 mijë euro janë të hyra nga buxheti i Kosovës, kurse gjithsej shpenzime – mbi 450 mijë euro.

Kurse, në raportin e Lëvizjës Vetëvendosje, të publikuar në faqen e vet zyrtare, thuhet se gjithsej të hyrat për vitin e kaluar, kanë qenë 602 mijë euro, kurse shpenzimet kanë qenë rreth 590 mijë euro.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga buxheti i Kosovës, gjatë këtij viti, i janë ndarë rreth 380 mijë euro, kurse rreth 5000 euro është vlera mujore që sigurojnë nga donatorët. (Kortezi: Nadie Ahmeti- REL) 

Filed Under: Analiza Tagged With: kanë fshehur financat, nga publiku, Partitë politike në Kosovë

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT