• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË AMERIKAN NË MINESOTA, NË KËRKIM TË “RRËNJËVE” SHQIPTARE…

February 12, 2013 by dgreca

-Ndërsa shumëkush kërkon “amerkanizim” sa më të shpejtë, një 30 vjeçar në jug të qytetit të Mineapolisit, pas dy gjeneratash,  hulumton për paraardhësit e vet shqiptarë….

Nga Shefqet Meko/Minneapolis/
Ishte  miku im Ridvan Hajrullahu, një shqiptar i suksesshëm nga Kosova, që në funjdjave më ftoi të pinim një kafe në verilindje të qytetit. “Dikush kërkon të njihet me  shqiptarë, të flasë shqip, të mësojë shqip, të diskutojë për shqiptarët…Thotë se është amerikan me gjyshe shqiptare dhe kërkon të pimë një kafe…” do të  më  dërgontë një mesazh mua dhe Uljan Çobos. Më  erdhi mirë nga kjo  ftesë e beftë e mikut tim  nga Kosova. Ridvani ka  vetëm 3 vjet në Minesota, por ka bërë  progres më  të shpejtë dhe të suksesshëm, se ata që kanë 10 vjet e më shumë. Ky djalosh kosovar, të bën të ndiesh mirë të ulesh e pish kafe me të, sepse thellë thellë është sa shqiptar  aq edhe amerikan moderrn me  një perceptim realist për hapësirën pa kufi që të ofron Amerika, por edhe  “Bateritë e karikuara” shqiptare… E kam njohur për herë të parë  në Festën e Pavarësisë,  ku me   kureshtje të plotë mori librin tim  “Unë, Ikanaku shqiptar..” Ai midis ishte midis atyre miqve të mirë që do të komentonte me pasion essen e atij libri per babanë. “Riktheju dhe bëje libër më vete Meko…është unike, është e shkruar plot ndjenjë…Botoje online, përktheje në anglisht. Do kesh sukses…” do të  më këshillonte ky djalosh që me pasion e këmbengulje të rrallë, ka krijuar një profil tipik intelektual shqiptar në Minesota.  Nxitja dhe sugjerimi i tij ende gëlon brënda meje…
Atë të shtunë, i gjeta të tre  miqtë në kafe. Pasi shtrënguam duart si miq e shokë, rufita kafen duke pyetur mysafirin në tavolinë për emrin. “Më quajnë Kesi  Kluge…(Gërmëzohet Kasey).Unë  e kam gjyshen nga Shqipëria…” do të më thoshte ky djalë i imët  rreth të 30ave me një fytyrë pak të hequr, me një shprehimi  ekspresive shqiptare. Ishte punë sekondash, që “akulli” i porsanjohjes të shkrihej lehtazi. Uljani dhe Ridvani duket se  kishin bërë  prezantimet e veta. Qysh në belbëzimin e parë të Kesit, munda të mësoja se “rrënjët” e tij do të ishin diku nga jugu shqiptar. Pak anglisht, pak shqip,ai do të më thoshte  se shqipja e tij  “ishte e ligë…” Qesha lehtë me këtë përpjekje modeste të bashkëkombasit të saponjohur. Ai e përdori   atë shprehjen  “e ligë” dhe më zhyti  papritmas në disa fjalëza  me konotacion krahinor shqiptar. “Duket se rrënjët e tua janë diku në jug të Shqipërisë…E them nga mënyra se si e përdor  fjalën “e ligë” i thashë Kesit. “Po, po,  unë e kam gjyshen nga Përmeti… Atë e  quajnë Margarita… Qysh femijë mi ka mësuar ca fjalë shqip dhe dua shumë të “zbuloj”  rrënjët e parardhësve të mi…” thotë qetësisht Kesi Kluge. Na tregon se familja e gjyshes së vet ka ardhur në Amerikë në fillimet e  shekullit të 20të, por erdhën  përmes Greqisë dhe perdorën mbiemra grekë. Madje edhe pashaporta greke. Por në të vërtetë janë shqiptarë të kulluar. Ata ishin  vendosur  diku në Miluaki të shtetit Uiskonsin dhe gjyshja ishte  martuar me gjyshin e tij gjerman. “Gjyshja ime gjithmonë më ka folur me dashuri për Shqipërinë, bile më ka mësuar edhe të bëj lakror, na tregon Kesi. “Unë gatuaj shumë mirë lakruar shqiptar…Unë do t’u sillja lakror që sot, por gruaja ime, që është me origjinë meksikane, më tha se është herët.Herën tjetër kur të pimë kafe, unë do sjell lakrorin shqiptar…”
Gati kërceva përpjetë nga një gëzim që më zgjon ky amerikan  me gjak shiptari. Mu kujtua lakrori që gatuante përditë nëna ime në fshat. Ai lakror  që e kapërdimin me  ndonë gotë dhallë, ishte thuajse ushqimi ynë i përdishëm… Lakror me domate, lakror me gjizë, lakror me hithra…. Ato dy petza të tërhollura nga nënat tona, të shtruara nëpër tepsi e çerepë, të pjekurra në nën saç dhe mbi prush, na rritën në atë varfëri mjerane  dhe ajo shije e djeshme duket se na zgjon aq ëndrra dhe nostalgji për sofrat  tradicionale shqiptare. “I dashur Kesi, i them. A e di se lakrori ka qënë  menuja jonë e përditshme… Shija e atij lakrori edhe tani na bën të na lëngëzojë goja…Do ta provojmë me dëshirë…”  Ai qesh  dhe nuk e beson se tema e lakrorit  na zhyti të gjithëve në një botë të shkuar, por edhe në një traditë gatimi të admirueshme.
Nuk e di se si kaluan  më shumë se dy orë biseda. Folëm për  këngët, gjuhën, politikën, traditën, të shkuarën dhe të  ardhmen shqiptare… Folëm të gjithë dhe dëgjonte secili. E pyes  Kesin se çfarë e shtyu të kërkojë “rrënjët” shqiptare.  “Kam mbaruar kolegjin dhe një grupi ynë mori një udhëtim studimi dhe njohje në Greqi dhe Turqi…Aty pyeta veten për herë të parë: “Kush jam dhe nga vij…Më erdhën në mendje  rrëfimet e gjyshes dhe ndieva emocion… Ishim diku në veri të Greqisë. Pyeta për Shqipërinë dhe dikush më tha: “Ai mali i lartë tutje është  mal shqiptar…Përtej është Shqipëri…” Mu kujtua gjyshja ime,  vajzë e re, e bukur, me ëndrra…Andej tutje, në ato pllaja malesh mbase ka luajtur si fëmijë…Aty janë rritur prindërit e saj, motrat, vëllezërit, kushërinjtë… Dhe kisha mall, emocion, dëshirë të madhe të  shkoja  deri atje, por nuk mundja… Atë moment vendosa të kërkoja më shumë për  përkatësinë time shqiptare…” Duket  se është edhe një arsye tjetër madhore që shtyn amerikanin e ri drejt “rënjëvë” shqiptare. Ai pret të bëhet baba për herë të parë, dhe kjo ndjesi pritje e të qënin prind, duket se e ka  zgjuar dëshirën e zbulimit të  pjesës së identitetit të tij shqiptar.
Biseda rrëmbehet nga  pyetjet dhe diskutimet. Është një “simpozium” miqsh që duan krenarisht  Shqipërinë, sikurse çmojnë Amerikën, që u jep shanse të tilla  emocionale. Uljan Cobo përpiqet të përshkurajë  tipiken mes burrave të jugut dhe të veriut, Ridvani flet për gjuhën dhe shpirtin patriot, për Skënderbeun dhe mbretin, për diktaturen dhe komunizmin. Po tani, është demokraci Shqipëria?- pyet Kesi, njeriu që kërkon rrënjët e veta shqiptare.Secili nga ne jep një gjykim ndërsa unë veçova: “ E keqja  e jonë më e madhe janë qeveritë tona…Historikisht  ata që vijnë në pushtet  dhe qeverisje në shoqërinë shqiptare, nuk e shohin veten si aktorë të përkohshëm të progresit, por duan të diktojnë përjetësi pushteti…Këtë bëri Zogu, Hoxha dhe vetë pushtetmbajtësit e sotëm…Gjithë lufta bëhet si të mbash pushtetin, jo si ti shërbesh pushtetit dhe shoqërisë…” Natyrisht Kesi  e ka të vështirë ta perceptojë këtë realitet të hidhur  shqiptar dhe  bën një pyetje të beftë: “ Çdo të thotë Xhaxhi në shqip?…”  Ridvan Hajrullahu drejtohet nga unë dhe më thotë jo pa shaka: “ I thuaj se xhaxhi,  dmth Enver….”
Duke qeshur me atë që thotë Ridvan Hajrullahu unë përpiqem të shpjegoj konotacionin e fjalës së pyetur:”Xhaxhi osa Xhaxha  përdoret në jug për të respektuar më të rriturit. Dmth një fëmijë nuk mund t’i drejtohet një 30- 40-50 vjeçari direkt me emër, por përdoret “xhaxhi” si respekt moshe. Në fakt  gjatë komunizimit (Në vitet e fundit) kur thoshim xhaxhi ( në politikë kuptonim Enver Hoxhën, si njeriun që diktonte çdo gjë…”

     “Unë pyes për fjalën xhaxhi, sepse ajo përdorej shpesh nga gjyshja kur fliste për xhaxhin. Ishte dikush në atë fis që të gjithë  i drejtoheshin me “xhaxhi”. Madje ky “xhaxhi” ka  përfunduar në Amerikë pa këmbë, dhe  gjithë familja i shërbente denjësisht duke e mbajtur në kurris e duke e ngjitur e zbritur në shkallë… Ky rrëfim më  është ngulitur si respekti dhe shërbimi më i madh ndaj të moshurave.  “Ky është virtut…” kam thënë që në moshë të hershme.  Kesi na tregon se ende ka një foto të “Xhaxhit” të vet me mustaqe spice, me veshje tradicionale dhe armë në brez…Është një foto e çmuar familjare që dua ta zbërthej më tej… “ pohon me emocion Kesi. Ridvani ndërhyn duke thënë se  “duhet kërkuar ky “xhaxhi” se mund të ketë qënë njeri i infulencës së asaj kohe…Të ishte në gjëndje të kishe foto në funded e shekullit të 19të, do të thotë se ishe dikush…Gërmo  për “xhaxhin” se mund të befasohesh nga ato që mund të gjesh” sugjeron Ridvan Hajrullahu.
Po rakija?  – pyet Kesi.  Si është zakoni se baba më ka thënë se kur shkonin në fundjave  tek njerëzit e gjyshes, fillohej e pihej që në mëngjes, dhe në drekë, thuajse gjithkush ishte i dehur, e flitej me zë të lartë, me zë diktues  e këndohej në shqip…
Natyrisht folëm edhe për rakinë. Folëm për gjellët dhe këngët, për dollitë dhe gjuhën tonë si gjënë më të çmuar trashëgimore. Ishte një  kohë kafe magjepsëse në Verilindje të qytetit. Të nesërmen prisnim stuhinë e borës. Fiollat e para po fillonin të binin qetësisht. “Unë kam shumë dëshirë të shkoj në Shqipëri… Unë do vete në Shqipëri…” bën premtimin e vet amerikani Kesi Kluge. “Por premtimi më i afërt është se herën tjetër do t’u sjell lakruar shqiptar që më ka mësuar gjyshja ime 88 vjeçare”…
Ishte një kafe e paharruar në verilindje të qytetit tim, Mineapolis. U ndamë plot mbresa dhe fill mbas ndarjes ne filluam t’i tekstonim njëri tjetrit: “Mirënjohje Rido që na fale këtë të shtunë të pashlyeshme në këtë ditë shkurti” dhe Ridvani komenton mbresshëm: “…ishte interesante  kur shikon dy anët e shqiptarëve, ata të cilët duan të “amerikanizohen” apo “evropianizohen” me çdo kusht, dhe ata që pas dy gjeneratave kërkojnë “rrënjët” shqiptare”.
Kesi Kluge: “Shumë famelinderit që më takuat sot. E çmoj pa masë… Mezi pres të shihemi sërish dhe të hamë lakror shqiptar…” Kjo  më bën të besoj se  nuk do lakojë shumë kohë kur ne do të mund të shtrëgojmë duart me  zonjë Margarita, shqiptaren më të hershme në Mineapolis, që mosha mund tj’a ketë fashitur kujtesën, por jo vetëdijen shqiptare. Margarita nga  Përmeti ynë,meriton një vizitë zakoni shqiptar… Ajo mund të jetë  “thesar” në Minesota… Më vijnë këto mendime në mendje dhe ja tekstoj  Ridos. Ai më përgjigjet: “Si jo  bre burrë…është nder për ne si shqiptarë të Minesotës…”
Dëbora vijon e dendësohet…Një furtunë dëbore po afrohet në Mineapolis. Nuk e di pse kjo “përleshje” në hapësirën gri qiellore të flokëve të bardha të borës, më kujton furtunat shqiptare,  rrugëkryqin historik shqiptar, mbijetesën  tonë triumfale ndaj atyre që kanë predikuar zhdukjen tonë, dhe luftën tonë me vetveten që nuk mbaron dhe nuk duket se do të mbarojë. Në gjithë këtë lëvizje shekullore dhe tragjike,  për fatin tonë të madh,“vektorët” e kombit tim gjithsesi kanë pasur një kah pozitiv triumfues…
Minneapolis, 10 shkurt 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Nje amerikan kerkon, rrenjet shqiptare, Shefqet Meko

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT