




Të Merkuren, me 1 Nëntor, në mbrëmje, u organizua ceremonia promovuese e Restorantit” Çka ka qëllue, në adresën: 2321 Hughes Ave Bronx, New York 10458.
Bashkatdhetari ynë nga Peja, Ramiz Kukaj me familjen,me bacën Rustem, me djalin Kastriot, me një staf të kompletuar, me kamerierët e evshur me kostume kombetare tradicionale, kanë pritur plot bujari mysafirë të shumtë, të cilët e kanë uruar për mbarësi të biznesit të ri në këtë zonë të njohur të bizneseve të Arthur Ave. Shumë vizitorë, jo vetëm të komunitetit shqiptar, por edhe italianë, kanë shijuar gatimet tradicionale shqiptare, përfshi edhe flinë karakteristike të Kosovës. Hapja e këtij restoranti (i dyti në Bronx) ishte paralajëmruar nga gazeta prestigjioze “The New York Times”, që në muajin shtator. Restoranti është konceptuar si një shtëpi e madhe tradicionale shqiptare e zbukuruar me orendi shtëpiake të shekullit të 19-të,qendisma, qilima, sende të përdorimit të përditshëm në shtëpitë shqiptare, veshje tradicionale, instrumente muzikore t restoranti hershme, fotografi historike etj.
Ky restorant të ngjason me një muze historiko-Etnografik, ku tradita është ulur këmbkryeq, ndërsa Kuzhina shqiptare dhe Vera Stone Castel,të mrekullojnë. Provojeni dhe do të mbeteni të befasuar. Për më shumë ne do të shkruajmë në numrin special të Gazetës Dielli, që botohet me rastin e 105 Vjetorit të Pavarësisë dhe do të ketë më shumë se 100 faqe me 28 Nëntor 2017.