• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një ekspozitë e bukur e dinjitoze në Maryland

February 6, 2014 by dgreca

E veçanta e saj është se veç  dy piktorëve të njohur amerikanë, Richard Levine dhe Mark Joseph Williams, mori pjesë edhe piktori shqiptaro amerikan Agron Pire./

Nga Petro Luarasi,Washington, DC/

 Një ngjarje e bukur artistike në rrethinat e Washington,  DC mblodhi shumë shqiptarë e amerikanë. Është fjala për një ekspozitë në qytetin e bukur e madheshtor Bethesda,  Maryland. E veçanta e saj është se veç  dy piktorëve të njohur amerikanë, Richard Levine dhe Mark Joseph Williams, mori pjesë edhe piktori shqiptaro amerikan Agron Pire.

Vizitoret në sallë ishin  të shumtë dhe kjo i dedikohet  si famës që ata kanë fituar në këtë zonë ,ashtu  dhe punës së mirë prezantuese dhe reklamuese të drejtuesve të expozitës, si me linkun special në internet, ashtu edhe me njoftime e shpërndarje të Fletë- palosjeve. Të bie menjëhere në sy fakti që në faqen e parë te fletë-palosjes  është vendosur pikërisht peisazhi i piktorit shqiptaro-amerikan i cili përfaqësohet këtu me nëntë piktura.

Po kush është Agron Pire? I ardhur nga Tirana, ai jeton prej 14 vjetësh në Virginia, USA, së bashku me familjen. Talenti i tij për pikturën është çfaqur që në moshë të vogël kur ishte nxënës i shkollës “23 Nentori” në Tiranë. Mesuesja e tij në ciklin e ulët, Tefta Tirana kujton me shumë konsiderate punët e Agronit të vogel për zbukurimin  e stendave të klasave e të shkollës. Por formimin e vërtetë te tij si piktor i ardhshëm ai e mori ne Liceun Artistik Tirane ku nuk harron kurrë ndihmën e përkujdesjen e mësueses së talentuar Marjana Eski, për të cilën edhe sot foli me shumë respekt e nostalgji.

Vitet ’90 si shumë të rinj shqiptarë e gjetën edhe Agronin rrugëve të Greaisë ku bashkë me të vëllanë punonin për të fituar e për të ndërtuar një të ardhme tjetër. Por edhe pse punuan shumeëdhe në kushte të vështira kurbeti, Agroni,  fale talentit të tij,  nuk e harroi edhe pikturën. Veç  fitimeve, ai solli nga Greqia edhe disa piktura me tematikë aq interesante nga kultura e historia e lashtë greke.

Dhe ja viti ’98 e gjen Agronin me familjen e tij të vendosur në Virginia, USA. Duke parë nevojat e kërkesat e komunitetit të këtushëm, Agroni u mor shumë me projektime e rimodelime të mjediseve shtëpiake e publike, veçanërisht për kopshte e çerdhe fëmijësh, salla lodrash e ekspozitash, salla biznesi e  kuzhinash etj. Falë prirjeve artistike, emri i tij është bërë i njohur e i kërkuar në tërë zonën e Washington, DC, Maryland e North Virginia.

Rexhina, e shoqja e Agronit duket sa e gëzuar, aq edhe me emocione kur shikon aq shumë vizitorë, shqiptarë e amerikanë. Kjo është e vetmja kohë që Agroni gjen për tu çlodhur, thotë Rexhina,  specialiste në Bankë. Dy vajzat e tij bukuroshe me aparat ne dorë bëjne poza e japin shpjegime për pikturat e babit të tyre që e respektojne aq shume. Luiza, studente për drejtësi dhe Patricia në shkollën e mesme janë  studente te shkëlqyera.   Në sallën e ekspozitës edhe ato po japin  kontributin e tyre për punën krijuese të të atit.

Nuk është hera e parë që njihem me pikturat e Agronit thote Afërdita Boçka, punonjëse në Institutin e Departamentit të Shtetit, dhe gjithnjë e më shumë ai po e rrit cilësinë e po e zgjeron tematikën.

Ema Tirana, mësuese e anglishtes në New York thotë: -“Gjithmonë më ka pëlqyer tematika që zgjedh Agroni. Në shtëpi kam dy piktura të tij dhe më duket sikur më ka sjellë dy copa nga atdheu për t’u çmallur”.

John  S. Gater , banues në Bethesda na tha: ” Kam dëgjuar shumë për Shqipërinë, por kjo e sotmja është një konkretizim i bukur I atyre që kam dëgjuar.  Peizazhet jane vërtet të bukura

Në punën e tij krijuese, Agroni falenderon shumë gruan dhe vajzat e tij që i sjellin qetësinë dhe kënaqësinë për të pikturuar, por pa harruar kurrë ndihmesën dhe këshillat  cilësore të piktorit  të njohur  Astrit Toto, në New York. Gjithashtu ai kujton me nostalgji vizitën në shtëpinë tij si dhe vlerësimet e sygjerimet e  dy piktorve të famshëm durrsakë, Shpresa Beqiri e Nikolet Vasia dhe ndjen dhimbje për Nikoletin që ndërroi jetë aq i ri e që la në mes punën e tij me aq shumë vlera për brezat.

Kjo ekpozitë është pa dyshim suksesi më i madh, por njëkohësisht edhe nxitje e re për Agronin, për ta çuar më përpara  punën krijuese.  Ai ka një plan vërtet ambicioz për vitin që sapo filloi. Do marrë pjesë në tre ekspozita të tjera  që do hapë ne Virginia, Pensilvania dhe New Jersey.

Filed Under: Featured Tagged With: Maryland, Nje ekspozite, Petro Luarasi

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT