• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EDHE NJË KADET SHQIPTAR NË AKADEMINË WEST POINT

July 5, 2018 by dgreca

1 ok KadetiNJË KADET NGA SHQIPËRIA NË AKADEMINË E FAMËSHME USHTARAKE AMERIKANE, WEST POINT/

Nga Frank Shkreli/

Të hënën që kaloi, në javën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Akademia e Ushtarake e Shteteve të Bashkuara, West Point, priti mbi 1200 kadetët e rinjë për këtë vit të ri shkollor, ndër ta edhe një shqiptar, nga 16 kadetët ndërkombëtarë të pranuar këtë vit në Akademinë prestigjoze ushtarake amerikane. Dita e pritjes së kadetëve shënon fillimin e një trajnimi e stërvitjesh rigoroze, pas të cilave studentët pranohen zyrtarisht në Korpusin e Kadetëve, me 18 gusht.  Ndër kadetët e rinjë përfshihen 294 femëra, 400 studentë nga radhët e pakicave dhe 16 studentë ndërkombëtarë, përfshirë edhe kadetin Enea Hilaj nga Shqipëria. Me 21 qershor, gjatë një ceremonie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Atasheu Ushtarak amerikan pranë kësaj ambasade, Z. James Hilton i dorëzoi Enea Hilajt — i cili shoqërohej aty nga familja e tij – Çertifikatën e pranimit të tij në Akademinë Ushtarake Amerikane.

1 kadet1

Sipas një njoftimi në portalin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Enea Hilaj është kadeti i katërt nga Shqipëria, i pranuar deri më tani në Akademinë Ushtarake amerikane West Point, por është i pari kadet nga Shqipëria, që është pranuar në West Point, në shtatë vitet e fundit.  Shqipëria u zgjodh për të dërguar një kadet, megjithse vendet për studentët ndërkombëtarë këtë vit ishin të kufizuar vetëm në gjithsejt 16 studentë nga vendet e huaja. Në njoftimin e ambasadës thuhet se Enea Hilaj u emërua pas një procesi të drejtë dhe transparent rekrutimi, të bashkrenduar me Qendrën Shqiptare të Rekrutimit.  Thuhet se Z. Hilaj pritet të diplomohet nga West Point në vitin 2022 dhe pastaj do të këthehet në Shqipëri për të shërbyer, në bazë të kontratës, si oficer në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.  Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se emërimet për West Point janë të hapura për të gjithë të interesuarit civilë dhe ushtarakëtë moshave 17 deri në 22 vjeç dhe bëhen bazuar në arritjet akademike, gjëndjen e mirë fizike në aftësitë e demonstruar për udhëheqje.  Vendet nga do vinë kandidatët përzgjidhen nga Departamenti Amerikan i Shtetit në konsultim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe pastaj ambasadat amerikane në vendet përkatëse u kërkojnë atyre të caktojnë deri në gjashtë kandidatë për të konkuruar për pranim në Akademinë Ushtarake Amerikane.  Në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë për emërimin e Enea Hilajt për kadet në West Point, theksohet se në vitet e ardhëshme pritet që të bëjnë lutje edhe kandidatë të tjerë dhe e cilëson pranimin e kadetit Hilaj në Akademinë Ushtarake në West Point si, “Shembullin më të fundit në listën e gjatë të shembujve të një marrëdhënieje të shkëlqyeshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Atasheu ushtarak pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Z. James Hilton duke i dorëzuar  më 21 qershor kadetit shqiptar, Enea Hilaj Çertifikatën e pranimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara

Të pranohesh në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point nuk është aspak e lehtë, por është një nder i jashtzakonshëm që gjithmonë është rezervuar vetëm për studentët më të mirë dhe më të shquar të kombit amerikan.  Për t’u pranuar në Akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane, kadetët jo vetëm që duhet të jenë inteligjent, por duhet të jenë edhe fizikisht në gjëndje të mirë dhe individ që shquhen nga tiparet e karakterit të shkëlqyeshëm njerëzor.  Ata që përzgjidhen për tu pranuar në West Point, sigurojnë një edukatë  universitare që nuk e ka shoqën askund në botë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet janë të paguara nga Akademia.   Diploma nga Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, gjatë gjithë jetës do i dallojë të diplomuarit e Akademisë West Point nga të tjerët, për nga aftësitë, për nga karakteri, si dhe për zotësitë udhëheqse që ata do të kultivojnë aty, duke i bërë ata anëtarë të një grupi ushtarakësh ndërkombëtarë të dalluar dhe shumë të respektuar midis kolegëve të tyre.

Dy vjetë më parë Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara kishte pranuar edhe dy kadetë nga Republika e Kosovës, dy tërinjë shqiptarë të FSK-së, të pranuar në akademinë ushtarake më të njohur në botë, janë Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku.  Të dy këta janë studentët e parë nga Kosova që shkollohen në Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point.

Misioni i Akademisë Ushtarake në West Point është, “Për të edukuar, për të trajnuar dhe për të frymëzuar korpusin e kadetëve, ashtuqë secili kadet që diplomohet, të jetë një udhëheqës i dedikuar ndaj vlerave karshi Detyrës, Nderit dhe Atdheut… dhe gjithëherë i gatëshëm për ti shërbyer kombit të vet”.  Akademia realizon misionin e saj duke  edukuar dhe zhvilluar kadetët me tipare të një udhëheqsi për të ardhmen, duke u bazuar në programet akademike, ushtarake dhe fizike që ofron West Point.  Sipas Akademisë, zhvillimi i udhëheqsve të ardhëshëm ushtarakë e politikë i ka rrënjët në parimet e një përgatitjeje etike dhe morale si dhe në Kodin e Nderit, sipas të cilit kadetët betohen se, “Nuk do të gënjejnë, nuk do të mashtrojnë, nuk do të vjedhin dhe nuk do të tolerojnë as ata persona që bëjnë gjëra të tilla”.  Secili kadet, është një udhëheqës, thuhet në portalin e Akademisë West Point, dhe si të tillë janë shembuj për të tjerët.

Kadetit shqiptar Enea Hilaj si dhe kandidatë e mëparshëm shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, janë pranuar në West Point krejtësisht bazuar në meritat e tyre duke konkuruar, jo vetëm me mijëra studentë amerikanë që çdo vjet bëjnë lutje për t’u pranuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, por ata kanë konkuruar me më të mirët dhe me më të shkëlqyeshmit e këtij vendi, për nga sjelljet dhe karakteri, por edhe për nga përgatitjet akademike dhe fizike.  Dhashtë Zoti që të rinjë shqiptarë të dalin me sukses në nismën e tyre e të dallohen dhe të diplomohen nga Akademia Ushtarake më e njohur në botë dhe si të tillë të shërbejnë edhe si frymëzim për moshatarët e tyre shqiptarë kudo, duke treguar se me mund, djersë, nder, moral e karakter, çdo gjë është e mundur.

Shpresojmë gjithashtu se njëkohësisht, me arritjet, me sjelljet dhe eventualisht me sukseset e shkëlqyeshme akademike dhe ushtarake që kërkon prej tyre Akademia Ushtarake në West Point, kadetët shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të nderojnë dhe t’i japin emër të mirë vetes, familjeve që i rritën dhe mbarë kombit shqiptar, të cilit i përkasin.

Duke marrë parasyshë zhvillimet aktuale politike – shpesh tepër zhgënjyese, anë e mbanë trojeve shqiptare — detyrohemi të shpresojmë se e ardhmja e kombit shqiptar do të njohë ditë më të mira kur të udhëhiqet, eventualisht, nga brezi i këtyre kadetëve shqiptarë, të brumosur në etikën dhe moralin, në nderin dhe në dashurinë për Atdheun, karakteristika këto që do t’ua ofrojë disiplina, edukata ushtarake dhe akademike në West Point.  Dalshin me faqe të bardhë!

Filed Under: Featured Tagged With: AKADEMINË WEST POINT, Frank shkreli, NJË KADET NGA SHQIPËRIA NË

Artikujt e fundit

  • Lavdia dhe hyjnorja e Martin Camajt, si prani dhe frymë e teksteve letrare
  • “The Adriatic Review”: Mehmet Konica dhe Apeli për Presidentin Wilson
  • SHQIPJA DHE SHQIPTARËT NË STUDIMET E STUDIUESVE TË HUAJ
  • SEJDI DIDA – INTELEKTUALI QË I DHA HASIT ARSIM, KULTURË DHE IDENTITET
  • Kur SHBA flet për Kosovën pa folur me Qeverinë
  • Banaliteti i së keqes…
  • Në Kishën e Shën Tomës në New York u mbajt meshë falënderimi në nderim të Ambasadorit Frank G. Wisner II
  • SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO AMERIKANË DHE ALEANCA SHQIPTARE NJU XHERSI (NEW JERSEY)
  • JAVË E SUKSESEVE TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË WASHINGTON
  • Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura
  • Shoqata “Gjergj Kastrioti”, mërgata shqiptare në Zvicër në promovim të veprës së heroit tonë kombëtar
  • Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës
  • Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
  • Të përdorur dhe të flakur…
  • 52 vite nga Kryengritja e Spaçit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT