• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne jemi një popull i fuqishëm!

July 5, 2017 by dgreca

1Kaltrina Hoti

Ne jemi një popull i fuqishëm!

Nga Kaltrina Hoti*/Shqiptarët (dikur Arbër) si emërtim popullor përmenden që nga vitet 1368-1402 (sipas studiuesit Eqrem Çabej) janë një ndër popujt antik të cilët i mbijetuan gjithë kohërat, pasi historikisht dihet që disa popuj u zhdukën. Dihet që Pellazgët janë paraardhës të cilët njerëzimit i dhanë civilizimin e parë Orakullin e Dodonës, më pas i dhanë deklamimin e poezisë pjesë shpirtërore të zbutjes së egërsisë. Shqiptarët dikur Arbër që bartin këto dy emërtime pasi bota na njeh si Alban e vendi Albania që rrjedh nga Arbër që ka ekzistuar edhe një shekull më vonë gjatë sundimit osman. Edhe sot me emrin arbër ekzistojnë shume toponime jo vetëm në Shqipërinë e cunguar, por edhe jashtë shtatit të sajë tregon për një territor shumë të gjerë ku kanë jetuar e vepruar populli ynë. Jo vetëm si Arbër por edhe si Shqiptarë njerëzimit i kemi dhënë shumë personalitete si në shkencë, art, humanizëm… por edhe luftëtar të përmendur në mbrojtje te lirisë e civilizimit gjatë historisë njerëzore. Sot kur bota në saje të lapsit, librit, brushës, daltës ka arrit një civilizim të lart unë mendoj se në mesin tonë as duhet të shqiptohen dhe jo të zënë vend fjalët; “shqiptari nuk bashkohet”, “shqiptarët nuk e mbajnë fjalën, “s’ka mbet besë më”.., etj se këto fjalë janë pjesë e edukimit të kolonizatorëve të vjetër e të rinj. Këto fjalë që bartin një mallkim të huaj për të sjell edhe më tej përçarje dhe ndarje sipas hartave të elaboruara nga armiqtë e shqiptarëve që kanë pjesë të tokave shqiptare. Këto fjalë ne nuk duhet t’i dëgjojmë, e as t’i përdorim nëse vërtetë kemi një qëllim, e qëllimi ynë është ai i atyre që dhanë gjak nga zemra e tyre për mbijetesën e popullit më të lashtë. Fjalët e lartpërmendura janë gurët e armikut që i gjuan në mesin tonë me qëllime dobësimi e pushtimi sa më të lehtë. Sot kur ne kemi kapacitete intelektuale, profesionale, shkence e arti këto dyshime apo ata që po i hedhin në trupin tonë kur flasim për qëllime madhore, kur takohemi për të kuvenduar për pjesët e ndara dhe plagët e trupit Shqipëri, duhet që me butësi t’ua tregojmë derën, e ajo derë do iu mbetet e hapur po të kthehen me mëndje të kthjelltë. Liria kombëtare është ajo që mjekon plagët kombëtare, andaj kërkon një ide madhore (bashkim kombëtar) dhe një shportë ku t’i zbrazim mendimet duke i bërë vetes pyetjet; ku janë kufijtë e tokës tonë ku është Shqipëria Etnike. Unë si të gjithë të tjerët jam e vetëdijshme se këto fjalë janë thënë shumë herë, dhe do thuhen edhe shumë herë, dhe sa më shumë që të thuhen është më mirë, por duhet punë për të hedhur një hap përpara. Duhet një vetëdijesim që të mos e lejojmë murin e armikut mes nesh. Ndoshta na kanë kufizuar apo futur në korniza të ndryshme si njerëz, na i kanë ndarë megjetë  mes nesh, por s’duhet harruar se toka jonë asnjëherë nuk ka qenë e ndarë, është lumi ndër dhee ku rrjedh gjaku i heronjve dhe mendimtarëve tonë, dhe ai lum nuk shteret kurrë, ai lum e mban tokën të bashkuar. Do të jemi një, për këtë s’duhet pyetje se dëshmitë janë në themelet tona, në tryezën e Kuvendeve arbërore, në fjalën e shkruar, në pikturën ngjyrosur me brushë e gjak. Përse sot ne duhet të humbim kohë me vetveten, kur duhet të punojmë dhe të mos bëhemi pengesë e asaj që shihet edhe pas shtatë malesh. Të punojmë me të vetmen ide, të bashkojmë mendimet për vepra. Vepra e hijeshon njeriun e kjo veshja. Nuk duhet të kemi turp t’i flasim botës shqip, me këtë gjuhë të kulluar, por së pari duhet të lutemi shqip, të mendojmë shqip e të veprojmë shqip.

* Autorja është vatrane, pjesë e degës në Newbourg, anëtare e Këshillit të Vatrës

Filed Under: Emigracion Tagged With: Klatrina Hoti, Ne jemi, një popull i fuqishëm!

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT