Nga At Arthur E. Liolin/
THIRRJE PËR ARMË: 1908 – 1918/
Vitet e para të komunitetit dëshmuan demonstratën rreth një gojëtari të flaktë dhe të aftë: Fan S. Nolit i cili filloi një karrierë vërtet të paparë. I thirrur në shërbim të Perëndisë, ai u shugurua prift në 8 mars 1908 dhe themeloi katedralen e Shën Gjergjit si famulli të Dielën e parë të Ortodoksisë në Boston. Kohët kërkuan përpjekje të ngutshme për të krijuar një kishë që u drejtohej emigrantëve shqiptarë në gjuhën e tyre, duke siguruar tekstet liturgjike dhe duke ruajtur ndërgjegjshmërinë e parimeve si në atdhe dhe vetëkëmbënguljen e mësuar këtu në Amerikë.
Këta dhjetë vjet të parë të oktavës sonë panë pavarësinë e Shqipërisë më 1912, që u ndez pjesërisht nga vullnetarë shqiptaro-amerikanë, të cilët mbanin idealin mbi kapelat e tyre: “Liri a vdekje”. Në Boston dhe në rrethinat përqark u publikuan gazetat e para: Kombi (1906), Dielli (1909) dhe u ndoqën me sukses të menjëhershëm nga Adriatiku, Illyria, Përparimi, si dhe u formua Federata mbarëshqiptare e Amerikës “Vatra”, të cilën Noli e udhëhoqi bashkë me Faik Konicën më 1912.
Noli i palodhur udhëtoi në Bullgari, Rumani, Rusi, Itali, Angli dhe Francë në ndihmë të organizimit të komuniteteve në Evropë. Periudha jonë e parë përfundon në 1918, kur Noli u takua me presidentin amerikan Udrou Uilson në 4 korrik në Maunt Vernon dhe mori premtimin: “Unë kam një zë në Konferencën e Paqes në Paris dhe do ta përdor atë në mbështetje të Shqipërisë.”. Paguesit tanë, mbështetësit e Nolit, të rinj emigrantë, mbështetën punën e tij të madhe me rrogat e tyre javore prej 5 dollarësh.
PËRCJELLJA E PISHTARIT: 1919-1928
Një kohë mundësish dhe arritjesh, ky dhjetëvjeçar pa Nolin të impresionojë Ligën e Kombeve në Gjenevë dhe të sigurojë kufijtë e Shqipërisë të sotme. Në Amerikë, famulli të reja lindën në Natik, Uster, Filadelfia, Xhejmstaun dhe Sauthbrixh. Klerikë të rinj u shuguruan për Shën Gjergjin, ndërkohë që Noli ishte në rrugë: at. Naum Cëre, një ikonograf i formuar, at Damian Angjeli, at Vangjel Çamçe (më vonë peshkop në atdhe) dhe at. Kolli Kristofori (emigranti i parë shqiptar në Amerikë, që erdhi më 1886). Profesor Thoma Nasi organizoi korin e parë ndërsa shërbente si dirigjent i një bande që jepte koncerte në Shqipëri.
Më 1922, famullia jonë, – që ishte mbledhur në salla të ndryshme për shërbesat e saj, – pronësoi ndërtesën kishtare në Emerald Street, ndërsa në Shqipëri në Kongresin e Beratit klerikët shqiptaro-amerikanë shpallën Kishën Autoqefale. Noli u shenjtërua si peshkop në Korçë më 1923 dhe shërbeu për pak kohë si ministër i Shqipërisë më 1924, përpara se të merrte udhën e strehimit politik në Gjermani dhe Austri ku përktheu Shekspirin dhe shkroi poezi.
NË SHTËPI NË BOSTON: 1929-1938
Në kishën tonë në South End, këngëtarët ruajtën tonet e hershme, ndërsa at. Jakob Grigorief i Salemit ndihmoi në paraqitjen e korit ashtu si e njohim sot. Noli u kthye të rimerrte detyrat e tij si kreu i një dhiakonie amerikane; u formuan shoqëri grash (Bashkimi, Vajzat e Shën Gjergjit) dhe shtëpia përmbushi tradita kulturore fetare të vjetra në Uest End, South Boston, Somerville dhe në zona të tjera ku familjet tona jetonin dhe rritnin fëmijët. Numri i grave ishte më i madh gratë dhe nënat e burrave nuk ëndërronin më të ktheheshin në vështirësitë që kishin lënë, por ishin të vendosura të bëheshin qytetare dhe të siguronin stabilitetin e familjeve të tyre. Gjatë kohës së krizës, shitës frutash parkonin karrocat e tyre përballë kishës – një bllok që ne e ndanim me një sinagogë ortodokse judaike. At Dhosi Katundi na shërbeu derisa formoi famullinë e Shën Gjonit. Motrat e mbretit Zog erdhën për të nderuar Nolin gjatë vizitës në kishë, kur bëne turne në Amerikë.
BIJ DHE BIJA TË AMERIKËS: 1939-1948
Retë e luftës që u mblodhën mbi Evropë, filluan këtë periudhë me pushtimin e papritur të Shqipërisë të Premten e Madhe më 1939, dhe ne pamë emigrantët e fundit drejt Amerikës të vinin me shumicë. Bij dhe bija tonat shkuan në Luftën e Dytë Botërore duke shfaqur mbështetjen tonë dhe duke siguruar lutjet tona. Etërit Vani Çani, Stavro Shkëmbi, Stefan Lasko dhe të tjerë shërbyen në altar. Ndërkohë anëtarët hapën dyqane kafeje, cigaresh apo artikujsh të ndryshëm dhe iu përshtatën mënyrës amerikane të jetesës. Ushtarët e porsardhur dhe marinarët formuan organizatën e tyre të veteranëve. Shqipëria nisi rrugën e socializmit dhe pavarësisht se ne ishim të interesuar së tepërmi për fatin e atdheut, faktorët politikë na e përqëndruan vëmendjen më tepër në skenën amerikane.
Një numër i vogël famullish tani po organizoheshin si një diocezë shqiptare për të përballuar shqetësimet dhe problemet e përbashkëta, duke filluar një fond për priftërinjtë studentë, dhe një kushtetutë e njësuar ishte në zhvillim. Rinia organizoi Organizatën Kombëtare Shqiptare-Amerikanë (Albanian-American National Organization) dhe Organizata Çlirimi i Shqipërisë (Free Albania Organization) u përball me sfidat e kohës të pas luftës. U publikuan akoma më shumë libra të kishës: Festal Menaion, Triodion, një libër me himne korale, dhe përdorimi i anglishtes në shërbesa pati zanafillën më 1948.
VITET E ARTA: 1949-1958
Një katedrale “e re’ shkëlqimtare në Ist Broaduei u bë shtëpia jonë më 1949: burra dhe gra tani kremtonin së bashku ndërkohë që familjet tërhiqeshin drejt kishës gjatë kësaj periudhe me pjesëmarrje të lartë në gjithë vendin. Në vazhdimësi të shërbesës së përkushtuar të at Thimi Theodhosit, At Krist Ellis solli një standart cilësor e delikat në jetën e katedrales. Ne sponsorizuam një skuadër bejzbolli, krijuam një kushtetutë të re për dioqezën dhe dr. Andreu Elia organizoi një program shkollor për të dielën, që u zhvillua në një ndërtesë të re të kërkuar për këtë qëllim. Shërbesat në anglisht nisën në mënyrë të rregullt dhe Noli filloi të predikonte për një “Kishë Ortodokse Amerikane”, si dhe për të drejtat civile dhe vlerat e një diete vegjetariane.
Një i biznesmen i ri shumë i aftë, Anthoni Athanas drejtoi festimin e përvjetorit të 50-të, që tërhoqi qindra njerëz në maj të 1858-s. Gjatë kësaj kohe, dioqeza kishte botuar mbi 20 libra kishtarë në anglisht dhe u përpoq të njihte nevojat e të rinjve.
SPROVA DHE VËSHTIRËSI 1959-1968
Rritja e mbarë dhe lulëzimi i ngrohtë u pasua nga vdekja e Nolit, e cila vetë u pasua nga një periudhë vështirësish dhe problemesh ligjore të cilat i hodhën familjet kundër njëra-tjetrës duke ndryshuar pozitat e tyre nga të bashkuar, në të ndarë. Drejtori Geri Riska lundroi në këtë stuhi me disiplinë dhe inteligjencë, po kështu bishopi Stefan Lako nuk u dogj nga furra ku ndodhej komuniteti. At Sotir Dilogjika shërbeu si udhëheqës me besnikëri në këtë stuhi të brendshme, ndërsa kombi po përjetonte tragjedinë e vet që filloi me vrasjen e presidentit Kenedi dhe vazhdoi me sprovën e kohës së Vietnamit.
Si të parët tanë ilirët, ne përshkuam këtë periudhë me emocione të sukseshme të drejtësisë, pasionit, neverisë, mbijetesës stoike e madje dhe këmbënguljes heroike. Por dolëm faqebardhë!
NJË PAMJE E RE: 1969-1978
Një pjekuri e re filloi të karakterizojë këtë periudhë ndërkohë që pleqtë e kishës ua dorëzuan frerët e udhëheqjes së bashkësisë bijve të tyre: tani mësues, biznesmenë dhe inxhinierë të kompletuar. Dhomat e pritjes të katedrales u rimodeluan duke na siguruar hapësirën aq të nevojshme për auditorin dhe për konferenca. Duke na lidhur me tepër së bashku, shërbyen Sotir Nikola, Artur Kotelli dhe Ronald Nason në rolin e udhëheqësve, duke ndihmuar në përqëndrimin ndaj besimit ortodoks. Shkolla përjetoi një rilindje të dytë nga shërbimi i mësuesve të talentuar, adoleshentët u mblodhën gjatë pushimeve dhe korri lulëzoi përsëri. Bishop Dhimitri dhe metropolitani Theodhosi siguruan stabilitetin tonë shpirtëror nën udhëheqjen e bishop Stefanit që na drejtoi në Kishën Ortodokse të Amerikës dhe horizontet tona u zgjeruan përsëri. Konferencat vjetore të kryepeshkopatës mbaheshin në qytete të ndryshme, jo vetëm në Boston, por ne ishim ndër të parët në hapjen e instituteve dhe organizimin e seminareve për delegatët.
Arrita me gruan si pastor dhe pashë familjen të rritej me bashkësinë, e cila gradualisht po bëhej më e larmishme dhe më qytetare në natyrë. Besimtarët tani vinin nga më tepër se 35 rajone dhe distrikte të Bostonit të Madh dhe sillnin miq, të afërm dhe komshinj me krenari. Gratë jo-shqiptare filluan ta konsideronin ortodoksinë si të tyren dhe shumë u vajosën, ndërsa roli ynë shpirtëror në qendër të Bostonit bëhej më i madh. Sponsorizuam festime dyqindvjeçare dhe krijime të medias, vazhduam me zbukurimin e struktures së kishës, u mblodhëm nëpër piknikë, shfaqje të modës, Mardi Gras, modernizuam komunikacionin, organizuam dhe rinovuam zyrat e kishës. Filluam të ndanim me bindje dhe krenari besimin. Dyqani fetar nën metronë mbrojtëse të Mildredit u rrit dhe u zgjerua në një sfere etnike.
DIAMAND NË SHKRETËTIRË: 1979-1988
Me gjithë pjesën tjetër të kombit amerikan, komuniteti ynë përjetoi një “kërkim për rrënjët”. Përvjetori i lindjes së Nolit u festua me një seri ngjarjesh që përfshinë kurorëzimin e simpoziumit në Harvard. Grupe njerëzish filluan të vizitonin Shqipërinë duke zhvilluar pika diskutimi. Jubileu ynë i diamandtë më 1983-shin ishte një vit i dalluar dhe Thoma Sotiri, si drejtor, thirri udhëheqës nga gjithë dioqeza, jo vetëm nga Bostoni. Kori ynë nxori rekordin e parë të muzikës të Kishës Ortodokse Shqiptare, një fond qendror u themelua për të ndihmuar misionet dhe famullitë në vështirësi dhe përbërja e komunitetit karakterizohej nga të mira të shumta materiale dhe martesa ndëracore. Çështje të reja na dolën përpara: pozita e kishës ndaj marrdhënieve me joortodoksët, aborti, homoseksualiteti, marrdhënie më të mira me grekët, tërheqja dhe kthimi në besim i të larguarve: gjithë sfidat që përballnin shumicën e amerikanëve ortodoksë etnikë apo të kthyer. Florenca Pano na ndihmoi të mendonim për besimtarët në një përpjekje vibrante përtej kufijve të fesë. Dajana Mari Prifti drejtoi jubileun e diamandtë me përvojë, ndihmuar nga këmbëngulja e Lin Filipsit në mbledhjen e artikujve historikë nga gazeta për të paraqitur jetën e famullisë.Katedralja jonë restauroi xhamat me ngjyra të dritareve, rimodeloi faltoren në një stil shqiptaro-bizantin dhe ndamë shërbimet e agjërimit me famullitë motra shqiptare për të adoptuar “ndjenjën familjare” që dukej sikur e kishim larguar. Një lloj nostalgjie për të kaluarën karakterizoi qëndrimet tona, ndërsa në mënyrë të padëshirueshme përballnim të ardhmen: si shqiponja me dykoka, ne jemi një popull që sheh prapa po aq sa sheh përpara, kështu që nuk është çudi. Pastori juaj u bë njeriu i parë i fesë në 25 vjet që vizitoi Shqipërinë ende ateiste dhe të izoluar, duke ndërmarrë një detyrë diplomatike, kulturore dhe shpirtërore për të rindërtuar lidhjet dhe për të shtruar rrugën për një të ardhme me më shumë bashkëpunim.
Në çdo nivel, ne bëmë shumë pyetje ndaj vetes ndërsa përplaseshim me sfida të pashmangshme që dilnin përpara. A duhet të konsolidojmë disa nga kishat në Boston për t’i shërbyer sa më mire këtij komuniteti të larmishëm? Si mund të ribashkohemi me vëllezërit dhe motrat ortodokse shqiptare këtu dhe në Shqipëri? Cili është roli ynë ndërkohë që ortodoksia amerikane i afrohet 200-vjetorit të saj dhe kombi shkon drejt shekullit të ardhshëm? Ç’nevoja ka rinia nga ne? A mund të jemi të vërtetë ndaj trashëgimisë së lashtë që kemi dhe në të njëjtën kohë të ungjillëzojmë komshinjtë që janë të pakishë? Si mund të jemi të qëndrueshëm në besim e megjithatë të jemi të hapur dhe të bashkëjetojmë me njerëz të besimeve të tjera? Kur festuam jubileun e 80-të, nën gëzimin e plotë të ofruar nga drejtoresha Ruth Karçenes, mësuam dhe përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera që na solli e ardhmja.
NJË HOMAZH PRIFTËROR: 1988-1998
Vitet e para të formimit të katedrales sonë u shënuan nga sfida e emigracionit të ri dhe gjithçka përmban kjo dukuri dhe, po kështu, kanë qenë dhjetë vjetët e fundit. Vlerësimi që i bëhet kësaj kishe – dhe priftit të saj të parë, Fan S. Nolit – theksohet nga rrjedha e vazhdueshme e visitorëve nga Shqipëria: mësues, diplomatë, mjekë, gazetarë, shkrimtarë, muzikantë, poetë dhe tre presidentë të vendit.
Më 1988 propozime zyrtare iu bënë priftit tuaj të vizitonte atdheun e të parëve: hera e parë që një njeri i fesë lejohej të hynte në Shqipëri që nga mbyllja me forcë e gjithë shtëpive të adhurimit më 1967. Ishte një periudhë vështirësish përçarëse pasi ky vend i Ballkanit sapo kishte filluar të dilte nga një izolim i zymtë e i gjatë. Katedralja dhe kryesia jonë ofruan me shumë bujari burimet e veta në mbajtjen dhe zhvillimin e iniciativave fetare, bamirëse, educative, kulturore dhe diplomatike në rrugët përkatëse.
Tashmë dukej se Perëndia po hapte një derë dhe katedralja jonë ishte një mendeshe jetësore. Shumë shpejt kulla e saj do të simbolizonte një Statujë Lirie shpirtërore për shumë refugjatë që do të vinin.
MUND TË KISHIM QENË NE
Gjatë viteve pasardhëse komuniteti ynë u pergjegj në rrugë të panumërta ndaj nevojave të besimtarëve të porsaardhur, nevoja shtëpiake apo të jashtme. Kush mund të harrojë detyrën e pafund, të mërzitshme, e megjithatë të gëzueshme të paketimit të ushqimit dhe veshjeve në kuti, jo vetëm për kushërinj të largët, por dhe për 88 familje lebrozësh. Ngjarjet biblike kërcyen jashtë faqeve të shkrimeve! Planifikimi i dërgimit të pakove u kthye në projekt javor, shumë i lodhshëm, por i kryer me dëshirë. Libërtha të katekizmit, broshura me lutje, libra liturgjish dhe Biblat u dërguan në depo të lagështa dhe aeroporte të errëta në pritje të fluturimeve të vona jashtë shtetit. Shumë prej nesh kuptuan në mënyrë më të plotë nga kjo gjë se ç’është bamirësi e vërtetë: jo diçka e boshtë dhe e largët, por diçka vetjake, tronditëse dhe e menjëhershme. Emra të vendeve të largëta si Korça dhe Kosova u bënë të afërta për brezin e ri të bostonianëve. Dhe jo vetëm këtu, por dhe në Uster, Nju-Jork, Trumbull, Filadelfia, Xhejmstaun, Kliveland, Çikago, Detroid dhe kudo ku patriotët tanë banojnë në Amerikën e Veriut. Ndihma për nevojat mjekësore për të porsaardhurit afroi lajmin në një fokus më të qartë. Emrat tani kishin fytyra, iluzioni hapi rrugën për realitetin. Sociologjia dhe teologjia u ndërthurën së bashku. Ne po jetonim momente të veçanta dhe historike.Personalisht, pata kënaqësi në lutje kur, si bariu juaj, dëshmova natyrën bujare dhe të qetë të kësaj tufe. Në mendjen e gjithsecilit qëndronte një ide e frikshme: “mund të kishim qenë ne aty, si ata”. Dhe, ndërsa të porsaardhurit mbushinin Bostonin, nevojat e vazhdueshme për kulturim, përkthim dhe udhëheqje drejt sistemit të një shoqërie dhe “kulture të re” shfaqën atë që ne kishim më të mirë. Shërbesa në dy gjuhë plotësuan nevojat e të krishterëve ortodoksë të porsapagëzuar, shumë prej të cilëve përqafonin besimin si të rritur. Në shumë drejtime, filluam të njihnim njerëzit në vërtetësinë e tyre: një mësim që nuk mund të merret nga asnjë libër. Patëm shtrëngime dhe shqetësime patjetër, por më tepër një kushtim i shenjtë drejtësie na shtyu që të vazhdonim të përpiqeshim.
NJË KËNDVËSHTRIM MË I GJERË
Bordi i këshilltarëve të katedrales mori një pamje të re, ndërkohë që brezi i ri filloi të merrte në dorëzim punët komplekse të mirëmbajtjes së kishës. Mbarësisht, mbledhjet u bënë më të shkurtra, por më të mprehta dhe më vendimtare. Strategjitë e investimit dhe dhënia shërbimtare u zgjeruan në teori dhe në praktikë. Mbajtëm një shumicë “tele-thonash”, ide të njohura nga shumica e të diplomuarve nga kolegjet, ndërsa gjenim kënaqësi në bisedat e shkurtra me besimtarë pranë dhe larg. Seriali vizatimor “Brickworks” (Vepra e tullave) në buletinin tone javor dhuroi zëra të vegjël për tiparet fizike të kishës, ndërkohë që gurët filluan të flsinin. Orët e kafesë u kthyen në mundësi për biseda të lira dhe shkëmbime pikëpamjesh. Zyra jonë u bë qendër shërbimesh sociale, burim etniciteti dhe pikë financiare me printera modernë, makina kopjimi, kompjutera dhe shërbime poste elektronike, në shtesë të funksioneve të zakonshme të famullisë. Humbja e trishtë e ndërtesës së vjetër të shkollës për shkak të një zjarri më 1990 dhe një marrëdhënie e zorshme ligjore e gjatë vunë në provë durimin e shumëve prej nesh. Përfundimisht episodi pati rezultat pozitiv më 1993. Siguruam shtëpitë nga të dy anët e katedrales dhe plotësuam qëllimet dhe mundësitë. Rigjeta siguri në sensin e lojës së drejtë dhe vetkontrollit të jetuar dhe të shfaqur nga besimtarët tanë në një mënyrë kaq të krishterë. U ndjeva krenar të jem prifti juaj.
Fushata për të ndërtuar një pjerrinë për invalidët më 1996 u bë model suksesi për kishat e zones, duke përshtatur në larmishmëri arkitekturën e vendit me skicën e saj delicate dhe tërheqëse, në të njëjtën kohë u drejtohej nevojave dhe kodeve të ndërtimit. Për një kohë jo shumë të gjatë, stolitë me zbukurime dhe rifreskimi i lyerjes së brendshme qendisën shtyllat e altarit dhe sallën, po ashtu gjallëria e stilit rilindës të karpetit në vitin 1997 dhe pakësimi i stolave i dhanë hapësirë pamjes së vendit të shenjtë. Vizitorët ngeleshin të habitur. Takimke të njëpasnjëshme me fqinjët dhe zyrtarë të qytetit siguruan bazat e domosdoshme për të marrë përsipër mjedis parkingu kaq të nevojshëm më 1998, ndërsa “Vendparkimi Pelikan i Petros” (“Petro the Parking Lot Pelican) na kërkonte t’i mbushnim sqepin me dhurata.
Vlera qytetare dhe roli shoqëror i katedrales sonë në fqinjësi u vu në dukje nga organizata prestigjioze Historic Boston Inc. e cila, pas fitimit të çmimit në një konkurs për projekte dhe restaurime, na mbështeti me vleftën e duhur dhe po ashtu Këshilli i Qytetit të Bostonit paraqiti përfshirjen tone në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike në Uashington DC. Rreth një shekull përpara, kjo structure kishte qenë e veçantë për Xhulia Uard Houn dhe për Helen Kellen, më vonë për kryepeshkopin Fan S. Noli dhe për ju, familjet tuaja dhe shumë të tjerë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit artikuj për këtë vend të shenjtë janë shkruar në “The New York Times”, “Boston Globe”, “Boston Herald”, “Patriot Ledger”, në gazeta anembanë vendit dhe jashtë, ndjekur nga lajme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në television dhe radio. Madje seriali televiziv “Spencer”, filmi “Good will hunting” gjetën vend për të filmuar këtu dhe rreth e rrotull dhe përdorën sallonin tone të mbledhjeve për skuadrat e tyre.
Është kisha jonë
Shkolla e kishës filloi të mbushet me ide dhe energji të reja nga grupi i përkushtuar i mësuesve. Vizitat në MFA (Muzeu i Arteve Figurative) për të pare imazhin e Jezusit, ashtu siç ishte parë nga kulturat e ndryshme gjatë kohërave, u dhanë ikonave ortodokse më tepër dallim dhe veçanti. Ekskursione në kishë nga mësues dhe priftërinj inkurajuan studentët ta përjetojnë katedralen si vetë vendin e tyre të adhurimit dhe jo thjesht si një vend ku prindërit e tyre luteshin. Vizita në manastire dhe kuvende ortodokse gjatë sezonit pas Pashkës thelloi ndërgjegjësimin e jetës shpirtërore, dhe konkursi i diplomimit fitohej vazhdimisht nga studentë që mbizotëronin ndaj të rriturve… çdo herë. Imazhet e fëmijëve ulur rreth pastorit në faltore gjatë kohës së pyetje-përgjigjeve zbuloi “gjëra nga më të pabesueshmet”. Shërbesat lidhnin mesazhin mbijetues të Ungjillit me ngjarjet kryesore dhe çështjet e ditës dhe ne organizuam “liturgji të përbashkëta” me kishën e Shën Gjonit gjatë të dielave të verës. Në faltore, liturgjitë e mesjavës paraqitnin një “shërbesë dialogësh”, një bashkëbisedim ndërmjet pastorit dhe besimtarëve. Bashkësia jonë gjatë Pashkës më të fundit u shtua si kurrë ndonjëherë më pare. Vajzat e Shën Gjergjit ftuan zonjat e shoqatës në gjirin e tyre gjatë panaireve, të cilët u bënë mundësi dëshmimi ndaj mjedisit rrethues dhe kori vazhdoi lavdet madhështore gjatë dhjetëvjeçarit duke shtuar të rinj në gjirin e tij. Të porsaardhur filluan të japin një aromë të veçantë në katedralen tonë kozmopolitane.
Marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve u forcuan nga leksionet dhe ekspozitat në librarinë publike, pjesëmarrja në shërbimet ikumenike dhe nga mbështetja e bamirësive nga çdo anë e kontinentit: magazina ushqimore, shërbesa në burgje, shtëpitë e fëmijës, strehim për të pastrehët, seminare dhe misione. Metropolitani, me hirësi e bëri të Dielën e Palmave jo vetëm një vizitë tradicionale para Pashkës, por dhuroi një gëzim madhështor gjatë vizitës së Pashkës për 90-vjetorin e Ditës së Festimit të Emrit, duke nënvizuar një ndjenjë të re në komunitetin tone: “Për të gjithë, tek të gjithë!”
Në të vërtetë ne vijmë nga origjina kombëtare të ndryshme, ndonëse në veçanti njëra është shumë e dashur për ne. Jetojmë në shumë qytete rreth qendrës e megjithatë kjo katedrale qëndron si një kodër besimi mbi një gadishull të vacantë që njihet për shpirtin e pavarur, lirinë e mendimit dhe adhurimin. Ajo ka mirëpritur shumë të ardhur para nesh dhe me ndihmën e Perëndisë do të presë shumë më tepër për lavdi të Zotit dhe Shpëtimtarit tone Jezu Krishtit.
Fort i Nderuari At Arthur E. Liolin
Dielli Arkiv- 26 Shtator 1998