Ne nje njoftim te postuar nga Kryetari i Vatres , Dr. Gjon Bucaj, kujtohen anetaret e Keshillit qe te mos mungojne ne mbledhjen e radhes, qe organizohet te Dielen me 10 prill ne oren 1 pasdite ne Seline e Vatres.
Kjo mbledhje merr rendesi te vecante sepse aty do te diskutohet per KUVENDIN VJETOR TE VATRES.
Ne njoftimin e shperndare nga Kryetari vihet theksi edhe ne veprimtarine kryesore te ketij viti, qe eshte cilesuar si Viti i Faik Konices. Veprimtarite e planifikuara per Faik Konicen, (perfshire edhe botimin e dy romaneve te sjelle ne shqip nga studiuesi Fotaq Andrea), kane edhe nje kosto financiare, qe duhet te perftohet nga angazhimi i cdo vatrani, por qe duhet ta marrin ne dore edhe kryesite e degeve.Cdo aksion e nisme e qendres eshte edhe per deget. Keshtu ka qene rregulli perhere ne Vater.
Mos harroni, te Dielen me 10 Prill 2016, ora 1 pm, ne Seline e Vatres.