
Familja Mrnaçaj njofton se Shërbimet Funerale për njeriun e tyre të dashur, Marash Mrnaçaj, do të kryhen ditën e Martë, 15 tetor 2019, nga Ora 2 .00 .P.M deri në 9.00 .P.M. në Shtëpinë Mortore;
Yorktown Funeral Home
Address: 945 E Main St, Shrub Oak, NY 10588
Mesha do të organizohet ditën e Mërkurë, 16 tetor 2019, në orën 11.00 A.M në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”,(Our Lady of Shkodra). Adresa: 361 West Hartsdale Ave. Hartsdale, NY 10530.
Pas meshe, arkivoli me trupin e të ndjerit Marash Mrnaçaj do të përcillet në varrezat:
Gate Of Heaven
ADRESA:
10 W Stevens Ave, Hawthorne, NY 10532
Marash Mrnaçaj ndërroi jetë ditën e Enjte, 10 tetor 2019, në spitalin e White Plains, New York. Federata Pan shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta e saj DIELLI, i përcjellin ngushëllimet më të thella familjes Mrnaçaj për humbjen e njeriut të saj të dashur Marash Mrnaçaj! I pushoftë Shpirti në Paqe!