Nga Rrapush SHARKA*/
Sapo ke zbritur nga avioni në terminalin Jon Kennedy, gjëja e parë që të përbuz është moti. Nga këtu deri te stacioni i autobusëve do të përballesh me tre përshëndetje: Shi, diell dhe erë e fortë, ndonëse ky udhëtim nuk zgjat më shumë se 10 minuta.
Duke hedhur hapat e para do të kuptosh që je “mashtruar” gjithë jetën me ëndrra dhe propagandë mbi të ashtuquajturën “Tokë e bekuar”, pare nga ekranet. Shtëpi të vogla me dërrasë tipike angleze të periudhës së Mesjetës, ofiçina që nxjerrin shtëllunga tymi të pafundme, fusha me një lloj bari të çuditshëm, të hollë, e pagonxhe, pemë të gjata si qafa gjirafash, janë ato që të përshëndesin fillimisht, si për të uruar mirëseardhjen pas shijes moderne që merr nga aeroporti gjigant.
Nuk të duket vetja si në udhëtim, por si personazh i “The Lost”. Ke zbritur nga autobusi dhe bindesh si gjithçka tjetër nuk do të jetë më shkurajuese sa ky fillim.
Duke qëndruar i vetëm në këmbë, në një kafe që nuk të ngjall asnjë emocion, nga xhami sheh turmën që lëviz si një anije pa busull. Amerikanët janë lehtësisht të përshkrueshëm. Të përgjumur, të pa shije, e të pangopur. Karakterizohen nga e folura lakonike; dallohen për një buzëqeshje të shtirur, të përshkruar nga një veshje borgjeze ndërthur me model cowboy.
Çdo gjë duan ta bëjnë ndryshe nga euopianët. Hapin derën nga e kundërta, matin me inç, rrugën e përshkojnë me milje, peshojnë me paund; nuk ka litra por gallon, pëlqejnë muzikën pop, tymosin marijuanë, nuk preferojnë motorat, ngasin makina të mëdha, dhe shumica jeton me qira. Me qira ku ta gjesh, thuaj, po ka dhe nga ata të pashpresë që natën e kalojnë nëpër stola parku. Sa bie dielli aty bëhet e vështirë të kalosh sepse mund të shkelësh sipër ndonjërit që ka përzgjedhur rrugën për shtratin e ëndrrave të veta.
Dikush zë e mallkon, e dikush tjetër nuk ndjehet fare, por të zgjat dorën për ndonjë qindarkë. Turistët ndoshta habiten me këtë gjendje e disa të tjerë gajasen se edhe Amerika paska lypsarë. Duke parë numrin e madh të vizitorëve, njujorkezët anë zgjedh një metodë nga më primitive për t’iu treguar resurset: Një autobus i madh me ngjyrë të kuqe, i është prerë kabina lart dhe njerëzit paguajnë 30 dollarë për ti ardhur rreth e qark qytetit. Kulmi arrin tek ditët e nxehta të korrikut a gushti ku i gjithë i nxehti përvëlues të derdhet mbi kokë. Central Parku është ai që i bën amerikanët më ambienalistë, më sportivë, mbrojtësit më të zellshëm të kafshëve, i bën organizatorë maratonash, etj. Kur bëjnë krahasime nëpër konferenca apo debate mbi urbanizimin e qyteteve dhe hapësirat e gjelbra, profesorët amerikanë të përmendin jo pak herë 315 hektarët e këtij parku, por harrojnë se janë 790 km2 e tjera, që 70% është beton.
Ndalemi te parku. Në hyrje të tij, vëmendjen ta tërheqin ca biçikleta që jepen me qira. Nuk janë si të Amstrongut, por shalën e kanë të mirë. Sapo e merr për një xhiro një sinjal kohe si bombë me sahat fillon të numëroj mbrapsht; duhet ta kthesh çdo 30 minuta tek vendi, dhe të paguash, 4.5 dollarëshin.
Parku do nja dy orë ta përshkosh, pasi me biçikletë humbet vetëm kohë. Teksa futesh ne brendësi, në atë vend të mbipopulluar, do të ndeshësh me njerëz të kultura të ndryshme që të dëshmojnë syve me çdo kusht traditat e tyre: Dikush është e mbuluar me ferexhe dhe vrapon, e dikush tjetër me rroba banje merr rreze; diku sheh një çift që puthen, e pak me tutje dy gey që janë kapur për dore.
Në park do të takosh edhe brezin e humbur, sigurisht jo atë të Heminguejt, por post-modernet e vitit 2015: Poetë, piktorë, këngëtarë që shfaqin artin e tyre për 5 dollarë, ndonëse krijimtaria e tyre, mund të ketë vlerë që nuk ka të paguar.
Përveç llojeve të ndryshme të njerëzve, do të shohësh po aq raca qensh. Nga më i vogli tek më i madhi, nga më leshatori e deri tek disa që ngjajnë si minj, të cilët të ngatërrohen nëpërkëmbë sapo hedh një hap. Jo vetëm “madama” apo zotërinj me kollare i shëtisin këto kafshë: Kjo është kthyer në një punë të mirë edhe për studentët. Ata marrin 25 dollarë/ora, për të nxjerr qenin xhiro.
Dikush nga ne shqiptarët mund ta konsiderojë “marri”, por për studentët kjo nuk është pak. Rinia në Nju Jork duket punëtore dhe moskokëçarëse. Jetojnë vetëm në disa garsoniere, punojnë paradite, dhe në darkë shkojnë në shkollë. Dhe në fundjavë i zbrazin xhepat.
Dalim nga parku për të shkuar në Bronx. Avuj të neveritshëm ngihen nga pusetat në seri, sikur të ishe duke parë ndonjë filmi thriller. Përveç erës së keqe, në metro ku të vjen të vjellësh tek sytë të shohin minj, bishta cigaresh, të lëna nafte, boritë e trenave të fusin me zor në një realitet tjetër. Të mos ishte drita e shkallëve lëvizëse që të shfaqet herë pas here, vetja do të dukej sikur të ishte në ndonjë kamp internimi.
Teksa ke nis udhëtimin, të vjen ndërmend themelimi i Amerikës, reformatorët si Rusvelti apo Ronald Regan, rënie dhe ngritja e saj në piedestalin më të lartë që nga koha e skllavërisë. Treni është i mbushur me njerëz ngjyrë të zezë, të shëndoshë, të lodhur, të inatosur, dhe me çanta shpinë të vendosura pra këmbëve. Në ndryshim nga vitet që lamë pas kjo nuk është më klasa e skllevërve, por ndoshta klasa punëtore. Në Amerikë ndarja nuk bëhet me kasa. Po të isha në Shqipëri do ti thosha që u ka dhënë të drejta presidenti Obama, por e vërteta nuk rezulton kështu. Klintoni ka ngulmuar shumë që kjo klasë të përkrahet, dhe presidentët e tjerë që kanë vënë ndonjë tullë, duke kthyer tashmë në minorancë klasën tjetër. Çdo shtetas amerikan duhet të paguaj në fundviti taksë për to. Sot i sheh të veshur me Armani, me kufje Beats, syzet Prada apo parfume Versaçe. Jetojnë me qira, ushqimin e marrin falas dhe shpërfillin punët duke i quajtur të rënda. Kur vjen fundviti amerikanët shajnë e bërtasin, por ky është shteti i barazive!
Teksa je në tren, afër fundit të rrugës, përpara të shfaqet një hije e zezë: Një burrë nja dy metra i lartë, me një libër në dorë, ku duken shkronjat me të madhe se “Izraeli ishte ai që zbuloi dhe themeloi Amerikën”, të flet si tellall me tonalitet të forte. Ai lexon diçka, pa ia ndjerë se po i shqetëson të tjerët. Ai nuk pushon. Bronx!
Sapo zbret gjëja e parë që do të shikosh janë turma njerëzve të vendosur në radhë, njëri pas tjetrit, në drejtime të ndryshme që shkojnë për tu ushqyer nëpër Fast Food-e. Të gjithë i urrejnë ushqimet e Mc Donald-it; të gjithë e urrejnë Coca-n, por me ato e mbushin stomakun. Shumica janë obezë, e prapë të gjithë vazhdojnë me të njëjtin ritëm!
Më tutje ndodhet një treg, fruta- perimesh. Kureshtja të shtyn të provosh diçka. Pa pikë shije! Një afrikan të zgjat një turrë të madhe bananesh, një me meksikan të bind se ky është rrushi më i mirë në botë, e teksa një spanjoll të tërheq vëmendjen për këtë shalqirin që ka në dorë.
“Mua do të ma hedhësh more ithtarë, ky duket që është kungull! Ke dëgjuar për shalqinjtë e Divjakës! Po Shqipërinë e di ku bie”, – i them.Ai ngre supet dhe nuk ia ka haberin se për çfarë po i flet. Teksa largohesh nga pazari i frutave më pa shihe që mund të kesh hasur ndonjëherë, përballë ke një rrugë që lexon “Mother Teresa”.
Ndoshta krenari, ndoshta egoizëm, por kjo është rruga më e përfolur për shqipfolësit që jetojnë aty. Ndonëse “çifutët” edhe këtu janë treguar dhelparakë. Në këtë rrugë nuk është se banon ndonjë shqiptarë, përveç amerikanëve, dhe njerëzve që ajo u ka shërbyer.
I vetmi shqiptar që kemi si përfaqësues aty është berberi Altin: Dyqani i vetëm i tironsit ka pak histori brenda. Përveç katalogut të qethjes, në berberhanen e Altinit do të gjesh edhe fotot e Tiranës, Ismail Qemalit, ndonjë busull patrioti, sigurisht edhe ajo e Nënë Terezës. Në çdo qethje ai tregon për historikun e vendit të vet, ndonëse kjo nuk iu prek ndonjë sentiment të veçantë klientëve.
E njëjta gjë ndodhi dhe këtë radhë. Altini po i shpjegonte një burri me mustaqe teksa i priste flokët ato gjëra që ka bërë e madhja “Gonxhe Bojaxhi”, ndërsa idioti kujtoi se ajo ishte gjallë: “Kur të shkosh në vendin tënd, – tha, – përshëndete nga Nju Jorku”.
* Rrapush Sharka, me profesion gazetar, eshte nje emigrant i ri i sapoardhur me Lotarine Amerikane