• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kadare: Nuk është katastrofë nëse nuk fitoj Nobelin

February 10, 2015 by dgreca

Shkrimtari Ismail Kadare flet për Agjencinë e Lajmeve AFP, gjatë qëndrimit në Jerusalem/
Shumë herë është parashikuar si fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë, por nuk e ka fituar ende. Dhe romancieri shqiptar, Ismail Kadare, nuk e ka problem nëse nuk ndodh. Emri i tij është përmendur aq shpesh si një laureat i mundshëm i çmimit “Nobel”, saqë në një intervistë që shkrimtari 79-vjeçar i dha AFP-së në frëngjisht, në Jerusalem, tha se “njerëzit mendojnë se e kam fituar tashmë”. Kadare, romancieri dhe poeti më i mirënjohur i Shqipërisë, ishte në qytet për të marrë Çmimin e Jerusalemit për veprën që shpreh dhe paraqet më mirë idenë e lirisë së individit në shoqëri, çmim i cili më parë është fituar nga autorë të tillë si Arthur Miller, Haruki Murakami dhe Ian McEwan. Çmimi jepet në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jerusalem, që mbahet çdo dy vjet, dhe është ngjarja më e madhe kulturore e Izraelit, e cila këtë vit ka tërhequr më shumë se 200 botues nga 20 shtete. Ky çmim është një tjetër nderim për këtë autor, veprat e të cilit janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe i cili konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë në Europë. Lindur në vitin 1936 në qytetin malor të Gjirokastrës, Kadare ka fituar çmime të tjera prestigjioze, përfshirë këtu çmimin e parë “International Man Booker” në vitin 2005. Ai krijoi një modus vivendi jo të lehtë me autoritetet komuniste derisa përpjekjet e tyre për të shfrytëzuar reputacionin e tij, në 1990 e shtynë atë të kërkonte azil në Francë, sipas një biografie të shkurtër në website-n e “Man Booker Prize”. Romani i tij i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, u botua në 1963 dhe më pas u përkthye në frëngjisht në 1970, duke ndezur interesin europian dhe ndërkombëtar mbi veprën e tij. Që atëherë ai ka shkruar mbi 50 romane, ese dhe përmbledhje tregimesh të shkurtra, midis tyre “Kronikë në gur” (1971) dhe “Pallati i ëndrrave” (1981), me një pjesë të madhe që preknin përvojën e shkuar të shqiptarëve dhe regjimin totalitar që provuan. Për Kadarenë, koncepti i lirisë është një pjesë e lindur e veprës së shkrimtarit. “Kjo është më se e vërtetë. Nëse jeni një shkrimtar profesionist ose normal, në një mënyrë apo tjetrën ju po shkruani në shërbim të lirisë. Të gjithë shkrimtarët e dinë, e kuptojnë ose e ëndërrojnë që vepra e tyre do të jetë në shërbim të lirisë”, i tha Kadare AFP-së. Por ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes mbi lirinë në lidhje me palestinezët që jetojnë në pjesën e aneksuar lindore të Jerusalemit. “Nuk ia kam bërë vetes këtë pyetje. Unë jam shkrimtar. Shkruaj letërsi”, tha Kadare. “Unë vij nga një prej atyre pak shteteve të botës, të cilët i ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Besoj se numri i hebrenjve atje u rrit nga 200 në fillim të luftës në 2000 në fund të saj”. “Populli i ka mbrojtur gjithmonë hebrenjtë, qoftë gjatë periudhës së mbretërisë, komunizmit apo pas tyre. Ja përse nuk e kam menduar këtë problem këtu”, tha Kadare mbi konfliktin për dekada me radhë me palestinezët.

Filed Under: Featured Tagged With: Kadare, Kadare: Nuk është katastrofë, nëse nuk fitoj, Nobelin

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT