• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIBËR ENCIKLOPEDIK ME RASTIN E 550 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

January 21, 2020 by dgreca

Nga Nue Oroshi/ Literaturës Kastriotase po i shtohet edhe një libër enciklopedik me titull:”Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Heroi Kombëtar i Shqiptarëve”.Ky është libri i tetëmbëdhjetë me radhë që në këtë 15 vjeçar të  punës atdhetare dhe shkencore që po  e nxjerr në dritë shoqata e intelektualëve shqiptarë ”Trojet e Arbrit”.Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë shoqata”Trojet e Arbrit” i mbajti 19 sesione shkencore, prej të cilëve 15 sesione të rregullta dhe 4 të veçanta si edhe 8 akademi.Qdo sesion shkencor i rregullt dhe i veçantë u pasua me botimin e veprave enciklopedike,ku i qendruam besnik studiuesve dhe lexuesve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Ky libër që po i japim lexuesit shqiptar vjen si fryt i sesionit shkencor madhështor që shoqata ”Trojet e Arbrit” e mbajti më, 28 korrik 2018 në Lezhë me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me temën:” Gjergj Kastrioti -Skënderbeu,heroi kombëtar i shqiptarëve”.Ideja për mbajtjen e këtij sesioni shkencor kishte ardhur gjatë një takimi në Lezhë në mes të studiuesve: dr.sc.Kastriot Marku,Mr.sc.Paulin Zefi dhe Mr.sc.Nue Oroshi. Meqenëse shoqata e intelektualëve shqiptar kishte përvojë të gjatë 15 vjeçare e mori përsiper anën organizative,programore dhe financiare kurse Drejtoria e Kultures në Lezhë anën e mikëpritjes sipas traditave shqiptare.Ky bashkëpunim doli shumë i suksesëshëm edhe falë përkrahjes së Kryetarit të Bashkisë së Lezhës,Fran Frrokaj.Kështu që shoqata ”Trojet e Arbrit” dhe Bashkia e Lezhës organizuan sesionin më të madh shkencor të vitit jubilarë të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, pikërisht në Lezhën e Kastriotit.Kjo u bë falë kontributitë të pakursyer të 50 studiuesve shqiptar dhe të huaj të cilët morën pjesë në këtë sesion madhështor shkencor si edhe i dërguan punimet e tyre. Këto punime po i botojmë në këtë libër enciklopedik i cili në shenjë të 550 vjetorit të kalimitë në amshim po botohet me 550 faqe.

Në këtë sesionë shkencor shoqata”Trojet e Arbrit” doli me dy ide të reja,që në Prizrenin e Besëlidhjes shqiptare të ndërtohet Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si dhe në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet muzeu i Mesjetës shqiptare me emrin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.Sa i përket idesë se parë ajo është shumë afër realizimit të saj ku kanë përfunduar të gjitha marrëveshjet me komunën e Prizrenit, si dhe ka filluar realizimi i monumentit me një lartësi prej gjithsej 3.3 metrash ku se bashku me bazën shkon afersisht 5 metra.Prizrenit si qytet historik do ti vije një pamje shumë madhështore me rastin e vendosjes se Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren si dhe me rastin e ndertimit të  muzeut të Mesjetes shqiptare me emrin e Gjergj Kastriotit- Skëndebreut.E gjithë kjo punë po kryhet falë mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë në Evropë dhe Amerikë dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

 Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ”Trojet e Arbrit” përkundër sukseseve të mëdha në periudhën kohore 2018-2019 pati edhe dy humbje të medha.Gjatë kësaj kohe na vdiqën dy studiuesit tanë të vyer prof.dr.Riza Sadiku dhe Mr.sc.Mehmet Gjoshaj.Te dy profesorët e nderuar për 15 vjet me radhë i patëm dy shtylla të forta të organizimit tonë shkencor dhe atdhetar. Përfaqesonin dy treva heroike siç është ajo e Drenices dhe e Kërqovës dhe të cilët një jetë të tërë ia kushtuan shkencës shqiptare duke punuarë me dhjetra vite në muzeun e Kosovës.Kontributi i tyre shkencor dhe atdhetarë në shoqatën ”Trojet e Arbrit” ishte shumë i madh.Do u jemi mirënjohës për jetë të jetëve.Libri që po e sheh driten e botimit është si fryt i studiuesve të vyer shqiptarë.

Në këtë libër përveç temave historike qe zënë vendin më të madh kemi edhe tema mjaftë interesante të karaktereve të ndryshme siç janë folklori,etnologjia,paraqitja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në literaturen Evropiane, pa lënë anash edhe shumë tema të ndryshme siç është jehona e veprës se Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nëpër periudha të ndryshme historike.Kastriotizmi si konceptë tekë shqiptarët do te jetojë sa të jetojë shqiptaria.

Përkundër faktitë se ne ket kohë te mjegullnajave te ndryshme politike kemi edhe shume kopila që po e mohojne Kastriotizminë shqiptarë, vrulli i tyre ësht vetëm kalimtarë, për faktine se sa herë qe në trojet shqiptare kanë zgjaturë kokën kopilatë aziatike dhe karpatianë ishte pikërishtë epika e shpatës së Gjergjit te Kastrioteve ajo që ka zgjuarë ndjenjen kombëtare tekë shqiptaret për te ndalurë punën që beninë dhe po bëjn kopilat aziatikë e karpatianë duke e sulmuarë Gjergj Kastriotinë Skenderbeun,ësht pikerishtë ky libër dhe shumë libra të tjerë që dëshmojnë qartë se fryma Kastriotase ësht shumë me e madhë në Trojet Shqiptare se sa fryma e mbeturinave aziatike dhe karpatiane.Për fund e ndiej vetën shumë të lumturë që pikerishtë në kët pervejtorë të madh arritëm që shqiptarizmës ti japimë një vepër enciklopedike me një vlerë të qmuarë shkencore.Për kët falënderoj të gjithë studiuesit dhe studiuesitë që me studime e tyre mbajn  vazhdimësin e  rrugës se Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.

Filed Under: Kulture Tagged With: Nue Oroshi-Skenderbeu 550 vjet-Liber enciklopedik

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT